|
|
|
|
-Citate te ndryshme nga Spurgeon-
1) Cfare do te thote te kesh Krishtin perbrenda ? 2) Hiri çliron vullnetin e njeriut. 3) Heri Bernardum;Hodie Jesum Christum! 4) Riperteritja. 5)Vullneti i njeriut,shkaterruesi i tij. 6)Sherbenjesi i doktrines se shpetimit universal. 7)Krishti,jeta e perjetshme.
1) Cfare do te thote te kesh Krishtin perbrenda ?
Tani,çfare do te thote te kesh Krishtin perbrenda?Katoliku roman var kryqin mbi kraharor;I Krishteri i vertete e mban kryqin ne zemer dhe nje kryq brenda zemres,shoket e mi,eshte nje prej perkujdesjeve me te embela per nje kryq mbi kurriz.Nese keni nje kryq ne zemrat tuaja—Krishti i kryqezuar ne ju,shpresa e lavdise—te gjitha kryqet e trazirave te kesaj bote do t’ju duken mjaft te lehte dhe do te jeni me lehtesi te afte ta mbani.Krishti ne zemer do te thote Krishti i besuar,Krishti i dashur,Krishti i mirebesuar,Krishti i martuar,i shoqeruar me Krishtin,Krishti si ushqimi yne ditor,dhe ne vete si tempulli dhe banesa ku Jezu Krishti ecen perdita.Ah!ka shume ketu qe i jane teresisht te huaj domethenies se kesaj fjalie.Ato nuk e dine se çfare eshte te kesh Krishtin perbrenda.Edhe pse dini pak per Krishtin mbi Kalvar,nuk dini asgje per Krishtin ne zemer.Tani,kujtoni,se Krishti ne Kalvar nuk do shpetoje asnje njeri,nese Krishti nuk eshte ne zemer.Biri i Marise,i lindur ne grazhd,nuk do shpetoje as dhe nje shpirt,nese nuk lind gjithashtu ne zemrat tuaja,dhe nese nuk jeton atje—gezimi juaj,forca juaj,dhe ngushellimi juaj.”Apo nuk e kuptoni se Jezu Krishti eshte ne ju?Veç po te jeni krishtere te rreme.” {#Marre nga predikimi nr° 218-Vete provimi(Self examination)}
2) Hiri çliron vullnetin e njeriut.
Jo,jo!Nuk ka nen qiell njeri vullnetin e te cilit Zoti ka dhunuar!Ai e ka bere vullnetin e njeriut te shpetuar shume me te lire me ane te shtrengimeve qe Hiri ka ushtruar!Hiri nuk e lidh me zinxhire vullnetin por e liron vullnetin!A nuk e dini se do behet vetem vullneti i Tij dhe se vullneti i njeriut do t’i perkulet vullnetarisht vullnetit te Tij sepse Ai vetem eshte Zot? {#Marre nga predikimi nr° 1339-Idhujt e hequr(Idols abolished)}
3) Heri Bernardum;Hodie Jesum Christum!
Ka nje histori te bukur me Bernardin e famshem.Nje dite ai i predikoi nje bashkesie me gojetari te mrekullueshme dhe me gjuhe poetike ;i magjepsi te gjithe ;por kur predikimi perfundoi,Bernardi u pa teksa largohej i shqetesuar.Brodhi ne shkretetire dhe e kaloi naten vetem duke agjeruar per shkak te trishtimit te tij.Diten tjeter,ne kohen e predikimit,ai ishte gati dhe shprehu nje fjalim te zakonshem te cilin fisniket e medhenj qe e paten degjuar diten e meparshme nuk e vune ne kandar;por te varfrit midis popullit i kuptuan fjalet e tij dhe u mrekulluan;dhe edhe pse ai degjoi qortimet e kritikeve u pa te largohej me nje buzeqeshje ne buzet e tij dhe duke ngrene buken me zemer te hareshme.Kur dikush e pyeti per arsyen,ai tha,”Heri Bernardum;Hodie Jesum Christum.” “Dje,predikova Bernardin;por sot,Jezu Krishtin.”Ju vellezerit e mi,do te ndjeheni te lumtur kur t’i keni predikuar Jezu Krishtin;dhe nese ka qe vrenjten,gjumi do t’ju jete i embel,sepse Mesuesi juaj ju ka pranuar. {#Marre nga all-round ministry}
Duhet te kete nje nderhyrje hyjnore,nje pune hyjnore,nje ndikim hyjnor ose perndryshe beni ç’te doni,pa të do te vdisni dhe do ju marrë lumi;”sepse po te mos linde njeriu perseri,nuk mund te shohe mbreterine e Perendise.”Ndryshimi eshte rrenjesor;na jep natyre te re,na ben qe te duam ate qe urrenim dhe te urrejme ate qe donim,na vendos ne nje udhe te re;na ndryshon zakonet,mendimet,na ben te ndryshem kur jemi veçan dhe te ndryshem kur jemi ne publik.Keshtu qe te qenit ne Krisht eshte e permbushur:”Prandaj,nese dikush eshte ne Krishtin,ai eshte nje krijese e re;gjerat e vjetra kane shkuar;ja,te gjitha gjerat u bene te reja.” {#Marre nga predikimi nr°130-Regeneration(Riperteritja)}
5)Vullneti i njeriut,shkaterruesi i tij.
Shkaterruesi i madh i njeriut eshte vullneti i njeriut.Nuk besoj se vullneti i lire i njeriut te kete shpetuar ndonjehere ndonje shpirt,por vullneti i lire i njeriut ka qene rrenimi i njerezve.”Nuk doni,” eshte akoma akuza solemne e Krishtit ndaj njerezve fajtore.A nuk tha Ai,ne nje tjeter rast,”Nuk doni qe te vini te Une per te pasur jeten”?Vullneti i njeriut eshte deshperimisht i kundervuar ndaj Zotit dhe eshte gllaberuesi dhe shkaterruesi i madh i mijera qellimeve dhe emocioneve te mira qe nuk piqen kurre ne ndonje gje te qendrueshme sepse vullneti eshte duke vepruar kundra asaj qe eshte e drejte dhe e vertete. {#Marre nga predikimi nr°2381}
6)Sherbenjesi i doktrines se shpetimit universal.
Ka disa qe predikojne sot se te gjithe njerezit do te shpetohen,besofshin apo jo ne Krisht.Me kujtohet se çfare i tha nje degjues nje sherbenjesi qe predikonte kete doktrine—“Zoteri,nese ajo çfare predikuat sot eshte e vertete,atehere nuk kemi nevoje per ju.Me te vertete,nuk kemi nevoje aspak per ndonje sherbenjes—ne mund t’ia dalim shume mire pa sherbenjes.Dhe nese ajo qe predikuat nuk eshte e vertete,ne nuk kemi nevoje per ju—keshtu qe ne te dyja rastet nuk kemi nevoje per sherbesat e juaja.” {#Marre nga predikimi nr° 2235}
7)Krishti,jeta e perjetshme.
“O Shpirtra,nese jeta e Krishtit nuk eshte në ju,ju jeni te vdekur ndersa jetoni dhe do te vdisni perjeta kur do te vdisni!Nese nuk lidheni me Krishtin,do te deboheni prej Pranise se Zotit,do jeni larg prej gjithçkaje qe eshte jete dhe gezim i vertete.Mbertheni Krishtin dhe do te “mbertheni jeten e perjetshme,” sepse Ai eshte “ajo jete e perjetshme e cila ishte me Atin dhe qe na u shfaq.” {#Marre nga predikimi nr° 2245}
|



