Trendafili i Sharonit

Perkthime nga Spurgeon

                                        

 

 

« Te verteten e vjeter qe Kalvini predikoi,qe Augustini predikoi,qe Pali predikoi,eshte e verteta qe duhet te predikoj sot,ose perndryshe do i jem i pabese ndergjegjes dhe Zotit tim.Nuk mund t’i jap dot forme te vertetes ;nuk di gje te tille te limoj cepat e ashper te nje dokrine.Ungjilli i Gjon Noksit[1] eshte ungjilli im.C’ka ushtoi permes Skocise duhet te ushtoje permes Anglise perseri. »

PDF Print E-mail

 

20)MBYLLJA

 

Nese lexuesi im nuk me ka ndjekur hap pas hapi teksa ka lexuar faqet e mia,me vjen me te vertete keq.Liber leximi eshte me pak vlere nese te vertetat qe kalojne perpara mendjes nuk kapen,nuk pervetesohen dhe nuk vihen ne praktike.Eshte njelloj sikur dikush te shikonte plot ushqim ne nje dyqan dhe prapeseprape duke mbetur i uritur ngaqe nuk ushqehet per veten e tij.Eshte krejtesisht e kote,lexues i shtrenjte,qe une dhe ti jemi takuar,nese nuk ke mberthyer me te vertete Krishtin Jezus,Zotin tim.Persa me perket mua kishte nje deshire te veçante per te te ardhur ne dobi dhe kam bere gjithçka ç’mund per ate qellim.Me dhemb zemra qe nuk kam qene i afte te te bej mire sepse kam deshiruar me zjarr te fitoj ate privilegj.Po mendoja per ty kur shkrova kete faqe,dhe leshova penden time dhe solemnisht perkula gjunjet e mi ne lutje per kedo qe do ta lexoje ate.Eshte bindja ime e forte se nje numer i madh lexuesish do te marrin nje bekim edhe pse ti kundershton te besh pjese aty.Po pse duhet qe te kundershtosh ?Nese nuk deshiron bekimin e zgjedhur qe do doja te te sillja te ty,se paku tregohu i drejte me mua te pranosh se faji per gjykimin tend te fundit nuk do qendroje ne deren time.Kur ne te dy do te takohemi para fronit te madh te bardhe nuk do mund te me akuzosh me akuzen e perdorimit te kote te vemendjes qe pate kenaqesine te me jepje ndersa po lexoje librin tim te vogel.Zoti e di se shkrova çdo rresht per te miren tende te perjetshme.Tani ne fryme te marr prej dore.Te mberthej fort.A e ndjen shtrengimin tim vellazeror ?Lotet jane ne syte e mi teksa te shikoj dhe te them,e pse te vdesesh valle ?A nuk do ta mendosh edhe me nje mendim te vetem ne shpirtin tend ?A do vdisje valle prej thjesht pakujdesise ?Oh mos bej ashtu ;por pesho keto çeshtje solemne dhe merre seriozisht çeshtjen e shpetimit.Mos kundershto Jezusin,dashurine,gjakun,shpetimin e Tij.E pse do beje valle keshtu ?A mund ta besh dot ?Te pergjerohem,mos iu shmang Shpetimtarit tend !Nese,ne anen tjeter,lutjet e mia degjohen dhe ti lexuesi im je shpjere t’i mirebesosh Zotit Jezus dhe te marresh prej Tij shpetimin prej hirit,atehere mbahu perhera te kjo doktrine dhe kete menyre jetese.Le te jete Jezusi gjithçkaja jote ne gjithçka dhe le te jete hiri falas rruga e vetme ne te cilen jeton dhe leviz.Nuk ka jete si ajo e dikujt qe jeton ne favorin e Zotit.Te marresh gjithçka si nje dhurim falas ruan mendjen prej krenarise egoiste dhe prej deshperimit vete akuzues.E ben zemren te ngrohet me dashuri mirenjohese dhe keshtu krijon nje ndjenje ne shpirt qe eshte pafundesisht me e pranueshme per Zotin se çdo gje tjeter qe mund te vije prej frikes skllaverore.Ato qe shpresojne te shpetohen duke u perpjekur te bejne ç’te munden nuk njohin asgje ne lidhje me kete afsh te dashur,ate ngrohtesi te shenjte,ate gezim te devotshem ne Zotin,qe vjen me shpetimin e dhene falas sipas hirit te Zotit.Fryma skllaverore e vete-shpetimit nuk mund te krahasohet me frymen e gezueshme te adoptimit.Ka me shume virtyt te vertete ne emocionin me te vogel te besimit se sa ne te gjitha orvatjet e nje skllavi te lidhur me zinxhiret e ligjit ose ne gjithe menyren e lodhshme te te devotshmeve qe do donin te ngjiteshin ne Qiell me tinguj ritesh.Besimi eshte shpirteror dhe Zoti qe eshte fryme ka endje ne te per kete arsye.Vite shprehjelutjesh,kishevajtjesh,ritesh dhe veprash mund te jene veçse nje neveri nen syte e Te Perjetshmit ;por nje shikim prej syrit te besimit te vertete eshte shpirteror dhe prandaj eshte i shtrenjte per Te. « Adhurues te tille kerkon Ati. »Kujdesuni se pari per njeriun e brendshem dhe ate shpirteror dhe ajo qe mbetet do te ndjeke ne kohen e duhur.Nese vete je shpetuar,ji vigjilent per shpirtrat e te tjereve.Zemra jote nuk do te mbrotheroje nese  nuk eshte e mbushur me perkujdesje te madhe per te bekuar te afermin tend.Jeta e shpirtit tend qendron ne besimin ;shendeti i tij qendron ne dashurine.Ai qe nuk deshiron me zjarr te shpjere te tjere te Jezusi nuk ka qene kurre vete nen ndikimin e dashurise.Fillo ne shtepi.Me pas vizito fqinjet e tu.Ndriço fshatin ose rrugen ne te cilen jeton.Perhap fjalen e Zotit kudo qe dora jote mund te arrije.Lexues,me tako ne qiell !Mos shko poshte ne ferr.Nuk ka kthim mbrapa perseri prej asaj banese mjerimi.Pse deshiron valle te hysh ne rrugen e vdekjes nderkohe qe porta e Qiellit eshte e hapur perpara teje ?Mos e kundershto faljen falas,shpetimin e plote qe Jezusi i jep te gjithe atyre qe i mirebesojne Atij.Mos hezito dhe mos e shty per me vone.Mjaft më me lenien per me vone,vepro.Beso ne Jezusin tani me vendim te plote e te menjehershem.Merr me vete fjale dhe eja te Zoti yt sot,po kete dite.Kujto o Shpirt se mund te jete a sot a kurre me ty.Le te jete tani ;do jete e tmerrshme nese nuk do ishte kurre.Perseri,te pergjerohem,me tako ne qiell.

 

 

 

                                                                          Ω