Trendafili i Sharonit

Perkthime nga Spurgeon

                                        

 

 

« Te verteten e vjeter qe Kalvini predikoi,qe Augustini predikoi,qe Pali predikoi,eshte e verteta qe duhet te predikoj sot,ose perndryshe do i jem i pabese ndergjegjes dhe Zotit tim.Nuk mund t’i jap dot forme te vertetes ;nuk di gje te tille te limoj cepat e ashper te nje dokrine.Ungjilli i Gjon Noksit[1] eshte ungjilli im.C’ka ushtoi permes Skocise duhet te ushtoje permes Anglise perseri. »

PDF Print E-mail

16)SI ESHTE I DHENE PENDIMI ?

 

PER T’U KTHYER  te teksti i madh : « Kete Perendia e ngriti ne te djathten e Vet,si Princ dhe Shpetimtar,per t’i dhene Izraelit pendimin dhe faljen e mekateve. »Zoti yne Jezu Krisht ka shkuar lart qe hiri te zbrese poshte.Lavdia e Tij eshte ne pune per t’i dhene perhapje me te madhe hirit te Tij.Zoti nuk ka bere as dhe nje hap lart perveçse me qellimin per te sjelle me Te lart mekataret besimtare.Ai eshte i ekzaltuar per te dhene pendimin ;dhe do ta kuptojme kete nese kujtojme disa te verteta te medha.

Vepren qe Zoti yne Jezus ka bere e ka bere pendimin te mundshem,te vlefshem dhe te pranueshem.Ligji nuk permend pendimin,por thote qarte, « Shpirti qe mekaton ka per te vdekur. »Nese Zoti Jezus nuk do kishte vdekur dhe nuk do ishte ngjallur dhe ngritur lart per te Ati,cila do te ishte vlera e pendimit tuaj ose e pendimit tim ?Do mund te ndjenim brejtjen e ndergjegjes me tmerret e saj por kurre ama pendimin me shpresat e tij.Pendimi,si nje ndjenje e natyrshme eshte nje detyre e zakonshme qe nuk meriton ndonje lavderim te madh :me te vertete,eshte pergjithsisht aq i perzier me nje frike egoiste denimi sa vleresimi me i mire e çmon fare pak.Nese Jezusi nuk do kishte nderhyre me pasurine e merites se Tij,lotet tona te pendimit do kishin qene kaq shume uje i derdhur mbi toke.Jezusi eshte i ekzaltuar lart,qe permes virtytit te nderhyrjes se Tij pendimi te mund te kete nje vend perpara Zotit.Ne kete pikepamje Ai na jep pendimin sepse Ai e ve pendimin ne pozicion pranimi,qe perndryshe nuk do ta kishte zene kurre kete vend.

Kur Jezusi u ekzaltua se larti,Fryma e Zotit u dha per te punuar në ne te gjitha hiret e nevojshme.Fryma e Shenjte krijon pendimin në ne duke riperteritur mbinatyrshem natyren tone dhe duke hequr prej mishit tone zemren prej guri.Oh,mos u ulni poshte duke shtrenguar ato syte tuaj per te nxjerre lote te pamundur !Pendimi nuk vjen prej natyres se pavullnetshme por prej hirit falas dhe sovran.Mos shkoni ne dhomen tuaj per te goditur kraharorin me qellim qe te nxirrni prej  nje zemre guri ndjenja qe nuk jane atje.Por shkoni te Kalvari dhe shikoni se si Jezusi vdiq.Shikoni lart te kodrat prej nga vjen ndihma juaj.Zoti Fryma e Shenjte ka ardhur me qellim qe te mund te vrenjte frymet e njerezve dhe t’i ushqeje pendese perbrenda po ashtu si nje here kur fluturonte mbi kaosin dhe me pas prodhoi rregull.Lutjuni Atij, « Fryme e bekuar,qendro në mua.Me bej te bute dhe zemerperulur qe te mund te urrej mekatin dhe te pendohem pa u shtirur per te. »Ai do te degjoje klithmen tuaj dhe do t’ju pergjigjet.

Kujtoni gjithashtu,se kur Zoti yne Jezus u ekzaltua,Ai na dha ne pendimin jo vetem duke derguar Frymen e Shenjte,por edhe duke ia kushtuar te gjitha veprat e natyres dhe te provanise qellimeve te medha te shpetimit tone,keshtu qe secili prej tyre te mund te na bej thirrje per pendese,qofte me kengen e gjelit ashtu si me Pjetrin,qofte me shkundjen e burgut nga termeti ashtu si me rojen e burgut.Qe prej krahut te djathte te Zotit,Zoti yne Jezus qeveris te gjitha gjerat ketu poshte dhe i ben qe te punojne bashke per shpetimin e te shlyerve te Tij.Ai perdor si hidhesi ashtu dhe embelsi,sprova dhe gezime,qe te mund te prodhoje në mekataret nje mendje me te prirur kundrejt Zotit te tyre.Jini mirenjohes per provanine qe ju ka bere te varfer,ose te semure,ose te pikelluar,sepse me ane te gjithe ketyre Jezusi vepron per jeten e frymes suaj dhe ju kthen te Vetja e Tij.Meshira e Zotit shpesh kaleron ne pragun e zemrave tona mbi kalin e zi te pikellimit.Jezusi perdor te gjithe shtrirjen e perjetimit tone per te na zvjerdhur gjerat e tokes dhe per te na terhequr drejt Qiellit.Krishti eshte i ekzaltuar ne fronin e Qiellit dhe tokes me qellim qe nepermjet gjithe proçeseve te provanise se Tij te mund te nenshtroje zemra te ngurta në zbutjen e hirshme te pendimit.Perveç kesaj Ai eshte ne pune ne kete çast me ane te gjitha peshperimave te Tij ne ndergjegje,me ane te Librit te Tij te frymezuar,me ane te atyre qe flasin prej ketij Libri dhe me ane te shokeve lutës dhe zemrave te zellshme.Ai mund te te dergoje nje fjale qe do te godase zemren tende shkembi si me bastunin e Moisiut dhe te bëj te derdhen ujera pendese.Ai mund te kujtoje ne mendjen tende ndonje tekst prej Shkrimit te Shenjte qe te keput shpirtin duke te te pushtuar me shpejtesi.Ai mund te te zbuse zemren ne menyre te mistershme dhe te shkaktoje nje gjendje mendore te shenjte te përvidhet te ty,atehere kur e pret me pak.Ji i sigurte per kete se Ai qe shkoi ne lavdine e Tij,u ngrit ne gjithe shkelqimin dhe madherine e Zotit,ka menyra te bollshme per te punuar pendimin në ato te cileve Ai i jep falje.Ai edhe tani po pret te te jape pendim.Kerkoja Atij menjehere.

Vë re me shume ngushellim se Zoti Jezus Krisht i jep kete pendim njerezve me te pagjasë në bote.Ai eshte i ekzaltuar per t’i dhene pendim Izraelit.Izraelit !Ne ditet kur apostujt folen keshtu Izraeli ishte kombi qe pati mekatuar me rëndë kunder drites dhe dashurise duke guxuar te thonte ; « Gjaku i Tij qofte mbi ne dhe femijet tane. »Prapeseprape Jezusi eshte i ekzaltuar per t’i dhene atyre pendesë !Cfare mrekullie hiri !Nese jeni sjelle ne driten e krishtere me te shkelqyer dhe prapeseprape e keni hedhur poshte ate,ka akoma shprese.Nese keni mekatuar kunder ndergjegjes dhe kundra Frymes se Shenjte dhe kundra dashurise se Jezusit,ka akoma hapesire per pendesë.Edhe pse mund te jesh po aq i ngurtesuar sa Izraeli mosbesues ne kohet e vjetra,zbutja mund te vije prapeseprape te ty,perderisa Jezusi eshte i ekzaltuar dhe i veshur me pushtet te pakufishem.Per ato qe shkuan me larg ne paudhesi dhe mekatuan shume rëndë Zoti Jezus eshte i ekzaltuar per t’i dhene atyre pendim dhe falje te mekateve.Lum une qe kam per te shpallur nje ungjill me kaq mbushulli!Lum ju qe keni mundesine ta lexoni ate !Zemrat e femijeve te Izraelit qene bere te ngurta si diamante.Luteri mendonte se ishte e pamundur te tjetersoje nje çifut.Ne kurresesi nuk jemi në një mendim me kete dhe prapeseprape duhet te pranojme se fara e Izraelit ka qene teper kokeforte ne hedhjen poshte te tyre te Shpetimtarit pergjate ketyre shekujve.Me te vertete Zoti tha, « Izraeli nuk më eshte bindur. » « Erdhi tek te vetët dhe te vetët nuk e pranuan.»Prapeseprape per Izraelin Zoti yne Jezus eshte i ekzaltuar per dhenien e pendimit dhe faljen e mekateve.

Ndoshta lexuesi im eshte nje pagan por prapeseprape ai mund te kete nje zemer shume kokeforte,qe ka qendruar kundra Zotit Jezus per shume vite dhe megjithate në të Jezusi mund te punoje pendesën.Mund te jete se do te ndjeheni akoma te shtrenguar te shkruani si Uilliam Honi kur iu dha dashurise hyjnore.Ai eshte autori i atyre volumeve shume te kendshem te quajtur « Libër i perditshem ; » por ama ai ishte nje here një i paudhe zemergur.Ndersa i nënshtruar prej hirit sovran,ai shkroi !

 

Zemra me krenare qe ka rrahur ndonjehere

Eshte nenshtruar në mua ;

 

Vullneti me i eger qe u ngrit  ndonjehere

Kauzen tende te perqeshe dhe armiqte e Tu te ndihmoje

Eshte ndrydhur,prej Teje,Zoti im.

 

U befte vullneti Yt e jo imi ;

Zemra ime qofte perhera Jotja ;

 

Duke te te rrefyer,Fjala e fuqishme

Krishti im Shpetimtar,Perendia im,Zoti im

Kryqi Yt do te jete shenja ime.

 

 

Zoti mund t’i jape pendimin njerezve me te pagjasë duke kthyer luanet në qengja dhe korbat ne pellumba.Le te shikojme te Ai qe ky ndryshim i madh te mund te kryhet në ne.Me siguri qe soditja e vdekjes se Krishtit eshte nje prej menyrave me te sigurta dhe me te shpejta per te fituar pendimin.Mos u ul dhe mos u perpiq te pomposh pendimin prej pusit te thare te natyres se korruptuar.Eshte kundra ligjeve te mendjes te hamendesosh se mund ta shtysh me force veten ne ate gjendje te hirshme.Shpjera zemren tende ne lutje Atij qe e kupton ate dhe thuaji “Zot,pastrohe ate.Zot riperterihe ate:Zot,puno pendesën në të.”Aq me shume qe te perpiqeni qe te prodhoni emocione pendestare ne veten tuaj,aq me shume do te zhgenjeheni;por nese me besim mendoni per Jezusin duke vdekur per ju,pendimi do te gufoje.Persiat per Zotin duke derdhur gjakun e zemres se Tij prej dashurise per ty.Ve perpara syrit te mendjes tende agonine dhe djersen e gjakosur,kryqin dhe pasionin;dhe teksa ben kete,Ai qe ishte mbajtesi i gjithe kesaj brenge do te shikoje te ty dhe me ate shikim Ai do te bej per ty çfare beri per Pjetrin,keshtu qe edhe ti do te dalesh jashte dhe do te qash me hidherim.Ai qe vdiq per ty mund me ane te Frymes se Tij te hirshme te te bej te vdesesh per mekatin dhe Ai qe ka shkuar ne lavdi per ty mund te terheqe shpirtin tend pas Tij,larg se liges dhe drejt shenjterise.

Do jem i kenaqur nese te lë kete mendim;mos shiko poshte akullit per te gjetur zjarr,mos shpreso në vete zemren tende te natyrshme per te gjetur pendimin.Shiko te I Gjalli per jete.Shiko te Jezusi per gjithçka qe te nevojitet midis Portes se ferrit dhe Portes se Qiellit.Mos kerko kurre ne ndonje vend tjeter per ndonje pjese te asaj qe Jezusi do kaq shume te jape;por kujto,Krishti eshte gjithçka.