|
|
|
|
1 janar-mëngjes {#Lexim i përditshëm :#Zanafilla 1:1-3:24} {Studim i shpejtë:#Zanafilla 1:1-2:25}
“Atë vit hëngrën frytet e vendit të Kanaanit.”
Bredhjet e lodhshme të Izraelit morën fund,dhe prehja e premtuar u arrit.Jo më tenda të zhvendosura,gjarpërinj të zjarrtë,Amalekitë të egër,dhe shkretëtirë e frikshme :ato erdhën te toka që rrjedh qumësht dhe mjaltë,dhe ato hëngrën prej grurit të tokës.Ndoshta këtë vit,lexues I Krishterë i dashur,ky mund të jetë rasti yt ose i imi.E ardhmja në horizont është e gëzueshme,dhe nëse besimi ushtrohet,do të të japë një kënaqësi të pastër.Te jesh me Jezusin në prehjen që mbetet për popullin e Zotit është me të vërtetë një shpresë e gëzueshme,dhe të presësh këtë lavdi kaq shpejt është një lumni e dyfishtë.Mosbesimi dridhet pranë Jordanit që akoma rrjedh midis nesh dhe tokës së mbarë,por le te jemi të siguruar se kemi tashmë përjetuar më shumë sprova se sa vetë vdekja do mund të na shkaktonte.Le të largojme tutje çdo mendim të frikshëm,dhe le të gëzohemi me një gëzim tepër të madh,me mendimin se këtë vit do të fillojmë të « jemi perhera me Zotin. »
Një pjesë e ushtrisë këtë vit do të qëndrojë në tokë,të kryejnë shërbimin për Zotin e tyre.Nëse ky do jetë risku yne,nuk ka arsye pse teksti i Vitit te Ri të mos jetë i vërtetë akoma. « Ne që kemi besuar hyjmë në këtë prehje. »Zoti Fryma e Shenjte është kapari i trashëgimise sonë ;Ai na jep « lavdi e filluar këtu poshtë. »Në qiell ato janë të sigurtë,dhe po ashtu jemi ne të ruajtur në Krishtin Jezus ;atje ato triumfojnë mbi armiqte e tyre,dhe ne kemi fitore gjithashtu.Shpirtrat qiellore gëzojnë shoqërim me Zotin e tyre,dhe kjo nuk na mohohet ;ato prehen në dashurinë e Tij,dhe ne kemi paqe te përkryer në Të :ato i këndojnë himne lavdisë së Tij,dhe është privilegji yne gjithashtu që ta bekojmë.Këtë vit ne do të mbledhim fryte qiellore në dheun e tokës ku besimi dhe shpresa e kanë bërë shkretëtirën si kopshti i Zotit.Njerëzit hëngrën me të vërtetë ushqimin e engjëjve në kohët e vjetra dhe pse jo tani ?Oh paçim hir për t’u ushqyer me Jezusin,dhe kështu të hajmë prej frytit të tokës së Kananit këtë vit !
« Ne do të kenaqemi dhe do të gëzohemi te ti. »
Ne do të kënaqemi dhe do të gëzohemi te ti.Ne nuk do t’ia hapim dyert e vitit notave të dhembshme të trombonës por melodive të ëmbla të harpës së gëzimit dhe tingullit të artë të cimbaleve të haresë. « Oh eja,le ti këndojmë Zotit :le ti ngremë shkëmbit të shpëtimit tonë një zë të gëzueshëm. »Ne,të thirrurit dhe besnikët dhe të zgjedhurit do të flakim tutje dhembjet tona dhe do ngremë lart flamujt e mirëbesimit në emrin e Zotit.Të tjerët le të vajtojnë mbi trazirat e tyre,ne që kemi drurin ëmbëlsues në pellgun e hidhur të Marës me gëzim do të madhërojmë Zotin.Frymë e Përjetshme,Ngushëlluesi ynë i efektshëm,ne që jemi tempujt në të cilët Ti banon,nuk do të pushojmë kurrë të të adhurojmë dhe të të bekojmë në emrin e Jezusit.Ne jemi të vendosur që Jezusi të ketë kurorën e kënaqësisë së zemrës sonë ;ne nuk do të çnderojmë dhëndrin tonë duke qenë të zymtë në praninë e tij.Ne jemi të caktuar të jemi këngëtarët e qiejve,le të përsërisim himnin tonë të përjetshëm përpara se ta këndojmë atë në oborret e Jeruzalemit të Ri.Ne do të kënaqemi dhe do të gëzohemi :dy fjalë me një kuptim, me një gëzim të dyfishtë,bekim mbi bekim.A ka nevojë të ketë ndonjë kufi për gëzimin tonë në Zotin edhe tani ?A nuk i duket njerëzve të hirit Zoti i tyre të jetë i parfumosur dhe çfarë aromë më të mirë akoma ata do kenë në vetë qiellin ?Ne do të kënaqemi dhe do të gëzohemi në Ty.Fjala e fundit është mishi në pjatë,bërthama e arrës,shpirti i tekstit.O çfare qiejsh janë të shpalosur në Jezusin !Cfarë lumenjsh lumnie të pafundme kanë burimin e tyre,po dhe çdo pikë të plotësisë së tyre në Të.Përderisa,O Zot Jezus i ëmbël,ti je risku i pranishëm i popullit tënd,na favorizo këtë vit me një ndijim të tillë të çmueshmërisë Tënde që prej ditës së tij të parë deri në ditën e fundit të mund të kënaqemi dhe të gëzohemi në Ty.Le të hapet Janari me gëzim në Zotin dhe dhjetori të mbyllet me hare në Jezusin.
{#Lexim i përditshem :#Zanafilla 4 :1-6 :22} {Studim i shpejtë :#Zanafilla 3 :1-5 :32}
« Përkushtoheni lutjes. »
Eshtë interesante të vësh re se sa e madhe eshte pjesa e Shkrimit të Shenjtë e zënë prej temës së lutjes,qoftë duke dhënë shembuj,duke zbatuar parime,ose duke shprehur premtime.Ne sapo hapim Biblën dhe lexojme, « Atëhere filluan të kërkojnë emrin e Zotit ; »dhe sapo bëhemi gati të mbyllim librin, « Amen-i » i një përgjërimi të zellshëm tingëllon në veshin tonë.Shembujt janë të shumtë.Ketu ne gjejmë një Jakob perleshës—atje një Daniel që lutet tre herë në ditë—dhe një David i cili me gjithë zemrën e tij i thërret Zotit.Mbi mal ne shikojmë Elian ;në birucë Palin me Silasin.Kemi shumicë urdhëresash dhe miriada premtimesh.Cfarë na mëson kjo ne,perveçse rëndësinë e shenjte dhe nevojshmërinë e lutjes ?Le të jemi të sigurtë se çfarëdo që Zoti ka bërë të spikatur në Fjalën e Tij,ka pasur për qëllim të jetë e dukshme në jetën tonë.Nëse Ai flet shumë për lutjen,është sepse e di se ne kemi shumë nevojë për të.Kaq të thella janë nevojat tona,sa derisa të jemi në qiell ne nuk duhet të pushojmë së luturi.Nuk do asgjë ?Atëhere,kam frikë se ti nuk e njeh varfërine tënde.A nuk ke hir vallë për ti kërkuar Zotit ?Atëhere,mëshira e Zotit të tregoftë mjerimin tënd !Një shpirt pa lutje është një shpirt pa Krisht.Lutja është thuthuqësia e fëmijës besimtar,goditja e besimtarit luftëtar,rekujemi i të shenjtit në të vdekur duke rënë në gjumë në Jezusin.Eshtë frymëmarrja,kryefjala,ngushëllimi,forca,nderi i një Te Krishteri.Nëse je një fëmijë i Zotit,do të kërkosh fytyrën e Atit tënd,dhe do të jetosh në dashurinë e Atit tënd.Lutu që këtë vit të jesh i shenjtë,i përulur,i zellshëm,dhe i durueshëm ;të kesh shoqërim më të ngushtë me Krishtin dhe të hysh më shpesh në vendgostinë e dashurisë së tij.Lutu që të mund të jesh një shembull dhe një bekim për të tjerët,dhe që të mund të jetosh më tepër për lavdinë e Mjeshtrit tënd.Parulla e ketij viti duhet te jetë, « Perkushtohu lutjes. »
« Le të marrin forca të reja popujt. »
Cdo gjë mbi tokë ka nevojë të ripërtërihet.Asgjë e krijuar nuk vazhdon vetëvetiu. « Ti ripërtërin faqen e dheut »ishte thënia e Psalmistit.Edhe pemët,që nuk i bëjnë kujdes vetes dhe po ashtu nuk punojnë,duhet të pijnë prej shiut të qiellit dhe të thithin prej thesareve te fshehura te tokes.Kedrat e Libanit,që Zoti ka mbjellur,jetojnë ditë për ditë sepse janë plot me limfë të freskët e tërhequr prej tokës.Po ashtu edhe jeta e njeriut nuk mund të mbahet gjallë pa ripërtëritjen e Zotit.Ashtu siç është e nevojshme të ndreqësh shkapërderdhjen e trupit me vakte të shpeshta po ashtu ne duhet të ndreqim shkapërderdhjen e shpirtit duke u ushqyer me Librin e Zotit,ose duke dëgjuar Fjalën e predikuar,ose me anë të tryezes shpirtmajmëse të urdhëresave.Sa të ndrydhura janë hiret tona kur mjetet janë të lëna pas dore !Sa të uritur të gjorë që janë disa të shenjtë që jetojnë pa përdorimin e zellshëm të Fjalës së Zotit dhe lutjes së fshehtë!Nëse përshpirtshmëria jonë mund të jetoje pa Zotin atëhere nuk është prej krijimit hyjnor ;nuk është veçse një ëndërr ;sepse po ta kishte lindur Zoti,do të priste për Të ashtu si lulet presin vesën.Pa ripërtëritje të vazhdueshme ne nuk jemi gati për sulmet e vazhdueshme të ferrit,ose zemërdhembjet e ashpra të qiellit,ose edhe për luftërat përbrenda.Kur stuhia do të lëshohet,mjerë pema qe nuk ka thithur limfë të freskët dhe që nuk ka mbërthyer shkëmbin me shumë rrënjë të ndërthurura.Kur tufani ngrihet,mjerë marinarëve që nuk kanë forcuar direkun,nuk kanë hedhur spirancën,as nuk kanë kërkuar limanin.Nëse e lejojmë të mirën të dobësohet,i ligu me siguri do të mbledhë forca dhe do të luftojë dëshpërimisht për të na zotëruar ;dhe keshtu që,ndoshta,një dëshpërim i dhimbshëm,dhe një çhirosje e vajtueshme mund të vijë pas.Le të afrohemi afër stolit të mëshires hyjnore në lutje të përulur,dhe do të përjetojmë përmbushjen e premtimit, « Ato që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja. »
{#Lexim i përditshem :#Zanafilla 7 :1-9 :29} {Studim i shpejtë :#Zanafilla 6 :1-9 :29}
« Dhe do te bej aleancen e popullit. »
Vete Jezu Krishti eshte permbledhja dhe thelbi i beselidhjes,dhe si nje prej dhurimeve te saj,Ai eshte zoterimi i çdo besimtari.Besimtar,a mund te vleresosh valle se çfare ke marre ne Krisht ? « Ne Te banon truperisht e gjithe plotesia e Hyjnise. »Merr ne konsiderate ate fjale « Zot » dhe pafundesine e saj,dhe pastaj persiat mbi « njeriun e perkryer » dhe mbi gjithe bukurine e tij ;sepse gjithçka qe Krishti,si Zot dhe njeri,pati ose mund te kete,eshte e jotja—e kaluar te ty prej favorit te tij falas e te paster per te qene zoterimi yt perjeta.Jezusi yne i bekuar,si Zot,eshte gjithedites,i gjithepranishem,i plotfuqishem.A nuk do te ngushelloje valle te dish se te gjitha keto atribute te lavdishme dhe te medha jane gjithashtu tuat ?A ka Ai fuqi ?Ajo fuqi eshte e jotja per te te mbeshtetur dhe per te te forcuar per te mposhtur armiqte e tu, dhe per te te ruajtur deri ne fund.A ka Ai dashuri ?Mire pra,nuk ka as edhe nje pike dashurie ne zemren e tij qe nuk eshte e jotja ;ti mund te zhytesh ne oqeanin e tejmadh te dashurise se tij,dhe mund te thuash ne lidhje me te te gjithe, « Eshte imi. »A ka Ai drejtesi ?Mund te duket nje atribut i ashper,por edhe ajo eshte e jotja,sepse me ane te drejtesise se Tij Ai do te kujdeset qe gjithçka qe te eshte premtuar ne beselidhjen e hirit do te te sigurohet me siguri.Dhe gjithçka qe Ai ka si nje njeri i perkryer eshte e juaja gjithashtu.Si nje njeri i perkryer ëndja e Atit ishte mbi Te.Ai u pranua prej Shumetelartit.O besimtar,pranimi i Krishtit prej Zotit eshte pranimi yt ;sepse a nuk e di valle se dashurine qe Ai vendosi ne nje Krisht te perkryer e vendos tani mbi ty ?Sepse gjithçka qe Krishti beri eshte e jotja.Ate drejtesi te perkryer qe Jezusi kreu,ndersa gjate jetes se Tij te panjolle Ai respektoi ligjin dhe e beri ate te nderuar,eshte e jotja,dhe te eshte e ngarkuar.Krishti eshte ne beselidhjen.
Zoti im,jam i yti—çfare ngushellimi hyjnor ! Cfare bekimi te njohesh se është Shpëtimtari im! Jam tri here i lumtur në Qengjin qiellor, Dhe zemra ime tek dëgjon emrin e Tij njeh vallëzim.
“Zeri i atij qe therret ne shkretetire:”Pergatisni udhen e Zotit,te drejta bejini shtigjet e Tij.”
Zeri qe therriste ne shkretetire kerkoi nje udhe per Zotin,nje udhe te pergatitur,nje udhe te pergatitur ne shkretetire.Do te jem i kujdesshem kundrejt urdhershpalljes se Zotit dhe do ti hap Atij nje udhe ne zemren time,e çare prej nderhyrjeve te hirshme,permes shkretetires se natyres sime.Kater drejtimet ne tekst duhet te kene vemendjen time me te perkujdeshme.
Cdo lugine duhet te ekzaltohet.Duhet hequr dore prej mendimeve te uleta dhe te poshtra kundrejt Zotit;dyshimi dhe deshperimi duhet te hiqen;dhe egoizmi dhe kenaqesite misherore duhet te braktisen.Permes ketyre luginave te thella nje rruge e lavdishme hiri duhet te ngrihet.
Cdo mal e koder duhet te ulet poshte.Vetemjaftueshmeria krenare,dhe vetedrejtesia arrogante duhet te sheshohen per te hapur nje udhe te gjere per Mbretin e mbreterve.Shoqerimi hyjnor nuk i jipet kurre mekatareve mendjengrehur dhe kryelarte.Zoti respekton te perulurin dhe viziton te pikelluarin ne zemer,por kryelartet jane nje neveri per Te.Shpirti im,pergjero Frymen e Shenjte te te vendosi drejt ne lidhje me kete gje. I kerrusuri do te drejtohet.Zemra luhatese duhet te kete nje shteg te drejte vendimi per Zotin dhe shenjterie e caktuar per te.Njerezit me dy mendje i jane te huaj Zotit te se vertetes.Shpirti im,ki kujdes qe te jesh ne te gjitha gjerat i ndershem dhe i vertete,si nen veshtrimin e Zotit zemerhulumtues.
Vendet e ashpra do te lemohen.Cungjet penguese te mekatit duhet te hiqen tutje,dhe gjembat dhe shqopat e rebelimit duhet te çrrenjosen.Nje vizitor kaq i madherishem nuk duhet te gjeje rruge me balte dhe vende me gure kur vjen te nderoje te favorizuarit e Tij me shoqerine e Tij.O qe kete mbremje Zoti te mund te gjeje ne zemren time nje udhe te bere gati prej hirit te Tij,qe te mund te ece perpara me triumf deri ne kufijt me te larget te shpirtit tim,prej fillimit te vitit deri ne fund te tij.
{#Lexim i perditshem :#Zanafilla 10 :1-12 :20} {Studim i shpejte :#Zanafilla 10 :1-11 :32}
« Por rrituni ne hirin dhe njohjen e Zotit tone dhe Shpetimtarit Jezus Krisht. »
« Rrituni ne hirin »--jo vetem ne nje hir por ne gjithe hirin.Rritu ne ate rrenje-hir,besimi.Beso premtimet me fort se sa ke bere deri tani.Besimi le te rritet ne plotesi,qendrueshmeri,thjeshtesi.Rritu gjithashtu ne dashuri.Lutu qe dashuria jote te mund te behet me e gjere,me e forte,me praktike,duke ndikuar çdo mendim,fjale dhe veper.Po ashtu rritu ne perulesi.Kerko qe te ulesh me poshte dhe te njohesh me teper ne lidhje me hiçin tend.Teksa rritesh poshte ne perulje,kerko gjithashtu te rritesh lart—duke pasur afrime me te ngushta me Zotin ne lutje dhe me teper shoqerim te ngushte me Jezusin.Zoti Fryma e Shenjte te mundesofte te « rritesh ne njohurine e Zotit dhe Shpetimtarit tone. »Ai qe nuk rritet ne njohurine e Jezusit kundershton te bekohet.Te njohesh Ate eshte « jete e perjetshme »,dhe te perparosh ne njohurine e Tij eshte te rritesh lumturine.Ai qe nuk deshiron me zjarr te njohe me shume ne lidhje me Krishtin,nuk di asgje per Te akoma.Kushdo qe ka pire prej veres se Tij do te kete me shume etje,sepse edhe pse Krishti kenaq me te vertete,prapeseprape eshte nje kenaqesi e tille,sa oreksi nuk eshte i ngopur,por i hapur.Nese e njeh dashurine e Jezusit—ashtu si drenusha digjet per ujerat e perroit,po ashtu do gulçosh per gllenjka me te thella te dashurise se Tij.Nese nuk deshiron ta njohesh me mire Ate,atehere nuk e do,sepse dashuria gjithmone therret, « Me afer,me afer. »Mungesa e Krishtit eshte ferr,por prania e tij eshte parajse.Mos qendro pra i kenaqur pa nje njohje me te thelle me Krishtin.Kerko te njohesh me shume per Te ne natyren e Tij hyjnore,ne jeten e Tij njerezore,ne vepren e Tij te perfunduar,ne vdekjen e Tij,ne ringjalljen e Tij,ne nderhyrjen e Tij te lavdishme te tashme,dhe ne kthimin e Tij mbreteror te ardhshem.Qendro fort te Kryqi dhe hulumto misterin e plageve te Tij.Nje rritje e dashurise kundrejt Jezusit dhe nje kuptim me i perkryer i dashurise se Tij kundrejt nesh eshte nje prej testeve me te mire te rritjes ne hir.
« Keshtu Jozefi njohu vellezerit e tij,por ata nuk e njohen ate.
Kete mengjes deshirat tona u shprehen per rritje ne njohjen tone me Zotin Jezus ;do te ishte mire kete mengjes te merrje ne konsiderate nje teme te ngjashme,qe eshte,njohja jone prej Jozefit tone qiellor.Kjo ishte teper e perkryer shume me perpara se te kishim njohurine edhe me te vogel ne lidhje me Te. «Syte e tij pane masen pa trajte te trupit tone,dhe ne librin e Tij ishin shkruar ditet qe ishin caktuar per ne,megjithese asnje prej tyre nuk ekzistonte ende. »Perpara se te kishim nje qenie ne bote patem nje qenie ne zemren e tij.Kur ne ishim armiq kundrejt Tij,Ai na njohu,mjerimin tone,çmendurine tone,dhe ligesine tone.Kur derdhem lot me hidherim ne pendim deshperues,dhe e pame Ate vetem si nje gjykates dhe nje sundimtar,Ai na pa si vellezer te shumedashur dhe zemra e Tij digjej me zjarr per ne.Ai kurre nuk i humbi te zgjedhurit e Tij por gjithmone i veshtroi si objektet e zemerdashurise se Tij te pafundme. « Zoti i njeh ata qe i perkasin, » eshte po aq e vertete per plengprishesin qe po ushqen derrat sa per femijet qe ulen ne tryeze.
Por,sa keq !ne nuk e njihnim Vellain tone mbreteror,dhe prej kesaj padije u rrit nje ushtri mekatesh.Ne nuk ia dhame zemren tone Atij dhe nuk e lejuam te kishte hyrje ne dashurine tone.Ne e keqbesuam Ate,dhe nuk i zume bese fjaleve te Tij.Ne u rebeluam kundra Tij,dhe nuk e nderuam.Dielli i Drejtesise shkelqeu,dhe nuk mund ta shikonim dot.Qielli erdhi poshte ne toke,dhe toka nuk e dalloi dot.Lavdi Zotit,ato dite kane mbaruar per ne ;prapeseprape edhe tani eshte pak ajo qe dime per Jezusin ne krahasim me ate qe Ai di per ne.Ne kemi filluar te mesojme per Te,por Ai na njeh plotesisht.Eshte nje rrethane e bekuar qe padija nuk eshte ne anen e Tij,sepse nese ashtu atehere do te ishte nje rast i pashprese per ne.Ai nuk do te na thote ne, « Nuk ju kam njohur kurre, »por Ai do te rrefeje emrat tone ne diten e shfaqjes se Tij dhe nderkohe do te na shfaqe Veten ashtu si nuk e ben kundrejt botes.
{#Lexim i perditshem :#Zanafilla 13 :1-15 :21} {Studim i shpejte :#Zanafilla 12 :1-14 :24}
« Dhe Perendia pa qe drita ishte e mire ;dhe Perendia e ndau driten nga erresira. »
Me te vertete qe drita eshte e mire perderisa ajo doli prej asaj fryme miresie, « U befte drita. »Ne qe e gezojme ate duhet te jemi me mirenjohes se çjemi,dhe duhet te shikojme me shume prej Zotit ne te dhe me te.Drita fizike thuhet prej Salomonit se eshte e embel,por drita e ungjillit eshte pafundmesisht me e çmueshme,sepse ajo zbulon gjera te perjetshme,dhe i sherben natyrave tona te pavdekshme.Kur Fryma e Shenjte na jep drite shpirterore dhe na hap syte per te pare lavdine e Zotit ne fytyren e Jezu Krishtit,ne shikojme mekatin ne ngjyrat e tij te verteta,dhe veten tone ne pozicionin tone te vertete ;ne shikojme Zotin Shumeteshenjte ashtu siç e shfaq Veten,planin e meshires ashtu siç eshte i parashtruar ,dhe boten e ardhshme ashtu si Fjala e pershkron ate.Drita shpirterore ka shume rreze dhe ngjyra prizmi,por qofshin ato njohuri,gezim,shenjteri,ose jete,te gjitha jane hyjshmerisht te mira.Nese drita e marre eshte keshtu e mire,çfare duhet te jete valle drita thelbesore,dhe sa i lavdishem duhet te jete vendi ku Ai e zbulon Vetveten.O Zot,perderisa drita eshte kaq e mire,na jep me shume prej saj,dhe me shume prej Vetes tende,drita e vertete. Sapo ka nje gje te mire ne bote,atehere nje ndarje eshte e domosdoshme.Drita dhe erresira nuk kane shoqerim ;Zoti i ka ndare ato,le te mos i ngatarrojme.Bijte e drites nuk duhet te kene shoqerim me veprat,doktrinat ose mashtrimet e erresires.Femijet e dites duhet te jene esell,te ndershem,dhe guximtar ne vepren e Zotit te tyre,duke ia lene veprat e erresires atyre qe do te banojne ne te perhera.Kishat tona duhet me disipline te ndajne driten prej erresires dhe ne me ane te ndarjes sone te veçante prej botes duhet te bejme te njejten gje.Ne gjykim,veprim,degjim,mesim,bashkim,duhet te dallojme midis te çmueshmesh dhe te felliqures,dhe te mbajme ndarjen e madhe qe Zoti kreu ne diten e pare te botes.O Zoti Jezus,ji drita jone pergjate gjithe kesaj dite,sepse drita jote eshte drita e njerezve.
«Dhe Perendia pa driten. »
Kete mengjes ne vume re miresine e drites dhe Zotin duke e ndare ate prej erresires,ne tani veme re syrin e veçante qe Zoti pati per driten. « Zoti pa driten »--Ai e pa ate me miredashesi,e veshtroi me kenaqesi,e pa se « ishte e mire. »Nese Zoti te ka dhene drite lexues i dashur,Ai shikon mbi ate drite me nje interes te veçante ;sepse jo vetem qe eshte e shtrenjte per Te si vete vepra e duarve te tij por sepse eshte si Ai vete,sepse « Ai eshte drite. »Eshte e kenaqshme per besimtarin te dije se syri i Zotit veshtron keshtu me butesi ate veper te hirit qe Ai ka filluar.Ai kurre nuk e humbet prej syrit ate thesar qe ka vendosur ne enet tona tokesore.Disa here ne nuk mund te shikojme driten,por Zoti perhera e shikon driten,dhe kjo eshte shume me mire se sa ne ta shikojme ate.Me mire per gjykatesin te shikoje pafajshmerine tone se sa per mua te mendoj per ta pare ate.Eshte shume e ngushellueshme per mua te njoh se i perkas popullit te Zotit—por nese e di kete apo jo,nese Zoti e di ,jam i sigurte.Ky eshte themeli, « Zoti i njeh ato qe i perkasin. »Ti mund te jesh duke psheretire dhe gulçuar prej mekatit te brendshem dhe duke vajtuar per erresiren tende,prapeseprape Zoti shikon « drite » ne zemren tende,sepse Ai e ka vene ate aty,dhe e gjithe mjegulla dhe mugu i shpirtit tend nuk mund ta fshehe driten tende prej syrit te tij te hirshem.Ti mund te jesh zhytur poshte ne zemerleshim,dhe madje ne deshperim ;por nese shpirti jot deshiron ndopak Krishtin,dhe nese po kerkon te prehesh ne vepren e tij te perfunduar,Zoti shikon « driten ».Ai jo vetem qe e shikon ate por gjithashtu e ruan ate ne ty. « Une,Zoti e ruaj ate ».Ky eshte nje mendim i çmuar per ato qe,pas nje ruajtje dhe vemendje te ankthshme vetes se tyre,ndjejne pafuqishmerine e tyre per te bere ashtu.Driten te ruajtur keshtu prej hirit te tij,nje dite Ai do ta rrise ne shkelqimin e mesdites dhe ne plotesine e lavdise.Drita perbrenda eshte agimi i jetes se perjetshme.
{#Lexim i perditshem :#Zanafilla 16 :1-18 :33} {Studim i shpejte :#Zanafilla 15 :1-17 :27}
« Te gjithe ankthin tuaj hidheni mbi Te,sepse Ai merakoset per ju. »
Eshte nje menyre e gezueshme te lehtesosh pikellimin kur ndjejme—« Ai merakoset per mua. » I Krishtere ! mos e çndero fene duke pasur nje çehre te ankthshme ;eja,hidh barren tende mbi Zotin tend.Po luhatesh nen nje peshe qe Ati yt as qe nuk do ta ndjente.Cfare te duket nje peshe shtypese,do te ishte per Te si pluhur mbi peshore.Asgje nuk eshte aq e embel sa Te qendrosh pasiv ne duart e Zotit, Dhe te mos njohesh vullnet perveçse vullnetin e tij.
O femije i vuajtjes,ji i duruar ;Zoti nuk te braktis ne provanine e tij.Ai qe eshte ushqyesi i harabelave do te te furnizoje gjithashtu ate per te cilen ke nevoje.Mos u ul ne deshperim ;vazhdo te shpresosh,shpreso perhera.Merr krahet e besimit kunder nje deti trazirash dhe kundershtaret e tu do ti japin fund trishtimeve te tua.Eshte Nje qe perkujdeset per ty.Syri i tij eshte i fiksuar mbi ty,zemra e tij rreh me meshire per dhembjen tende dhe dora e tij e plotfuqishme do te te sjelle akoma ndihmen e nevojshme.Reja me e erret do te shperndahet ne shira meshire.Mugu me i zi do ti lere vendin mengjesit.Ai,nese i perkisni familjes se tij,do te lidhe plaget e tua dhe do te sheroje zemren tende te thyer.Mos ver ne dyshim hirin e tij per shkak te sprovave te tua,por beso se Ai te do po aq ne periudha trazire sa ne koherat e lumturise.Cfare jete te qete dhe te patrazuar do te kishe nese do tia lije provanine Zotit te provanise!Me pak vaj ne nje poçe balte dhe me pak mish Elia i mbijetoi zise se bukes,dhe ti do te besh te njejten gje.Nese Zoti perkujdeset per ty,perse valle ke nevoje te perkujdesesh gjithashtu ?A mund ti besosh Atij per shpirtin tend,dhe jo per trupin tend?Ai nuk ka refuzuar kurre te mbaje barrat e tua,Ai nuk eshte renduar kurre nen peshen tende.Eja,atehere,shpirt !jepi fund ankthit te nervozuar,dhe leri te gjitha shqetesimet e tua ne Zotin e hirshem.
« Ne mbremje dora e Zotit u vu mbi mua »
Kjo gje mund te ndodhi ne rrugen e gjykimit,dhe,nese ashtu,le te marrim ne konsiderate arsyen e nje vizite te tille,dhe te durojme fshikullen dhe Ate qe e ka caktuar ate.Nuk jam i vetmi qe jam i ndrequr naten ;le t’i nenshtrohem me gezim dhembjes,dhe me kujdes te perpiqem te perfitoj nga kjo gje.Por dora e Zotit mund te ndjehet ne nje menyre tjeter,duke forcuar shpirtin dhe duke e ngritur frymen lart drejt gjerave te perjetshme.O e ndjefsha ne kete menyre Zotin qe vepron me mua !Nje ndijim pranie dhe banimi hyjnor e shpie shpirtin drejt qiellit si mbi krahet e shqiponjes.Ne kohera te tilla ne jemi perplot me gezim shpirteror dhe harrojme hallet dhe trishtimet e tokes ;e padukshmja eshte afer,dhe e dukshmja humbet fuqine e saj kundrejt nesh ;trupi sherbyes pret ne kemben e kodres por fryma padrone adhuron mbi maje ne pranine e Zotit.O m’u dhente kete mbremje nje periudhe shoqerimi hyjnor te shenjte !Zoti e di se kam teper nevoje per te.Hiret e mia lengojne,korruptimet e mia terbohen,besimi im eshte i dobet,perkushtimi im eshte i ftohte ;te gjitha keto jane arsye pse dora e tij sheruese duhet vene mbi mua.Dora e tij mund te ftohe nxehtesine e ballit tim te nxehte,dhe te ndaloje traziren e zemres sime fergelluese.Ate dore te djathte te lavdishme qe krijoi boten mund te formoje te re mendjen time ;dora e palodhur qe mban lart shtyllat gjigande mund te mbeshtese frymen time ;dora e dashur qe rrethon te gjithe te shenjtet mund te me gezoje mua ;dhe dora e fuqishme qe ben cope cope armikun mund te nenshtroje mekatet e mia.Pse nuk duhet te ndjej ate dore duke me prekur kete mbremje ?Eja,shpirti im,drejtohu Zotit me pergjerimin e fuqishem se duart e Jezusit u tejshpuan per shpetimin tend dhe me siguri do te ndjesh te njejten dore mbi ty qe nje here preku Danielin dhe e ngriti me kembe qe te mund te shikonte vizione te Zotit.
{#Lexim i përditshem :#Zanafilla 19:1-21:34} {Studim i shpejtë:#Zanafilla 18:1-19:38}
“Sepse për mua të jetosh është Krishti.”
Besimtari nuk jetoi përhera për Krishtin.Ai filloi të bëjë ashtu kur Zoti Fryma e Shenjtë e bindi për mëkat,dhe kur prej hirit ai u soll të shikojë Shpëtimtarin në të vdekur duke bërë blatimin për fajin.Prej çastit së lindjes qiellore dhe të re njeriu fillon të jetojë për Krishtin.Jezusi është për besimtarët ajo perla e madhe e çmueshme,për të cilën ne duam të heqim dorë prej gjithçkaje që kemi.Ai kaq tërësisht ka fituar dashurinë tonë,sa rreh vetëm për Të;ne duhet të jetojmë për lavdinë e Tij dhe në mbrojtjen e ungjillit të Tij ne duhet të vdesim;Ai është modeli i jetës sonë,dhe modeli prej të cilit ne duhet të gdhendim karakterin tonë.Fjalët e Palit kanë një domethënie më të madhe se sa shumë njerëz mendojnë;ato nënkuptojnë se qëllimi dhe fundi i jetës së tij ishte Krishti—jo,vetë jeta e tij ishte Jezusi.Sipas fjalëve të një të shenjti të vjetër,ai hëngri dhe piu dhe flejti jetën e përjetshme.Jezusi ishte fryma e tij,shpirti i shpirtit të tij,zemra e zemrës së tij,jeta e jetës së tij.A mund të thuash,meqënëse je një I Krishterë pretendues se jeton sipas kësaj?A mund të thuash me ndershmëri se për ty të jetosh është Krishti?Punën tënde- a po e bën për Krishtin?A nuk po bëhet për vetë-bollëk dhe për të mira familjare?A po pyet vallë,”A është pak kjo?”Për të Krishterin ashtu është.Ai shpall se jeton për Krishtin;si mund të jetojë ai për një tjetër objekt pa kryer tradhëti shpirtërore?Ka shumë nga ata që e zbatojnë këtë parim në një farë mase;por kush është ai që guxon të thotë se ka jetuar tërësisht për Krishtin ashtu si apostulli bëri?Prapeseprapë kjo vetëm është jeta e vërtetë e një të Krishteri,burimi i tij,mbështetja e tij,modeli i tij,synimi i tij,të gjitha të përmbledhura në një fjalë—Krishti Jezus.Zot,më prano;këtu paraqes veten duke u lutur për të jetuar vetëm në ty dhe për ty.Le të jem si mëzati që qëndron midis parmendës dhe altarit,për të punuar ose për t’u flijuar;dhe motoja ime le të jetë,”Gati për njërën ose tjetrën.”
“Motra ime,nusja ime.”
Vë re titujt e ëmbël me të cilët Salomoni qiellor me një dashuri të fortë i drejtohet nuses së Tij,Kishës. « Motra ime,e afërt me mua prej lidhjeve të natyrës,pjesëmarrëse e së njëjtave ngushëllime.Nusja ime,më e afërta dhe më e shtrenjta,e bashkuar me mua prej lidhjeve më të buta të dashurisë ;shoqja ime e ëmbël,pjesë e Vetes sime.Motra ime,prej Mishërimit tim,që më bëri kocka e kockës tënde dhe mishi i mishit tënd ;nusja ime,prej fejesës qiellore në të cilën të mora për nuse me anë të drejtësisë.Motra ime,që të kam njohur që në fillim,dhe që e kam ruajtur që në fëmijërinë e saj më të hershme ;nusja ime,e marrë midis bijave,e përqafuar prej krahësh dashurie,dhe e fejuar me mua përjeta.Shiko sa e vërtetë është se Dhëndri ynë mbretëror nuk ka turp prej nesh,sepse Ai mbështetet me një kënaqësi të dukshme mbi këtë marrëdhënie dypalëshe.Ne e kemi fjalën « ime » dy here ;sikur Krishti të mbështetej me kënaqësi rrëmbyese në zotërimin e Kishës së Tij. « Gjeja ëndjen time me bijtë e njerëzve, »sepse ato bij njerëzish ishin të zgjedhurit e Tij.Ai,Bariu,kërkoi delet,sepse ato ishin delet e Tij ;Ai shkoi « për të kërkuar dhe për të shpëtuar ato që ishin të humbura, »sepse ajo që ishte e humbur ishte e Tija shumë më përpara se sa të kishte humbur ose t’i kishte humbur.Kisha është pjesa e posaçme e Zotit të saj ;askush tjetër nuk mund të kërkojë një pjesëmarrje,ose të pretendojë të ndajë dashurinë e saj.Jezus,Kisha jote kënaqet për këtë !Cdo shpirt besimtar le të pijë ngushëllim prej këtyre puseve.Shpirt !Krishti është afër me ty në lidhje bashkimi ;Krishti të është i shtrenjtë në lidhjet e bashkimit të martesës,dhe ti i je i shtrenjtë ;shiko,Ai shtrëngon të dy duart e tua me të dyja duart e Tij,duke thënë, « Motra ime,nusja ime. »Vë re dy kapëset e shenjta me anë të cilave Zoti yt të shtrëngon aq sa nuk mund e as nuk do të të lërë të shkosh.Mos ji,o i dashur,i ngadaltë për t’iu përgjigjur flakës së shenjtë të dashurisë së Tij.
{Lexim i përditshëm :#Zanafilla 22 :1-24 :67} {Studim i shpejtë :#Zanafilla 20 :1-22 :24}
« Fajin të shoqëruar me gjërat e shenjta. »
Cfarë veli që ngrihet lart prej këtyre fjalëve,dhe çfarë zbulimi që bëhet !Do të ishte përulëse dhe e përfitueshme për ne të pushonim pak dhe të shikonim këtë pamje të trishtueshme.Fajet e adhurimit tonë publik,dyfytyrësia,formaliteti,plogështia,mosrespekti i tij,zemërhallakatje dhe harresë e Zotit,çfarë mase të plotë që kemi ne këtu !Vepra jone për Zotin,rivaliteti,egoizmi,pakujdesia,amullia,mosbesimi i saj,çfarë mase fëlliqësie që ka këtu !Përkushtimet tona të fshehta,lëshimi,ftohtësia,lënia pas dore,gjumësia,dhe kotësia e tyre,çfarë mali me tokë sterile që ka këtu !Nëse do shikonim më me kujdes ky faj do të na dukej tepër më i madh sa sa duket në pamje të parë.Dr.Pajson,duke i shkruar të vëllait,thotë, « Famullia ime po ashtu si dhe zemra ime i ngjajnë shumë kopshtit të një përtaci ;dhe më keq akoma më duket se shumë prej dëshirave të mia për përmirsimin e të dyjave lindin ose prej krenarisë ose prej kotësise ose prej plogështisë.Shikoj barin e keq që ka mbuluar kopshtin tim dhe shpreh një dëshirë të madhe që të shkulen.Por pse ?Cfarë e shtyn vallë dëshirën ?Mund të jetë që të eci dhe t’i them vetes, « O shiko se sa mirë është i ruajtur kopshti im ! » Kjo është krenari.Ose,mund të jetë që fqinjët e mi të mund të shikojnë mbi mur dhe të thonë, « Sa bukur lulëzon kopshti yt ! »Kjo është kotësi.Ose mund të dëshiroj për shkatërrimin e farave,sepse jam i lodhur së shkuluri.Kjo është plogështi. »Kështu që edhe dëshirat tona për shenjtëri mund të ndoten prej motivesh të sëmura.Poshtë lëndinës më të gjelbërt fshihen krimba ;nuk kemi nevojë për të kërkuar gjatë për t’i zbuluar ato.Sa gëzimprurës është mendimi,se kur Prifti i Lartë mbajti fajin të shoqëruar me gjërat e shenjta ai vuri mbi ballin e tij fjalët, « Shenjtëri Zotit : » dhe po ashtu ndërsa Jezusi mban mëkatin tonë,Ai paraqit para fytyrës së Atit jo pashenjtërine tonë,por vetë shenjtërine e Tij.O Zot na jep hir që të shikojmë Priftin tonë të Lartë me syrin e besimit !
« Dashuria jote është më e mirë se vera. »
Asgjë nuk i jep besimtarit aq shumë gëzim sa shoqërimi me Krishtin.Ai ndjen gëzim si të tjerët në mëshirat e zakonshme të jetës,ai gëzohet si në dhuratat e Zotit po ashtu si dhe në veprat e tij ;por në të gjitha këto veç e veç,po,dhe në të gjitha këto të shtuara bashkë,ai nuk ndjen aq kënaqësi thelbësore sa në personin e pashoq të Zotit të tij Jezus.Ai ka një verë që asnjë vresht në tokë nuk ka dhënë ndonjëhere ;Ai ka bukë që të gjitha fushat me grurë të Egjiptit nuk mund do jipnin kurrë.Ku mund të gjendet vallë një ëmbëlsi e tillë ashtu siç e kemi shijuar në shoqërim me Të Shumëdashurin tonë?Në vlerësimin tonë,gëzimet e tokës janë pak më mirë se lëvore për derrat të krahasuara me Jezusin,mana qiellore.Ne do donim më mirë një kafshatë të dashurisë së Krishtit dhe një gllënjkë të shoqërimit të Tij se sa një botë të tërë plot me kënaqësi mishërore.Cfarë është byku në krahasim me miellin ?Cfarë është perla shkëlqimrremë në krahasim me diamantin e vërtetë ?Cfarë është një ëndërr në krahasim me një realitet të lavdishëm ?Cfarë është gazi në qejfin më të madh,i krahasuar me Zotin tone Jezus në gjendjen e tij më të përçmueshme ?Nëse dini ndonjë gjë në lidhje me jetën e brendshme,do të rrefeni se gëzimet tona më të qëndrueshme,më të pastra dhe më të larta duhet të jenë fryti i pemës së jetës që është në mes të Parajsës së Zotit.Asnjë burim nuk lëshon një ujë të tillë të ëmbël si ai pus i Zotit që u gërmua me heshtën e ushtarit.Cdo lumni e botës është e botës,tokësore,por ngushëllimet e pranisë së Krishtit janë si Ai vetë,hyjnore.Ne mund të rishqyrtojmë shoqërimin tonë me Jezusin dhe nuk do të gjejmë keqardhje zbrazëtie aty brenda ;nuk ka fundërri në këtë verë,nuk ka insekte të ngordhura në këtë vajosje.Gëzimi i Zotit është i fortë dhe i qëndrueshëm.Kotësia nuk e ka parë por maturia dhe kujdesi dëshmojnë se i qëndron sprovës së viteve,dhe është i denjë në kohë dhe në përjetësi për t’u thërritur « e vetmja kënaqësi e vërtetë. »Për ushqim,ngushëllim,gazmim dhe freski asnjë verë nuk mund të matet me dashurinë e Jezusit.Le ta pijmë deri në fund këtë mbrëmje.
{Lexim i përditshëm :#Zanafilla 25 :1-27 :46} {Studim i shpejtë :#Zanafilla 23 :1-24 :67}
« Do të jem Zoti i tyre. »
I Krishterë!këtu ka gjithçka që mund të kërkosh.Për të të bërë të lumtur ti ke nevoje për diçka që do të të kënaqë;dhe a nuk është kjo e mjaftueshme për ty?Nëse mund të derdhësh këtë premtim në kupë,a nuk do thuash vallë me Davidin,”Kupa ime po derdhet;kam më tepër se ç’mund të dëshiroje zemra?”Kur kjo është e përmbushur,”Jam Zoti yt,”a nuk je vallë zotëruesi i të gjitha gjërave?Dëshira është e pangopur si vdekja,por Ai që mbush gjithçka në gjithçka mund ta mbushe atë.Kush mund të masë vallë nxënësinë e dëshirave tona?por pasuria e pamasë e Zotit e tejmbush atë.Po të pyes nëse nuk je i mbushur kur Zoti është yti?A do gjë tjetër përveçse Zotit?A nuk është plotmjaftueshmëria e Tij e mjaftueshme për të të kënaqur kur çdo gjë tjetër do të dështonte?Por ti do më shumë se kënaqësi të paqme;ti dëshiron ëndje rrëmbyese.Eja,shpirt,këtu ka muzikë të përshtatshme për qiellin,risku yt,sepse Zoti është Krijuesi i Qiellit.E gjithë muzika e luajtur prej instrumenteve të ëmbël ose e nxjerrë prej harpave,nuk mund të lëshojë një melodi të tillë sa ky premtim i ëmbël,”Do të jem Zoti i tyre.”Këtu ka një det të thellë lumnie,një oqean të pafund kënaqësie;eja,kridhe shpirtin tënd në të;noto për pak kohë dhe nuk do të gjesh breg;zhytu mes perjetësise dhe nuk do të gjesh fund.”Do të jem Zoti i tyre.”Nëse kjo nuk t’i bën sytë të xixëllojnë dhe zemrën tënde të rrahë fort me gëzim,atëhere me siguri që shpirti jot nuk është në një gjendje të shëndetshme.Por ti do më shumë se kënaqësi të tanishme—ti digjesh me zjarr për diçka në lidhje me të cilën ti mund të ushtrosh shpresë;dhe për çfarë mund të shpresosh më shumë se sa për përmbushjen e këtij premtimi,”Do të jem Zoti i tyre?”Ky është kryepremtimi;ta gëzosh atë krijon një qiell këtu poshtë,dhe do të përgatisë për lart në qiell.Qëndro në dritën e Zotit tënd,dhe shpirti yt u rrëmbeftë përhera me dashurine e Tij.Merr palcën dhe dhjamin që kjo pjesë të jep.Jeto sipas privilegjeve të tua dhe gëzohu me gaz të pashprehshëm.
“I shërbeni Zotit me gaz.”
Endja në shërbimin hyjnor është një tregues pranimi.Ato që i shërbejnë Zotit me një çehre të trishtë sepse bëjnë atë çfarë i duket e pakëndshme,nuk e shërbejnë Atë aspak;ato sjellin një formë nderi,por jeta mungon.Zoti ynë nuk kërkon skllevër për të zbukuruar fronin e Tij;Ai është Zoti i perandorisë së dashurisë,dhe i do shërbëtorët e Tij të vishen me rroba gëzimi.Engjëjt e Zotit e shërbejnë Atë me këngë jo me psherëtima;një murmurimë ose një psherëtimë do të ishte një rebelim në rradhët e tyre.Ajo bindje që nuk është e vullnetshme është mosbindje,sepse Zoti shikon në zemër dhe nëse shikon se i shërbejmë Atij prej detyrimit dhe jo sepse e duam Atë,atëhere Ai do të hedhë poshtë flijimin tonë.Shërbimi i çiftëzuar me gaz është shërbim me zemër,dhe prandaj i vërtetë.Hiq vullnetshmërinë e hareshme prej të Krishterit dhe i keni dhënë fund provës së sinqeritetit të tij.Nëse një njeri shtrëngohet për në betejë,nuk është një atdhetar;por ai që çan përpara me sy të shkëlqyeshëm dhe fytyrë rrezelluese duke kënduar,”Eshtë e ëmbël të vdesësh për atdheun,” dëshmon se është i sinqertë në atdhetarinë e tij.Gazmimi është mbështetja e forcës sonë;në gëzimin e Zotit ne jemi të fortë.Ai vepron si heqësi i vështirësive.Eshtë për shërbimin tonë çfarë është vaji për rrotat e vagonave.Pa vaj boshti nxehet tepër dhe ndodh aksidenti;dhe nëse nuk ka një gazmim të shenjtë për të vajosur rrotat tona atëhere frymët tona do të rëndohen me lodhje.Njeriu që është i gëzuar në shërbimin e tij ndaj Zotit,provon se bindja është përbërësi i tij;ai mund të këndojë, Më bëj që të eci në urdhërimet e tua,është një rrugë e këndshme. Lexues,le të ngrejmë këtë pyetje—a e shërben Zotin me gaz ?Le t’i tregojmë njerëzve të botës që mendojnë se feja jonë është skllavëri se është ëndja dhe gëzimi yne !Hareja jonë le të shpallë se i shërbejmë një Mjeshtri të mirë.
{Lexim i perditshem :#Zanafilla 28 :1-30 :43} {Studim i shpejte :#Zanafilla 25 :1-26 :35}
« Pas kesaj me pret kurora e drejtesise »
Dyshues !ke thene shpesh, « druaj se nuk do te hyj kurre ne parajse. »Mos ki frike !te gjithe njerezit e Zotit do te hyjne atje.E dua shume thenien e vjeter te nje njeriu ne prag te vdekjes,qe u shpreh, « nuk kam frike te shkoj ne shtepi ;i kam derguar te gjithe perpara meje ;gishti i Zotit eshte ne rézen e deres sime,dhe per te jam gati te hyj brenda. »Por,thote dikush, « a nuk ke frike se mos humb trashegimine tende ? » « Jo, » thote ai, « jo ;ka nje kurore ne qiell qe engjelli Gabriel nuk mund ta mbaje,nuk do ti pershtatej asnje koke perveç simes.Ka nje fron ne parajse qe Pali apostulli nuk mund te zere ;eshte bere per mua,dhe do ta kem ate. »O I Krishtere,çfare mendimi i gezueshem !risku jot eshte i sigurte ; » « mbetet nje dite prehjeje. » « Por a mund ta humb valle ? »Jo,eshte e trasheguar pa te drejte tjetersimi.Nese jam nje femije i Zotit nuk mund ta humb ate.Eshte e imja po aq me siguri sa sikur te isha atje.Eja me mua,besimtar,dhe le te ulemi ne majen e Nebos,dhe te shikojme token e mire,Kananin.A e shikon ate lume te vogel vdekjeje duke shkelqyer nen driten e diellit,dhe pertej tij a i shikon majat e qytetit te perjetshem ?A e ve re vendin e kendshem,dhe te gjithe banoret e tij te gezueshem ?Ta dish atehere,se sikur te mundje ta kaloje ne fluturim do te shikoje te shkruajtur mbi nje prej banesave te shumta te tij, « kjo qendron per nje te tille ;e ruajtur vetem per te.Ai do te terhiqet per te banuar perjeta me Zotin. »Dyshues i gjore,shiko trashegimine e hirshme ;eshte e jotja.Nese beson ne Zotin Jezus,nese je penduar per mekatin,nese je riperteritur ne zemer,i perket popullit te Zotit,dhe ka nje vend te ruajtur per ty,nje kurore per ty,nje harpe e bere gati veçanerisht per ty.Asnje tjeter nuk do te kete riskun tend,eshte e rezervuar per ty,dhe do ta kesh pas pak,sepse nuk do te kete frone te zbrazur ne lavdi kur te gjithe te zgjedhurit do mblidhen bashke.
« Ne mishin tim do te shoh Perendine. »
Ve re temen e paraprirjes se pershpirtshme te Jobit “do te shoh Zotin.”Ai nuk thote,”do te shikoj te shenjtet”—edhe pse pa dyshim qe kjo gje do te jete nje lumturi e pashprehur—por,”do te shoh Zotin.”Nuk thuhet—“do te shoh portat prej perlash,do te veshtroj muret prej gasperi,do te sodis kurorat prej ari,”por “do te shoh Zotin.”Kjo eshte shuma dhe thelbi i parajses,kjo eshte shpresa e gezueshme e besimtareve.Eshte kenaqesia e tyre ta shikojne ate tani ne urdheresa me ane besimit.Ato duan shume ta shikojne Ate ne shoqerim dhe lutje;por atje ne parajse do te kete nje pamje te pamjegullt dhe te hapur,dhe keshtu”duke e pare Ate ashtu siç eshte,”do te behen teresisht si Ai.Ngjashmeria me Zotin—per çfare mund te deshirojme me shume?Dhe nje shikim te Zotit—çfare mund te deshirojme me mire?Disa e lexojne fragmentin,”Prapeseprape do te shikoj Zotin ne mishin tim,” dhe gjejne ketu nje aluzion ne lidhje me Krishtin,si “Fjale e bere mish,” dhe ate shikim te lavdishem te tij qe do te jete shkelqimi i diteve te fundit.Nese keshtu apo jo eshte e sigurte se Krishti do te jete objekti i pamjes sone te perjetshme;gjithashtu nuk do te duam ndonje gezim perveç ate te shikojme Ate.Mos mendo se kjo do te jete nje sfere e ngushte per mendjen ku te qendroje.Eshte nje burim endjeje por ky burim eshte i pashtershem.Te gjitha atributet e tij do te jene subjekte soditjeje,dhe ashtu si Ai eshte i pafundme ne çdo pikepamje,nuk ka per tu pasur frike shterimi.Veprat e tij,dhuratat e tij,dashuria e tij kundrejt nesh,dhe lavdia e tij ne gjithe qellimet e tij,dhe ne gjithe veprimet e tij,do te jene nje teme qe do te jete perhera e re.Patriarku mezor e priste kete pamje te Zotit si nje gezim personal.”Qe syte e mi do ta shikojne dhe jo nje tjeter.”Hidh veshtrime kuptuese mbi lumnine e parajses;mendo se çfare do te jete per ty.”Syte e tu do te shikojne Mbretin ne hijeshine e tij.”Cdo drite tokesore zbehet dhe erresohet teksa veshtrojme mbi te,por ketu ka nje shkelqim qe nuk do te meket kurre,nje lavdi qe nuk do te venitet kurre”do te shoh Zotin.”
{#Lexim i perditshem :#Zanafilla 31 :1-33 :20} {Studim i shpejte :#Zanafilla 27:1-28:22}
« Keta nuk kane rrenje. »
Shpirti im,provo veten tende kete mengjes nen driten e ketij teksti.Ke marre fjalen me gezim ;ndjenjat e tua jane trazuar dhe ke pasur nje pershtypje te pergjalle ;por,kujto,se te marresh fjalen ne vesh eshte nje gje,dhe te marresh Jezusin ne vete shpirtin tend eshte teresisht nje tjeter gje ;ndjenja siperfaqsore eshte shpesh e lidhur me ngurtesine e brendshme te zemres,dhe nje pershtypje e pergjalle e fjales nuk zgjat perhera.Ne parabolen,fara ne nje rast ra mbi token me shkembinj,e mbuluar me nje shtrese te holle dheu ;kur fara filloi te zere rrenje,rritja e saj perposhte u pengua prej gurit te forte dhe prandaj shpenzoi fuqine e saj ne leshimin e filizave lart sa te mundte,por duke mos pasur lageshtire te brendshme te marre prej ushqimit te rrenjes,u tha.A eshte ky rasti im ?A kam bere nje shfaqje te bukur ne syte e te tjereve pa pasur nje jete te brendshme perkatese ?Rritja e mire ze vend lart dhe poshte ne te njejten kohe.A jam i rrenjosur ne besnikeri dhe dashuri te sinqerte per Jezusin ?Nese zemra ime mbetet e pazbutur dhe e papjelluar prej hirit,fara e mire mund te nxjerre filize per nje fare periudhe,por perfundimisht do te vyshket,sepse nuk mund te lulezoje mbi nje zemer te pashenjteruar,te pathyer dhe shkembore.Le te druaj nje pershperitshmeri po aq te shpejte ne rritje dhe po aq nevojtare ne qendrueshmeri sa bima e Jones ;le ta llogaris çmimin e te qenit nje ndjekes i Jezusit,mbi te gjitha le te ndjej energjine e Frymes se Shenjte,dhe atehere do te zoteroj nje fare te qendrueshme dhe ndenjese ne shpirtin tim.Nese mendja ime mbetet po aq e kokeforte sa ishte prej natyre,dielli i sproves do ta perzhite,dhe zemra ime e ngurte do te ndihmoje te hedhe te nxehtin me keq mbi faren e e semure,dhe feja ime se shpejti do te vdese dhe deshperimi im do te jete i tmerrshem;prandaj,o Mbjelles qiellor,me plugo se pari,dhe me pas hidh te verteten ne mua,dhe me ler te jap per Ty nje korrje te bollshme.
« Por Une jam lutur per ty. »
Sa zemerdhenes eshte mendimi i nje Shpetimtari duke mos pushuar kurre se nderhyri per ne.Kur ne lutemi,Ai nderhyn per ne ;dhe kur nuk jemi duke u lutur,Ai eshte duke marre ne mbrojtje rastin tone,dhe me ane te pergjerimeve na mbron prej rreziqeve te padukshem.Ve re fjalen e ngushellimit te drejtuar Pjetrit—« Simon,Simon,ja,Satani,kerkon t’ju kaloje ne shoshe si grurin ;por »--çfare ? « Shko dhe lutu . »Kjo do te ishte nje keshille e mire,por nuk eshte e shkruar keshtu.Po ashtu Ai nuk thote, « Por do te te mbaj zgjuar,dhe keshtu do te ruhesh. »Ky do te ishte nje bekim i madh.Jo,eshte, « Une jam lutur per ty,qe besimi yt te mos venitet. »Ne dime pak se çfare i detyrohemi lutjeve te Shpetimtarit tone.Kur arrijme majat e kodrave te qiellit,dhe shikojme mbrapa udhen ne te cilen Zoti Perendia yne na ka udhehequr,sa shume duhet ta lavderojme Ate,qe perpara fronit te perjetshem,çberi demin qe Satani po bente mbi toke.Sa duhet qe ta falenderojme sepse kurre nuk pushoi,por dite e nate tregoi plaget ne duart e tij dhe mbajti emrat tane mbi parzmoren e tij !Edhe perpara se Satani pati filluar te tundonte,Jezusi e parandaloi dhe na mori ne mbrojtje ne qiell.Meshira ia kalon ligesise.Ve re,Ai nuk thote, « Satani ju ka shoshitur,dhe prandaj do te lutem, »por « Satani ka deshiruar tju zoteroje. »Ai e mbikqyr Satanin deri ne deshiren e tij,dhe e mbyt qe ne veze.Ai nuk thote, « Por kam deshiruar te lutem per ty. »Jo,por « jam lutur per ty ;e kam bere tashme ;kam shkuar ne gjykate dhe bera nje mbrojtje perpara se te ngrihej akuza. »O Jezus,çfare ngushellimi qe eshte qe ke mbrojtur çeshtjen tone kundra armiqve tone te padukshem ;ke çaktivizuar minat e tyre dhe i ke grisur maskat kurtheve te tyre.Ketu ka lende per gezim,mirenjohje,shprese,dhe mirebesim.
{#Lexim i perditshem :#Zanafilla 34 :1-36 :43} {Studim i shpejte :#Zanafilla 29 :1-30 :43}
« Ju jeni te Krishtit »
« Ju jeni te Krishtit. »Ju jeni te tijet prej dhurimit,sepse Ati ju dha juve Birit ;te tijet prej blerjes se tij te gjakosur,sepse Ai llogariti çmimin per shpengimin tuaj ;te tijet prej perkushtimit,sepse ia keni perkushtuar veten Atij ;te tijet prej lidhjes,sepse quheni me emrin e tij,dhe jeni bere vellezerit e tij dhe bashketrashegimtare.Puno praktikisht per ti treguar botes se je sherbetori,shoku,nusja e Jezusit.Kur i tunduar prej mekatit,pergjigju, « Nuk mund ta bej kete te lige te madhe sepse jam i Krishtit. »Parimet e perjetshme e ndalojne shokun e Krishtit te mekatoje.Kur pasuria eshte perpara jush per tu fituar me ane te mekatit,thuaj se i perket Krishtit dhe mos e prek.A jeni perpara veshtiresive dhe rreziqeve ?Qendroni te palekundur ne diten e keqe,duke u kujtuar se jeni te Krishtit.A jeni atje ku te tjeret po ulen me pertaci,duke mos bere asgje ?Ngrihu te punosh me gjithe fuqite e tua ;dhe kur djersa del mbi ball,dhe je i tunduar te vrasesh kohen,klith, « Jo,nuk mund te pushoj,sepse jam i Krishtit.Nese nuk do isha i blere prej gjakut,do te isha si Isakari,duke u tulatur midis dy barrave ;por jam i Krishtit,dhe keshtu qe nuk mund te humb kohen kot. »Kur kenga e kenaqesise e sirenes do te te tundonte per tu larguar prej udhes se drejte,pergjigju, « Muzika jote nuk mund te me joshe mua ;jam i Krishtit. »Kur kauza e Zotit te nxit,jip te mirat e tua dhe veten tende,sepse je i Krishtit.Mos e tradheto kurre pershpalljen tende.Ji perhera nje prej atyre qe te sjellurit eshte i krishtere,qe fjalimi eshte si Nazareni,qe sjellja dhe bisedimi bien kaq shume ere qielli,sa te gjithe qe te shikojne te mund te dine se i perket Shpetimtarit,duke njohur ne ty tiparet e tij dalluese te dashurise dhe pamjen e tij te shenjte. « Jam Romak ! » ne koherat e vjetra ishte nje arsye per ndershmeri ;aq me teper,atehere,le te jete argumenti juaj per shenjteri, « Jam i Krishtit ! »
“Ka ende gjera per te thene nga ana e Perendise.”
Ne nuk duhet te kerkojme buje per virtytin tone,ose fame per zellin tone;por,ne te njejten kohe,eshte nje mekat te kerkosh gjithmone te fshehesh ate qe Zoti na ka dhene per te miren e te tjereve.Nje i Krishtere nuk duhet te jete nje fshat ne nje lendine,por “nje qytet i vene mbi nje koder;”nuk duhet te jete nje kandil nen karroqe,por i vendosur ne shandan qe t’u beje drite te gjitheve.Terheqja mund te jete e kendshme ne periudhen e saj,dhe te fshihesh eshte padyshim kryeulet,por fshehja e Krishtit ne ne nuk mund kurre te justifikohet,dhe permbajtja e se vertetes qe na eshte e çmueshme eshte nje mekat kundrejt te tjereve dhe nje fyerje kundrejt Zotit.Nese je i nje karakteri nervoz dhe i nje prirjeje perlarguese,ki kujdes qe te mos ta lejosh shume kete prirje luhatese,me rrezik se mos jesh i padobishem per Kishen.Kerko ne emrin e Atij qe nuk i vinte turp per ty,ti besh dhune ndjenjave te tua,dhe ti thuash te tjereve çfare Krishti te ka thene.Nese nuk mund te flasesh me nje gjuhe trumpete,perdor zerin e pakte te qete.Nese predikatorja nuk eshte tribuna jote,nese shtypi nuk mund te mbaje ne krahet e tij fjalet e tua,prapeseprape thuaj me Pjetrin dhe Gjonin,”Nuk kam as ar dhe as argjend;por ate qe kam te jap.”Ne pusin e Sikarit foli gruas samaritane,nese nuk mund te predikosh mbi mal nje predikim;shpreh lavdite e Jezusit ne shtepi,nese jo ne tempull;ne are,nese jo ne tregti;ne mes te vatres tende,nese nuk mundesh dot ne mes te familjes se madhe te njerezve.Prej burimeve te fshehura perbrenda ler perrenj rrjedhes te leshohen jashte me embelsi,duke i dhene per te pire çdo kalimtari.Mos e fshih talentin tend;bej tregti me te;dhe do t’ia sjellesh Zotit dhe Mjeshtrit tend me interes te mire.Te flasesh per Zotin do te jete freskuese per ne,e hareshme per te shenjtet,e dobishme per mekataret,dhe e nderueshme per Shpetimtarin.Femijet memece jane nje shkak zemerdhembjeje per prinderit e tyre.Zot,çlidh te gjitha gjuhet e femijeve te tu.
{Lexim i perditshem :#Zanafilla 37 :1-39 :23} {Studim i shpejte :#Zanafilla 31 :1-32 :32}
« Jozafati beri qe te ndertohen anije ne Tarshish per te vajtur ne Ofir,qe te kerkohej ar,por anijet nuk arriten kurre te dalin ne det,sepse u shkaterruan ne Etsion-Geber. »
Anijet e Salomonit qene kthyer ne siguri,por anijet e Jozafatit nuk arriten kurre token e arit.Provania i jep begatine njerit,dhe pengon deshirat e tjetrit,ne te njejten pune dhe ne te njejten vend,prapeseprape Qeverisesi i Madh eshte po aq i mire dhe i urte ne nje rast sa ne tjetrin.Paçim hir sot,ne kujtim te ketij teksti,per te bekuar Zotin per anijet e thyera ne Etsion-Geber,po ashtu si dhe per anijet e ngarkuara me bekime shekullore ;le te mos kemi zili me te suksesshmin,as te murmurisim prej humbjeve tona sikur te ishim veçanerisht dhe teper te sprovuar.Ashtu si Jozafati,ne mund te jemi te çmuar nen syte e Zotit,edhe pse skemat tona perfundojne ne zhgenjim. Shkaku i fshehte i humbjes se Jozafatit ia vlen te vihet re,sepse eshte rrenja e shume vuajtjeve te njerezve te Zotit ;ishte lidhja e tij me nje familje mekatare,shoqerimi i tij me mekataret.Ne {#2 Kronika 20 :37},na thuhet se Zoti dergoi nje profet per te shpallur « Nga qe je i bashkuar me Ashaziahun,Zoti ka shkaterruar veprat e tua ».Kjo ishte nje ndreqje aterore,e cila duket se ishte fatbardhe per te ;sepse ne vargun qe ndjek tekstin tone te mengjesit e gjejme ate duke mos pranuar te lejoje sherbetoret e tij te lundroje ne te njejtat anije me ato te mbretit te lig.Perjetimi i Jozafatit qofte nje paralajmerim per pjesen tjeter te popullit te Zotit,per te evituar se qenuri nen te njejten zgjedhe me jobesimtaret !Nje jete mjerimi eshte zakonisht risku i atyre qe jane te bashkuar ne martese,ose ne çdo fare menyre tjeter prej vete zgjedhjes se tyre,me njerezit e botes.O per hir te dashurise se Jezusit,qofshim si Ai,te shenjte,te pademshem,te pafelliqur,dhe te ndare prej mekatareve ;sepse nese nuk eshte keshtu me ne,mund te presim te degjojme shpesh te thuhet, « Zoti ka shkaterruar veprat e tua. »
« Nxorri ne siperfaqe hekurin. »
Sepata dukej e humbur perfundimisht,dhe meqenese ishte e marre hua,nderi i profeteve mund te rrezikohej,dhe keshtu qe emri i Zotit te tyre mund te perlyhej.Kundra çdo pritje,hekuri u be qe te ngjitej prej thellesise se rrymes dhe te dale ne siperfaqe ;sepse gjera te pamundura per njeriun jane te mundura per Zotin.Njoha nje njeri ne Krisht para ca vitesh qe u thirr te ndermerrte nje pune qe ia tejkalonte forces se tij.Dukej kaq e veshtire sa nenkuptonte absurditet thjesht ne vete idene e se perpjekurit.Prapeseprape ai u thirr per kete,dhe besimi i tij u rrit me kete rast ;Zoti nderoi besimin e tij,ndihme e papritur u dergua,dhe hekuri doli mbi siperfaqe.Nje tjeter i familjes se Zotit qe i plotesonte te gjitha nevojat e tij,dhe shume me teper, ra papritur ne veshtiresi te renda financiare,kerkoi per miq me kot,por besimi e udhehoqi ate te Ndihmesi i padeshtueshem,dhe trazira u hoq,dhe hekuri doli ne siperfaqe.Nje i trete iu desh te perballonte nje rast te dhimbshem shthurjeje.Pati mesuar,qortuar,paralajmeruar,ftuar,dhe nderhyre por me kot.Adami i vjeter ishte shume i forte per Melaktonin e ri,fryma kokeforte nuk leshonte pe.Me pas erdhi nje agoni lutjeje,dhe nuk u desh shume qe nje pergjigje e bekuar te dergohej prej qiellit.Zemra e forte u thye,hekuri doli ne siperfaqe. Lexues i dashur,cili eshte rasti yt i deshperuar ?Cfare çeshtje te rende ke ne duar kete mbremje ?Sille ketu.Zoti i profeteve jeton,dhe jeton te ndihmoje te shenjtet e tij.Nuk do te lejoje te te mungoje ndonje gje e mire.Beso ne Zotin e ushtrive !Afrohu Atij duke permendur emrin e Jezusit,dhe hekuri do te dale ne siperfaqe ;ti gjithashtu do te shikosh gishtin e Zotit duke kryer mrekullira per popullin e tij.T’u befte sipas besimit tend,dhe akoma hekuri do te dale ne siperfaqe.
{#Lexim i perditshem :#Zanafilla 40 :1-42 :38} {Studim i shpejte :#Zanafilla 33 :1-36 :43}
« I fuqishem per te shpetuar. »
Me fjalet “ per te shpetuar” ne kuptojme tere vepren e madhe te shpetimit,prej deshires se pare te shenjte perbrenda deri ne shenjterim te plote.Ne keto fjale gjendet e gjithe meshira.Krishti jo vetem qe eshte “i fuqishem per te shpetuar” ato qe pendohen,por eshte i afte ti beje njerezit te pendohen.Ai do te shpjere ne qiell ato qe besojne;por me teper,Ai eshte i fuqishem ti jape njerezve zemra te reja dhe te veperoje besimin ne to.Ai eshte i fuqishem te beje njeriun qe e urren shenjterine ta doje ate,dhe te shtrengoje perçmuesin e emrit te tij te gjunjezohet perpara Tij.Jo,kjo nuk eshte e gjithe domethenia,sepse fuqia hyjnore shikohet gjithashtu ne vepren e mevonshme.Jeta e besimtarit eshte nje vazhdueshmeri mrekullish te kryera prej “Perendise se Fuqishme.”Shkurrja digjet,por nuk konsumohet.Ai eshte i fuqishem te ruaje popullin e tij te shenjte pasi i ka bere ashtu,dhe ti ruaje ato ne druajtjen dhe dashurine e tij derisa te konsumoje qenien e tyre shpirterore ne qiell.Fuqia e Krishtit nuk qendron ne berjen e nje besimtari dhe me pas per ta lene ate te eci vete;por Ai qe fillon vepren e mire e vazhdon ate;Ai qe tejçon faren e pare te jetes ne shpirtin e vdekur,zgjat qenien hyjnore,dhe e forcon ate derisa shperthen cope cope çdo vargan mekati,dhe shpirti lartohet prej tokes i perkryer ne lavdi.Besimtar,ketu ka zemerdhenie.A po lutesh per ndonje te dashur?O,mos hiq dore prej lutjeve te tua,sepse Krishti eshte “ i fuqishem te shpetoje.”Je i pafuqishem te kthesh mbrapa rebelin,por Zoti yt eshte i plotfuqishem.Shtrengo ate dore te fuqishme dhe ngrehe ate per te leshuar fuqine e saj.A te trazon rasti jot?Mos druaj,sepse forca e tij eshte e mjaftueshme per ty.Qofte per te filluar vepren me te tjeret ose ta vazhdoje ate ne ty,Jezusi eshte “i fuqishem per te shpetuar;”prova me e mire e kesaj qendron ne faktin se te ka shpetuar.Oh sa meshire e madhe qe nuk e ke zbuluar Ate te jete i fuqishem per te shkaterruar!
“Me te pare qe po fundosej,thirri,duke thene:”Zot,shpetome!”
Koherat e fundosjes jane kohera lutjeje me sherbetoret e Zotit.Pjetri la pas dore lutjen ne fillim te udhetimit te tij te rrezikshem,por kur filloi te fundosej rreziku e beri pergjerues,dhe thirrja e tij edhe pse vone nuk ishte teper vone.Ne oret tona te dhembjes truperore dhe ankthit mendor,ne e gjejme veten po aq natyrshem te udhehequr drejt lutjes sa anija e mbytur shtyhet per ne breg prej dallgeve.Dhelpera fshihet ne strofullen e saj per mbrojtje;zogu fluturon ne pyll per strehe;dhe po ashtu edhe besimtari i sprovuar nxiton per te froni i meshires per siguri.Limani i madh strehues i qiellit eshte Vetem Lutja;mijera anije te rrahura prej stuhise kane gjetur nje mbrojtje atje,dhe ne çastin kur nje stuhi vjen,eshte gje e urte per ne te drejtohemi atje.
Lutje te shkurtera jane te gjata mjaftueshem.Kishte veçse tre fjale ne kerkesen qe Pjetri shprehu,por ato ishin te mjaftueshme per qellimin e tij.Jo gjatesia por forca eshte e deshirueshme.Nje ndijim nevojshmerie eshte nje mesues i fuqishem shkurtesie.Nese lutjet tona do kishin me pak pende krenarie dhe me teper krahe do ishin shume me mire.Derdellitja eshte per perkushtimin si byku per miellin.Gjerat e çmueshme qendrojne ne rreze te vogla,dhe e gjithe ajo qe eshte lutje e vertete ne shume pergjerime mund te ishte shprehur ne nje kerkese po aq te shkurter sa ajo e Pjetrit.
Ngushticat tona jane rastet e mira te Zotit.Menjehere nje ndijim i mprehte rreziku nxjerr prej nesh nje klithme te ankthshme qe veshi i Jezusit degjon,dhe per Te veshi dhe zemra jane bashke,dhe dora nuk vonohet me.Ne çastin e fundit ne i kthehemi Zotit tone,por dora e tij e shkathet i perfiton vonesat tona me nje veprim te efektshem dhe te menjehershem.A jemi gati duke u mbytur prej ujerave te rrembyera te zemerdhembjes?Le te ngrijme atehere shpirtin tone drejt Shpetimtarit tone,dhe eshte e sigurte se Ai nuk do te lejoje qe te vdesim.Kur nuk mund te bejme asgje,Jezusi mund te beje gjithçka;le te marr ne anen time ndihmen e tij te fuqishme dhe çdo gje do jete mire.
{Lexim i perditshem :#Zanafilla 43 :1-45 :28} {Studim i shpejte :#Zanafilla 37 :1-38 :30}
« Vepro ashtu si ke thene. »
Premtimet e Zotit nuk u bene per tu hedhur poshte si leter e pavlere;Ai pati per qellim per ti perdorur ato.Ari i Zotit nuk eshte paraja e kurnacit,por eshte para e prere per te bere tregti.Asgje nuk i pelqen me shume Zotit tone se sa te vere ne qarkullim premtimet e tij;Ai do te shikoje femijet e tij t’ia sjellin Atij dhe ti thone,”Zot,vepro siç ke thene,”Ne lavderojme Zotin kur veme perpara premtimet e tij.A mendoni se Zoti do te jete me i varfer kur ju jep pasurite qe ka premtuar?A enderron valle se do te jete me pak i shenjte ngaqe te jep shenjteri?A e merr me mend se do te jete me pak i paster ngaqe te lan prej mekateve te tua?Ai ka thene “Ejani,pra,dhe te diskutojme bashke,edhe sikur mekatet tuaja te ishin te kuqe flake,do te behen te bardha si bora,edhe sikur te ishin te kuqe te purpur,do te behen si leshi.”Besimi kap premtimin e faljes,dhe nuk vonon,duke thene,”Ky eshte nje premtim i çmuar,a eshte e vertete apo jo?”,por shkon drejtepersedrejti te froni me te,dhe thote,”Zot,ketu eshte premtimi,”Vepro ashtu si ke thene.”Zoti yne pergjigjet,”T’u befte ashtu siç do.”Kur nje i Krishtere mberthen nje premtim,nese nuk ia shpie Zotit,e shnderon Ate;por kur nxiton te froni i hirit,dhe klith,”Zot,nuk kam gje me çfare te mburrem,perveç se kesaj,”Ti e ke thene;”atehere deshira e tij do te permbushet.Bankieri jone kenaqet te ktheje vete kartmonedhat e tij.Mos e ler kurre premtimin te ndryshket.Terhiqe fjalen e premtimit prej kellefit,dhe perdore ate me nje dhune te shenjte.Mos mendo se Zoti do te trazohet ngaqe i kujton me bezdi premtimet e tij.Ai ka endje te degjoje klithmat e zhurmshme te shpirtrave nevojtare.Eshte endja e tij te jape favore.Ai eshte me i gatshem te degjoje se sa ti je i gatshem te kerkosh.Dielli nuk lodhet se ndriçuari,as burimi se rrjedhuri.Eshte ne natyren e Zotit te mbaje premtimet e tij;prandaj shko menjehere ne fron me “Vepro ashtu siç ke thene.”
“Une i drejtohem lutjes.”
Gjuhet genjeshtare ishin te zena kunder emrit te mire te Davidit,por ai nuk u mbrojt;ai e çoi çeshtjen ne nje gjykate me te larte,dhe u paraqit perpara vete Mbretit te madh.Lutja eshte metoda me e sigurte per t’iu pergjigjur fjaleve te urrejtjes.Psalmisti nuk u lut ne nje prirje zemerftohte,ai ia dha veten ushtrimit—hodhi tere shpirtin dhe zemren e tij ne te—duke tendosur çdo muskul dhe dell,dhe ashtu si Jakobi beri kur luftoi me engjellin.Keshtu,dhe vetem keshtu,do te begatoje secili prej nesh ne fronin e hirit.Ashtu si nje hije nuk ka fuqi sepse nuk ka thelb ne te,po ashtu ai pergjerim,ne te cilin vetja e njeriut nuk eshte teresisht e pranishme ne kembngulje agonizuese dhe deshire te zjarrte,eshte plotesisht i paefektshme,sepse i mungon ajo qe do ti jipte force.”Lutja e zjarrte,”thote nje fetar i vjeter,”si nje top i vendosur ne dyert e qiellit,i ben te hapen gjere e gjate.”Faji jone me shumicen prej nesh eshte gatishmeria jone ti jipemi hutimeve.Mendimet tona bredhin sa andej kendej,dhe bejme pak perparim drejt qellimit te deshiruar.Ashtu si zhiva mendja jone nuk mbahet e bashkuar,por shkon rrokthi sa andej kendej.Sa e keqe e madhe qe eshte kjo!Na ben dem,dhe ajo qe eshte me keq,fyen Zotin tone.Cfare do mendonim ne lidhje me nje lutes,nese,ndersa duke pasur nje degjim me nje princ,te lozte me pupla ose te kapte flutura? Vazhdimesia dhe kembngulja nenkuptohen ne shprehjen e tekstit tone.Davidi nuk thirri njehere dhe me pas ra ne heshtje,klithma e tij e shenjte u vazhdua derisa solli poshte bekimin.Lutja nuk duhet te jete puna jone e here pas hershme por puna jone e perditshme,zakoni jone dhe prirja jone.Ashtu si artistat i jipen modeleve te tyre dhe poetet ndjekjeve te tyre klasike,po ashtu edhe ne duhet ti jepemi lutjes.Ne duhet te zhytemi ne lutje si ne elementin tone,dhe te lutemi keshtu pa pushuar.Zot,na meso te lutemi qe te mund te jemi perhera e me shume mbizoterues ne pergjerim.
{#Lexim i perditshem :#Zanafilla 46 :1-48 :22} {Studim i shpejte :#Zanafilla 39 :1-41-57}
« Une te ndihmoj thote Zoti. »
Kete mengjes le te degjojme Zotin Jezus tek i flet secilit prej nesh : « Une do te te ndihmoj. » « Eshte gje shume e vogel per mua,Zoti yt,te te ndihmoj.Merr ne konsiderate ate qe kam bere tashme.Cfare !mos te te ndihmoj ?Pse valle,te kam blere me gjakun tim.Cfare !Mos te te ndihmoj ?Kam dhene jeten per ty ;dhe nese kam bere me te madhen,a nuk do te bej me te voglen ?Me ndihmo !Eshte gjeja me e paket qe mund te bej ndonjehere per ty ;kam bere me shume,dhe do te bej me shume.Perpara se bota te krijohej te zgjodha.Bera beselidhjen per ty.Vura menjane lavdine time dhe u bera nje njeri per ty ;dhashe jeten per ty ;dhe perderisa kam bere gjithe kete,me siguri qe do te ndihmoj tani.Duke te ndihmuar,po te jap ate qe kam blere tashme per ty.Edhe sikur te kishe nevoje edhe per nje mije here per aq ndihme,do te ta jipja ate ;kerkon pak ne krahasim me ate qe jam gati te te jap. « Eshte shume per ty te kesh nevoje,por nuk eshte asgje per mua te jap. »”Te te ndihmoj?” Mos druaj!Nese do kishte nje milingone ne porten e hambarit tend duke kerkuar ndihme,ti nuk do rrenoheshe po ti jipje nje grusht miell ;dhe ti nuk je asgje perveçse nje insekt i vocerr ne porten e plotmjaftueshmerise sime. « Do te te ndihmoj. » O shpirti im,a nuk te mjafton ?A ke nevoje per me shume force se sa plotfuqishmeria e Triadhes se Bashkuar ?A do me teper urtesi sa sa ka ne Atin,me shume dashuri se sa shfaqet ne Birin,ose me pushtet se sa shfaqet ne ndikimet e Frymes ?Sille ketu shtamben tende !Me siguri qe ky pus do ta mbushe ate.Nxito,sill kerkesat e tua dhe silli ketu—zbrazetine tende,deshirat e tua,nevojat e tua.Shiko,ky lum i Zotit eshte plot per furnizimin tend ;çfare deshiron valle me teper ?Ec perpara,shpirti im,me tere fuqine tende.Perendia i Perjetshem eshte ndihmesi yt !
Mos ki frike,jam me ty,O,mos u tut ! Une,jam Zoti yt,dhe do te te ndihmoj akoma..
« Mesia do te vritet dhe askush nuk do te jete me te. »
I bekuar qofte emri i tij,nuk kishte shkak vdekje ne Te.As mekati i tanishem as origjinal nuk e pati ndotur ate,keshtu qe vdekja nuk pati pretendime per te.Askush nuk mund t’ia merrte jeten me hak,sepse nuk i kishte bere ndonje te lige askujt,dhe askush nuk mund ta vriste madje edhe me dhune po te mos i kishte pelqyer ta jipte veten per te vdekur.Por ve re,njeri mekaton dhe nje tjeter vuan.Drejtesia u shkel prej nesh,por gjeti kenaqesine e saj ne te.Lumenj lotesh,male flijimesh,detra gjaku demash,dhe kodra temjani,nuk mund te vlenin gje per heqjen e mekatit;por Jezusi u vra per ne,dhe shkaku i zemerimit u hoq per ne menjehere,sepse mekati u fshi pergjithmone.Ketu ka urtesi,me ane te ciles zevendesimi,menyra e shpejte dhe e sigurte e shlyerjes u mendua!Ketu ka zemerdhembshuri,qe e solli Mesian,Princin,te mbaje kuroren me gjemba,dhe te vdese ne kryq!Ketu ka dashuri,qe udhehoqi Shpetimtarin te jape jeten e tij per armiqte e tij! Sidoqe te jete,nuk mjafton te admirosh spektaklin e gjakosjes se pafajshme per te fajshmin,ne duhet te sigurohemi per interesin tone ne te.Objekti i veçante i vdekjes se Mesias ishte shpetimi i kishes se tij ;a kemi ne pjese midis atyre per te cilet Ai dha jeten e tij ?A qendroi Zoti Jezus si perfaqsuesi yne?A jemi te sheruar prej tij?Do te jete me te vertete nje gje e tmerrshme nese nuk do kishim risk ne flijimin e tij;do te ishte me mire per ne qe te mos ishim lindur kurre.Ashtu siç eshte nje pyetje solemne,eshte nje gje e gezueshme se eshte nje pyetje qe mund te pergjigjet qarte dhe pa gabim.Per te gjithe ato qe besojne ne Te,Zoti Jezus eshte Shpetimtar i pranishem,dhe mbi to gjithe gjaku i pajtimit eshte sperkatur.Te gjithe ato qe besojne ne meriten e vdekjes se Mesias qofshin te gezuar ne çdo kujtese te saj,dhe mirenjohja e tyre e shenjte i udheheqte ne perkushtim te plote per kauzen e tij.
{#Lexim i perditshem :#Zanafilla 49 :1-Eksodi 1 :22} {Studim i shpejte :#Zanafilla 42 :1-44 :34}
« Pastaj veshtrova,dhe ja,Qengji po qendronte ne malin Sion. »
Apostulli Gjon ishte i privilegjuar te shikonte brenda portave te qiellit,dhe duke pershkruar ate qe pa,ai fillon te thote, « Veshtrova,dhe ja,Qengji ! »Kjo na meson se objekti kryesor i soditjes ne gjendjen qiellore eshte « Qengji i Zotit,qe heq mekatin e botes. »Asgje tjeter nuk terhoqi vemendjen e apostullit aq shume sa personi i Qenies Hyjnore,qe na ka shpenguar me ane te gjakut te tij.Ai eshte tema e kengeve te frymeve te lavderuara dhe engjejve te shenjte.I Krishtere ketu ka gezim per ty ;ke veshtruar dhe ke pare Qengjin.Permes loteve te tu syte e tu kane pare Qengjin e Zotit duke te hequr mekatet.Gezohu atehere.Edhe per pak kohe,kur syte e tu do te jene fshire prej loteve,do te shikosh te njejtin Qengj te ekzaltuar ne fronin e tij.Eshte gezimi i zemres tende te mbaje shoqerim te perditshem me Jezusin ;do te kesh te njejtin gezim ne nje shkalle me te larte ne qiell ;do te gezosh vizionin e vazhdueshem te pranise se tij ;do te banosh me te perhera. « Veshtrova dhe ja,Qengji ! »Ai Qengj eshte vete qielli ;sepse ashtu si i miri Ruterford thote, « Qielli dhe Krishti eshte e njejta gje ; »te jesh me Krishtin eshte te jesh ne qiell,dhe te jesh ne qiell eshte te jesh me Krishtin.Ai i burgosur i Zotit shume embel shkruan ne nje prej letrave te tij te ngrohta—« Oh Zoti im Jezu Krisht,nese do isha ne qiell pa ty do te ishte nje ferr ;dhe po te isha si ne ferr,dhe te te kisha akoma Ty,do te ishte nje qiell per mua,sepse Ti je i gjithe qielli qe dua. »Eshte e vertete,apo jo,I Krishtere ?A nuk thote ashtu shpirti yt ? Jo te gjitha harpat lart Mund te bejne nje vend qiellor, Nese Zoti leviz banesen e tij, Ose fsheh fytyren e tij.
Gjithçka qe ke nevoje per te te bere te bekuar,teper i bekuar,eshte « te jesh me Krishtin. »
“Nje mbremje u ngrit nga shtrati i tij dhe filloi te shetise ne taracen e pallatit mbreteror.”
Ne ate ore Davidi pa Bath-Sheben.Nuk jemi kurre jashte rrezes se tundimit.Ne shtepi ose jashte jemi te afte te ndeshim joshje te djallit ;mengjesi hapet me rrezik,dhe hijet e mbremjes na gjejne akoma ne rrezik.Jane te ruajtur mire ato qe Zoti ruan,por mjere ato qe dalin ne bote,ose madje guxojne te ecin edhe ne vete shtepine e tyre te paarmatosur.Ato qe e ndjejne veten e tyre te sigurte i jane me te zbuluar rrezikut se te tjeret.Mbajtesi i armeve te Mekatit eshte Vete-besimi. Davidi duhet te kishte shkuar te luftonte betejat e Zotit,ne vend qe te kishte qendruar ne Jeruzalem,dhe i lejoi vetes pushime luksoze,sepse u çua prej shtratit ne mbremje.Pertacia dhe luksi jane çakajte e djallit dhe i gjejne ketij gjah te bollshem.Ne ujerat ndenjese krijesat e demshme luzmojne,dhe toka e lene pas dore leshon barera te keqija.O dashuria shtrenguese e Jezusit na ruajte veprues dhe te dobishem !Kur shikoj Mbretin e Izraelit duke lene me plogeshti shtratin e tij ne muzgun e dites dhe duke rene menjehere ne tundim,le te bej kujdes dhe te kem vemendshmeri te shenjte per te ruajtur porten. A eshte e mundur qe mbreti te ishte ngjitur ne tarace per prehje dhe perkushtim ?Nese ashtu,çfare paralajmerimi qe na jipet,qe te mos llogarisim asnje vend,sa do i fshehte,nje tabernakull prej mekatit !Ndersa zemrat tona jane si çakmak me gur dhe hedhin shkendija kaq menjehere,do benim mire te perdorim gjithe zellin ne gjithe vendet per te parandaluar nje zjarr.Satani mund te ngjise taracat e shtepive,dhe te hyje ne kthina,dhe madje edhe sikur ta mbyllnim ate djall te felliqur,vete korruptimet tona mjaftojne per te vene ne pune rrenimin tone nese hiri nuk parandalon.Lexues,ki kujdes per tundimet e mbremjes.Mos ji i sigurte.Dielli perendon por mekati lind.Kemi nevoje per nje rojtar gjate nates po ashtu si dhe gjate dites.O Fryme e bekuar,na ruaj prej çdo te lige kete nate.Amen.
{#Lexim i perditshem :#Eksodi 2 :1-4 :31} {Studim i shpejte :#Zanafilla 45:1-47:31}
“Keshtu pra,mbetet nje dite prehjeje per popullin e Perendise.”
Sa e ndryshme do te jete gjendja e besimtarit ne qiell prej asaj qe eshte ketu!Ketu ai ka lindur per te punuar rende dhe te vuaje lodhje,por ne token e pavdekesise,lodhja nuk njihet.I ankthshem te sherbeje Mjeshtrin e tij,forca e tij i duket e pabarabarte me zellin e tij:klithma e tij e vazhdueshme eshte,”Me ndihmo te te sherbej,o Zoti im.”Nese eshte teresisht veprues,do te kete shume pune;jo dhe aq per vullnetin e tij,por me shume se mjaftueshem per fuqine e tij,keshtu qe do te therrase,”Nuk jam i lodhur prej punes,por jam i lodhur ne te.”Ah!I Krishtere,dita e nxehte e lodhjes nuk zgjat perhera;dielli po afron horizontin;ai do te linde perseri me nje drite me te shkelqyeshme se sa ke pare ndonjehere mbi nje toke ku ato sherbejne Zotin dite e nate,dhe prapeseprape pushojne prej puneve te tyre.Ketu,prehja eshte veçse e pjesshme,atje,eshte e perkryer.Ketu,i Krishteri eshte perhera endacak;ndjen se nuk ka arritur akoma.Atje,te gjithe jane ne prehje;kane arritur majen e malit;jane ngjitur deri ne kraharorin e Zotit.Me lart ato nuk mund te shkojne.Ah,lodhu ne pune medites i rraskapitur,veçse mendo se do te prehesh perjeta!A e merr dot me mend?Eshte nje prehje e perjetshme;nje prehje qe “mbetet”.Ketu,gezimet me te mira mbajne vulen “kalimtare” ne ball;lulet e mia te bukura vyshken;kupat e mia te zgjedhura thahen deri ne funderri;zogjte e mi me te embel bien perpara shigjetave te Vdekjes;ditet e mia me te kendshme mbulohen prej hijeve te nates;dhe baticat e lumnise sime bien ne zbatica trishtimi;por atje,gjithçka eshte e pavdekshme;harpa qendron e pandryshkur,kurora e pavenitur,syri i pamekur,zeri i palekundur,zemra e paluhatur,dhe qenia e pavdekshme eshte e tera e thithur ne endje te pafundme.Dite e lumtur!e lumtur!kur vdekshmeria do te gllaberitet prej jetes,dhe Shabati i perjetshem do te filloje.
“Ai u shpjegoi atyre ato qe kishin lidhje me Te ne te gjitha Shkrimet.”
Dy dishepujt ne rrugen per ne Emaus paten nje udhetim teper te perfitueshem.Shoqeruesi dhe mesuesi i tyre ishte kujdestari me i mire ;ftilluesi i pashoq ne te Cilin jane te fshehura te gjitha thesaret e urtesise dhe njohurise.Zoti Jezus begenisi te behej nje predikues i ungjillit,dhe nuk kishte turp te ushtronte thirrjen e tij perpara dy degjuesve,as nuk kundershtoi te behej mesonjesi madje edhe i njerit.Le te kandisim shoqerine e nje Udhezuesi kaq te shkelqyeshem,sepse derisa te mos jete bere per ne urtesi nuk do te jemi kurre te urte per shpetimin. Ky mesonjes i pakrahasueshem perdori si liber me te mirin e librave.Edhe pse i afte te zbulonte te vertete te fresket,parapelqeu te shpjegonte te vjetren.E dinte prej gjithedijes se tij cila ishte menyra me teper mesimdhenese,dhe duke u kthyer menjehere tek Moisiu dhe profetet,na tregoi se udha me e sigurte drejt urtesise nuk eshte hamendesimi,arsyetimi,ose leximi i librave njerezore,por persiatja mbi Fjalen e Zotit.Udha me e shpejte per tu bere shpirterisht i pasur ne njohuri qiellore eshte te germosh ne minieren e diamanteve,te mbledhesh perla prej detit qiellor.Kur Jezusi Vete u perpoq te pasuronte te tjeret,ai punoi ne guroren e Shkrimit te Shenjte. Pala e favorizuar u udhehoq te merrte ne konsiderate me te miren e temave,sepse Jezusi foli per Jezusin,dhe shpjegoi gjerat ne lidhje me Veten e tij.Ketu diamanti preu diamantin,dhe çfare valle mund te ishte me e admirueshme ?I Zoti i shtepise hapi vete dyert e tij,shpuri te ftuarit ne tryezen e tij,dhe shtroi vete gjellerat e tij te perzgjedhura.Ai qe fshehu vete thesarin ne fushe udhehoqi kerkuesit te ai.Zoti yne fjalon natyrshem mbi temen me te embel dhe nuk mund te gjeje teme me te embel se sa vete personi dhe vepra e Tij :ne kete menyre ne duhet te kerkojme perhera Fjalen.O na u dhente hiri te studiojme Biblen me Jezusin si mesuesi dhe mesimi yne !
{#Lexim i perditshem :#Eksodi 5 :1-7 :25} {Studim i shpejte :#Zanafilla 48 :1-50 :26}
“E kerkova por nuk e gjeta.”
Me thuaj ku e humbe shoqerimin e Krishtit,dhe do te te them vendin me te mundshem per ta gjetuar Ate. A e humbe Krishtin ne kthine duke mos u lutur aq sa duhet?Atehere atje duhet ta kerkosh dhe ta gjesh Ate.A e humbe Krishtin prej mekatit ?Nuk do ta gjesh Krishtin ne rruge tjeter perveçse duke hequr dore prej mekatit,dhe duke kerkuar me ane te Frymes se Shenjte ti japesh vdekjen gjymtyres ne te cilen epshsi banon me te vertete.A e humbe Krishtin duke lene pas dore Shkrimet?Duhet te gjesh Krishtin ne Shkrimet.Kjo fjale e urte eshte e vertete”aty ku le diçka aty do ta gjesh.”Keshtu qe kerko Krishtin atje ku e humbe Ate,sepse Ai nuk eshte larguar tutje.Por eshte gje e veshtire te kthehesh te Krishti.Buniani na thote se shtegetarit iu duk copa e udhes mbrapa per ne Vendin e Rehatise,ku humbi rrotullamen,me e veshtira qe kishte bere ndonjehere.Njezet milje perpara eshte me e lehte se sa te shkosh nje milje mbrapa per deshmine e humbur. Bej kujdes,pra kur gjen Mjeshtrin tend ti ngjitesh ngushte Atij.Por si valle ndodhi qe e humbe Ate?Dikush do kishte menduar se nuk do te ishe larguar kurre prej nje shoku kaq te çmuar,prania e te cilit eshte kaq e embel,fjalet e te cilit jane kaq ngushelluese,dhe shoqeria e te cilit eshte kaq e shtrenjte per ty!Si valle ndodhi qe nuk e veshtrove Ate ne çdo çast prej frikes se mos e humbisje?Prapeseprape,qe kur e ke lene te shkoje,çfare meshire qe po e kerkon tashme,edhe pse psheretin me vajtim,”Oh sikur ta dija ku ta gjeja ate!”Vazhdo ta kerkosh,sepse eshte e rrezikshme te jesh pa Zotin.Pa Krishtin je si dele pa bari;si peme pa uje ne rrenjet e saj;si nje gjethe e thare ne nje stuhi—jo e lidhur me pemen e jetes.Me gjithe zemren tende kerkohe Ate,dhe Ai do te gjendet prej teje:veçse jipja veten teresisht kerkimit,dhe me te vertete,do ta gjesh akoma Ate per gezimin dhe haren tende.
“Pastaj ua kthjelloi mendjen qe te kuptonin Shkrimet.”
Ate qe e pame mbremjen e kaluar duke kthjelluar Shkrimin,e dallojme ketu duke kthjelluar mendjen.Ne vepren e pare Ai ka shume shoke medites,por ne te dyten qendron i vetem;shume mund ti sjellin mendjes Shkrimet,por vetem Zoti mund te pergatise mendjen per te marre Shkrimet.Zoti yne Jezus ndryshon prej te gjithe mesuesve te tjere;ato arrijne veshin,por Ai meson zemren;ato merren me shkronjen e jashtme,por Ai perçon nje parashije te brendshme per te verteten,me ane te ciles ne dallojme shijen dhe frymen e saj.Njerezit me te pamesuar behen shkollare te pjekur ne shkollen e hirit kur Zoti Jezus me ane te Frymes se Tij te Shenjte i shpalos misteret e mbreterise,dhe i jep vajosjen hyjnore me ane te ciles ato mundesohen te shikojne te padukshmen.Lum ne nese kemi mendjen te kthjelluar dhe te forcuar prej Mjeshtrit!Sa shume njerez me dituri te thelle jane te paditur ne lidhje me gjerat e perjetshme!Ato e njohin shkronjen vrasese te zbuleses,por frymen e saj te gjalle nuk mund ta dallojne dot;kane nje vello mbi zemrat e tyre qe syte e arsyes njerezore nuk mund ta depertojne dot.I tille ishte rasti yne me perpara;ne qe tani shikojme ishim nje here e nje kohe te verber;e verteta ishte per ne si bukuria ne erresire,nje gje e paveneré dhe e lene pas dore.Po te mos kishte qene prej dashurise se Jezusit ne kete çast do kishim mbetur ne padije te plote,sepse pa kthjellimin e tij te hirshem te mendjes sone,ne nuk do mund te kishim arritur dot te njohuria shpirterore me shume se nje femije do mund te ngjiste Piramidat,ose me shume se nje struc do mund te fluturonte deri te yjet.Kolegji i Jezusit eshte i vetmi ne te cilin e verteta e Zotit mund te mesohet me te vertete;shkollare te tjere mund te na mesojne se çfare do te thote te besosh,por vetem Krishti mund te na tregoje se si te besojme.Le te ulemi nen kembet e Jezusit,dhe me lutje te zellshme te therrasim per ndihmen e tij te bekuar qe zgjuarsia jone e plogesht te rritet ne shkelqim dhe kuptimi yne i dobet te mund te marre gjerat hyjnore.
{#Lexim i perditshem :#Eksodi 8 :1-10 :29} {#Studim i shpejte:#Eksodi 1:1-2:25}
“Abeli ishte bari.”
Si bari,Abeli ia shenjteroi vepren e tij lavdise se Zotit,dhe ofroi nje flijim gjaku mbi altar dhe Zoti e pranoi Abelin dhe flijimin e tij.Kjo shembelltyre e hershme e Zotit tone eshte teper e qarte dhe e dallueshme.Ashtu si rrezja e pare e drites qe ngjyron lindjen ne lindjen e diellit,nuk zbulon menjehere gjithçka por ajo shpall qarte faktin e madh se dielli po lind.Teksa shohim Abelin,nje bari dhe po ashtu nje prift,duke ofruar nje flijim me arome te mire per Zotin,ne dallojme Zotin tone,qe sjell perpara Atit te tij nje flijim qe I Perjetshmi e pranoi perjetesisht.Abeli u urrye prej vellait te tij—i urryer pa arsye;dhe po ashtu ishte me Shpetimtarin:njeriu misheror dhe natyror urreu njeriun e pranuar ne te cilin gjendej Fryma e hirit,dhe nuk gjente prehje derisa gjaku i tij te ishte derdhur.Abeli ra,dhe e sperkati altarin dhe flijimin e tij me vete gjakun e tij,dhe me kete nxjerr ne pah Zotin Jezus i vrare prej armiqesise se njeriut tek sherbente si prift perpara Zotit.”Bariu i mire jep jeten e vet per delet.”Le te vajtojme mbi te teksa e shohim te vrare prej urrejtjes se njerezimit duke njollosur briret e altarit te tij me vete gjakun e tij.Gjaku i Abelit flet.”Zoti i tha Kainit,”Zeri i gjakut te vellait tend me vengon nga toka.”Gjaku i Jezusit ka nje gjuhe te fuqishme,dhe kuptimi i vengimit te tij mbizoterues nuk eshte urrejtje por meshire.Eshte i çmuar pertej çdo çmueshmerie te qendrosh ne altarin e Bariut tone te mire!ta shikosh duke pikuar gjak atje si nje prift i therur,dhe me pas te degjosh gjakun e tij ti shpalle paqe gjithe tufes se tij,paqe ne ndergjegjen tone,paqe midis Hebrenjve dhe Paganave,paqe midis njeriut dhe Krijuesit te tij te fyer,paqe perjetesisht per te gjithe njerezit te lare me gjak.Abeli eshte bariu i pare ne kohe,por zemrat tona do te vendosin perhera Jezusin se pari ne shkelqesi.Ti Rojtari i madh i deleve,ne populli i kullotes tende do te te bekojme me gjithe zemrat tona kur te te shikojme te therur per ne.
“Largoji syte e mi nga gjerat e kota dhe gjallerome ne rruget e tua.”
Ka lloj lloj kotesish.Kapelja dhe zilja e hokatarit,gazi i botes,qejfi,joshja dhe kupa e te shthururit,njerezit e dine se gjithe keto jane kotesira;keto mbajne mbi vete ballin e tyre vete emrin dhe titullin e tyre.Shume me te rrezikshme jane ato gjera po aq te kota,shqetesimet e kesaj bote dhe mashtrimi i pasurive.Nje njeri mund ti vije pas kotesise po aq mire ne nje banke sa ne nje teater.Nese eshte duke shpenzuar jeten e tij duke grumbulluar pasuri,i kalon keshtu ditet e tij ne nje shfaqje te kote.Po te mos ndjekim Krishtin dhe ta bejme Zotin tone objektin e madh te jetes,ne dallojme veçse ne paraqitje prej mendjelehtit me te madh.Eshte e qarte se ka shume nevoje per lutjen e pare te tekstit tone.”Gjallerome ne rruget e tua.”Psalmisti rrefen se ai eshte i paditur,i rende,i ngathet,gati i vdekur.Ndoshta,lexues i dashur,ti ndjehesh keshtu.Jemi kaq te plogesht sa motivet me te mira nuk mund te na gjallerojne ne,perveç se vete Zoti.Cfare!a nuk do te me gjalleroje valle ferri?A mendoj per mekataret duke vdekur dhe prapeseprape i pagjalleruar?A nuk do te me gjalleroje parajsa?A mund te mendoje per shperblimin qe pret te drejtin dhe prapeseprape te jem i ftohte?A nuk do te me gjalleroje vdekja?A mund te mendoj per vdekjen dhe qendrimin perpara Zotit tim dhe prapeseprape te jem i plogesht ne sherbimin e Zotit tim?A nuk do te me shtrengoje valle dashuria e Krishtit?A mund te mendoj valle per plaget e tij te shtrenjta,a mund te ulem ne kemben e kryqit te tij dhe prapeseprape te mos ndizem me zjarr dhe zell?Keshtu duket!Anje konsiderate e thjeshte nuk mund te na gjalleroje ne per zell,por vete Zoti duhet ta beje kete,prandaj dhe thirrja,”Gjallerome.”Psalmisti shpalos jashte gjithe shpirtin e tij ne pergjerime te perzjarrta:trupi dhe shpirti i tij bashkohen ne lutje.”Largoji syte e mi;” thote trupi:”Gjallerome,” therret shpirti.Kjo eshte nje lutje e duhur per çdo dite.O Zot,degjoje ate ne rastin tim kete mbremje.
{Lexim i perditshem :#Eksodi 11 :1-13 :22} {Studim i shpejte:#Eksodi 3:1-4:31}
“Atehere i gjithe Izraeli do te shpetohet.”
Me pas Moisiu kendoi ne Detin e Kuq,ishte gezimi i tij te dinte se i gjithe Izraeli ishte i sigurte.As dhe nje pike nuk ra prej atij muri te forte derisa i fundit i Izraelit te Zotit pati ngulitur me siguri kemben e tij ne anen tjeter te ujerave.Sapo u be ashtu,menjehere ujerat u shperhapen perseri ne vendin e tyre te duhur,por ama jo deri atehere.Pjese e asaj kenge ishte,”Ne meshiren tende ke udhehequr popullin qe ke shpenguar.”Ne kohen e fundit,kur i zgjedhuri do te kendoje kengen e Moisiut,sherbetorit te Zotit,dhe te Qengjit,ai do te jete krenaria e Jezusit,”Nga ato qe me ke dhene,nuk kam humbur as edhe nje.”Nuk do te kete ne parajse ndonje fron te zbrazet.
Sepse e gjithe rraca e zgjedhur Do te mblidhet rreth fronit, Do te bekoje hirin e Tij Dhe do te shpalle lavdite e Tij.
Te gjithe ato qe Zoti ka zgjedhur,te gjithe ato qe Krishti ka shpenguar,te gjithe ato qe Fryma ka thirrur,te gjithe ato qe besojne ne Jezusin,do te kalojne me siguri detin e ndare.Ne nuk kemi mberritur akoma me siguri:
Nje pjese e ushtrise ka kaluar ujerat, Dhe nje pjese tjeter po i kalon tani.
Pararoja e ushtrise ka arritur tashme bregun.Po ecim permes thellesirave;kete dite po ndjekim zellshem Udheheqesin tone ne zemer te detit.Le te gezohemi:praparoja do te jete se shpejti atje ku pararoja eshte tashme;i fundit i te zgjedhurve se shpejti do te kaloje detin dhe atehere do te degjohet kenga e triumfit,kur te gjithe do jene te sigurte.Por o!nese njeri do mungonte—oh!nese njeri i familjes se tij te zgjedhur do te hidhej jashte—do te shkaktonte nje keqtingellim te perjetshem ne kengen e te shpenguarve,dhe do te priste telat e harpave te parajses,keshtu qe muzika nuk mund te nxirret kurre prej tyre.
“Pastaj pati nje etje te madhe dhe kerkoi ndihmen e Zotit duke thene : »Ti lejove kete çlirim te madh me doren e sherbetorit tend,por a duhet te vdes une tani nga etja?”.
Samsoni ishte i etur dhe gati per te vdekur.Veshtiresia ishte teresisht e ndryshme prej atyre qe heroi pati ndeshur me perpara.Te kesh thjesht etjen te qetesuar nuk eshte kaq gje e rendesishme sa te jesh i çliruar prej nje mije Filistineve !por kur etja ra mbi te,Samsoni e ndjeu ate te vogel veshtiresi te tashme me te rende se sa e madhja veshtiresi e kaluar prej se ciles ai qe çliruar.Eshte shume e zakonshme per popullin e Zotit,kur kane gezuar nje çlirim te madh ti duket nje trazire e vogel teper per to.Samsoni vrau nje mije Filistine dhe i beri ato pirgje,dhe me pas ligeshtohet per pak uje ! Jakobi lufton me Zotin ne Peniel, dhe del fitimtar mbi vete Plotfuqishmerine,dhe me pas shkon « duke çaluar per shkak te ijes ! »E çuditshme qe duhet te kete nje tkurrje te forces sa here qe dalim fitimtar.Sikur Zoti te na mesonte vogelsine tone,hiçin tone,ne menyre qe te na mbaje perbrenda caqeve.Samsoni u mburr gati me ze te larte ku tha, « Kam vrare nje mije njerez. »Gryka e tij mburravece shpejt pati nje etje te madhe,dhe filloi te lutet. Zoti ka shume menyra te perule popullin e tij.Femije i shtrenjte i Zotit,nese mbas nje meshire te madhe je shtrire shume poshte,rasti yt nuk eshte nje rast i pazakonshem.Kur Davidi pati ngjitur fronin e Izraelit,ai tha, « Kete dite jam i dobet,edhe pse mbret i vajosur. »Duhet te presesh te ndjehesh shume i dobet kur po gezon triumfin tend me te madh.Nese Zoti ka kryer per ty çlirime te medha ne te kaluaren,veshtiresia jote e tanishme eshte vetem si etja e Samsonit,dhe Zoti nuk do te lere te ligeshtohesh,as te lejoje vajzen e te parrethpriturit te triumfoje mbi ty.Rruga e trishtimit eshte rruga per ne qiell,por ka puse me uj freskues pergjate gjithe udhes.Keshtu,vella i sprovuar,ngazello zemren me fjalet e Samsonit,dhe rri i sigurte se Zoti nuk do te vonoje te te shpetoje.
{#Lexim i perditshem :#Eksodi 14 :1-16 :36} {Studim i shpejte:#Eksodi 5:1-7:25}
“Bir njeriu,ç’eshte valle druri i hardhise ne krahasim me gjithe druret e tjere ose me çfaredo dege qe ndodhet ne druret e pyllit?”
Keto fjale jane per peruljen e femijeve te Zotit;ato quhen hardhia e Zotit,por çfare i kane valle me shume prej natyre me shume se te tjeret?Prej miresise se Zotit ato jane bere te frytshem,duke qene te mbjelle ne nje toke te mire;Zoti i ka mesuar mbi muret e shenjtores dhe ato sjellin fryte per lavdine e tij;por çfare valle jane ato pa Zotin e tyre?Cfare jane valle ato pa ndikimin e vazhdueshem te Frymes,qe lind fryte ne to?O besimtar,meso te hedhesh poshte krenarine,duke pare se nuk ke arsye pse te jesh krenar.Cfaredo qe je,ti nuk ke asgje qe mund te te beje krenar.Aq me shume qe ke,aq me shume i je borxhli Zotit;dhe nuk duhet te jesh krenar ne lidhje me ate qe te ben borxhli.Merr ne konsiderate origjinen tende;shiko mbrapa se çfare ishe.Merr ne konsiderate se çfare do te kishe qene nese hiri hyjnor nuk do te kishte nderhyre.Shiko mbi vetveten ashtu siç je tani.A nuk te qorton ndergjegjja?A nuk qendrojne valle para teje hallakatjet e tua te shumta,dhe te thone se je i padenje per t’u quajtur biri i tij?Dhe nese te ka bere diçka a nuk nxjerr mesim nga kjo se eshte hiri qe te ka bere te ndryshosh?Besimtar i madh,do te kishe qene nje mekatar i madh nese Zoti nuk do te kishte bere qe te ndryshoje.O ti qe je trim per te verteten,do te kishe qene po aq trim per gabimin nese hiri nuk do te te kishte mberthyer.Prandaj,mos ji krenar,edhe pse ke prona te medha—nje prone te gjere hiri,nuk ke as edhe gjene me te vogel per ta quajtur tenden perveç mekatit dhe mjerimit tend.O!dalldi e habitshme,qe ti,qe ke marre hua çdo gje,te mund te mendosh te ekzaltohesh;nje i varfer pensionist qe varet prej zemergjeresise se Shpetimtarit te tij,nje qe ka nje jete qe vdes pa ujera te fresket jete prej Jezusit,dhe prapeseprape krenar!Turp te kesh,o zemer e çmendur!
“Valle me kot Jobi ka frike nga Perendia?”
Kjo ishte pyetja e lige e Satanit ne lidhje me ate njeriun e drejte te koherave te vjetra,por ka shume sot ne lidhje me te cilet mund te pyetet me drejtesi,sepse keto e duan Zotin ngaqe i jep begati ;por nese gjerat do shkonin keq per to,ato do braktisnin te gjithe besimin e tyre arrogant ne Zot.Nese do shihnin me qartesi se qe prej kohes se tjetersimit te tyre te hamendesuar çdo gje ka shkuar mire per to,atehere ato do donin Zotin ne menyren e tyre te varfer misherore;por nese ndeshin kundershti,ngrejne krye kunder Zotit.Dashuria e tyre eshte dashuria e tryezes dhe jo e bujtesit;dashuri me interes dhe jo e zotit te shtepise.Ne lidhje me te Krishterin e vertete,ai pret te kete shperblimin e tij ne boten qe vjen,dhe te duroje veshtiresine ne kete te poshtmen.Premtimi i beselidhjes se vjeter ishte begatia,por premtimi i beselidhjes se re eshte armiqesia.Kujto fjalet e Krishtit—“çdo shermend ne Mua qe nuk jep fryt,Ai e heq dhe çdo dege qe mban fryt.”—Cfare?”e krasit qe te jape me shume fryt.”Nese jipni fryte do keni per te duruar trishtime.”Sa keq!”thoni,”kjo eshte nje perspektive e tmerrshme.”Por kjo dhembje sjell rezultate te tilla,qe Krishteri qe i peson te mesoje te gezohet ne mundime,sepse teksa mundimet e tija shtohen me bollek,po ashtu ngushellimet jane me bollek me ane te Krishtit Jezus.Rri i qete,nese je nje femije i Zotit,nuk do te te kursehet fshikulla.Heret a vone çdo shufer ari duhet te kaloje permes zjarrit.Mos druaj,por perkundrazi gezohu qe te tille kohera te frytshme jane te ruajtura per ty,sepse ne to do te shkeputesh nga gjerat shekullore dhe do te pergatitesh per qiellin;do te çlirohesh prej se qeni i ngjitur se tashmes,dhe do behesh te deshirosh me zjarr ato gjera te perjetshme qe do te te zbulohen se shpejti.Kur e ndjen se persa i perket se tashmesh e sherben Zotin per asgje ne kthim,do te gezohesh atehere ne shperblimin e pafund te se ardhmes.
{#Lexim i perditshem :#Eksodi 17 :1-19 :25} {Studim i shpejte :#Eksodi 8 :1-10 :29}
“Perlevdova nje te zgjedhur nga populli.”
Pse Krishti u zgjodh nga gjiri i popullit ?Fol,zemra ime,sepse mendimet e zemres jane me te mirat.A nuk ishte valle qe te mund te ishte i afte te jete vellai yne,ne lidhjen e shenjte te gjakut te njejte ?O çfare marredhenie qe ka midis Krishtit dhe besimtarit !Besimtari mund te thote, « Kam nje vella ne qiell ;mund te jem i varfer,por kam nje Vella qe eshte i pasur,dhe eshte nje Mbret,dhe a do te lejoje valle qe te jem nevojtar ndersa eshte ne fronin e tij ?O,jo !Ai me do ;eshte Vellai im. »Besimtar vendos kete mendim te bekuar,si nje varese diamantesh rreth qafes se memories tende ;vere,si nje unaze te arte,ne gishtin e kujteses,dhe perdore si vete vula e mbretit,duke vulosur peticionet e besimit tend me mirebesim suksesi.Ai eshte nje vella i lindur per kundershti,trajtohe si te tille.
Krishti u zgjodh mes popullit edhe qe te mund te njihte nevojat tona dhe te na ngushellonte. « Ai u tundua ne çdo gje ashtu si ne,prapeseprape pa mekatuar. »Ne te gjitha pikellimet tona ne kemi ngushellimin e tij.Tundimi,dhembja,zhgenjimi,dobesia,lodhja,varferia—Ai i njeh te gjitha keto,sepse i ka ndjere te gjitha.Kujto kete,I Krishtere,dhe le te te ngushelloje.Sado e veshtire dhe e dhembshme rruga jote,ajo eshte e shenuar prej gjurmeve te Shpetimtarit tend ;dhe edhe atehere kur arrin luginen e erret te hijes se vdekjes dhe ujerat e thella te Jordanit te fryre,do te gjesh gjurmet e tij atje.Ne te gjitha vendet kudo qe te shkojme,Ai ka qene pararendesi yne ;çdo barre qe kemi per te mbajtur ka qene se pari e vene mbi supet e Emanuelit.
Udha e tij ishte shume me e ashper dhe e erret se e imja ; A vuajti Krishti,Zoti im,ndersa une do qahem ?
Merr kurajo!Kemba mbreterore ka lene nje gjurme gjaku te kuq mbi udhe,dhe ka hapur shtegun e gjembosur per hera.
“Ne do ta kujtojme dashurine tende me shume se veren.”
Jezusi nuk do te lere popullin e tij te harroje dashurine e tij.Nese e gjithe dashuria qe ato kane gezuar do harrohej,Ai do ti vizitoje ato me dashuri te fresket. « A e harron kryqin tim ? » thote Ai, « do te bej qe ta kujtosh ate ;sepse ne tryezen time do te te shfaq vetveten perseri.A harron se çfare bera per ty ne dhomen e keshillit te perjetesise ?Do te ta kujtoj,sepse do kesh nevoje per nje keshilltar dhe do te me gjesh gati sa her qe therret.”Nenat nuk i lene femijet e tyre t’i harrojne.Nese djali ka shkuar ne Australi,dhe nuk shkruan,nena e tij shkruan—“A ka harruar Gjoni nenen e tij?”Me pas ja ku vjen nje leter e embel,qe provon se kujtesa e embel nuk ishte e kote.Po ashtu eshte me Jezusin,Ai na thote, « Me kujto, » dhe pergjigjja jone eshte, « Do te kujtojme dashurine tende. »Do te kujtojme dashurine tende dhe historine e saj te pashoqe.Eshte e vjeter ashtu si lavdia qe pate me Atin perpara se bota te jete.Ne kujtojme,O Jezus,dashurine tende te perjetshme kur u bere Siguria jone,dhe na more per nuse.Ne mbajme mend dashurine qe na kujton flijimin tend,dashurine e cila,deri ne kohen e duhur persiati mbi ate flijim,dhe perpara kesaj ore ne volumin e librit ishte shkruar per ty, « Ja,po vij. »Ne sjellim nder mend dashurine tende,o Jezus ashtu siç na u shfaq ne jeten tende te shenjte,prej grazhdit te Betlehemit deri te kopshti i Getsemanes.Ne te gjurmojme prej djepit deri ne varr—sepse çdo fjale e veper e jotja ishte dashuri—dhe ne gezohemi ne dashurine tende qe vdekja nuk e shteroi ;dashuria jote qe ndriti shkelqyeshem ne ringjalljen tende.Ne kujtojme ate zjarr dashurie qe nuk do te lere kurre ne paqe derisa te zgjedhurit e tu te jene te strehuar ne siguri,derisa Sioni te lavderohet,dhe Jeruzalemi te vendoset ne te perjetshmet themelet e tij drite dhe dashurie ne qiell.
{#Lexim i perditshem :#Eksodi 20 :1-22 :31} {Studim i shpejte :#Eksodi 11:1-13:22}
“Me siguri do te te çliroje nga laku i gjuetarit te shpendeve. »
Zoti çliron njerezit e tij prej lakut te gjuetarit ne dy kuptime.Prej dhe jashte tij. Se pari,Ai i çliron prej lakut—nuk i le qe te hyjne brenda ;dhe se dyti,nese kapen prej tij,i çliron ato jashte tij.Premtimi i pare eshte me i çmueshem per disa ;i dyti eshte me i mire per disa te tjere.
« Ai do te te çliroje prej lakut. »Si ?Trazira eshte shpesh menyra me ane te ciles Zoti na çliron.Zoti e di se perdalja jone se shpejti do te perfundoje ne shkaterrimin tone,dhe ne meshiren e tij dergon fshikullen.Ne themi, « Zot,pse kjo ? » duke mos njohur se trazira jone ka qene menyra e çlirimit tone prej nje te keqe me te madhe.Shume jane shpetuar prej rrenimit me ane te trishtimeve dhe kryqeve te tyre ;keto kane larguar te frikesuar zogjte nga rrjeta.Ne kohera te tjera,Zoti i ruan femijet e tij prej kurthit te gjuetarit duke i dhene atyre force te madhe shpirterore,keshtu qe kur ato tundohen te bejne te ligen ato thone, « Si mund te bej valle kete ligesi te madhe dhe te mekatoj kunder Zotit ? »Por çfare gjeje e bekuar qe eshte qe nese besimtari,ne nje ore te lige,do te bie ne rrjete,prapeseprape Zoti do ta nxjerre prej saj !O mekatar,pikellohu,por mos u deshpero.Edhe pse ke qene i hallakatur,degjo çfare thote Shpenguesi yt—« Kthehuni o bij te perdale,une do te kem meshire per ju.»Por ju thoni se nuk mund te ktheheni,sepse jeni te burgosur.Atehere degjoni premtimin—« Me siguri do te te çliroje nga laku i gjuetarit te shpendeve. »Akoma do te sillesh jashte çdo te lige ne te cilen ke rene,dhe edhe pse nuk do pushosh kurre te pendohesh mbi udhet e tua,prapeseprape Ai qe te ka dashur nuk do te te flake tutje ;do te pranoje,dhe do te jape gezim dhe hare,qe kockat qe Ai ka thyer te mund te gezohen.Asnje zog i parajses nuk do te vdese ne rrjeten e gjuetarit.
« Marta ishte e zene me punet e shumta te sherbimit. »
Gabimi i saj nuk ishte se sherbente :gjendja e sherbyesit i shkon per shtat çdo te Krishteri.”Po sherbej,” duhet te jete motoja e te gjithe princave te familjes mbreterore te qiellit.Po ashtu nuk ishte gabim se po sherbente shume.Ne nuk mund te bejme teper.Le te bejme gjithçka qe kemi mundesi te bejme;koka,zemra,dhe duart,te vihen ne pune ne sherbimin e Mjeshtrit.Nuk ishte gabimi i saj se ishte e zene duke i pergatitur nje feste Mjeshtrit.Lum Marta,qe kishte nje mundesi te tille te priste nje mysafir kaq te bekuar ;dhe lum ajo gjithashtu te kishte frymen te jipte te gjithe shpirtin e saj me kaq zell ne sherbim.Gabimi i saj ishte se u be e zene me punet e shumta te sherbimit,keshtu qe harroi Ate,dhe vetem kujtoi sherbimin.Ajo lejoje sherbimin te tejkalonte shoqerimin,dhe keshtu paraqiti nje detyre te njollosur me gjakun e tjetres.Ne duhet te jemi Marta dhe Maria ne nje :ne duhet te bejme shume sherbim,dhe te kemi shoqerim ne te njejten kohe.Per kete gje ne kemi nevoje per hir te madh.Eshte me e lehte te sherbesh se sa te shoqerosh.Jozeu nuk u lodh kurre duke luftuar me Amalekitet ;por Moisiu,ne majen e malit ne lutje,pati nevoje per dy ndihmesa per te mbeshtetur duart e tij.Aq me shume shpirteror ushtrimi,aq me shpejt ne lodhemi ne te.Frytet me te zgjedhura jane me te veshtirat per tu rritur :hiret me qiellore jane me te veshtirat per tu kultivuar.Te dashur,ndersa nuk duhet te leme pas dore gjerat e jashtme,qe jane te mira ne vetvete,duhet gjithashtu te kemi kujdes te gezojme shoqerim personal dhe te gjalle me Jezusin.Kini kujdes qe ulja ne kembet e Jezusit te mos lihet pas dore,edhe pse me pretekstin e se sherbyerit Atij.Gjeja e pare per shendetin e shpirtit tone,gjeja e pare per lavdine e tij,dhe gjeja e pare per vete dobishmerine tone eshte te mbajme veten ne shoqerim te perhershem me Zotin Jezus,dhe te jemi te vemendshem se shpirtshmeria jetesore e fese sone ruhet mbi çdo gje tjeter ne bote.
{#Lexim i perditshem :#Eksodi 23 :1-25 :40} {#Studim i shpejte:#Eksodi 14:1-15:27}
“Une do te kujtoj miresite e Zotit,lavdimet e Zotit per gjithçka qe na ka dhene.
Dhe a nuk mund ta besh valle kete?A ka meshira qe nuk ke perjetuar?Dhe çfare atehere se je i zymte tani,a mund ta harrosh valle ate ore te bekuar kur Jezusi te takoje,dhe tha,”Eja te une?”A nuk mund ta mbash mend valle ate çast rrembyes kur shkerrmoqi prangat e tua,i beri zinxhiret e tu cope cope dhe tha,”Erdha te thyej varganet e tu dhe te te çliroj?”Ose nese dashuria e fejeses eshte e harruar,duhet te kete patjeter ndonje gur miliar pergjate rruges se jetes jo dhe aq i mbuluar me myk mbi te cilin mund te lexosh nje memorial te lumtur te meshires se tij kundrejt teje?Cfare,a nuk ke pasur valle ndonjehere ndonje semundje si ajo qe po vuan tani,dhe a nuk te perteriti valle atehere?A nuk ishte ndonjehere i varfer me perpara dhe a nuk te plotesoi valle nevojat e tua?A nuk ishe ne veshtiresi ndonjehere me perpara dhe a nuk te çliroi valle?Ngrihu,shko tek lumi i perjetimit tend,mblidh ca xunkth dhe thure ne nje arke,ku besimi yt vogelush te mund te lundroje me siguri mbi rrymen.Mos harro çfare Zoti ka bere per ty;shfleto librin e kujteses tende,dhe merr ne konsiderate ditet e vjetra.A e ke harruar valle kodren Mizar?A nuk te takoi valle Zoti ne Hermon?A nuk ke ngjitur ndonjehere Malet e Endshme?A nuk je ndihmuar valle kur ke pasur nevoje?Jo,e di se nuk ka qene keshtu.Shko pak mbrapa atehere te meshirat e zgjedhura te se djeshmes,dhe edhe pse gjithçka mund te jete e erret tani,ndiz llampat e se kaluares,ato do te shkelqejne permes erresires,dhe do te besosh ne Zotin derisa dita te shpertheje dhe hijet te ikin tutje.”Kujto o Zot meshirat e tua te embla dhe dashamiresine tende,sepse ato kane ekzistuar perhera.”
“Atehere a ia heqim ne vleren Ligjit nepermjet besimit?Kurre mos qofte!Perkundrazi,e perforcojme Ligjin.”
Kur besimtari eshte i adoptuar ne familjen e Zotit,marredhenia e tij me Adamin e vjeter dhe ligjin pushon menjehere;por atehere ai eshte nen nje rregull te re,dhe nje beselidhje te re.Besimtar,ti je femija i Zotit;eshte detyra jote e pare ti bindesh Atit tend qiellor.Fryma servile le te largohet prej teje;nuk je nje skllav,por nje femije;dhe tani meqenese je nje femije i dashur i Zotit,je i detyruar ti bindesh deshires me te vogel te Atit tend,shenjes me te vogel te vullnetit te tij.A te urdheron te permbushesh nje urdherese te shenjte?Eshte e rrezikshme per ty ta lesh per dore,sepse keshtu do jesh duke mos iu bindur Atit tend.A te urdheron te kerkosh imazhin e Jezusit?A nuk eshte gezimi yt te besh keshtu?A te thote Jezusi,”Jini te perkryer ashtu si Ati juaj qe eshte ne qiell eshte i perkryer?”Atehere jo sepse ligji komandon por sepse Shpetimtari urdheron,do te punoni per te qene te perkryer ne shenjteri.A i urdheron te shenjtet e tij te duan njeri tjetrin?Beje kete,jo sepse ligji thote,”Duaje te afermin tend,” por sepse Jezusi thote,”Nese me doni,ruani urdherimet e mia;” dhe ky eshte urdherimi qe Ai ju ka dhene,”qe te doni njeri tjetrin.”A ju thuhet ti shperndani ndihma te varferve?Beje ate,jo sepse bamiresia eshte nje barre qe nuk guxon ta menjanosh,por sepse Jezusi te meson,”Jepi atij qe te kerkon.”A thote Fjala,”Duaje Zotin me gjithe zemren tende?”Shiko urdheresen dhe pergjigju,”Ah!urdherese,Krishti te ka plotesuar ty tashme---nuk kam nevoje,atehere te te permbush per shpetimin tim,por gezohem te te bindem sepse Perendia eshte Ati im tani dhe ka te drejta mbi mua,qe nuk do ti ve ne medyshje.”Fryma e Shenjte i befte zemrat tuaja bindese fuqise shtrenguese te dashurise se Krishtit,qe lutja juaj te jete,”Me bej te eci ne udhen e urdheresa te tua;sepse aty gjej kenaqesine time.”Hiri eshte nena dhe mendesha e shenjterise,dhe jo justifikuesi i mekatit.
{#Lexim i perditshem :#Eksodi 26 :1-28 :43} {Studim i shpejte:#Eksodi 16:1-18:27}
“Ati yne qiellor.”
Njerezit e Zotit jane dyfish femijet e tij,ato jane krijesat e tij dhe bijte e tij me ane te adoptimit ne Krisht.Keshtu qe ato jane te privilegjuar ta quajne Ate,”Ati yne qe je ne qiell.”At!O,çfare fjale e çmueshme qe eshte.Ketu ka autoritet:”Nese jam At,ku eshte valle nderi qe me perket?”Ne jeni bij,ku eshte bindja juaj?Ketu ka zemerdashuri te perzier me autoritet;nje autoritet qe nuk provokon rebelim;nje bindje e kerkuar qe kryhet me shume gezim—dhe qe nuk do zmbrapsej edhe sikur te kishte arsye per nje gje te tille.Bindja qe femijet e Zotit i kushtojne Atij duhet te jete nje bindje e dashur.Mos shkoni ne sherbimin e Zotit si skllever ne punen e rende te zoterve te tyre,por vraponi ne udhen e urdherimeve te ij sepse eshte udha e Atit tuaj.Jipni trupat tuaj si instrumente drejtesie,sepse drejtesia eshte vullneti i Atit tuaj,dhe vullneti i tij duhet te jete vullneti i femijeve te tij.At!—ketu ka atribut mbreteror kaq embelsisht i veshur me dashuri,sa kurora e Mbretit harrohet perpara Tij,dhe skeptri i tij behet jo nje shufer hekuri por nje skepter i argjendte meshire—me te vertete qe skeptri sikur harrohet ne doren e bute te Atij qe e mban ate.At!—ketu ka nder dhe dashuri.Sa e madhe qe eshte dashuria e Atit per femijet e tij!Ate qe miqesia nuk mund ta beje,dhe bamiresia e thjeshte as qe do te perpiqej,zemra dhe dora e nje ati duhet ta kryeje per bijte e tij.Ato jane femijet e tij,Ai duhet ti bekoje ato;ato jane femijet e tij,duhet ta tregoje veten e tij te forte ne mbrojtjen e tyre.Nese nje at tokesor i ruan femijet e tij me dashuri dhe kujdesje te pambaruar,aq me teper Ati yne qiellor?Aba,At!Ai qe mund te thote kete,ka shqiptuar muzike me te larte se sa kerubinet dhe serafinet.Ka qiell ne thellesine e kesaj fjale—At!Ka gjithçka qe mund te kerkoj;gjithçka qe nevojshmerite e mua mund te kerkojne;te gjitha deshirat e mia mund te deshirojne.Kam gjithçka ne gjithçka per gjithe perjetesine kur mund te them,”At.”
“Te gjithe ata qe i degjuan,mbeten te mrekulluar.”
Ne nuk duhet te pushojme se mrekulluari prej mrekullive te medha te Zotit tone.Do te ishte teper e veshtire te vizatoje nje vije midis nje se mrekulluari te shenjte dhe nje adhurimi te vertete;sepse kur shpirti eshte i pllakosur prej madheshtise se lavdise se Zotit,edhe pse ndoshta nuk mund ta shprehe me kenge,ose edhe te shqiptoje zerin e tij me koke te ulur ne lutje te perulur,prapeseprape adhuron pa zhurme.Zoti yne i misheruar duhet te adhurohet si “I Mrekullueshmi.”Qe Zoti merr ne konsiderate krijesen e tij te rene,njeriun,dhe ne vend qe ta fshije ate me fshesen e shkaterrimit,ndermerr te jete Shpenguesi i njeriut,dhe te paguaje çmimin e tij te shpengimit,eshte me te vertete e mrekullueshme!Por per çdo besimtar shpengimi eshte teper i mrekullueshem teksa ai e sheh ate ne lidhje me vetveten.Eshte me te vertete nje mrekulli e hirit qe Jezusi braktisi fronet dhe mbreterit lart,per te vuajtur me dhembje poshte per ty.Lere shpirtin te mrekullohet,sepse habia eshte keshtu nje emocion shume praktik.Se mrekulluarit e shenjte do te te udheheqe ne nje adhurim mirenjohes dhe falenderim me zemer.Do te shkaktoje brenda teje vigjilence te pershpirtshme;do te kesh frike te mekatosh kunder nje dashurie te tille si kjo.Te ndjesh pranine e Zotit te fuqishem ne dhuraten e Birit te tij te shtrenjte,do te heqesh kepucet nga kembet sepse vendi ku qendron eshte nje toke e shenjte.Ne te njejten kohe do te shpiesh ne nje shprese te lavdishme.Nese Jezusi ka bere gjera te tilla te mrekullueshme per ty,do te ndjesh se vete qielli nuk eshte teper i madh nga ajo qe prisje.Kush valle mund te habitet prej ndonje gjeje nese ka qene nje here i habitur ne grazhd dhe te kryqi?Cfare mbetet tjeter e mrekullueshme mbasi ndonjeri ka pare Shpetimtarin?Lexues i shtrenjte,mund te jete se prej qetesise dhe vetmise se jetes tende me zor se je i afte te imitosh barinjte e Betlehemit,qe folen per ato qe kishin pare dhe degjuar por ti mund,se paku,te mbushesh rrethin e adhuruesve perpara fronit,duke u mrekulluar ne ate qe Zoti ka bere.
{#Lexim i perditshem :#Eksodi 29 :1-31 :18} {#Studim i shpejte:#Eksodi 19:1-21:36}
“Sepse prej plotesise se Tij morem ne te gjithe hir mbi hir.”
Keto fjale na thone se ka plotesi ne Krisht.Ka plotesi te nje Hyjnie thelbesore,sepse “ne Te banon truperisht e gjithe plotesia e Hyjnise.”Ka nje plotesi te nje njerezimi te perkryer,sepse ne Te,truperisht,Hynia u shfaq.Ka plotesi efektshmerie shpenguese ne gjakun e tij,sepse “gjaku i Jezu Krishtit,Birit te tij,na pastron nga çdo mekat.”Ka nje plotesi drejtesie justifikuese ne jeten e tij,sepse “prandaj tani nuk ka me denim per ato qe jane ne Krishtin Jezus.”Ka nje plotesi mbizoterimi hyjnor ne deklaraten e tij,”sepse “mund t’i shpetoje plotesisht ata qe vijne tek Perendia nepermjet Tij,meqe Ai gjithmone jeton per te ndermjetesuar per ta.”Ka plotesi fitore ne vdekjen e tij,sepse me ane vdekjes shkaterroi ate qe pati pushtetin e vdekjes,djallin.Ka nje plotesi efektshmerie ne ringjalljen e tij prej se vdekuri,sepse me ane saj”jemi lindur serish me nje shprese te gjalle.”Ka plotesi triumfi ne ngjitjen e tij,sepse “duke u ngjitur ne lartesi,Ai mori me vete shume rober dhe u dha dhurata njerezve.”Ka plotesi bekimesh te çdo lloji dhe forme;nje plotesi hiri per te falur,hiri per te riperteritur,hiri per te shenjteruar,hiri per te ruajtur,hiri per te perkryer.Ka plotesi ne çdo kohe;plotesi ngushellimi ne pikellim;plotesi udheheqje ne begati.Plotesi te çdo atributi hyjnor,urtesie,pushteti,dashurie;nje plotesi qe do ishte e pamundur te keqyresh,aq me shume ta rremosh.”Sepse Atit i pelqeu qe ne Te te banoje e gjithe plotesia e Tij.”O,çfare plotesie duhet te jete kjo prej te ciles te gjithe marrin!Plotesi me te vertete duhet te kete kur rryma eshte duke rrjedhur gjithmone,dhe prapeseprape burimi gufon po aq falas,i pasur dhe i plote sa perhera.Eja,besimtar,dhe kenaq gjithe nevojshmerite e tua;kerko gjere e gjate,dhe do te marresh gjere e gjate,sepse kjo “plotesi” eshte e pashtershme,dhe eshte e mbledhur atje ku te gjithe nevojtaret mund ta arrijne,ne Jezusin,Emanuel—Zoti me ne.
“Por Maria i ruante te gjitha keto fjale duke i bluar ne zemren e vet.”
Kishte nje ushtrim,nga ana e kesaj gruaje te bekuar,te tre fuqive te qenies se saj:memoria e saj—ajo i ruante te gjitha keto fjale;ndjenjat e saj—ajo i ruante ato ne zemren e saj;intelekti i saj—ajo i bluante ato;keshtu qe memoria,ndjenja dhe kuptimi,te tre u ushtruan ne lidhje me gjerat qe ajo pati degjuar.I dashur,kujto ate qe ke degjuar ne lidhje me Zotin tend Jezus,dhe ate qe ka bere per ty;beje zemren tende kupen e arte me mana per te ruajtur memorialin e bukes qiellore prej se ciles je ushqyer ne ditet e kaluara.Lere memorien tende te grumbulloje çdo gje ne lidhje me Krishtin qe ose ke ndjere,njohur ose besuar,dhe me pas ndjenjat e tua te dashura le ta mberthejne Ate fort per me teper.Duaje personin e Zotit tend!Sill enen prej alabastri te zemres tende,edhe sikur te jete e thyer,dhe ler te gjithe vajosjen e çmueshme te zemerdashurise tende te derdhet ne kembet e tij te shpuara.Lere intelektin tend te ushtrohet ne lidhje me Zotin Jezus.Persiat ne lidhje me ate qe lexon;mos ndalo ne siperfaqe;zhyty ne thellesi.Mos ji si dallendyshja qe prek perroin me krahun e saj,por ji si peshku qe deperton ne valen me te thelle.Rri me Zotin tend:mos te jete si nje rrugetar,qe qendron per nje nate,por shtrengohe ate,duke thene,”Rri me ne se po ngryset dhe dita tashme ka kaluar.Mbaje dhe mos e ler te shkoje.Fjala “bluaj,”do te thote te peshosh.Bej gati peshoret e gjykimit.O,po ku jane masat qe mund te peshojne Zotin Krisht?”Kombet jane si nje pike uji ne nje kove,jane si pluhur mbi nje peshore;ja ishujt jane si nje pluhur qe ngrihet ne ajer.” Kush do ta peshoje valle?Kush ka vene ne peshore malet dhe kodrat.Mbi çfare peshoresh mund ta peshojme valle?Keshtu eshte,nese kuptimi juaj nuk mund te kuptoje,lerini ndjenjat e juaja te kuptojne;dhe nese fryma juaj nuk mund ta kape Zotin Jezus ne kuptimin e saj,le ta perqafoje Ate ne krahet e zemres.
{Lexim i perditshem :#Eksodi 32 :1-34 :35} {Studim i shpejte :#Eksodi 22 :1-24 :18}
“Te perkryer ne Krishtin Jezus.”
A nuk e ndjen ne vete shpirtin tend se perkryerja nuk eshte ne ty ?A nuk ta meson kete valle e perditshmja ?Cdo lot qe rrjedh prej syrit tend,qan « paperkryerje » ;çdo psheretime qe shperthen prej zemres tende,therret « paperkryerje » ;çdo fjale e vrazhde qe del prej buzeve te tua,shqipton « paperkryerje ».Ke pasur teper shpesh nje pamje te vete zemres tende per te enderruar edhe per nje çast per ndonje perkryerje ne ty.Por mes ketij ndergjegjesimi paperkryerje,ketu ka ngushellim per ty—je i « perkryer ne Krishtin Jezus. »Ne syte e Zotit,je « i perplote ne Te ; »madje edhe tani je i « pranuar ne Shumetedashurin. »Por ka nje perkryerje te dyte,akoma per tu realizuar,qe eshte e sigurte per gjithe trashegimtaret.A nuk eshte kenaqesi dhenese te shikosh perpara atehere kur çdo njolle mekati ka per tu hequr prej besimtarit,dhe do te paraqitet i pamete perpara fronit,pa njolle,rrudhe ose ndonje gje te tille ?Kisha e Krishtit do te jete atehere kaq e paster,sa as dhe syri i Gjithedijes nuk do te shikoje ndonje njolle ose cen ne te ;kaq e shenjte dhe kaq e lavdishme,sa Harti nuk shkoi pertej te vertetes kur tha—
Me petkat e Shpetimtarit tim veshur I shenjte si I Shenjti.
Atehere do te dime,dhe do te shijojme dhe ndjejme lumturine e kesaj fjalie te gjere edhe pse te shkurter,”te perplote ne Krisht.”Jo deri atehere ne do te kuptojme plotesisht lartesite dhe thellesite e shpetimit te Jezusit.A nuk kercen prej gezimit zemra jote nga nje mendim i tille?I zi ashtu si je,nje dite do te jesh i bardhe;i felliqur si je,do te jesh i paster.O,ky eshte nje shpetim i mrekullueshem!Krishti merr nje krimb dhe e transformon ne engjell;Krishti merr nje gje te zeze dhe te shformuar dhe e ben te paster dhe te pashoqe ne lavdine e saj,te pakrahasueshme ne bukurine e saj,dhe e pershtatshme per shoqerine e serafineve.O shpirti im,qendro dhe admiro kete te vertete te bekuar te perkryerjes ne Krisht.
“Barinjte u kthyen duke e ngritur lart e duke levduar Perendine per gjithçka qe degjuan e pane te cilat ishin tamam siç u ishin folur atyre.”
Cili ishte subjekti i lavdise se tyre?Ato lavderuan Zotin per ate qe paten degjuar—per sihariqin se nje Shpetimtar ishte lindur.Le ti kopjojme ato;po ashtu edhe ne le te ngrejme nje kenge falenderimi se edhe ne kemi degjuar per Jezusin dhe shpetimin e tij.Ato lavderuan gjithashtu Zotin per ate qe paten pare.Ketu eshte muzika me e embel—ate qe kemi perjetuar,ate qe kemi ndjere perbrenda,ate qe kemi bere tonen—“gjerat tonat ne lidhje me Mbretin.”Nuk mjafton te degjosh per Jezusin:degjimi i thjeshte mund te akordoje harpen por gishtat e besimit te gjalle duhet te krijojne muziken.Nese keni pare Jezusin me pamjen e besimit,mos lejo pelhure merimange te varet midis telave te harpes,por lavdero me ze te larte hirin sovran,zgjo Psalterin dhe harpen tende.Nje arsye se pse ato lavderuan Zotin ishte bashkepajtimi midis asaj qe paten degjuar dhe asaj qe paten pare.Vini re fjalin e fundit—“tamam siç u ishte folur atyre.”A nuk ju eshte dukur ungjilli perbrenda jush ashtu si Bibla tha se do te jete?Jezusi tha se do tju jape prehje—a nuk keni gezuar valle paqen me te embel ne Te?Ai tha se do te keni gezim,dhe ngushellim,dhe jete duke besuar ne Te—a nuk keni marre te gjitha keto gjera?A nuk jane udhet e tij udhe te kendshme dhe shtigjet e tij shtigje paqe?Me siguri se do te thoni bashke me mbretereshen e Shebes,”As dhe gjysma nuk me ishte thene.”Krishti me eshte dukur me i embel se ç’kane folur sherbetoret e tij.Veshtrova shembelltyren e tij ashtu siç ato e kishin pikturuar,por ishte thjesht nje shkarravine e krahasuar me veten e tij;sepse Mbreti ne bukurine e tij ia kalon çdo zemerdashurie te perfytyrueshme.Me siguri qe ate qe kemi pare ecen me nje hap,jo,ia kalon,asaj qe kemi degjuar.Atehere le te lavderojme Zotin per nje Shpetimtar kaq te shtrenjte,dhe kaq te kenaqshem.
{Lexim i perditshem :#Eksodi 35 :1-37 :29} {Studim i shpejte :#Eksodi 25 :1-28 :43}
“Gjerat qe nuk shihen.”
Ne shtegetimin tone te krishtere eshte mire,per pjesen me te madhe te shikojme perpara.Perpara gjendet kurora,dhe para eshte qellimi.Qofte per shprese,per gezim,per ngushellim ose per frymezimin e dashurise sone,e ardhmja,fundi i fundit,duhet te jete objekti i madh i syrit te besimit.Duke pare ne te ardhmen ne shikojme mekatin te nxjerre jashte,trupin e mekatit dhe vdekjes te shkaterruar,shpirtin te bere te perkryer dhe i pershtatshem per te qene pjesemarres i trashegimise se te shenjteve ne drite.Duke pare me tej akoma,syri i ndriçuar i besimtarit mund te shikoje lumin e vdekjes te kapercyer,rrymen e zymte te kaluar,dhe kodrat e arritura te drites mbi te cilat qendron qyteti qiellor;e shikon veten te hyje brenda dyerve prej perlash,i pershendetur si me shume se fitimtar,i kurorezuar prej dores se Krishtit,i perqafuar ne krahet e Jezusit,i lavderuar me Te dhe i bere se qenuri i ulur bashke me Te ne fronin e tij,po ashtu si Ai mposhti dhe u ul me Atin ne fronin e tij.Mendimi i kesaj te ardhme mund te lehtesoje me se miri erresiren e se kaluares dhe zymtine e se tashmes.Gezimet e qiellit me siguri qe do te kompensojne hidherimet e tokes.Heshtni frikat e mia!kjo bote nuk eshte veçse nje distance e shkurter dhe se shpejti do ta kalosh.Heshtni,heshtni,dyshimet e mia!vdekja nuk eshte veçse nje rryme e ngushte dhe se shpejti do ta kesh kaluar ate.Koha,sa e shkurter—perjetesia,sa e gjate!Vdekja,sa e shkurter—pavdekshmeria,sa e pafundme!Me duket se edhe tani po haj prej vileve te Eshkolit,dhe po pij prej pusit qe eshte brenda portes.Keshtu eshte rruga,kaq e shkurter!Se shpejti do te jem atje.
Kur bota zemren time po gris Me stuhine e saj me te rende te merakut, Mendimet e mia te lumtura ngjitur ne qiell Gjejne nje strehe prej deshperimit. Vizioni i ndritur i besimit do te me mbeshtese Derisa shtegetimi i jetes te kete kaluar; Frika mund te mundoje dhe trazira te me dhembe, Por shtepine time do arrij se fundmi.
“Dhe pellumbi u kthye tek ai aty nga mbremja.”
I bekuar qofte Zoti per nje tjeter dite meshire,edhe pse tani jam i lodhur ne punet e Tij.Kengen time te mirenjohjes ia ngre ruajtesit te njerezve.Pellumbi nuk gjeti prehje jashte arkes,dhe prandaj u kthye te ajo;dhe shpirti im ka mesuar akoma me plote se kurre kete dite se nuk ka kenaqesi per t’u gjetur ne gjerat tokesore—Vetem Zoti mund t’i jape shlodhje frymes sime.Persa i perket punes sime,zoterimeve te mia,familjes sime,arritjeve te mia,keto jane mire fort por ato nuk mund te permbushin deshirat e natyres sime te pavdekshme.”Kthehu,o shpirti im,ne prehjen tende,sepse Zoti te mbushi me te mira.”Ishte ne oren e qetesise,kur portat e dites po mbylleshin,qe me krahe te lodhur pellumbi u kthye te i zoti:O Zot,me mundeso kete mbremje te kthehem te Jezusi.Pellumbi nuk mund te duronte te kalonte nje nate duke fluturuar mbi hapesiren e levizshme,po ashtu dhe une nuk mund te duroj te jem edhe per nje ore tjeter larg prej Jezusit,prehja e zemres sime,shtepia e frymes sime.Pellumbi nuk u ul thjesht mbi çatine e arkes,ai “u kthye tek ai;”po ashtu fryma ime e permalluar deshiron te shikoje ne sekretet e Zotit,te zhbiroje brendesine e se vertetes,te hyje ne ate qe eshte brenda vellos,dhe te arrije te i Shumedashuri im ne çdo veper.Duhet te kthehem te Jezusi:fryma ime e deshiruar nuk mund te qendroje dot pa lidhjen me te shtrenjte dhe me te ngushte me Te.Zoti Jezus i bekuar,ji me mua,m’u zbulo,dhe qendro me mua gjithe naten,keshtu qe kur te zgjohem te jem akoma me Ty.Ve re se pellumbi solli ne sqepin e tij nje dege ulliri te shkulur,memorialin e dites se kaluar,dhe profecine e se ardhshmes.A nuk kam kujtim te kendshem per te sjelle ne shtepi?Asnje zotim dhe kapar dashamiresie te ardhshme?Po,Zoti im,te paraqes pohimet e mia mirenjohese per meshirat e buta qe kane qene te reja çdo mengjes dhe te fresketa çdo mbremje;dhe tani,te lutem,shtri doren,dhe merre pellumbin tend ne kraharorin Tend.
{#Lexim i perditshem :#Eksodi 38 :1-39 :43} {Studimi shpejte :#Eksodi 29 :1-31 :18}
« Kur te degjosh nje zhurme hapash ne majat e Balsamit,hidhu menjehere ne sulm. »
Pjesetaret e Kishes se Krishtit duhet te luten shume,duke kerkuar gjithmone vajosjen e Se Shenjtit te qendroje mbi zemrat e tyre,qe mbreteria e Krishtit te mund te vije,dhe qe « vullneti i tij te behet ne toke ashtu si ne qiell ; »por ka kohera kur Zoti duket se e favorizon veçanerisht Sionin,periudha te tilla duhet te jene per te ashtu si « nje zhurme hapash ne majat e Balsamit. »Atehere ne duhet te lutemi dyfish,te jemi dyfish te zellshem,duke luftuar me shume te froni se sa kemi bere deri tani.Veprimi duhet te jete atehere i menjehershem dhe i fuqishem.Batica po vjen—le ti drejtohemi me burreri bregut.O leshimi i Rreshajave dhe punet e Rreshajave.I Krishtere,ne ty ka periudha « kur degjon zhurmen e hapave ne majat e Balsamit. »Ke nje fuqi te veçante ne lutje ;Fryma e Zotit te jep gezim dhe hare ;Shkrimi eshte i hapur per tu ;premtimet te zbatohen ;ecen nen driten e fytyres se Zotit ;ke liri te veçante dhe liri ne perkushtim,dhe me me ngushtesi bashkeshoqerimi me Krishtin se çje mesuar.Tani,ne periudha te tilla te gezueshme kur degjon « zhurmen e hapave ne majat e Balsamit, »eshte koha te hidhesh ne sulm ;tani eshte koha te heqesh qafe çdo zakon te lig,ndersa Zoti Fryma te ndihmon ne dobesite e tua.Shpalos velat ;por kujto ate qe kendon here pas here—
Mund vetem te shpalos velat ; Ti!Ti! duhet te frysh eren e mbare.
Veçse ji i sigurte se ke shpalosur velat.Mos e humb eren prej mungeses se pergatitjes per te.Kerko ndihmen e Zotit,qe te jesh me i zellshem ne detyre kur i bere me i forte ne besim ;qe te jesh me i rregullt ne lutje kur ke me teper liri te froni ;qe te jesh me i shenjte ne bisedimin tend ndersa jeton me ngushte me Krishtin.
« Ne Ate ne u zgjodhem gjithashtu si trashegimtare. »
Kur Jezusi dha veten e tij per ne,Ai na dha te gjitha te drejtat dhe privilegjet qe jane me te ;keshtu qe tani,edhe pse si Perendia i perjetshem,Ai ka te drejta thelbesore per te cilat asnje krijese nuk mund te guxoje te pretendoje,prapeseprape si Jezusi,Ndermjetesi,koka perbashkuese e beselidhjes se hirit,ai nuk ka trashegimi tjeter perveç nesh.Te gjitha rrjedhojat e lavdishme te bindjes se tij deri ne vdekje jane pasurite e bashkuara te te gjithe atyre qe jane ne Te,dhe ne emrin e te cileve Ai permbushi vullnetin hyjnor.Shiko,ai hyn ne lavdi,por jo vetem per veten e tij,sepse eshte shkruar, « Ai hyri per ne si nje pararendes. »{#Hebrenjve 6 :20}A qendron ne pranine e Zotit ?—« Ai del tani per ne perpara Perendise. »{#Hebrenjve 9 :24}Merr ne konsiderate kete besimtar.Prej vetvetes nuk ke te drejte per qiellin :e drejta jote qendron ne Krisht.Nese je i falur,eshte nepermjet gjakut te tij ;nese je i justifikuar,eshte permes drejtesise se tij ;nese je i shenjteruar,eshte sepse Zoti e beri per ty shenjterim ;nese ruhesh prej se reni eshte sepse je i ruajtur ne Krishtin Jezus ;dhe nese je i perkryer se fundmi eshte sepse je i perkryer ne Te.Keshtu Jezusi eshte i madheruar—sepse gjithçka eshte ne Te dhe me ane Tij ;keshtu trashegimia na eshte e siguruar—sepse eshte e fituar ne Te ;keshtu qe çdo bekim eshte me i embel dhe vete qielli me i shkelqyeshem,sepse eshte Jezusi i Shumedashuri jone « ne te Cilin » kemi fituar gjithçka.Ku eshte valle njeriu qe do te vleresoje riskun tone qiellor ?Pesho pasurite e Krishtit ne shkalle dhe thesaret e tij ne peshore,dhe me pas mos harro te llogaritesh thesaret qe i perkasin te shenjteve.Shko deri ne fundin e detit te gezimit te Krishtit,dhe me pas shpreso te kuptosh lumnine qe Zoti ka pergatitur per ato qe e duan Ate.Kalo kufijte e zoterimeve te Krishtit,dhe me pas enderro per nje kufi te trashegimise se paster te te zgjedhurit. « Te gjitha gjerat jane tuajat,sepse jeni te Krishtit dhe Krishti eshte i Zotit. »
{#Lexim i perditshem :#Eksodi 40 :1-40 :38} {Studim i shpejte:#Eksodi 32:1-34:35}
“Zoti Drejtesia jone.”
Te Krishterit te mendoje per drejtesine e perkryer te Krishtit do ti jape gjithmone nje qetesi,paqe dhe lehtesim te madh.Sa shpesh qe te shenjtet e Zotit jane zemerleshuar dhe te trishtuar!Nuk mendoj se duhet te jene te tille.Nuk mendoj se do ishin te tille nese do mundnin te shikonin perhera perkryerjen e tyre ne Krisht.Ka disa qe flasin perhera ne lidhje me korruptimin,dhe prishjen e zemres,dhe ligesine e lindur te shpirtit.Kjo eshte e vertete,por pse te mos shkojme pak me tutje,dhe te kujtojme se jemi “te perkryer ne Krishtin Jezus.”Nuk eshte per tu habitur se ato qe po rrijne mbi vete korruptimin e tyre veshin shikime te tilla te pikelluara;por me siguri nese ne kujtojme se “Krishti u be per ne drejtesi,”ne do jemi ne hare.Edhe çfare pastaj nese vuajtjet me trishtojne,edhe pse Satani me sulmon,edhe pse mund te kete shume gjera per t’u perjetuar perpara se te shkoj ne qiell,ato jane te kryera per mua ne beselidhjen e hirit hyjnor;nuk ka asgje qe mungon ne Zotin tim,Krishti ka kryer gjithçka.Ne kryq tha,”Gjithçka u krye!” dhe nese gjithçka eshte kryer,atehere jam i perkryer ne Te,dhe mund te gezohem me gezim te pashprehshem dhe plot me lavdi,”Jo duke pasur drejtesine qe vjen prej ligjit por ate qe eshte permes besimit ne Krisht,drejtesine qe eshte prej Zotit me ane te besimit.”Nuk do te gjeni ne kete ane te qiellit njerez me te shenjte se ata qe marrin ne zemrat e tyre drejtesine e Krishtit.Kur besimtari thote,”Jetoj vetem ne Krishtin;prehem vetem ne Te per shpetim;dhe besoj se sado i pavlere jam akoma i shpetuar ne Jezusin;”atehere ja ku ngrihet si nje motiv mirenjohjeje ky mendim—“A nuk do te jetoj valle per Krishtin?A nuk do ta dua Ate dhe ti sherbej Atij,duke pare se jam i shpetuar me ane meritave te tij?””Dashuria e Krishtit na shtrengon,””qe ato qe jetojne te mos jetojne per veten e tyre por per Ate qe vdiq per to.”Nese te shpetuar me ane drejtesise se ngarkuar,do te vleresojme tej mase drejtesine e perçuar.
“Atehere Ahimatsi filloi te vrapoje neper rrugen e fushes dhe e kaloi Kushin.”
Te vraposh nuk eshte gjithçka,por eshte shume e rendesishme rruga qe perzgjedhim :nje kembe e shpejte mbi koder dhe poshte ne lugine nuk do te eci me nje hap me nje udhetar me te ngadalte mbi toke te sheshuar.Si eshte valle me udhetimin tim shpirteror,a jam duke u stermunduar mbi kodren e vete veprave te mia dhe poshte ne perrosken e vete peruljeve dhe vendimeve te mia,apo eci permes shtegut te sheshte “Beso dhe jeto?”Sa gje e bekuar qe eshte te presesh Zotin me ane besimit!Shpirti vrapon pa u lodhur dhe ecen pa u mekur ne udhen e besimit.Krishti Jezus eshte udha e jetes dhe Ai eshte nje udhe e sheshte,nje udhe e kendshme,nje udhe e pershtatshme per kembet çapitese dhe gjunjte e dobet te mekatareve luhates:a jam ne kete udhe,apo jam duke gjahtuar mbas nje gjurme tjeter ashtu si dredhit e klerit ose metafizika do mund te me premtonin?Lexoj ne lidhje me udhen e shenjterise se udhetari,edhe sikur te ishte i pamend nuk do te hallakatej:a jam çliruar prej arsyes krenare dhe a jam sjelle si nje femije i vogel te prehem ne gjakun dhe dashurine e Jezusit?Nese keshtu,me ane te hirit te Zotit do t’ia kaloj vrapuesit me te forte qe ka zgjedhur nje tjeter shteg.Kete te vertete mund ta kujtoj per perfitimin tim ne shqetesimet dhe nevojat e mia te perditshme.Do ishte rruga ime me e zgjuar te shkoja menjehere te Zoti im,dhe jo te hallakatem rreth e perqark tek ky apo tjeter mik.Ai i njeh nevojshmerite e mia dhe mund ti lehtesoje ato,kujt valle tjeter mund ti drejtohem perveçse Atij me ane te lutjes pergjeruese te drejteperdrejte,dhe me ane te argumentit te drejteperdrejte te premtimit.”Drejtpersedrejti me ben mua vrapuesin me te mire.”Nuk do te bej bisede me sherbetoret,por do te nxitoj te padroni i tyre. Duke lexuar kete pjese,me terheq vemendjen fakti se nese njerezit hahen me njeri tjetrin ne çeshtje te zakonshme,dhe njeri ia kalon tjetrit,duhet te kem zell solemn per te vrapuar ne menyre qe te fitoj.Zot me ndihmo te ngjesh ijet e mendjes sime dhe te mund te çaj perpara per çmimin e thirrjes sime qiellore prej Perendise ne Krishtin Jezus.
|



