Trendafili i Sharonit

Perkthime nga Spurgeon

                                        

 

 

« Te verteten e vjeter qe Kalvini predikoi,qe Augustini predikoi,qe Pali predikoi,eshte e verteta qe duhet te predikoj sot,ose perndryshe do i jem i pabese ndergjegjes dhe Zotit tim.Nuk mund t’i jap dot forme te vertetes ;nuk di gje te tille te limoj cepat e ashper te nje dokrine.Ungjilli i Gjon Noksit[1] eshte ungjilli im.C’ka ushtoi permes Skocise duhet te ushtoje permes Anglise perseri. »

Trendafili i Sharonit PDF Print E-mail

« Une jam trendafili i Sharonit. »

{#Kantiku i kantikeve 2 :1}

 

Cfare do gje te bukur qe mund te kete ne boten materiale,Jezu Krishti zoteron te gjithe kete dhjete here me shume ne boten shpirterore.Midis luleve trendafili eshte i gjykuar si me i hijshmi,por Jezusi eshte pafundesisht me i bukur ne kopshtin e shpirtit se sa trendafili ne kopshtet e tokes.Ai ze vendin e pare si me i hijshmi midis dhjete mije.Ai eshte dielli dhe te gjithe te tjeret jane yjet;qiejte dhe dita  jane te erret ne krahasim me Te,sepse Mbreti ne bukurine e Tij eshte mbi gjithçka.”Jam trendafili i Sharonit.”

Ky ishte me i miri dhe me i rralli i trendafilave.Jezusi nuk eshte vetem “trendafili”,Ai eshte “trendafili i Sharonit,”po ashtu siç Ai e quan drejtesine e Tij “ar,” dhe me pas shton, “ari i Ofirit,”—me i miri i me te mires.Ai eshte me te vertete i dashur,dhe me i dashuri mbi çdo gje tjeter.Ka shumellojshmeri  ne hijeshite e Tij.Trendafili eshte i kenaqshem per syrin dhe aroma e tij eshte e kendshme dhe freskuese;po ashtu edhe secila prej shqisave te shpirtit,qofte shija apo ndiesia,degjimi,shikimi ose nuhatja shpirterore,gjen kenaqesi te pershtatshme ne Jezus.Edhe kujtimi i dashurise se Tij eshte eremire.Merr trendafilin e Sharonit,dhe hiq petalet nje nga nje dhe ruaji petalet ne vazon e kujteses dhe do te gjesh çdo petale kundermuese per shume kohe me pas duke mbushur shtepine me parfum.Krishti kenaq shijen me fine te frymes me te edukuar deri ne plotesi.Amatori me i madh ne aroma eshte i kenaqur me trendafilin:dhe kur shpirti ka arritur ne shkallen me te larte te shijes se vertete,perseri do te jete e kenaqur me Krishtin,madje do te jete me shume e afte per ta vleresuar Ate.Qielli vet nuk zoteron asgje qe ia tejkalon trendafilit te Sharonit.Cila embleme mund te tregoje bukurine e Tij?Fjalimi njerezor dhe gjerat e kesaj toke deshtojne ta pershkruajne.Hijeshite e perziera me te zgjedhura te tokes,e paraqesin dobet çmueshmerine e Tij te bollshme.Trendafil i bekuar,lulezo perhera ne zemren time!