Trendafili i Sharonit

Perkthime nga Spurgeon

                                        

 

 

« Te verteten e vjeter qe Kalvini predikoi,qe Augustini predikoi,qe Pali predikoi,eshte e verteta qe duhet te predikoj sot,ose perndryshe do i jem i pabese ndergjegjes dhe Zotit tim.Nuk mund t’i jap dot forme te vertetes ;nuk di gje te tille te limoj cepat e ashper te nje dokrine.Ungjilli i Gjon Noksit[1] eshte ungjilli im.C’ka ushtoi permes Skocise duhet te ushtoje permes Anglise perseri. »

PDF Print E-mail

17)FRIKA E RENIES PERFUNDIMTARE

 

Nje frike e zymte mundon mendjet e shume qe po vijne te Krishti;ato kane frike se nuk do te kembngulin deri ne fund.Kam degjuar kerkuesin te thote: “Nese do ta hidhja shpirtin tim te Jezusi prapeseprape po sikur ndoshta ne fund te zmbrapsem në humbje.Kam patur me perpara ndjenja te mira dhe ato jane zhdukur pa gjurme.Miresia ime ka qene si reja e mengjesit dhe si vesa e agimit.Erdhi papritur,zgjati per nje kohe,premtoi shume dhe me pas iku pa lene gjurme.”Besoj se kjo frike eshte shpesh nëna e faktit;dhe se disa qe kane pasur frike t’i mirebesojne Krishtit perhera,dhe perjete,kane deshtuar sepse kane patur nje besim te perkohshem,qe kurre nuk shkoi aq larg sa duhej per t’i shpetuar ato.Ato filluan t’i besonin Jezusit ne nje fare mase,por duke pare te vetja per vazhdim dhe kembngulje ne rrugen drejt qiellit;dhe keshtu qe ato u nisen gabimisht,dhe si rrjedhoje e natyrshme,u kthyen mbrapa shpejt.Nese i besojme vetes per qendresen tone nuk do te qendrojme dot.Edhe sikur te prehemi te Jezusi per nje pjese te shpetimit tone do te deshtojme nese e vëmë besimin ne veten tone per ndonje gje.Asnje zinxhir nuk eshte me i forte se hallka e tij me e dobet:nese Jezusi eshte shpresa jone per gjithçka,perveç nje gjeje,do te deshtojme krejtesisht,sepse ne ate pike te vetme do te perfundojme ne deshtim.Nuk kam dyshim se nje gabim ne lidhje me kembnguljen e te shenjteve ka parandaluar kembnguljen e shume qe vraponin mire.Cfare i pengoi valle ato qe nuk vazhduan qe te vrapojne?Ato i mirebesuan vetes per ate vrapim keshtu qe ndaluan ne mes te rruges.Ki kujdes se mos perzieni sadopak prej vetes me llaçin qe nderton se perndryshe do ta besh llaç te pagatuar dhe guret nuk do te mbajne bashke.Nese shikon te Krishti per fillimet e tua ki kujdes se mos shikosh te vetja per mbarimin.Ai eshte Alfa.Kujdesu qe ta besh Ate Omegen gjithashtu.Nese fillon ne Fryme nuk duhet te shpresosh te behesh i perkryer me ane te mishit.Fillo ashtu si ke ndermend te vazhdosh dhe vazhdo si fillove dhe Zoti le te jete gjithçka në gjithçka në ty.Oh,Zoti Fryma e Shenjte na dhente nje ide te qarte se prej nga duhet qe te vije forca me ane te ciles do ruhemi deri ne diten e shfaqjes se Zotit!Ja çfare Pali tha nje here ne lidhje me kete pike kur po i shkruante korintasve:

 

 

Ai do t’ju perforcoje deri ne fund,qe te jeni te paqortueshem ne diten e Zotit tone Jezus Krisht.Perendia eshte besnik;nepermjet Tij jeni thirrur ne shoqerimin e Birit te Tij,Jezus Krishtit,Zotit tone.{#1 Korintasve 1:8,9}

 

 

Kjo gjuhe heshtazi pranon nje nevoje te madhe duke na treguar se si eshte e plotesuar.Sa here qe Zoti ben nje furnizim,jemi me se te sigurte se ishte e nevojshme,perderisa nuk ka kotesira qe rendojne beselidhjen e Hirit.Mburoja te arta qe nuk u perdoren kurre varen ne oborret e Salomonit por nuk ka gjera te tilla ne armëtoren e Zotit.Ate qe Zoti ka dhene me siguri qe do te na nevojitet.Midis kesaj ore dhe shperberjes se te gjitha gjerave çdo premtim i Zotit dhe furnizim i beselidhjes se Hirit do te shfrytezohet.Nevojshmeria urgjente e shpirtit besimtar eshte perforcimi,vazhdimesia,kembngulja perfundimtare,ruajtja deri ne fund.Kjo eshte nevojshmeria e besimtareve me te perparuar,sepse Pali po i shkruante te shenjteve ne Korint,qe ishin njerez fisnike,per te cilet ai mund te thonte,”Falenderoj Perendine tim gjithmone per ju,per hirin e Perendise qe ju eshte dhene ne Krishtin Jezus.”Njerez te tille jane pikerisht ato qe pa pike dyshimi ndjejne se kane nevoje te perditshme per hir te fresket nese do donin te mbaheshin dhe te vijonin dhe te dilnin fitimtare se fundmi.Nese nuk do ishit te shenjte nuk do kishit hir dhe nuk do ndjenit nevoje per me teper hir,por sepse jeni njerez te Zotit,prandaj ndjeni kerkesat e perditshme te jetes shpirterore.Statuja prej mermeri nuk kerkon ushqim;por njeriu i gjalle ka uri dhe etje dhe gezohet se buka dhe uji i jane te siguruar se perndryshe fuqite do ta linin pergjate rruges.Nevojat vetjake te besimtarit e bejne te pashmangshme faktin se i duhet qe te nxjerre perdita prej burimit te madh te te gjitha furnizimeve,sepse çfare do te mund te bente valle nese nuk do mundte te mbeshtetej te Zoti i tij.Kjo eshte e vertete per te shenjtet më me dhunti midis te shenjteve—prej atyre njerezve ne Korint qe ishin te pasuruar me çdo shprehi dhe çdo njohuri.Ato kishin nevoje te perforcoheshin deri ne fund,ose perndryshe dhurimet dhe arritjet e tyre do t’i rrenonin.Sikur te njihnim gjuhet e njerezve dhe engjejve dhe nese nuk do merrnim hir te fresket,ku do ishim valle?Sikur te kishim te gjithe pervojen derisa te ishim etër ne kishe—sikur te ishim mesuar prej Zotit sa te kuptojme te gjitha misteret—prapeseprape nuk do mund te jetonim as dhe nje dite te vetme pa jeten hyjnore duke u derdhur te ne prej Kreut Beselidhes.Si do mund te shpresonim valle te mbaheshim më kembe edhe per nje ore te vetme,per te mos thene asgje per nje jete te tere,nese Zoti nuk na mban?Ai qe filloi vepren e mire në ne duhet ta vazhdoje ate deri ne diten e Krishtit,ose perndryshe do ishte nje deshtim i dhimbshem.Kjo nevojshmeri e madhe lind per nje pjese te madhe nga vete vetja jone.Ne disa ka nje frike te dhimbshme se ato nuk do kembngulin në hir sepse e dine se jane levarashe.Disa njerez jane prej natyre te paqendrueshem.Te tjere jane prej natyre konservatore,per te mos thene kokeforte;por te tjere jane po aq natyrshem te ndryshueshem dhe te paqendrueshem.Ashtu si flutura ato bredherijne nga lule me lule derisa te kene vizituar te gjitha bukurite e kopshtit,por nuk vendosen në asnje nga ato.Ato nuk qendrojne kurre aq gjate sa duhet per te bere ndonje te mire;madje as ne ndermarrjen e tyre ose ne punet intelektuale.Njerez te tille me vend kane frike se dhjete,njezet,tridhjete,dyzet,ndoshta pesedhjete vite vigjilence e vazhdueshme fetare jane me te vertete teper per to.Shikojme njerez qe i bashkohen se pari nje kishe dhe me pas nje tjetre pa pushuar.Ato jane çdo gje me rradhe dhe asgje per nje kohe te gjate.Njerez te tille kane nevoje te dyfishte te luten qe te mund te perforcohen hyjnisht dhe qe te mund te behen jo vetem te qendrueshem por te palekundshem,ose perndryshe nuk do gjenden “gjithmone duke ia perkushtuar veten plotesisht vepres se Zotit.”Te gjithe prej nesh,edhe nese prej natyre nuk jemi levarashe duhet qe te ndjejme vete dobesine tone nese jemi me te vertete te ngjallur prej Zotit.Lexues i dashur,a nuk gjen shkak mjaftueshem çdo dite te vetme per te te bere te pengohesh?Ti qe deshiron te ecesh ne shenjteri te perkryer,ashtu siç besoj se deshiron me te vertete;ti qe ke vene perpara teje nje standart te larte se çfare duhet te jete nje I Krishtere—a nuk ju duket se perpara se te pastrohet tryeza e vaktit te mengjesit keni shfaqur mjaft çmenduri sa t’ju vije turp prej vetes?Sikur te mbylleshim ne qeline e vetmuar te nje hermiti,tundimi do na ndiqte;sepse per aq gjate sa nuk mund te shpetojme prej vetes sone nuk mund te shpetojme dot prej nxitjeve per te mekatuar.Eshte kjo pra perbrenda zemrave tona qe duhet te na beje vigjilent dhe te perulur perpara Zotit.Nese Ai nuk na perforcon,ne jemi kaq te dobet sa do pengohemi dhe do biem;jo te permbysur prej nje armiku por prej vete pakujdesise sone.Zot,ji Ti forca jone.Ne jemi dobesia vete.

Perveç kesaj eshte lodhja qe vjen prej nje jete te gjate.Kur fillojme besimshpalljen tone te krishtere ngjitemi lart me krahe si shqiponja;me pas vrapojme pa lodhje;por ne ditet tona me te mira dhe me te mirefillta ne ecim pa u ligeshtuar.Hapat tona duken me te ngadalta por ama jane me te sherbyeshme e me te qendrueshem.I lutem Zotit qe energjia e rinise sone te mund te vazhdoje me ne nese eshte forca e Frymes dhe jo thjesht ndezullia e mishit krenar.Ai qe ecen ne rrugen per ne Qiell prej nje kohe te gjate,i duket se kishte arsye te mira pse u premtua se kembet e tyre do mbathnin hekur dhe bronx sepse rruga eshte e ashper.Ai ka zbuluar se ka Kodra Veshtiresie dhe Lugina Peruljeje;se ka nje Fushe Hijevdekjeje dhe akoma me keq nje Panair Kotesie—dhe te gjitha keto duhet te pershkohen.Ashtu si ka Male te ëndshme (dhe fale Zotit,ka me te vertete),ka gjithashtu Keshtjella Deshperimi,brendesine e te cilave pelegrinet e kane pare teper shpesh.Duke marre ne konsiderate te gjitha gjerat,ato qe arrijne deri ne fund ne rrugen e shenjterise do te jene “njerez te habitur per kete.”

“O bote çudirash,nuk mund te them më pak se kaq.”

Ditet e jetes se Te Krishterit jane si shume perla meshire te shkuara ne fillin e arte te besnikerise hyjnore.Ne Qiell do t’i flasim engjejve,principatave,pushteteve,per pasurite e pahulumtueshme te Krishtit qe u perdoren per ne dhe u gezuan prej nesh ndersa ishim ketu poshte.Ne jemi mbajtur gjalle në buze te vdekjes.Jeta jone shpirterore ka qene nje flake e pashueshme në mezin e detit,nje gur qe ka qendruar i varur ne ajer.Do te mrekullohet universi te na shikoje duke hyre ne portat prej perlash,te paqortueshem ne diten e Zotit tone Jezu Krisht.Ne duhet te jemi plot me habi mirenjohese nese te ruajtur per nje ore;dhe besoj se jemi mirenjohes.Nese kjo do ishte gjithçka,do kishte shkak te mjaftueshem per ankth;por ka akoma me shume.Duhet te mendojme se ne çfare vendi jetojme.Bota eshte nje shkretetire ulëritëse per shume prej njerezve te Zotit.Disa nga ne jane te shume te perkedhelur ne provanine e Zotit por te tjere luftojne ashper.Ne fillojme diten ne lutje dhe shume shpesh degjojme tingullin e kenges se shenjte ne shtepite tona,por shume njerez te mire sapo jane ngritur prej gjunjeve ne mengjes perpara se te pershendeten me blasfemi.Ato nisen te punojne dhe gjate gjithe dites mundohen me bisedime te felliqura ashtu si Loti i drejte ne Sodome.A mund te ecesh valle ne rruge publike pa i pasur veshet te lenduar prej gjuhes se piste?Bota nuk eshte shok me hirin.Gjeja me e mire qe mund te bejme ne kete bote eshte te kalojme permes saj aq shpejt sa mundemi sepse ne banojme ne vendin e nje armiku.Nje kusar rri ne prite ne çdo vend.Kudo na duhet qe te udhetojme me nje “shpate te zhveshur” ne doren tone,ose se paku me ate arme perhera ne anen tone qe quhet plot-lutje;sepse kemi per te luftuar per çdo centimeter te udhes sone.Mos bej gabim ne lidhje me kete se perndryshe do shkundesh ashper prej iluzionit tend te dashur.O Zot,na ndihmo dhe na perforco deri ne fund,se perndryshe çdo ndodhte me ne?Feja e vertete eshte e mbinatyrshme ne fillimin e saj,e mbinatyrshme ne vazhdimin e saj dhe e mbinatyrshme ne mbylljen e saj.Eshte vepra e Zotit nga e para deri te e fundit.Eshte shume e nevojshme qe dora e Zotit te mund te shtrihet perseri:kete nevojshmeri lexuesi im po e ndjen tani dhe jam i gezuar se ai e ndjen kete,sepse tani ai do te shikoje per vete ruajtjen e tij te Zoti  i Cili vetem eshte i afte te na ruaje prej deshtimit dhe te na lavderoje me Birin e Tij.