|
|
|
|
18)PERFORCIM
Do doja qe te vinit re sigurimin qe Pali me mirebesim priste per te gjithe te shenjtet.Ai thote—« Ai do t’ju perforcoje deri ne fund,qe te jeni te paqortueshem ne diten e Zotit tone Jezus Krisht. »Ky eshte ai lloj perforcimi qe duhet deshiruar mbi çdo gje tjeter.E shikoni pra se teksti i supozon njerezit te drejte dhe propozon t’i perforcoje ato ne drejtesine.Do ishte nje gje e tmerrshme te perforcoje nje njeri ne rruget e mekatit dhe gabimit.Pa mendoni per nje pijanec te perforcuar ose nje hajdut te perforcuar ose nje genjeshtar te perforcuar.Do ishte nje gje e vajtueshme per nje njeri te perforcohej ne mosbesim dhe papershpirtshmeri.Miratimi hyjnor mund te gezohet vetem prej atyre te cileve hiri i Zotit i eshte shfaqur tashme.Eshte vepra e Frymes se Shenjte.Ai qe jep besimin e forcon dhe e perforcon ate.Ai qe ndez dashuri në ne e ruan ate dhe rrit flaken e saj.Ate çfare Ai na jep te njohim nepermjet mesimit te Tij te pare Fryma e mire na ben ta njohim me qartesi dhe siguri me te madhe duke na mesuar akoma e akoma.Veprimet e shenjta jane te perforcuara derisa behen zakone dhe ndjenjat e shenjta jane te perforcuara derisa behen gjendje te qendrueshme.Perjetimi dhe praktika perforcojne besimit dhe vendimet tona.Si gezimet po ashtu dhe pikellimet tona,sukseset dhe deshtimet tona,jane te shenjteruara per te njejtin qellim:po ashtu si pema qe ndihmohet te rrenjoset si prej shiut te imet po ashtu dhe prej ererave te forta.Mendja merr mesim dhe në njohurine e saj gjithnje e me te madhe mbledh arsye per te kembngulur ne udhen e mire.Zemra merr ngushellim dhe behet keshtu t’i ngjitet me ngushte te vertetes ngushelluese.Mberthimi behet me i fuqishem dhe hapi me i qendrueshem dhe vete njeriu behet me i forte dhe me i qenesishem.Kjo nuk eshte thjesht nje rritje e natyrshme por eshte po aq nje veper e veçante e Frymes sa tjetersimi.Zoti me siguri do t’ia jape kete atyre qe po mbeshteten mbi Te per jete te perjetshme.Me ane te vepres se Tij te brendshme Ai do na çliroje prej se qeni “te paqendrueshem si uje” dhe do te na beje te jemi te rrenjosur dhe te themeluar.Eshte nje pjese e menyres me ane te ciles Ai na shpeton—duke na ndertuar ne Krishtin Jezus dhe duke na bere qe te qendrojme në Të.Lexues i shtrenjte,mund te kerkosh perdita kete gje dhe nuk ke per tu zhgenjyer.Ai Te Cilit i mirebeson do te te beje te jesh si nje peme e mbjelle prane ujerave te bollshme,aq i ruajtur sa madje edhe gjethja nuk do te te vyshket.Cfare force per nje kishe qe eshte nje I Krishtere i perforcuar!Ai eshte nje ngushellim per te pikelluarit dhe nje ndihme per te dobetin.A nuk do doje te ishe i tille?Besimtaret e perforcuar jane shtylla ne shtepine e Zotit tone.Ato nuk merren tutje prej çdo ere doktrine as nuk permbysen prej tundimit te papritur.Ato jane nje ndejë e madhe per te tjeret dhe veprojne si spiranca ne kohe trazire per Kishen.Ti qe po fillon jeten e shenjte zor se guxon te shpresosh se do behesh si ato.Nje prej ketyre diteve ti qe je tani “nje femije” ne djep do jesh nje “at” ne kishe.Shpreso per kete gje te madhe;por shpreso per te si nje dhurim hiri dhe jo si shperblim i punes ose si prodhimi i vete energjise tende.Apostulli Pal flet i frymezuar per keto njerez se kane per t’u perforcuar deri ne fund.Ai priste prej hirit te Zotit t’i ruante ato personalisht deri ne fund te jetes se tyre,ose derisa Jezusi te vije.Me te vertete,ai priste qe e gjithe Kisha e Zotit ne çdo vend dhe ne çdo kohe do ruhej deri ne fund te hirdhenies derisa Zotit Jezus si dhendrri te vije per te kremtuar banketin martesor me Nusen e Tij te bere te perkryer.Te gjithe ato qe jane ne Krisht do te perforcohen ne Te deri ne ate dite te shkelqyeshme.Ai nuk ka thene valle Ai, “Sepse Une jetoj,edhe ju do te jetoni?”Ai tha gjithashtu, “Une u jap dhenve te Mia jeten e amshuar dhe ato nuk do te humbasin perjete;askush nuk do te m’i rrembeje nga dora.”Ai qe ka filluar nje veper te mire në ju do ta perforcoje ate deri ne diten e Krishtit.Vepra e hirit ne shpirt nuk eshte nje ndreqje siperfaqsore;jeta e mbjellur nga lindja serish,vjen prej nje fare te gjalle dhe te pakorruptueshme qe jeton dhe mbetet perhera;dhe premtimet e Zotit te bera besimtareve nuk jane te nje karakteri kalimtar por nenkuptojne per permbushjen e tyre qendrimin e besimtarit ne udhen e mire derisa te mberrije ne lavdine e pafundme.Ne jemi te mbajtur prej fuqise se Zotit,me ane te besimit per shpetimin. “I drejti do te qendroje ne udhen e mire.”Jo si rezultati i vete merites apo fuqise sone por si nje dhurim favori falas dhe te pamerituar per ato qe besojne se jane « te ruajtur ne Krishtin Jezus. »Jezusi nuk do te humbe asnje prej qengjave te kopese se Tij,asnje gjymtyre e trupit te Tij nuk do te vdese;asnje gur i çmuar i thesarit te Tij nuk do te mungoje ne diten kur Ai do te mbledhe guret e Tij te çmuar.Lexues i shtrenjte,shpetimi qe eshte i marre me ane te besimit nuk eshte nje gje muajsh apo vitesh;sepse Zoti yne Jezus ka “siguruar shpetimin e perjetshem per ne,” dhe ajo qe eshte e perjetshme nuk mund te perfundoje.Pali shpall gjithashtu se pret se te shenjtet korantiane do jete “te perforcuar deri ne fund te paqortueshem.”Kjo paqortueshmeri eshte nje pjese e çmueshme e ruajtjes sone.Te ruhesh i shenjte eshte me mire se sa thjesht te ruhesh i sigurte.Eshte nje gje e tmerrshme kur shikon njerez fetare duke rene nga nje turp ne tjetrin;ato nuk kane besuar ne fuqine e Zotit tone per t’i bere ato te paqortueshem.Jetet e disa te krishtereve besimshpalles jane nje varg rrezimesh;ato nuk jane kurre teresisht poshte dhe prapeseprape rralle jane më kembe.Kjo nuk eshte nje gje e mire per nje besimtar;ai eshte i nxitur te ece me Zotin dhe me ane te besimit ai mund te arrije ne kembngulje te qendrueshme ne shenjteri;dhe ai duhet te beje ashtu.Zoti eshte i afte jo vetem te na shpetoje prej ferrit por te na ruaje prej renies.Nuk duhet t’i dorezohemi tundimit.A nuk eshte e shkruar, “Mekati nuk do te sundoje mbi ju?”Zoti eshte i afte te forcoje kembet e te shenjteve te Tij;dhe Ai do ta beje ate nese i mirebesojme se Ai do te bej ashtu.Ne nuk kemi pse te felliqim rrobat tona,ne mund me ane te hirit te Tij t’i ruajme te panjollosura prej botes;jemi te detyruar ta bejme kete,” sepse pa shenjterine asnje njeri nuk do te shikoje Zotin.”Apostulli profetizoi per keta besimtare ate qe ai do donte qe ne te kerkojme—qe ne te mund te ruhemi “te panjolle per diten e Zotit tone Jezu Krisht.”Versioni i ripare thote “i paqortueshem” ne vend te “ i panjolle”.Ndoshta nje perkthim me i mire do ishte “i pafaj.”Zoti dhente qe ne ate dite te madhe te fundit te mund te qendrofshim te lire prej çdo akuze,qe asnje ne te gjithe universin te mund te guxoje te sfidoje mbrojtjen tone si te shlyerit e Zotit.Kemi mekate dhe dobesi,shkaqe per vajtim,por keto nuk jane ato lloj te metash qe do deshmonin se jemi jashte Krishtit;ne do jemi te paster prej hipokrizise,mashtrimit,urrejtjes dhe kenaqesise ne mekat;sepse perndryshe keto gjera do ishin akuza vdekjeprurese.Me gjithe dobesite tona,Fryma e Shenjte mund te punoje në ne nje karakter te panjolle perpara njerezve;keshtu qe,ashtu si Danieli,nuk do t’i japim rast gjuheve akuzuese,perveç ne punet e fese sone.Mori burrash dhe grash te pershpirtshme kane vene ne pah jete kaq te tejdukshme kaq teresisht te njetrajtshme sa askush nuk mund t’i pergenjeshtroje ato.Zoti do mund te thote per shume besimtare ashtu si per Jobin,kur Satani qendroi perpara Tij, “E ke vene re sherbetorin tim Job?Sepse mbi dhe nuk ka asnje tjeter si ai qe te jete i ndershem,i drejte,te kete frike nga Perendia dhe t’i largohet se keqes.”Kjo eshte ajo qe lexuesi im duhet qe te kerkoje ne duart e Zotit.Ky eshte triumfi i te shenjteve—te vazhdojne te ndjekin Qengjin kudo qe Ai shkon,duke ruajtur ndershmerine tone si perpara Perendise se gjalle.Mos u drejtofshim kurre ne rruge te shtrembera dhe mos t’i japim shkak kundershtarit te blasfemoje.Per besimtarin e vertete eshte e shkruar, “Ai e ruan veten prej mekatit dhe i ligu nuk i prek.”Qofte e shkruar keshtu ne lidhje me ne! Ti shok qe sapo ke filluar ne jeten hyjnore,Zoti mund te te jape nje karakter te paqortueshem.Edhe pse ne jeten tende te kaluar mund te kesh shkuar shume larg ne mekat,Zotit mund te te çliroje teresisht prej pushtetit te zakoneve te meparshme dhe te te beje nje shembull virtyti.Ai jo vetem qe mund te te beje te moralshem por Ai mund te te beje te urresh çdo udhe te rreme dhe te shkosh mbas gjithçkaje qe eshte e shenjte.Mos dysho per kete.Kreu i mekatareve nuk ka pse te jete as dhe nje therrime me pak se sa i shenjti me i paster.Beso kete dhe do te te behet sipas besimit tend.Oh,çfare gezimi do te jete te gjendesh i paqortueshem ne diten e gjykimit!Nuk kendojme kot kur i bashkohemi ketij himni te hijshem:
Me kurajo ate dite te madhe do qendroj Sepse kush do mund te me akuzoje Ndersa jam i shlyer me ane te gjakut Tend Prej mallekimit dhe turpit te mekatit te pamend.
Cfare lumnie do te jete te gezosh ate kurajo te pashoqe,kur qielli dhe toka do te ikin pa gjurme larg prej fytyres se Gjykatesit te gjithçkaje !Kjo lumni do te jete risku i secilit qe shikon vetem te hiri i Zotit ne Krishtin Jezus dhe ne ate fuqi te shenjte i ben lufte te vazhdueshme çdo mekati.
|



