|
|
|
|
19)PSE TE SHENJTET KEMBNGULIN ?
Shpresa qe mbushi zemren e Palit ne lidhje me vellezerit korintas e pame tashme se ishte plot me ngushellim ndaj atyre qe dridheshin ne lidhje me te ardhmen e tyre.Po pse valle keshtu se ai besonte se vellezerit do perforcoheshin deri ne fund? Do doja qe te vinit re se ai jep arsyet e tij.Ja ku jane! « Perendia eshte besnik ;nepermjet Tij jeni thirrur ne shoqerimin e Birit te Tij,Jezus Krishtit,Zotit tone. »Apostulli nuk thote, « Ju jeni besnik. »Sa keq !Besnikeria e njeriut eshte nje gje qe nuk i zihet bese ;eshte fare kotesi.Ai nuk thote, « Keni sherbenjes besnike per t’ju udhehequr e udherrefyer dhe prandaj besoj se do jeni te sigurte. »Oh jo!Nese ruhemi prej njerezve do ruhemi keqazi.Ai e thote haptazi. « Zoti eshte besnik. »Nese kemi per t’u gjetur besnik eshte sepse Zoti eshte besnik.Mbi besnikerine e Zotit tone beselidhes e gjithe pesha e shpetimit tone duhet te prehet.Mbi kete atribut te lavdishem te Zotit varet puna.Ne jemi te ndryshyeshem si era,te brishte si rrjete merimange,te dobet si uje.Asnje varesi nuk mund te vendoset mbi cilesite tona te natyrshme,ose arritjet tona shpirterore,por Zoti mbetet besnik.Ai eshte besnik ne dashurine e Tij,Ai nuk njeh ndryshueshmeri,as hije pendimi.Ai i eshte besnik qellimit te Tij ;Ai nuk fillon nje pune dhe me pas e le te pabere ate.Ai i eshte besnik marredhenieve te Tij ;si At Ai nuk heq dore prej femijeve te Tij,si nje shok Ai nuk do ta mohoje popullin e Tij,si Krijues Ai nuk do ta braktise vepren e duarve te Tij.Ai i eshte besnik premtimeve te Tij dhe nuk do te lejoje qe as dhe nje prej tyre te deshtoje per çdo besimtar.Ai i eshte besnik beselidhjes se Tij,qe Ai ka bere me ne në Krishtin Jezus dhe ka miratuar ne gjakun e flijimit te Tij.Ai i eshte besnik Birit te Tij dhe nuk do te lejoje qe gjaku i Tij i çmuar te derdhet me kot.Ai i eshte besnik njerezve te Tij te cileve i ka premtuar jete te perjetshme dhe nuk do t’i ktheje kurrizin.Besnikeria e Zotit eshte themeli dhe guri i qoshit i shpreses sone te kembnguljes perfundimtare.Te shenjtet do te kembngulin në shenjteri sepse Zoti kembngul në hir.Ai kembngul te bekoje dhe prandaj besimtaret kembngulin ne te qenit te bekuar.Ai vazhdon t’i ruaje njerezit e Tij dhe prandaj ato vazhdojne t’i ruajne urdherimet e Tij.Kjo eshte toke e mire e forte per te vene kembet dhe perputhet me endje me titullin e ketij libri te vogel, « gjithçka prej hirit.» Keshtu pra,eshte favori falas dhe meshira e pafundme qe tingellon ne agimin e shpetimit dhe po te njejtat kembana te embla tingellojne me melodi pergjate gjithe dites se hirit.E shikoni pra se te vetmet arsye per te shpresuar se do perforcohemi deri ne fund dhe se do jemi te paqortueshem se fundmi,gjenden ne Zotin tone ;por ne Te keto arsye jane teper te bollshme. Ato qendrojne se pari,ne çfare Zoti ka bere.Ai ka shkuar aq larg ne bekimin tone sa nuk eshte e mundur per Te te zmbrapset.Pali na kujton se Ai na « ka thirrur ne shoqerimin me Birin e Tij Jezu Krisht. »A na ka thirrur ?Atehere thirrja nuk mund te terhiqet ;sepse « dhuntite dhe thirrja e Perendise jane te pakthyeshme.»Zoti nuk heq dore prej thirrjes se efektshme te Hirit te Tij. « Ata qe ka thirrur,keta edhe i ka shfajesuar ;dhe ata qe ka shfajesuar,ketyre u ka dhene edhe lavdi » : kjo eshte rregulla e pandryshueshme e proçedures hyjnore.Ka nje thirrje te pergjithshme,per te cilen thuhet ; « Shume jane te thirrur por pak jane te zgjedhur, » por kjo per te cilen ne mendojme tani eshte nje tjeter lloj thirrjeje,qe tregon dashuri te veçante dhe nevojit zoterimin e asaj per te cilen jemi thirrur.Ne kete rast eshte e njejta gje me te thirrurit po ashtu si me faren e Abrahamit per te cilen Zotit tha, « Te kam thirrur nga cepat me te largeta te tokes dhe te kam thene : « Ti je sherbetori im,te kam zgjedhur dhe nuk te kam hedhur poshte. »Ne ate qe Zoti ka bere shikojme arsye te forta per ruajtjen tone dhe lavdine e ardhshme,sepse Zoti na ka thirrur ne shoqerimin me Birin e Tij Jezu Krisht.Do te thote ne bashkesi me Jezu Krishtin dhe do doja qe te merrnit ne konsiderate me kujdes çfare kuptimi ka.Nese jeni me te vertete te thirrur prej hirit hyjnor,keni hyre ne shoqerim me Zotin Jezus Krisht,aq sa jeni bashke zoterues me Te ne te gjitha gjerat.Prandaj ju jeni nje në Të nen syte e Shume Te Lartit.Zoti Jezus mbajti mekatet tuaja ne vete trupin e Tij mbi dru,duke u bere nje mallekim ne vendin tuaj,dhe ne te njejten kohe Ai eshte bere drejtesia juaj,keshtu qe ju jeni te shfajesuar ne Te.Ju jeni te Krishtit dhe Krishti eshte i juaji.Ashtu si Adami perfaqsoi pasardhesit e tij po ashtu Jezusi qendron ne vendin e te gjithe atyre qe jane në Të.Po ashtu si burri dhe gruaja jane nje po ashtu eshte Jezusi nje me gjithe ato qe jane te bashkuar me Te me ane te besimit ;nje nepermjet nje bashkimi kurore qe nuk mund te thyhet kurre.Me shume se kaq,besimtaret jane gjymtyret e Trupit te Krishtit dhe keshtu jane nje në Të me ane te nje bashkimi te dashur,te gjalle,te qendrueshem.Zoti na ka thirrur ne kete bashkim,kete shoqerim,kete bashkesi dhe me ane te vete ketij fakti Ai na ka dhene deshmine dhe kaparin e perforcimit tone deri ne fund. Nese do konsideroheshim veçmas prej Krishtit do ishim njesi te shkrete te vdekshem,shpejt te shperndare dhe te shpjere per ne shkaterrim;por duke qene një me Jezusin ne jemi bere pjestare te natyres se Tij dhe jemi veshur me jeten e Tij te pavdekshme.Fati yne eshte i lidhur me ate te Zotit tone,dhe do ishte e mundur qe ne te vdesim sikur Ai te mund te shkaterrohej.Qendroni shume mbi kete bashkesi me Birin e Zotit,ne te cilen jeni thirrur :sepse e gjithe shpresa juaj qendron aty.Nuk mund te jeni kurre te varfer ndersa Jezusi eshte i pasur perderisa jeni ne nje shoqeri me Te.Asnje mungese nuk do t’ju preke perderisa jeni bashkepronare me Ate qe eshte zoteruesi i Qiellit e tokes.Nuk mund te deshtoni kurre sepse edhe pse nje prej ortakeve ne shoqeri te ishte po aq i keputur sa nje varfanjak dhe nje i falimentuar kemb e krye,qe nuk mund te paguaje as edhe nje shume te vogel te borxheve te tij te renda,prapeseprape ortaku tjeter eshte paperfytyrueshem pashtershem i pasur.Ne nje ortakeri te tille je i ngritur mbi amulline e koherave,ndryshimeve te se ardhmes,dhe tronditjes se fundit te te gjitha gjerave.Zoti te ka thirrur ne shoqerimin e Birit te Tij Jezu Krisht dhe me ane te ketij akti dhe vepre Ai te ka vendosur ne vendin e nje mbrojtjeje te padeshtueshme. Nese je me te vertete nje besimtar je një me Jezusin dhe prandaj je i sigurte.A nuk e kupton valle se duhet te jete keshtu ?Duhet qe te perforcohesh deri ne fund deri ne diten e shfaqjes se Tij,nese je bere me te vertete një me Jezusin nepermjet aktit te parevokueshem te Zotit.Krishti dhe mekatari besimtar jane ne te njejten barke :besimtari do mbytej sikur Jezusi te mund te zhytej ne ujra.Jezusi i ka sjelle te shlyerit e Tij ne nje lidhje te tille me vetveten sa Ai duhet i pari te goditet,mposhtet dhe çnderohet perpara se me i vogli i Te blereve te Tij te mund te demtohet.Emri i Tij eshte ne kreun e shoqerise dhe jemi te siguruar kundra çdo tmerr deshtimi perderisa Ai nuk mund te çnderohet. Keshtu pra atehere me mirebesimin me te madh le te shkojme perpara ne te ardhmen e panjohur,te lidhur perjetesisht me Jezusin.Nese njerezit e botes te therrisnin, « Kush eshte ky qe po vjen prej shkretetires,duke u mbeshtetur mbi te Shumedashurin e tij ?Ne do te rrefejme me gezim se mbeshtetemi fort te Jezusi dhe se kemi ndermend te mbeshtetemi te Ai akoma me shume e me shume.Zoti yne besnik eshte nje burim gufues endjeje dhe shoqerimi yne me Birin e Zotit eshte nje lum i fryre gezimi.Duke ditur keto gjera te lavdishme ne nuk mund te shkurajohemi ;jo,perkundrazi ne therrasim me apostullin ; « Kush do te na shkepuse ne nga dashuria e Perendise qe eshte ne Krishtin Jezus Zotin tone ? »
|



