Trendafili i Sharonit

Perkthime nga Spurgeon

                                        

 

 

« Te verteten e vjeter qe Kalvini predikoi,qe Augustini predikoi,qe Pali predikoi,eshte e verteta qe duhet te predikoj sot,ose perndryshe do i jem i pabese ndergjegjes dhe Zotit tim.Nuk mund t’i jap dot forme te vertetes ;nuk di gje te tille te limoj cepat e ashper te nje dokrine.Ungjilli i Gjon Noksit[1] eshte ungjilli im.C’ka ushtoi permes Skocise duhet te ushtoje permes Anglise perseri. »

PDF Print E-mail

1 mars-mengjes

{Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 1 :1-2 :37}  {Studim i shpejte :#Ligji i perterire 5 :1-7 :26}

 

“Zgjohu,o veri dhe eja,o juge;fryj mbi kopshtin tim,dhe aromat e tij te perhapen!”

{#Kantiku i kantikeve 4:16}

 

Gjithçka eshte me mire se sa qetesia e vdekur e mosperfilljes.Shpirtrat tone mund te deshirojne me urtesi veriun e trazires nese ai vetem mund te shenjterohet per te nxjerre aromen e hireve tona.Per aq kohe sa mund te thuhet,”Zoti nuk ishte ne eren,”ne nuk do te tkurremi as dhe prej shakullimes me te ftohte qe fryu ndonjehere mbi bimet e hirit.A nuk ia peruli veten nusja ne kete varg qortimeve te Te Shumedashurit te saj;ajo e nxit ate te dergoje hirin e tij ne ndonje forme,dhe duke mos vene kusht persa i perket menyres se veçante ne te cilen ai duhet te vije?Ashtu si edhe ne,a nuk u be ajo kaq e lodhur prej pajetesise dhe qetesise se pashenjte sa psheretiu per ndonje vizite qe do ta gjalleronte per veprim?Prapeseprape ajo deshiron gjithashtu jugen e ngushellimit,buzeqeshjet e dashurise hyjnore,gezimin e pranise se Shlyesit;keto jane shpesh teper te efektshme per te ngritur jeten tone te plogesht.Ajo deshiron ose njeren ose tjetren ose te dyja;keshtu qe te mund te jete e afte te kenaqe Te Shumedashurin e saj me aromat e kopshtit te saj.Ajo nuk mund te duroje te jete jofitimprurese,po ashtu dhe ne.Sa i gezueshem mendimi se Jezusi mund te gjeje ngushellim ne hiret tona te dobeta.A eshte e mundur?Duket shume larg prej se qenuri e vertete.Do ishte mire sikur te kerkonim sproven dhe madje edhe vdekjen nese do ndihmonim me kete per te bere te hareshme zemren e Emanuelit.O sikur zemra jone te behej cope cope nese me ane te nje dermishje te tille Zoti yne i embel Jezus te mund te lavderohej.Hiret e paushtruara jane si parfume te embela qe dremitin ne kupezat  e luleve:urtesia e Dhendrit te madh drejton shkaqe te kunderta dhe te ndryshme per te prodhuar vetem nje rezultat te deshiruar,dhe e ben si pikellimin ashtu dhe ngushellimin te terheqin aromat mirenjohese te besimit,dashurise,durimit,shpreses,nenshtrimit,gezimit,dhe lulet e tjera te bukura te kopshtit.

E njohshim me perjetim te embel se çfare do te thote kjo.

 

1 mars-mbremje

 

“Ai eshte i çmueshem.”

{#1 Pjetri 2:7}

 

Ashtu si gjithe lumenjte derdhen ne det,po ashtu te gjitha kenaqesite tona perqendrohen ne Shumetedashurin tone.Veshtrimet e syve te Tij ndriçojne me shume se dielli :bukurite e fytyres se Tij jane me te hirshme se lulet me te perzgjedhura :asnje arome nuk eshte si fryma e gojes se Tij.Guret e çmuar te minieres dhe perlat e detit jane gjera te pavlera te krahasuara me çmueshmerine e Tij.Pjetri na thote se Jezusi eshte i çmuar,por ai nuk tha dhe nuk mund te thonte se sa i çmuar,as ndonje nga ne nuk mund te llogarise vleren e dhurates se pashprehshme.Fjalet nuk mund te paraqitin dot çmueshmerine e Zotit Jezus per popullin e tij,as nuk mund te thone plotesisht se sa thelbesor Ai eshte per kenaqesine dhe lumturine e tyre.Besimtar,a nuk ke gjetur ne mes te bollekut nje zi buke te madhe nese Zoti yt ka munguar?Dielli po ndriçonte por Krishti qe fshehur,dhe e gjithe bota ishte e zeze per ty;ose ishte nate dhe perderisa ylli i ndritshem i mengjesit kishte shkuar asnje yll tjeter nuk mund te leshonte nje rreze drite te tille.Cfare shkretetire e eger qe eshte bota pa Zotin tone!Nese nje here Ai fshihet prej nesh,lulet e kopshtit tona vyshken;frytet tona te kendshme kalben;zogjte nderpresin kengen,dhe nje stuhi permbys shpresat tona.Te gjithe qirinjte e tokes nuk mund te bejne drite nese Dielli i Drejtesise eklipsohet.Ai eshte shpirti i shpirtit tone,drita e drites sone,jeta e jetes sone.Lexues i shtrenjte,çfare do beje valle ne bote pa Te,kur zgjohesh dhe pret betejen e dites?Cfare do te beje valle naten,kur vjen ne shtepi i lodhur dhe i kapitur,nese nuk do kishte shtepi shoqerimi midis teje dhe Krishtit?I bekuar qofte emri i Tij,Ai nuk do te na lejoje te jetojme pa Te sepse Jezusi kurre nuk i braktis te tijet.Prapeseprape,mendimi se çfare do te ishte jeta pa Te rriste çmueshmerine e Tij.

 

 

 

 

2 mars-mengjes 

{#Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 3 :1-4 :49} {Studim i shpejte:#Ligji i perterire 8:1-11:32}

 

“Keshtu tere Izraelitet shkonin te Filistenjte per te mprehur kush plorin,kush sepaten,kush belin.” 

{#1 Samueli 13:20}

 

Ne jemi te zene ne nje lufte te madhe me Filistinet e ligesise.Cdo arme ne dizpocionin tone duhet te perdoret.Predikimi,mesimi,lutja,dhenia,te gjitha duhet te vihen ne veprim,dhe talentet qe mendoheshin shume te imta per sherbim duhet tani qe te perdoren.Plori,sepata dhe beli mund te jene te gjitha te dobishme per te vrare Filistinet ;vegla te palatuara mund te japin goditje te renda,dhe vrasja nuk ka pse te behet ne menyre elegante persa kryhet efektshmerisht.Cdo çast kohe,ne kohen e duhur ose jo;çdo fragment aftesie,e mesuar apo jo;çdo mundesi,e favorshme apo jo,duhet te perdoret,sepse armiqte tane jane te shumte dhe forca jone eshte e pakte.

Shume prej veglave tona kane nevoje per mprehje;kemi nevoje shpejtesi mendjeprehtesie,takti,energjie,gatishmerie,ne nje fjale,pershtatje te plote per vepren e Zotit.Gjykimi i shendoshe praktik eshte nje gje shume e rralle midis udheheqesve te ndermarrjeve te Krishtera.Ne mund te mesojme prej armiqve tane nese do donim,dhe keshtu do t’i benim vete Filistinet te mprehnin armet tona.Kete mengjes le te dallojme mjaftueshem per te mprehur zellin tone gjate kesaj dite me ane te ndihmes se Frymes se Shenjte.Shikoni energjine e Papisteve,se si i bien perqark detit dhe tokes per te bere nje prozelit,a duhet qe ato te monopolizojne te gjithe kembnguljen?Vini re te perkushtuarit pagane se çfare torturash qe durojne ne sherbimin e idhujve te tyre!a jane ato valle te vetmit per te shfaqur durimin dhe vete flijimin?Veshtro princin e erresires,sa kembengules ne perpjekjet e tij,sa i patundur ne perpjekjet e tij,sa guxues ne planet e tij,sa mendàr ne komplotet e tij,sa energjik ne gjithçka!Djajte jane te bashkuar si nje njeri i vetem ne rebelimin e tyre te turpshem,ndersa ne besimtaret ne Jezus jemi te ndare ne sherbimin tone Zotit,dhe rralle punojme njezeri.O sikur te mesonim prej zellit te tij te sketerrshem per te shtegetuar si samaritane te mire duke kerkuar dike per te bekuar!

 

2 mars-mbremje

 

“Mua,me te voglit nga te gjithe shenjterit,m’u dha ky hir per t’u predikuar kombeve pasurite e pasosura te Krishtit.”

{#Efezianeve 3:8}

 

Apostulli Pal e ndjeu si nje privilegj te madh te lejohej te predikonte ungjillin.Ai nuk shikoi mbi thirrjen e tij si mund por hyri ne te me kenaqesi te zjarrte.Prapeseprape ndersa Pali ishte ashtu mirenjohes per detyren e tij,suksesi ne te e peruli shume ate.Aq me plot mbushet nje ene aq me thelle zhytet ne uje.Dembelet mund t’i bejne qejfin vetes me nje kryelartesi te embel per aftesite e tyre sepse jane te papervoje;por punetori i zellshem shpejt do te mesoje vete dobesine e tij.Nese kerkon perulesi,perpiqu te punosh rendshem;nese do doje te njohesh hiçin tend,provo ndonje gje te madhe per Jezusin.Nese do doje te ndjeje se sa krejtesisht i pafuqishem qe je pa Zotin e gjalle,rreku veçanerisht ne vepren e madhe te shpalljes se pasurive te pasosura te Krishtit,dhe do te dish,ashtu si kurre nuk e dite me pare,se çfare gjeje e dobet e pavlere qe je.Edhe pse apostulli e dinte keshtu dhe e rrefeu dobesine e tij,ai nuk ishte kurre i hutuar persa i perket subjektit te sherbimit te tij.Prej predikimit te tij te pare ne te fundin,Pali predikoi Krishtin dhe asgje perveçse Krishtin.Ai ngriti kryqin,dhe madheroi Birin e Zotit qe derdhi gjak mbi te.Ndiq shembullin e tij ne te gjitha perpjekjet e tua personale per te perhapur lajmin e hareshem te shpetimit,dhe le te jete “Krishti dhe Ky i kryqezuar” tema jote e herepashershme.I Krishteri duhet te jete si ato lulet e dashura te pranveres qe,kur dielli shkelqen,hapin kupezat e tyre te arta,sikur te thonin, “Na mbush me rrezet e tua!”por kur dielli eshte i fshehur mbrapa nje reje ato mbyllin kupezat e tyre dhe leshojne kokat poshte.Po keshtu I Krishteri duhet qe te ndjeje ndikimin e embel te Jezusit;Jezusi duhet te jete dielli i tij,dhe ai duhet te jete lulja qe i jipet Diellit te Drejtesise.O!te flasesh vetem per Krishtin,ky eshte subjekti qe eshte si “fare per mbjellesin ashtu dhe buke per ngrenesin.”Ky eshte ura e zjarrit per buzen e folesit,dhe çelesi kryesor per zemren e degjuesit.

 

 

3 mars-mengjes 

{Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 5 :1-7 :26}  {Studim i shpejte :Ligji i perterire 12 :1-16 :22}

 

“Te kam zgjedhur  ne furren e pikellimit.”

{#Isaia 48 :10}

 

Ngushello veten,besimtar i sprovuar,me kete mendim :Zoti tha, « Te kam zgjedhur ne furren e pikellimit.” A nuk vjen fjala si nje shi i bute qe qeteson terbimin e flakes?Po,a nuk eshte valle nje mburoje prej azbesti kunder se ciles nxehtesia nuk ka fuqi?Pikellimi le te vije—Zoti me ka zgjedhur.Varferi,mund te perparosh ne deren time,por Zoti eshte tashme ne shtepi,dhe Ai me ka zgjedhur.Semundje mund te pervidhesh,por kam tashme nje balsam—Zoti me ka zgjedhur.Cfaredo qe te me ndodhi ne luginen e loteve,e di se Ai me ka “zgjedhur”.Besimtar,nese,ti kerkon akoma ngushellim me te madh,sill ne mendje se ke nje Bir te Njeriut me ty ne furre.Ne ate dhome te heshtur tenden,atje ulet anash teje Nje qe ti nuk e sheh,por qe ti e do;dhe shpesh kur ti nuk e njeh,Ai te pergatit shtratin ne pikellimin tend,dhe zbut jastekun per ty.Je ne varferi;por ne ate shtepi te dashur tenden Zoti i jetes dhe i lavdise eshte nje vizitor i shpeshte.Ai e ka shume per zemer te vije ne keto vende te shkreta,qe te te vizitoje.Shoku yt eshte ngjitur ngushte me ty.Ti nuk mund ta shohesh ate,por mund ta ndjesh presionin e duarve te tij.A nuk e degjon valle zerin e tij?Madje edhe ne luginen e hijes se vdekjes  ai thote,”Mos ki frike,jam me ty;mos u tut,sepse jam Zoti yt.”Kujto ate fjaline fisnike te Cezarit,”Mos druaj,ti mban Cezarin dhe gjithe pasurine e tij.”Mos ki frike I Krishtere;Jezusi eshte me ty.Ne te gjitha sprovat e tua te zjarrta,prania e tij eshte si ngushellimi yt ashtu dhe siguria jote.Ai nuk do te lere kurre ate qe ka zgjedhur si te vetin.”Mos u tut sepse jam me ty,” eshte fjala e sigurte e premtimit te zgjedhurve te tij ne “furren e pikellimit.”A nuk do te mberthesh atehere Krishtin dhe te thuash—

 

Permes ujerave dhe flakeve,nese Jezusi udheheq,

Do ta ndjek atje ku Ai shkon.

 

3 mars-mbremje

 

“Ai pa Frymen e Perendise duke zbritur si nje pellumb.”

 {#Mateu 3 :16}

 

Ashtu si Fryma e Perendise zbriti mbi Zotin Jezus,koka,po ashtu,me mase,zbret mbi gjymtyret e trupit mistik.Zbritja e Tij behet sipas se njejtes menyre ne te cilen ra mbi Zotin tone.Shpesh ka nje shpejtesi te veçante ne te,ose edhe atehere kur jemi te ndergjegjshem,jemi te shtyre perpara dhe drejt qiellit pertej çdo parashikimi.Prapeseprape nuk eshte si nguti i vrikut tokesor,sepse krahet e pellumbit jane sa te bute po aq dhe te zhdervjellet.Qetesia duket thelbesore per shume veprime shpirterore ;Zoti eshte ne zerin e Tij te bute dhe si vesa,hiri i Tij distilohet ne heshtje.Pellumbi ka qene perhera figura e perzgjedhur e pastertise,dhe Fryma e Shenjte eshte vete pastertia.Atje ku Ai vjen,çdo gje qe eshte e paster dhe e dashur dhe me emer te mire behet me bollek,dhe mekati dhe papastetia largohen.Paqja mbreteron gjithashtu atje ku Pellumbi Mbreteror vjen me fuqi ;Ai mban degen e ullirit qe tregon se ujerat e zemerimit hyjnor jane qetesuar.Butesia eshte nje rezultat i sigurte i fuqise transformuese te Pellumbit te Shenjte :zemrat e prekura prej ndikimit te Tij te mire jane te dashura dhe te perunjta qe ketej e tutje.Vjen Pademshmeria,afermendsh ;shqiponjat dhe korbat mund te gjuajne prene e tyre—turtulla mund te duroje padrejtesine por nuk mund ta shkaktoje ate.Ne duhet te jemi te pafajshem si pellumbat.Pellumbi eshte nje pikture e zgjuar e dashurise,zeri i turtulles eshte plot me dashamiresi ;dhe po ashtu  shpirti i vizituar prej Frymes se bekuar,gelon ne dashuri per Zotin,ne dashuri per vellezerit,ne dashuri per mekataret ;dhe mbi te gjitha,ne dashuri per Jezusin.Kaplimi i Frymes se Zotit mbi siperfaqen e ujerave,se pari prodhoi rregull dhe jete,dhe ne zemrat tona,shkakton dhe ushqen jete te re dhe drite.Fryme e Bekuar,ashtu siç qendrove mbi Shpetimtarin tone te shtrenjte,qendro edhe mbi ne qe prej kesaj kohe dhe deri ne perjetesi.

 

 

 

 

4 mars-mengjes 

{Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 8 :1-10 :22} {Studim i shpejte :#Ligji i perterire 17 :1-20 :20}

 

“Hiri im te mjafton.”

 {#2 Korintasve 12:9}

 

Nese asnjeri prej te shenjteve te Zotit nuk do te ishte i varfer dhe i sprovuar,nuk do te njihnim aq mire ngushellimet e hirit hyjnor.Kur gjejme shtegetarin qe nuk ka ku te mbeshtesi koken,dhe prapeseprape mund te thote, « Do te besoj akoma ne Zot ; » kur shikojme te gjorin te uritur dhe te etur,qe akoma lavderohet ne Jezus ;kur shikojme te vene e shkrete te pllakosur ne pikellim,dhe prapeseprape duke pasur besim ne Krisht,o !çfare nderi qe pasqyron mbi ungjillin.Hiri i Zotit eshte i ilustruar dhe i madheruar ne varferine dhe ne sprovat e besimtareve.Te shenjtet durojne nen çdo shkurajim,duke besuar se te gjitha gjerat veprojne per te miren e tyre,dhe se jashte prej te ligave te dukshme nje bekim i vertete do te çeli se fundi—se Zoti i tyre do te kryeje ose nje çlirim me shpejtesi per to,ose shume me siguri do ti mbeshtese ne traziren e tyre per aq gjate sa eshte i kenaqur ti mbaje ato ne te.Ky durim i te shenjteve provon fuqine e hirit hyjnor.Ka nje kulle fari atje jashte ne det :eshte nje nate e qete—nuk mund te them nese ndertesa eshte e qendrueshme ;stuhia duhet te terbohet perreth tij,dhe atehere do te di nese do te qendroje.Po keshtu me vepren e Frymes :nese nuk do te ishte ne shume raste e rrethuar me ujera te rrembyeshme,nuk do ta dinim se ishte e vertete dhe e forte ;nese ererat nuk fryjne mbi te,nuk do ta dinim se sa e qendrueshme dhe e sigurte ishte.Kryeveprat e Zotit jane ato njerez qe qendrojne ne kembe ne mes te veshtiresive,te vendosur,te patundur,

 

I qete mes klithmes çoroditese

Me mirebesim ne fitore.

 

Ai qe do te lavderoje Zotin e tij duhet te prese te hase shume sprova.Asnje njeri nuk mund te jete i ndritur perpara Zotit nese nuk ka shume konflikte.Atehere nese keni per risk nje udhe te veshtire,gezohuni ne te,sepse do te shfaqni keshtu me mire hirin e gjithemjaftueshem te Zotit.Persa i perket faktit se mund t’ju braktise as mos enderroni per kete—urreheni kete mendim.Zoti qe ka qene i mjaftueshem deri tani,duhet te besohet deri ne fund.

 

4 mars-mbremje

 

« Ato ngopen me bollekun e shtepise tende. »

 {#Psalmi 36:8}

 

Mbreteresha Sheba u mrekullua prej luksit te tryezes se Salomonit.Ajo u mahnit kur pa furnizimin e nje dite te vetme;dhe u mrekullua po ashtu prej numrit te sherbetoreve qe festonin ne tryezen mbreterore.Por çfare eshte kjo ne krahasim me mirepritjet e Zotit te hirit?Dhjete mije mijra njerez te tij ushqehen perdita;te uritur dhe te etur,ato vijne  me shume oreks  ne banket,por asnjeri prej tyre nuk kthehet i pakenaqur;ka mjaftueshem per secilin,mjaftueshem per te gjithe,mjaftueshem edhe per me shume.Edhe pse te ftuarit qe ushqehen ne tryezen e Te Perjetshmit jane te panumert si yjet e qiellit,praseprape secili ka racionin e tij te mishit.Mendo se per sa shume hir nje i shenjte ka nevoje,aq shume sa asgje perveçse I Pafundmi mund ta furnizoje ate per nje dite;dhe prapeseprape Zoti shtron tryezen e tij,jo per nje,por per shume te shenjte,jo per nje dite,por per shume vite;jo vetem per shume vite,por per brez pas brezi.Ve re festen e bollshme per te cilen flitet ne teks,te ftuarit ne banketin e meshires jane te kenaqur,jo,”te ngopur”;dhe kjo jo me ushqim te zakonshem por me dhjam,yndyren e veçante te vete shtepise se Zotit;dhe nje feste e tille eshte e garantuar prej nje premtimi besnik per te gjithe femijet e njerezve qe e vendosin besimin e tyre nen hijen e kraheve te Te Perjetshmit.Nje here mendova se nese te mundja te merrja mishin e prishur te dera e pasme e hirit te Zotit do isha i kenaqur;ashtu si gruaja qe tha,  “Qente hane nga therrimet qe bien nga tryeza e te zotit te tyre.”por asnje femije i Zotit nuk eshte i sherbyer me mbeturina;ashtu si Mefiboshethi,ato te gjithe hane prej vete tryezes se mbretit.Per sa i perket hirit,ne te gjithe kemi racionin e Benjaminit—te gjithe kemi dhjete here me shume se sa prisnim,dhe edhe pse nevojshmerite tona jane te medha,prapeseprape shpesh jemi te mrekulluar prej bollekut te mahnitshem te  hirit qe Zoti na jep te gezojme me perjetim.

 

 

 

 

5 mars-mengjes

 {Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 11 :1-13 :18}  {Studim i shpejte :#Ligji i perterire 21 :1-23 :25}

 

“Le te mos fleme siç bejne te tjeret.”

 {#1 Tesalonikasve 5 :6}

 

Ka shume rruge per te ndihmuar ne zgjimin e krishtere.Midis te tjerave,me lejoni t’i keshilloj fuqishem te Krishteret per te bashkebiseduar bashke ne  lidhje me udhet e Zotit.

I Krishteri dhe Shpreseploti,teksa udhetonin drejt Qytetit Qiellor,i thane njeri tjetrit, “Per te parandaluar dremitjen ne kete vend,le te bejme nje bashkebisedim te mire.”I Krishteri pyeti, « Vella,ku do fillojme ? » Dhe Shpreseploti u pergjigj, « Atje ku Zoti filloi me ne. »

Atehere I Krishteri kendoi kete kenge—

 

Kur te shenjtet behen te plogesht,le te vijne ketu,

E te degjojne se si bashkebisedojne keto dy shtegetare ;

Po,le te mesojne prej ketyre,me çdo menyre,

Per ti mbajtur keshtu hapur syte e tyre te fletur.

Shoqerimi i te shenjteve nese behet mire,

I mban ato zgjuar,megjithe ferrin.

 

Te Krishteret qe veçojne vetveten dhe ecin vetem,jane shume te prirur per tu bere te plogesht.Mbaj shoqerine e krishtere,dhe do te mbahesh i zgjuar prej saj,dhe i freskuar dhe i kurajuar per te bere perparim me te shpejte ne rrugen drejt parajses.Por teksa mbani “keshilla te embela” me te tjeret ne udhet e Zotit,kujdesuni qe tema e bisedes tuaj te jete Zoti Jezus.

Syri i besimit shikofte perhera te Ai;zemra juaj qofte plot me Te;buzet tuaja le te flasin per vleren e tij.Shok,jeto afer kryqit,dhe nuk do te flesh.Puno rende per t’i lene vetes pershtypje me nje ndijim te thelle te vleres se vendit per ku po shkon.Nese sjell ndermend se po shkon ne parajse,nuk do te flesh gjate rruges.Nese mendon se ferri eshte mbrapa teje,dhe se djalli po te ndjek,nuk do te humbesh kohen.A do te flinte valle vrasesi me gjakmarresin mbrapa tij,dhe me qytetin e strehimit perpara tij?I Krishtere,a do flesh valle ndersa portat prej perlash jane te hapura—kenget e engjejve duke te pritur per t’iu bashkuar—nje kurore ari gati per ballin tend?Ah! jo;ne shoqerim te shenjte vazhdo te jesh vigjilent dhe te lutesh qe te mos biesh ne tundim.

 

5 mars-mbremje

 

“Thuaji shpirtit tim:Une jam shpetimi yt.”

{#Psalmi 35:3}

 

Cfare me meson kjo lutje e embel?Do te jete peticioni im i mbremjes;por se pari le te me jape nje persiatje mesimdhenese.Teksti me informon para se gjithash se Davidi pati dyshimet e tij;se pse valle duhet te lutej,”Thuaji shpirtit tim,Une jam shpetimi yt,” nese ndonjehere nuk ishte i munduar prej dyshimeve dhe drojtjeve?Pra atehere,le te marr zemer,sepse nuk jam i vetmi i shenjte qe ankohet per dobesine e besimit.Nese Davidi dyshoi,nuk duhet te nxjerr perfundimin se nuk jam I Krishtere sepse kam dyshime.Teksti me kujton se Davidi nuk ishte i kenaqur ndersa kishte dyshime dhe drojtje,por ai menjehere shkonte rregullisht te froni i meshires per tu lutur per siguri;sepse ai e vleresonte ate si ar shume te paster.Une gjithashtu duhet te perpiqem per nje ndijim ndenjes te pranimit tim ne Te Shumedashurin,dhe nuk duhet te kem gezim kur dashuria e tij nuk eshte e perhapur ne shpirtin tim.Kur Dhenderi im eshte larguar prej meje,shpirti im duhet dhe do te agjeroje.Mesoj gjithashtu se Davidi e dinte se ku te fitonte siguri te plote.Ai shkoi te Zoti i tij me lutje,duke klithur,”Thuaji shpirtit tim:Une jam shpetimi yt.” Duhet te jem vetem shume me Zotin tim nese do doja te kisha nje ndijim te qarte te dashurise se Jezusit.Le te pushojne lutjet dhe syri im i besimit do te behet i mekur.Sa me shume lutemi aq me shume i afrohemi parajses;te ngadalte ne lutje,i ngadalte perparimi.Une ve re se Davidi  nuk do te kenaqej derisa siguria e tij nuk do  te kishte nje burim hyjnor.”Thuaji shpirtit tim.”Zot,a e thua Ti ate!Asgje qe nuk eshte nje deshmi hyjnore ne shpirt nuk do te kenaqe Te Krishterin e vertete.Per me teper,Davidi nuk mund te prehej nese siguria e tij nuk do kishte nje personalitet te gjalle.”Thuaji shpirtit tim:Une jam shpetimi yt.”Zot,nese do t”ia thuaje kete te gjithe te shenjteve,do ishte asgje,nese nuk do te ma thoje mua.Zot,kam mekatuar;nuk e meritoj buzeqeshjen tende;as qe nuk guxoj ta kerkoj ate;por O!thuaji shpirtit tim,po,shpirtit tim,”Une jam shpetimi yt.”Me bej qe te kem nje ndijim te padiskutueshem,te padeshtueshem,personal,te tanishem se une jam Yti,dhe se Ti je imi.

 

 

 

 

6 mars-mengjes

{Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 14 :1-16 :22} {Studim i shpejte :#Ligji i perterire 24 :1-26 :19}

 

“Duhet te lindni perseri.” 

{#Gjoni 3:7}

 

Riperteritja eshte nje subjekt qe qendron ne vete themelin e shpetimit,dhe ne duhet te jemi shume te zellshem per te ditur me kujdes se jemi me te vertete « te lindur perseri » sepse ka shume qe perfytyrojne se jane  te tille,dhe qe nuk jane.Ji i sigurte se emri i Krishtere nuk eshte natyra e Krishtere ;dhe se te jesh lindur ne nje toke te Krishtere dhe i njohur se i perket fese se krishtere nuk te sjell as dhe nje dobi,nese nuk ka diçka me shume te shtuar—se qenit « te rilindur perseri, » eshte nje çeshtje kaq misterioze,sa fjalet njerezore nuk mund ta pershkruajne ate. « Era fryn ku te doje dhe ti degjon zhurmen e saj,por nuk e di se nga vjen dhe ku shkon.Keshtu ndodh me keto qe lind prej Frymes. »Prapeseprape eshte nje ndryshim qe eshte i njohur dhe i ndjere :i njohur prej veprash shenjterie dhe i ndjere prej nje perjetimi te hirshem.Kjo veper e madhe eshte e mbinatyrshme.Nuk eshte nje veprim qe nje njeri kryen per vetveten :nje parim i ri perçohet,qe punon ne zemer,riperterin shpirtin dhe prek te gjithe njeriun.Nuk eshte nje ndryshim i emrit tim por nje riperteritje e natyres sime,keshtu qe nuk jam njeriu qe isha me perpara,por nje njeri i ri ne Krishtin Jezus.Te lash dhe te veshesh nje kufome eshte nje gje shume me e ndryshme se sa ta ngjallesh ate :njeriu mund te beje njeren,Zoti vetem mund te beje tjetren.Nese atehere je « rilindur »pohimi jot do te jete, « oh,Zoti Jezus,Ati i perjetshem,Ti je Prindi im shpirteror ;derisa Fryma jote nuk me pati hukatur ne mua frymen e jetes shpirterore,te shenjte,te re,kam qene deri ne ate dite « i vdekur ne shkelje dhe mekate. »Jeta ime qiellore rrjedh e tera prej Teje,Ty ta ngarkoj. « Jeta ime eshte e fshehur me Krishtin ne Zot.Nuk jam une me ai qe jetoj,por Krishti qe jeton ne mua. »Zoti na mundesofte te jemi te siguruar mire mbi kete pike jetesore,sepse te jesh i pariperteritur do te thote te jesh i pashpetuar,i pafalur,pa Zot,dhe pa shprese.

 

 

6 mars-mbremje

 

« Perpara shkatarrimit,zemra e njeriut ngrihet. » 

{#Proverba 18 :12}

 

Eshte nje shprehje e njohur dhe e vjeter,se « ngjarjet e ardhshme hedhin hijet perpara tyre. » njeriu i urte na meson se nje zemer krenare eshte  preludi profetik i se liges.Krenaria eshte po aq me siguri shenja e shkatarrimit sa ndryshimi i merkurit ne barometer eshte shenja e shiut ;dhe me shume madje ne menyre te padeshtueshme se kjo.Kur njerezit kane qene kryelarte,shkaterrimi i ka permbysur perhera.Zemerdhembja e Davidit le te tregoje se lavdia e njeriut njeh eklips kur ai dalldiset mbas vete madherise se tij. {#2 Samueli 24 :10}Shikoni Nebukadnecarin,ndertuesin e fuqishem te Babilones,duke u zvarritur mbi toke,duke ngrene bar si ka,derisa thonjte e tij u rriten si kthetra zoqsh,dhe floket e tij si shpende shqiponje.{#Danieli 4 :33}Krenaria e beri mburravecin nje kafshe,ashtu si me perpara e beri nje engjell nje djall.Zoti urren shikimet krenare,dhe asnjehere nuk deshton ti uli poshte ato.Te gjitha shigjetat e Zotit kane si shenjester zemrat krenare.O I Krishtere,a eshte zemra jote e fryre kete mbremje ?Sepse krenaria mund te hyje ne zemren e Te Krishterit po ashtu si ne zemren e mekatarit ;mund ta mashtroje ate duke enderruar se  « Jam i pasur dhe kam vene pasuri.Per asgje nuk kam nevoje. »A po lavderohesh ne hiret ose talentet e tua ?A je krenar per vetveten,se ke pasur mendje te shenjte dhe perjetime te embla ?Degjo,lexues,ka edhe nje shkaterrim gjithashtu qe po vjen te ty.Lulekuqet e tua valevitese te mendjemadhesise do te shkulen prej rrenjesh,kerpudhat e tua te hirit do te thahen ne nxehtesine djegese,dhe vetebesimi ty do te behet si  kashte per pleh.Nese harrojme te jetojme ne kemben e kryqit ne perunjesine me te thelle te frymes,Zoti nuk do te harroje te na  zgjoje nen fshikullen.Nje shkaterrim do te vije te ty,O besimtar i ekzaltuar teprueshem,shkatarrimi i gezimeve dhe ngushellimeve te tua,edhe pse nuk mund te kete shkatarrim te shpirtit tend.Prandaj, « Ai qe krenohet,le te krenohet ne Zotin. »

 

 

 

 

7 mars-mengjes

{Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 17 :1-20 :20} {Studim i shpejte :#Ligji i perterire 27 :1-28 :68}

 

“Kini besim ne Perendine.”

 {#Marku 11:22}

 

Besimi eshte kemba e shpirtit me ane te ciles ai mund te ece pergjate udhes se urdherimeve.Dashuria mund ta beje kemben te levize me me shkathtesi ;por besimi eshte kemba qe mban shpirtin.Besimi eshte vaji qe mundeson rrotat e perkushtimit te shenjte dhe te pershpirtshmerise se zellshme te levizin mire ;dhe pa besim rrotat hiqen prej karroces dhe ne zvarritemi rende rende.Me besimin mund te bej gjithçka ;pa besim as qe nuk do te kem prirjen as fuqine per te bere ndonje gje ne sherbimin e Zotit.Nese do doni te gjeni njerezit qe sherbejne me mire Zotin,duhet te kerkoni per njerezit me besim me te madh.Besimi i vogel do te shpetoje  nje njeri,por besimi i vogel nuk mund te beje gjera te medha per Zotin.Besimvogli i gjore nuk mund  te luftonte  « Apollonin ; » duhej « I Krishteri » per te bere kete.Besimvogli nuk mund te vriste « Deshperimin gjigand ; » ky kerkonte  krahun e Zemermadhit per ta rrezuar poshte ate perbindesh. »Besimvogli me siguri qe do te shkoje ne parajse por shpesh i duhet qe te fshihet ne nje guaske,dhe shpesh humbet gjithçka perveç gureve te çmuar te tij.Besimvogli thote, « Eshte nje rruge e veshtire,e rrethuar me gjemba,dhe plot me rreziqe ;kam frike te shkoj ; » por Besimadhi sjell ne mendje premtimin, « Sandalet e tua do te jene prej hekuri dhe bronxi,dhe forca jote do te vazhdoje sa jane ditet e tua : » dhe keshtu qe ai guxon me kurajo.Besimvogli qendron i shkurajuar,duke perzier lotet e tij me ujerat ;por Besimadhi kendon, « Kur do te kalosh permes ujerave Une do te jem me ty,ose do te kalosh lumenjte,nuk do te te mbytin : » dhe ai menjehere kalon rrymen.A do doje te ishe rehat dhe i lumtur ?A do doje te gezoje fene ?A do doje te kishe fene e harese dhe jo ate te muzgut ?Atehere « ki besim te Zoti. »Nese do erresiren, dhe je i kenaqur te banosh ne zymti dhe mjerim,atehere ji i kenaqur me pak besim ;por nese do driten e diellit,dhe do doje te kendosh kenge gezimi,lakmo me kembngulje kete dhuraten me te mire, « besimin e madh. »

 

 

7 mars-mbremje

 

« Eshte me mire te gjesh strehe tek Zoti se sa t’i kesh besim njeriut. »

 {#Psalmi 118 :8}

 

Padyshim qe lexuesi eshte provuar prej tundimit per tu mbeshtetur mbi gjerat qe shihen,ne vend qe te qendroje vetem mbi Zotin e padukshem.Te Krishteret shpesh shikojne te njeriu per ndihme dhe keshille,dhe e demtojne thjeshtesine fisnike te mbeshtetjes se tyre mbi Zotin e tyre.Ky racion i mbremjes a ndesh syte e nje femije te Zotit te ankthshem ne lidhje me gjerat tokesore,atehere do donim te arsyetonim pak me te.Per shpetimin tend ti beson ne Jezus dhe vetem ne Jezus,atehere pse je i trazuar ? « Per shkak te shqetesimit tim te madh. » A nuk eshte e shkruar valle, « Hidh barren tende mbi Zotin ? »  “Mos u shqetesoni per asgje,por ne çdo gje ia beni te ditur Perendise kerkesat tuaja ne lutje dhe pergjerim.”A nuk mund te besosh Zotin per gjerat tokesore?”Ah!do doja te mundja ta besoja.” Nese nuk mund ta besosh Zotin per gjerat tokesore,si guxon ta besosh per gjera shpirterore?A mund ta besosh Ate per shpetimin e shpirtit tend dhe nuk mbeshtetesh mbi te per ca meshira me te vogla?A nuk eshte Zoti  i mjaftueshem per nevojen tende,apo a eshte gjithe mjaftueshmeria e tij shume e ngushte per mungesat e tua?A do valle nje sy tjeter perveç ate te Atij qe shikon çdo gje te fshehur?A eshte zemra e tij e dobet?A eshte krahu i tij i lodhur?Nese ashtu,kerko nje tjeter Zot;por nese Ai eshte i pafund,i plotfuqishem,besnik,i vertete,dhe i urte,pse endesh jashte kaq shume per te kerkuar nje tjeter mirebesim?Pse valle rremon token per te gjetur nje tjeter themel,kur ky eshte i forte mjaftueshem per te mbajtur te gjithe peshen qe do mund te ndertoje ndonjehere mbi te?I Krishtere,mos perzi vetem veren tende me uje,mos lidh arin tend te besimit me ndryshkun e mirebesimit njerezor.Prit vetem per Zotin,dhe pritja tende qofte prej tij.Mos lakmo bimen e Jones,por prehu ne Zotin e Jones.Themelet prej rere te besimit tokesor qofshin zgjedhja e budallenjve,por ti,si nje njeri qe parashikon stuhine,nderto per veten tende nje vendbanim mbi Shkembin e Koherave.

 

 

8 mars-mengjes 

{Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 21 :1-23 :25}  {Studim i shpejte :#Ligji i perterire : 29:1-30:20}

 

“Duhet te kalojme shume mundime qe te hyme ne mbreterine e Perendise.”   

   {#Veprat 14 :22}

 

Njerezit e Zotit kane mundimet e tyre.Zoti kurre nuk pati si qellim kur zgjodhi popullin e tij,qe ato te jene nje popull i pa sprovuar.Ato u zgjodhen ne furren e mundimit ;ato nuk u zgjodhen kurre per paqe mondane dhe gezim tokesor.Liria prej semundjes dhe prej dhembjeve te vdekshmerise nuk iu premtua kurre ;por kur Zoti hartoi karten e privilegjeve,perfshiu ndreqjet midis gjerave per te cilat ato do ishin pashmangshmerisht trashegimtare.Sprovat jane pjese e riskut tone ;ato jane te parazgjedhura per ne ne trashegimine e fundit te Krishtit.Po kaq me siguri sa yjet jane te formuara prej duarve te tij,dhe orbitat e tyre te ngulitura prej tij,aq me siguri sprovat na jane caktuar :ai ka caktuar periudhen dhe vendin e tyre,intensitetin dhe efektin qe do kene mbi ne.Njerezit e mire nuk duhet t’ia marre mendja kurre se do t’i shpetojne trazirave ;nese mendojne nje gje te tille,do te jene te zhgenjyer,sepse asnje prej pararendesve te tyre nuk ka qene pa to.Shiko durimin e Jobit ;kujto Abrahamin,sepse ai pati sprovat e tij,dhe me ane te besimit te tij nen to,ai u be « Ati i besnikut. »Ve re mire biografite e te gjithe patriarkeve,profeteve,apostujve,dhe martireve,dhe nuk do te zbulosh asnje nga ato qe Zoti i beri ene meshire,qe nuk u bene te kalonin permes zjarrit te pikellimit.Eshte e caktuar prej se vjetri se kryqi i trazires duhet te skalitet mbi çdo ene meshire,ashtu si shenja mbreterore me ane te ciles enet e nderit te Mbretit  jane te dalluara.Por edhe pse mundimi eshte keshtu udha e femijve te Zotit,ato kane ngushellimin te dine se Mesuesi i tyre e ka kaluar perpara tyre ;ato kane  pranine dhe simpatine e tij per t’i gezuar ato,hirin e tij per t’i mbeshtetur ato,dhe shembullin e tij per t’i mesuar se si te durojne ;dhe kur ato arrijne « mbreterine, » do te kete me shume se permiresime per « vuajtjet e shumta » permes se cilave ato kaluan.

 

8 mars-mbremje

 

« Dhe ndersa shpirti po e linte(sepse vdiq),i vune emrin Ben-Oni(bir i pikellimit),por i ati e quajti Beniamin.(bir i dores sime te djathte).

{#Gjeneza 35 :18}

 

Per çdo çeshtje ka nje ane te ndritshme po ashtu dhe nje ane te erret.Rakela u pllakos prej pikellimit te dhembjeve te lindjes dhe te vdekjes ;Jakobi,edhe pse duke qare humbjen e nenes,mundi te shikonte meshiren e lindjes se femijes.Eshte mire per ne,nese,ndersa mishi vuan prej sprovave,besimi yne del fitimtar ne besnikeri hyjnore.Luani i Samsonit dha mjalte,dhe po ashtu kundershtite tona nese te marra ne konsiderate ashtu siç duhet.Deti i stuhishem ushqen turma me peshqit e tij ;pylli i eger lulezon me lulet e tij te mrekullueshme ;era e stuhishme fshin murtajen,dhe i ftohti acar shkriferon token.Rete e zeza distilojne pika te shndritshme,dhe toka e zeze rrit lule te kendshme.Nje fare e mire eshte per tu gjetur ne çdo miniere ligesie.Zemrat e trishtueshme kane nje aftesi te veçante per te zbuluar pikepamjen me te pafavorshme prej se ciles ato shikojne mbi nje sprove ;nese do kishte vetem nje batak ne bote,shpejt ato do gjendeshin ne te te zhytyr deri ne qafe,dhe nese do kishte vetem nje luan ne shkretetire ato do ta degjonin te vrumbullonte.Ne lidhje me ne te gjithe ka nje hije te kesaj çmendurie te shkrete,dhe jemi te afte,here pas here,ashtu si Jakobi te therrasim, « Te gjitha keto gjerat jane kunder meje. »Menyra e ecjes se besimit eshte te hedhesh çdo shqetesim mbi Zotin,dhe me pas te parashikosh rezultate te mira prej fatkeqesive me te keqija.Ashtu si njerezit e Gedeonit,besimi nuk e vret mendjen prej shtambes se thyer por gezohet se llampa flakeron me shume.Jashte prej guaskes se ashper te veshtiresise besimi nxjerr perlen e nderit,dhe prej shpellave oqeanike te thella te trishtimit ai ngren lart koralin e çmueshem te perjetimit.Kur ujerat e begatise terhiqen,ai gjen thesare te fshehura ne rere ;dhe kur dielli i kenaqesise perendon,ai kthen teleskopin e shpreses te premtimet yjore te qiellit.Kur vete vdekja shfaqet,besimi tregon driten e ringjalljes pertej varrit,duke bere keshtu Ben-onin tone shpirtdhenes te jete Benjamini yne i gjalle.

 

 

 

 

9 mars-mengjes 

{Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 24 :1-27 :26}  {Studim i shpejte :#Ligji i perterire 31 :1-32 :52}

 

“Ai eshte terheqes ne çdo pikepamje.” 

  {#Kantiku i kantikeve 5 :16}

 

Bukuria e shkelqyeshme e Jezusit eshte terheqese ne çdo pikepamje ;nuk duhet dhe aq te admirohet se sa te duhet.Ai eshte me shume se i kendshem dhe i hijshem,Ai eshte i dashur.Me siguri qe populli i Zotit mund te justifikoje plotesisht perdorimin e kesaj fjale te arte,sepse Ai eshte objekti i dashurise se tyre me te ngrohte,nje dashuri e themeluar mbi shkelqesine e tij te brendshme te personit te tij,perkryerja e plote e hireve te tij.Shikoni,o dishepuj te Jezusit  buzet e Mesuesit tuaj dhe thoni « A nuk jane ato teper te embla ? »Fjalet e tij a nuk i bejne zemrat tuaja te digjen brenda jush teksa Ai flet me ju gjate rruges ?Ju adhuruesit e Emanuelit,veshtroni koken e tij te mbuluar me ar,dhe me thoni,a nuk jane mendimet e tij te çmueshme per ju ?A nuk eshte i embelsuar adhurimi juaj me zemerdashuri teksa perkuleni me perunjesi perpara asaj pamje qe eshte si Libani,e shkelqyeshme si kedrat ?A nuk ka valle nje hir ne çdo tipar te tij,dhe a nuk eshte i gjithe personi i tij eremire me nje arome te tille te vajosjeve te tij te mira,sa prandaj dhe virgjereshat e duan ate ?A nuk ka nje gjymtyre te trupit te tij te lavdishem qe nuk eshte terheqes ?—nje pjese  e personit te tij qe nuk eshte nje magnet  per shpirtrat tone ?nje titull qe nuk eshte nje litar i forte per te lidhur zemren tende ?Dashuria jone nuk eshte si nje vule e vene vetem mbi zemren e tij te dashurise ; eshte e fiksuar edhe mbi krahun e tij te fuqise ;po ashtu nuk ka as dhe pjese te vetme te tij mbi te cilen ajo nuk eshte fiksuar.Ne e vajosim gjithe personin e tij me vajin e embel te dashurise sone te zjarrte.Do donim te imitonim te gjithe jeten e tij ;do donim te pershkruanim te gjithe karakterin e tij.Ne te gjitha qeniet e tjera ne shikojme ndonje te mete,ne Te ka perkryerje te plote.Edhe me i miri i te shenjteve te tij te favorizuar pati shenja mbi rrobat e tij dhe rrudha mbi ballin e tij ;Ai nuk eshte veçse dashamiresi.Te gjithe diejt tokesore kane njollat e tyre :vete bota e bukur ka shkretetiren e saj ;ne nuk mund te duam te teren e gjese me te dashur ;por Krishti Jezus eshte ar i paster,drite pa erresire—lavdi pa re—« Po,Ai eshte terheqes ne çdo pikepamje. »

 

9 mars-mbremje

 

« Qendroni ne mua. »

 {#Gjoni 15 :4}

 

Shoqerimi me Krishtin eshte nje kure e vertete per çdo semundje.Qofte pelini i fatkeqesise ose teprica velese e kenaqesise tokesore,shoqerimi i ngushte me Zotin Jezus do te heqe hidherimin nga njera dhe ngimjen prej tjetres.Jeto afer Jezusit I Krishtere,dhe eshte nje çeshtje dytesore nese jeton mbi malin e nderit ose ne luginen e poshterimit.Duke jetuar afer Jezusit,je i mbuluar me krahet e Zotit,dhe poshte teje jane krahet e perjetshem.Asgje te mos mbaje larg  prej asaj lidhje te shenjte,qe eshte privilegji  i perzgjedhur i nje shpirti i martuar me Shume Te Dashurin.Mos ji i kenaqur ta kesh here pas here por kerko gjithmone ta mbash shoqerine e tij,sepse vetem ne pranine e tij ke si ngushellim ashtu dhe siguri.Jezusi nuk duhet te jete per ne nje shok qe na kerkon here pas here,por Nje me te cilin ne ecim perhera e me shume.Ke nje udhe te veshtire perpara teje :ki kujdes,o udhetar drejt qiellit,se mos shkosh pa udheheqesin tend.Ke per te kaluar permes furres te zjarrte ;mos hyr brenda po te mos kesh,ashtu si Shadraku,Meshaku dhe Abednego,Birin e Zotit si shokun tend.Duhet qe te sulmosh Jerikon e vete korruptimeve te tua :mos fillo betejen derisa,ashtu si Jozueu,te kesh pare Kapitenin e ushtrive te Zotit,me shpaten e tij te zhveshur ne duart e tij.Ke per te ndeshur Ezaun e tundimeve te tua te shumta :mos e ndesh derisa ne perroin e Jabokut te kesh mberthyer engjellin dhe te kesh dalur fitimtar.Ne çdo rast,ne çdo gjendje,do kesh nevoje per Jezusin ;por me shume se te gjitha,kur portat e hekurta te vdekjes do te hapen per ty.Rri afer shpirtit te Dhendrit tend,perkul koken tende mbi kraharorin e tij,kerko qe te freskohesh me veren e aromatisur te sheges se tij,dhe do te gjendesh ne Te se fundmi,pa njolle,ose rrudhe,ose ndonje gje te tille.Duke pare se ke jetuar me Te,dhe ke jetuar ne Te ketu,do te qendrosh me Te perjete.

 

 

 

 

10 mars-mengjes 

{Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 28 :1-28 :68}  {Studim i shpejte :#Ligji i perterire 33 :1-34 :12}

 

“Kur kisha bollek thoja:Une nuk do te prekem kurre.”

 {#Psalmi 30:6}

 

“Moabi duke pushuar mbi llumin e tij dhe nuk ka kaluar nga nje ene ne ene tjeter.” Jepi nje njeriu pasuri;le te sjellin anijet e tij ne vendin e tij vazhdimisht mallra te shtrenjta;le te shfaqen ererat dhe dallget si sherbetoret e tij per te mbajtur anijet e tij pergjate kraharorit te detit te fuqishem;le te jape toka e tij fryt me bollek:le te jete koha e dobishme per te mbjellurat e tij;le ta shoqeroje perhere sukses i panderprere;le te qendroje mes njerezve si nje tregetar i suksesshem;le te gezoje shendet te vazhdueshem;lejohe te eci mes botes me nerva te çelikta dhe sy te shkelqyer,dhe te jetoje i lumtur;jepi frymen festive;le te kete kengen perhera ne buzet e tij;le te ndrite syri i tij me gezim—dhe rrjedhoja natyrale e nje gjendje te tille te rehatshme per çdo njeri,qofte ai edhe I Krishteri me i mire qe ka marre fryme ndonjehere,do te jete krenaria;edhe Davidi tha,”Nuk do te prekem kurre;” dhe nuk jemi me mire se Davidi,as sa gjysme e tij.Vella,ki kujdes per vendet e sheshta te udhes tende,nese po i shkel ato,ose nese rruga eshte e ashper,falendero Zotin per te.Nese Zoti do te na tundete perhera ne djepin e bollekut;nese do ishim perhera te perkundur ne gjunjet e pasurise;nese nuk do kishim ca njolla mbi shtyllen prej alabastri;nese nuk do kishte ca re mbi qiej;nese nuk do kishim ca pika te hidhura ne veren e kesaj jete,do helmoheshim me kenaqesi,do enderronim “nuk prekemi”;dhe nuk do te prekemi,por do te jemi mbi maje ne lartesi;ashtu si njeriu i pergjumur mbi direk,çdo çast do ishim ne rrezik.

 

Ne bekojme Zotin pra per pikellimet tona;e falenderojme per ndryshimet tona;ne lavderojme emrin e tij per humbjet e pronesise;sepse e ndjejme se po te mos na kishte ndrequr do ishim bere teper te sigurte.Begatia mondane e vazhdueshme eshte nje sprove e zjarrte.

 

Pikellimet,edhe pse duken te rrepta,

Shpesh jane te derguara ne meshire.

 

10 mars-mbremje

 

« Njeriu i lindur nga nje grua jeton pak dite dhe eshte plot me shqetesime. »  {#Jobi 14 :1}

 

 

Mund te na hyje shume ne pune,perpara se te biem ne gjume,te kujtojme kete fakt te trishtueshem,sepse mund te na shpjere te çlirohemi prej gjerave mondane.Nuk ka asgje shume te kendshme ne kujtimin se nuk jemi lart shigjetave te kundershtise,por mund te na peruli dhe te na parandaloje mburrjen tone ashtu si Psalmisti ne pjesen tone te mengjesit. « Mali im qendron i palevizur :nuk do te prekem kurre ».Mund te na pengoje qe te zeme rrenje shume te thella ne kete toke prej se ciles kaq shpejt do artisemi ne kopshtin qiellor.Le te kujtojme nedoresimin e brishte prej te cilit mbajme meshirat tona te perkohshme.Nese do mbanim mend se te gjitha pemet e tokes jane te caktuara per sepaten e druvarit,nuk do ishim dhe aq te gatshem per te ndertuar folete tona ne to.Ne duhet te duam por duhet te duam me dashurine qe pret vdekjen,dhe qe i merr ne llogari ndarjet.Te afermit tane te shtrenjte na jane te huazuar dhe koha kur duhet ti kthejme ato ne doren e huadhenesit mund te jete aty prane te dera.E njejta gje eshte me siguri e vertete per te mirat tona te kesaj bote.A nuk kane krahe pasurite dhe fluturojne tutje ?Shendeti yne eshte po ashtu i paqendrueshem.Lulet e brishta te fushes,ne nuk duhet t’i shikojme si duke lulezuar perhera.Ka nje kohe te caktuar per dobesi dhe semundje,kur duhet qe te lavderojme Zotin me ane te vuajtjeve dhe jo me ane te aktivitetit te zellshem.Nuk ka as dhe nje pike te vetme ne te cilen mund te shpresojme te shpetojme prej shigjetave te mprehta te pikellimit ;prej diteve tona te pakta nuk ka as dhe nje e siguruar prej trishtimit.Jeta e njeriut eshte nje  bute plot me vere te hidhur ;ai qe kerkon per gezim ne te do bente mire te kerkonte per mjalte ne nje oqean shellire.Lexues i dashur mos i ve ndjenjat e tua mbi gjerat e tokes :por kerko ato gjera qe jane lart,sepse ketu tenja bren dhe vjedhesi shkatarron,por atje te gjitha gezimet jane te perhershme dhe te perjetshme.Udha e trazires eshte rruga drejt shtepise.Zot,beje kete mendim nje jastek per shume koka  te lodhura !

 

 

 

 

11 mars-mengjes

{Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 29 :1-31 :30} {Studim i shpejte :#Joseu 1 :1-2 :24}

 

“Mekati...tej mase mekatues.”

{#Romakeve 7:13}

 

Ruhu prej mendimeve te lehta ne lidhje me mekatin.Ne kohen e tjetersimit,ndergjegja eshte kaq e bute,sa kemi frike edhe mekatin me te vogel.Te tjetersuarit e rinj kane nje ndrojtje te shenjte,dhe frike te pershpirtshme se mos mekatojne kundra Zotit.Por sa keq!shume shpejt pushi i bute  i ketyre fryteve te para fshihet prej trajtimit te ashper te botes rrethuese:bima e ndjeshme e pershpirtshmerise se rinise kthehet ne nje shelg  me pas,teper e perkulshme,shume lehte e epshme.Eshte trishtueshem e vertete se madje edhe nje I Krishtere mund te behet shkalle shkalle kaq me kallo sa mekati qe me pare i ngjethte mishin nuk e alarmon aspak.Shkalle shkalle njerezit behen familjar me mekatin.Veshi ne te cilin topi ka ushtuar nuk do degjoje tingujt me te vegjel.Ne fillim nje mekat i vogel na trondit;por shpejt themi,”A nuk eshte valle nje mekat i vogel?”Me pas vjen nje tjeter,me i madh,dhe me pas nje tjeter,derisa shkalle shkalle fillojme te shikojme mekatin si nje e keqe e vogel;dhe me pas vjen nje mburrje e pashenjte:”Ne nuk kemi rene ne mekat te njohur.E vertete se u penguam pak,por qendruam ne kembe ne kryesoren.Mund te kemi shqiptuar nje fjale te pashenjte,por sa per me te shumten e bisedimit tone,ka qene i pajtueshem.”Keshtu ne e nenvleftesojme mekatin;e fshehim;e therrasim me emra hokatare.I Krishtere,ki kujdes se si e mendon lehte mekatin.Ki kujdes se mos biesh pak nga pak.Mekati,nje gje e vogel?A nuk eshte nje helm?Kush e njeh natyren e tij vdekjeprurese?Mekati,nje gje e vogel?A nuk demtojne vreshtat dhelprat e vogla?Insekti i vogel koralor a nuk nderton nje shkemb qe mbyt nje anije?A nuk hedhin poshte goditjet e vogla lisin e madh?A nuk do te gerryejne gurin pikat qe bien pa pushim?Mekati nje gje e vogel?Ai ngjeshi koken e Shpetimtarit me gjemba,dhe shpoi zemren e tij!E beri te vuaje ankth,hidherim dhe fatkeqesi.Sikur te mund te peshoje mekatin me te vogel ne peshoren e perjetesise,do  t’ia mbathje prej tij si prej nje gjarpri dhe do kishe neveri shfaqjen me te vogel te se liges.Shiko mbi çdo mekat si ai qe kryqezoi Shpetimtarin,dhe do te shohesh se “eshte tejmase mekatues.”

 

11 mars-mbremje

 

“Ti do te quhesh,E gjetura.”

 {#Isaia 62:12}

 

Hiri i pashoq i Zotit eshte i pare qarte ne faktin se ne jo vetem qe u kerkuam por u gjetem.Njerezit kerkojne per nje gje te humbur mbi dyshemene e shtepise,por ne nje rast te tille ka vetem kerkim dhe jo gjetje.Humbja eshte me e ankthshme dhe kerkimi me kembngules kur nje gje eshte gjehet.Ne ishim te perzier me balten:ishim ashtu si kur ndonje cope ari e çmueshme te bie ne llagem, dhe njerezit mblidhen dhe me kujdes kontrollojne nje grumbull felliqesi te neveritshme,dhe vazhdojne te trazojne dhe te rremojne,dhe te kerkojne midis kapices derisa thesari gjehet.Ose,per te perdorur nje tjeter figure,ne ishim te humbur ne nje labirint;brodhem ketu e atje,dhe kur meshira erdhi mbas nesh me ungjillin,nuk na gjeti menjehere,i duhej te na kerkonte dhe te na gjente;sepse ne si dele te humbura ishim kaq deshperimisht te humbura dhe qeme hallakatur ne nje vend kaq te çuditshem sa nuk dukej e mundur qe madje edhe Bariu i Mire te mund te gjurmonte endjet tona gjarperuese.Lavdi i qofte hirit te pamposhtur,u gjetem!Asnje zymti nuk mund te na fshinte,asnje felliqesi nuk mund te na mbulonte,u zbuluam dhe u sollem ne shtepi.Lavdi i qofte dashurise se pafundme,Zoti Fryma e Shenjte na rimekembi!

 

Jetet e ca prej njerezve te Zotit,nese mund te shkruheshin do te na mbushnin me habi te shenjte.Te çuditshme dhe te mrekullueshme jane rruget qe Zoti perdori ne rastin e tyre per te gjetur te tijet.I bekuar qofte emri i tij,Ai kurre nuk  e braktis kerkimin derisa te zgjedhurit jane gjetur efektshmerisht.Ato nuk jane nje popull i kerkuar sot dhe i hedhur poshte te nesermen.

Plotfuqieshmeria dhe urtesia te kombinuara nuk do te deshtojne,ato do thirren, “Te gjetur!”Qe ndonjeri te gjehet eshte hir i pashoq,por qe ne te gjehemi eshte hir pertej çdo shkalle!Nuk mund te gjejme arsye per kete perveçse vete dashurine sovrane te Zotit dhe mund vetem te ngrejme zemren tone ne çudi,dhe te lavderojme Zotin se kete nate mbajme emrin “Te gjetur.”

 

 

 

 

12 mars-mengjes

 {Lexim i perditshem :#Ligji i perterire 32 :1-34 :12} {Studim i shpejte :#Josea 3 :1-5 :15}

 

“Duaje te afermin tend.”

{#Mateu 5:43}

 

« Duaje te afermin tend. »Ndoshta ai rrokulliset ne pasuri,dhe ti je i varfer,dhe duke jetuar ne kasollen tende prane keshtjelles se tij ;shikon dite per dite pronat e tij,te linjtat e tij dhe banketet e tij madheshtore ;Zoti i ka dhene atij keto dhurata,mos lakmo pasurine e tij,dhe mos mendo keq ne lidhje me te.Ji i kenaqur me riskun tend,nese nuk mund ta permirsosh,por mos  shiko fqinjin tend dhe te urosh qe te jete si vetja.Duaje ate dhe atehere nuk do ta lakmosh.

 

Ndoshta,ne anen tjeter,ti je i pasur dhe afer teje banon i varferi.Mos perçmo ti quash  fqinjte e tu.Prano se je i shtrenguar ti duash ato.Bota i quan ato te nje rendi me te ulet se ty.Ne çfare jane valle me te ulet ?Ato jane me shume te barabarte me ty se sa me te ulet se ty sepse « Zoti i ka bere te nje gjaku te gjithe njerezit qe jetojne mbi faqen e tokes. »Eshte xhaketa jote ajo qe eshte me e mire se e atyre,por ne asnje menyre nuk je me i mire se ato.Ato jane njerez dhe çfare je ti me shume se kaq ?Ki kujdes qe te duash fqinjin tend edhe sikur te jete me rrecka ose i zhytyr ne thellesite e varferise.

 

Por ndoshta,ti po thua,  « Nuk mund ti dua fqinjet e mi sepse per gjithçka qe bej ato e kthejne me mosmirenjohje dhe perçmim. »Ka keshtu  me shume vend per te heroizmin e dashurise.A do doje te ishe nje luftetar rehatie,ne vend qe te perballoje luften e rrepte te dashurise ?Ai qe guxon me shume do te fitoje me shume ;dhe nese udha jote e dashurise eshte e rrepte,shkele me guxim,duke dashur akoma fqinjet e tu ne dite te bardhe e te zeze.Mblidh thengjinj te ndezur mbi kokat e tyre,dhe nese eshte e veshtire per t’iu pelqyer,mos kerko t’i pelqesh atyre,por t’i pelqesh Mesuesit tend ;dhe kujto se nese e perbuzin dashurine tende,Mesuesi yt nuk do ta perbuzi ate,dhe vepra jote eshte po aq e pranueshme per Te sikur te kishte qene e pranueshme per to.Duaje fqinjin tend,sepse duke bere keshtu je duke ndjekur hapat e Kryqit.

 

 

12 mars-mbremje

 

« Ti kujt i perket ? »

 {#1 Samueli 30 :13}

 

Asnje asnjanesi nuk mund te ekzistoje ne fe.Ne ose jemi te rreshtuar nen flamurin e Princit Emanuel per te sherbyer dhe luftuar betejat e tij,ose jemi vasalet e princit te zi,Satanait.”Ti kujt i perket?”

 

Lexues,me ler qe te ndihmoj ne pergjigjen tende.A je “lindur perseri”?Nese po,i perket Krishtit,por pa rilindjen nuk mund te jesh i Tij.Ke beson ?Sepse ato qe besojne ne Jezus jane femijet e Zotit.Veprat e kujt po ben?Je i sigurte se po sherben padronin tend,sepse ai qe sherben prej kesaj njihet se eshte zoteria yt.Cfare shoqerimi mban?Nese i perket Jezusit,do te vellazerohesh me ato qe veshin uniformen e kryqit.”Me thuaj me ke rri e do te te them cili je.”Cili eshte bisedimi yt?A eshte qiellor apo tokesor?Cfare ke mesuar prej Mesuesit tend?—sepse sherbetoret mesojne shume prej mjeshterve ku jane te pajtuar si çirak.Nese keni kaluar kohen me Jezusin do thuhet per ju,ashtu siç ndodhi me Pjetrin dhe Gjonin,”Filluan te binden se keto kishin qene me Jezusin.”

 

Ne kembengulim ne pyetjen,”Ti kujt i perket?” Pergjigju ndershmerisht perpara se ti japesh gjume syve.Nese nuk i perket Krishtit je nen nje sherbim te rende—Vrapo tutje larg padronit tend te pashpirt!Hy nen sherbimin e Zotit te dashurise,dhe do te gezosh nje jete bekimi.Nese i perket Krishtit me lejo te te keshilloj te besh kater gjera.I perket Jezusit—bindju Atij;fjala e tij le te jete ligji jot;deshira e tij le te jete vullneti jot.I perket te ShumeteDashurit,atehere duaje Ate;le ta perqafoje zemra jote;le te mbushet i gjithe shpirti yt me Te.I perket Birit te Zotit,atehere besoe Ate;mos u preh askund perveçse ne Te.I perket Mbretit te Mbreterve,atehere ji i vendosur per Te.Keshtu,pa qene i damkosur mbi balle,te gjithe do te dine se kujt i perket.

 

 

 

 

13 mars-mengjes

 {Lexim i perditshem :#Josea 1 :1-3 :17}  {Studim i shpejte :#Josea 6 :1-8 :35}

 

“Pse po rrime ulur ketu duke pritur vdekjen?”

{#2 Mbreterve 7 :3}

 

Lexues i dashur,ky liber i vogel ishte synuar kryesisht per rritjen e besimtareve,por nese je i pashpetuar,zemrat tona digjen me zjarr per ty :dhe ne do vdisnim per te te thene nje fjale qe mund te jete nje bekim per ty.Hap Biblen,dhe lexo historine e lebrozeve,dhe ve re pozicionin e tyre,i cili ishte shume i ngjashem me tendin.Nese qendron aty ku je ke per te vdekur ;nese shkon te Jezusi nuk mund te vdesesh. « kush guxon fiton, » eshte proverba e vjeter,dhe ne rastin tend guximi nuk eshte shume i madh.Nese ulesh ne deshperim te vrenjtur,asnje nuk do kete meshire per ty kur do te vije rrenimi ;por nese vdes duke kerkuar meshire,nese nje gje e tille do te ishte e mundur,do te ishe objekti i nje simpatie universale.Asnje shpetim per ato qe kundershtojne te shikojne te Jezusi ;por ti e di se,sido qe te jete,disa qe besojne ne Te jane te shpetuar,sepse disa nga te njohurit e tu kane gjetur meshire :atehere pse jo ti ?Banoret e Ninives thane, « Ku ta dish ? »Vepro sipas te njejtes shprese,dhe provo meshiren e Zotit.Te vdesesh eshte kaq e frikshme sa nese do kishte edhe nje fije kashte per t’u kapur,instinkti i vete-ruajtjes do tju udhehiqte te zgjatnit doren.Te kemi folur keshtu prej mosbesimit tend,tani do donim te te siguronim,si prej Zotit,se nese e kerkon Ate Ai do te gjendet prej teje.Jezusi nuk flak asnje qe vjen te Ai.Nuk do te vdesesh nese e beson ;perkundrazi,do te gjesh thesare shume me te pasura sa lebrozet e gjore mblodhen ne kampin e shkretuar te Sirianeve.Fryma e Shenjte te dhente zemer per te shkuar menjehere,dhe nuk do kesh besuar me kot.Kur ti vete je shpetuar,shpallu lajmin e mire te tjereve.Mos e mbaj paqen tende ;thuaji se pari familjes se Mbretit dhe bashkohu me to ne shoqerim ;gardiani i qytetit,ministri,le te informohen per zbulesen tende,dhe me pas shpall lajmin e mire ne çdo vend.Zoti te shpetofte perpara se dielli te perendoje kete dite.

 

13 mars-mbremje

 

« Shtriu doren,e kapi dhe e terhoqi brenda arkes. » 

{#Zanafilla 7 :9}

 

I lodhur prej udhetimit,pellumbi u kthye me se fundi ne arke si i vetmi vend prehes.Sa rende qe fluturon—po bie—nuk do arrije kurre arken !Por ai lufton.Noeja kishte qene duke kerkuar per pellumbin e tij gjithe diten,dhe eshte gati ta prese ate.Atij i mbetin forca sa te arrije anen e arkes,me veshtiresi te madhe u ul mbi te,dhe eshte gati te bie,kur Noeja shtrin doren dhe e terheq drejt tij.Shenohe kete : « e terhoqi drejt tij. »Pellumbi nuk fluturoi ashtu siç duhet ne vetvete por ishte shume i frikesuar,ose shume i lodhur per te bere ashtu.Fluturoi aq larg sa mundi dhe me pas ai shtriu doren dhe e terhoqi drejt tij.Ky akt meshie iu tregua pellumbit bredhes dhe nuk u qortua per bredhjet e tij.Ashtu siç ishte ai u terhoq brenda arkes.Po ashtu edhe ti,mekatar kerkues,do te pritesh me gjithe mekatet e tua. « Veçse kthehu »-- keto jane dy fjalet e hirshme te Zotit—« veçse kthehu. »Cfare !asgje tjeter ? Jo, « veçse kthehu. » Pellumbi kesaj rradhe nuk kishte dege ulliri ne sqepin e tij,asgje perveçse se veten dhe bredhjet e tij ;por eshte « veçse kthehu » dhe ajo kthehet,dhe Noeja e terheq brenda.Fluturo ti i hallakatur ;fluturo ti i mekur,pellumb ashtu siç je,edhe  pse e mendon veten te jesh i zi si korbi me balten e mekatit,kthehu,kthehu te Shpetimtari.Cdo çast qe pret nuk ben gje tjeter veçse e rrit mjerimin tend ;perpjekjet e tua per te pastruar pendet dhe per te bere veten te pershtatshem per Jezusin jane kotesi.Eja te Ai ashtu siç je. « Kthehu o Izrael rebel. »Ai nuk thote, « kthehu o Izrael pendues »(patjeter qe ka nje ftese te tille),por « ti o rebel, »si nje rebel me gjithe rebelimet kthehu,kthehu,kthehu !Jezusi po te pret !Ai do shtrije doren dhe « do te te terheqi »--brenda Tij,shtepia e vertete e zemres tende.

 

 

 

 

14 mars-mengjes

 {Lexim i perditshem :#Josea 4 :1-6 :27}  {Studim i shpejte :#Josea 9 :1-10 :43}

 

“Prandaj ai qe mendon se qendron ne kembe,te kete mendjen se mos bjere.”

{#1 Korintasve 10 :12}

 

Eshte nje fakt kurioz,se ekziston nje gje e tille se qeni krenar prej hirit.Nje njeri thote, « Kam besim te madh,nuk do te bie ;besimvogli mund te bjere kurse une kurre. »Nje tjeter thote, « kam dashuri te zjarrte, » « mund te qendroj ne kembe,nuk ka rrezik per mua te dal nga udha. »Ai qe mburret per hirin ka pak hir per tu mburrur.Disa qe e bejne kete gje ia merr mendja se hiret e tyre mund t’i ruajne,duke mos ditur se rryma duhet te rrjedhe vazhdimisht prej kryeburimit,ose perndryshe perroi do te jete se shpejti i thare.Nese nje rrjedhe vaji e vazhdueshme nuk vjen te kandili,edhe pse ai digjet shkelqyeshem sot,neser do te nxjerre tym,dhe era e tij do te jete e demshme.Ki kujdes qe te mos lavderohesh ne hiret e tua,por i gjithe lavderimi dhe mirebesimi le te jete ne Krisht dhe ne forcen e Tij,sepse vetem keshtu ti mund te ruhesh prej se reni.Ji me shume ne lutje.Harxho kohe me te gjate ne adhurim te shenjte.Lexo Shkrimet me me zell dhe me me rregullsi.Ji vigjilent mbi jeten tende me me kujdes.Jeto me afer Zotit.Merr per modelin tend shembujt me te mire.Biseda jote le te bie era parajse.Zemrat e juaja qofshin te parfumosura me dashuri per shpirtrat e njerezve.Jeto ne menyre te tille qe njerezit te binden se ke qene me Jezusin,dhe je mesuar prej Tij ;dhe kur dita e lumtur do te vije,kur Ai qe ti do do te thote, « Ngjitu ketu lart, » qofte lumturia jote ta degjosh te thote, « Ke bere luften e mire,ke perfunduar garen,ke mbajtur besimin,pas kesaj te pret kurora e drejtesise qe nuk vyshket. »Perpara I Krishtere me kujdes dhe perkujdesje !Perpara me frike dhe te dredhur te shenjte !Perpara me besimin dhe mirebesimin vetem ne Jezusin,peticioni jot i vazhdueshem qofte, « me mbeshtet sipas fjales tende. » Ai eshte i afte,dhe vetem Ai, «  qe mund t’ju ruaje se mos rrezoheni dhe mund t’ju nxjerre para lavdise se Tij pa te meta dhe me gezim te madh. »

 

14 mars-mbremje

 

« Do te kujdesem per sjelljen time. »

{#Psalmi 39:1}

 

Bashkeshtegetar,mos thuaj ne zemren tende,”do te shkoj andej ketej,dhe nuk do te mekatoj;”sepse kurre nuk je aq afer rrezikut per te mekatuar sa te mburresh per sigurine.Rruga eshte shume e perbaltur,do te jete e veshtire te ecesh aq me kujdes sa mos te felliqesh rrobat e tua.Kjo eshte nje bote katrani;nuk ke nevoje te kujdesesh dhe aq shume nese duke e mbajtur ne duar ate do te mbash duart e tua te pastra.Ka nje vjedhes ne çdo cep te rruges per te te vjedhur guret e tua te çmuar;ka nje tundim ne çdo meshire;ka nje kurth ne çdo gezim;dhe nese arrin parajsen,do te jete nje mrekulli e hirit hyjnor per t’ju ngarkuar teresisht fuqise se Atit tend.Beji syte kater.Kur nje njeri mban nje granate ne dore,duhet te ruhet qe te mos shkoje afer nje qiriu;dhe ti gjithashtu duhet te kesh kujdes qe te mos hysh ne tundim.Madje edhe veprimet e tua te zakonshme jane vegla te mprehta;duhet te kesh kujdes se si i perdor.Nuk ka asgje ne kete bote per te ushqyer pershpirtshmerine e Te Krishterit,por çdo gje per ta shkaterruar ate.Sa i ankthshem duhet te jesh per te drejtuar syte te Zoti qe te te ruaje!Lutja jote duhet te jete,”Perforcome dhe do te shpetohem.”Mbasi je lutur duhet gjithashtu te jesh vigjilent;duke ruajtur çdo mendim,fjale,dhe veprim,me nje xhelozi te shenjte.Mos e zbulo veten kur nuk eshte nevoja;por nese je i thirrur per nje gje te tille,nese je i urdheruar te shkosh atje ku shigjetat po fluturojne,kurre mos guxo te dalesh perpara pa mburojen tende;sepse nese ne nje rast djalli te gjen pa mburojen tende,do te gezohet se ora e tij e triumfit ka ardhur,dhe shpejt do te te beje te rrezohesh poshte i plagosur prej shigjetave te tij.Edhe pse nuk mund te vdesesh;mund te jesh i plagosur.”Ji i matur;ji vigjilent,rreziku mund te vije ne nje kohe kur gjithçka te duket e sigurte.”Prandaj kujdesu per sjelljen tende,dhe ki kujdes lutjen.Asnje njeri nuk ra ndonjehere ne gabim permes se qenit shume vigjilent.Fryma e Shenjte na udheheqte ne te gjitha shtigjet tona,keshtu qe ato do ti pelqejne perhera Zotit.

 

 

 

 

15 mars-mengjes 

{Lexim i perditshem :#Josea 7 :1-8 :35}  {Studim i shpejte :#Josea 11 :1-14 :15}

 

“Behu i forte ne hirin qe eshte ne Krishtin Jezus. »

{#2 Tim 2 :1}

 

Krishti ka hir pa mase ne Vetvete,por nuk e ka mbajtur per veten e Tij.Ashtu si rezervuari zbrazet neper tuba po ashtu Krishti ka zbrazur hirin e Tij per njerezit e Tij. « Sepse prej plotesise se Tij morem ne te gjithe hir mbi hir. »Ai duket vetem sikur zoteron me qellim qe te na japi ne.Ai qendron si nje burim perhera duke rrjedhur,por vetem duke rrjedhur me qellim qe te furnizoje broket e boshatisura dhe buzet e etura qe afrohen prane Tij.Ashtu si nje peme,Ai mban fryte te embela,jo per tu varur mbi dege,por per tu mbledhur prej atyre qe kane nevoje.Hiri,qofte vepra e tij te fale,te pastroje,te ruaje,te forcoje,te ndriçoje,te ngjalle,ose te rimekembe,merret perhera prej Tij lirisht dhe pa asnje çmim ;po ashtu nuk ka as dhe nje forme te vepres se hirit qe Ai nuk i ka falur popullit te Tij.Ashtu si gjaku i trupit,edhe pse rrjedh prej zemres,i perket ne menyre te barabarte çdo gjymtyre,po ashtu ndikimet e hirit jane trashegimia e çdo te shenjti i bashkuar me Qengjin ;dhe ketu ka nje shoqerim te embel midis Krishtit dhe Kishes se Tij,meqenese ato qe te dy marrin te njejtin hir.Krishti eshte koka mbi te cilen se pari derdhet vaji ;por i njejti vaj kullon deri te cepat e petkut,keshtu qe i shenjti me i vogel ka nje vajosje te se njejtes lagesire te kushtueshme qe ra mbi koken.Ky eshte shoqerim i vertete kur limfa e hirit rrjedh prej trungut te deget,dhe kur dallohet se trungu vete eshte i mbajtur gjalle prej se njejtit ushqim qe ushqen degen.Teksa ne dite per dite marrim hir prej Jezusit,dhe me vazhdimisht njohim se vjen prej Tij,do ta shikojme Ate ne shoqerim me ne,dhe do te gezojme lumturine e shoqerimit me Te.Le ti perdorim perdita pasurite tona,dhe perhera te shkojme te Ai si vete Zoti yne ne beselidhje,duke marre prej Tij furnizimin per te cilin ne te gjithe kemi nevoje me aq shume zemer sa njerezit marrin parate prej vete kuletes se tyre.

 

15 mars-mbremje

 

« Ai e beri me gjithe zemer prandaj ai pati mbaresi. »

{#2 Kronikave 31 :21}

 

Kjo nuk eshte ngjarje e pazakonte ;eshte rregulla e pergjithshme e moralit se ato njerez qe e bejne punen e tyre me gjithe zemren e tyre kane mbaresi,ndersa ato qe shkojne ne pune duke lene gjysmen e zemrave mbrapa tyre me siguri qe do te deshtojne.Zoti nuk i jep te korrura dembeleve perveç te korrura ferrash,po ashtu nuk eshte i kenaqur t’i dergoje pasuri atyre qe nuk duan te germojne ne are per te gjetur thesarin e tij te fshehur.Eshte e rrefyer universalisht se nese nje njeri do te begatoje,duhet te jete i zellshem ne punen e tij.Eshte e njejta gje ne fe ashtu si dhe ne gjera te tjera.Nese do doje te kesh mbaresi ne punen tende per Jezusin,le te jete pune zemre,dhe le te kryhet me gjithe zemren tende.Ver aq force,energji,zemer,dhe zell ne fe sa ve ne pune,sepse meriton me shume.Fryma e Shenjte ndihmon dobesite tona,por nuk kurajon pertacine tone ;Ajo i do besimtaret veprues.Kush jane njerezit me te dobishem ne kishen e Krishtere ?Njerezit qe bejne ate qe ndermarrin per Zotin me gjithe zemren e tyre.Kush jane mesuesit me te suksesshem te shkolles te se dieles ?Me te talentuarit ?Jo ;me te zellshmit ;njerezit zemrat e te cileve eshte ne zjarr,jane njerezit qe shikojne Zotin e tyre qe shkon perpara me begati ne madherine e shpetimit te tij.Zemerplotesia e tregon veten e saj ne kembengulje ;mund te kete deshtim ne fillim,por punetori i zellshem do te thote, « Eshte vepra e Zotit,dhe duhet bere ;Zoti im me ka urdheruar ta bej,dhe ne forcen e Tij do ta permbush. »I Krishtere,a po sherben keshtu  « me gjithe zemren tende » Mesuesin tend ?Sill ne mendje zellin e Jezusit !Mendo se çfare vepre zemre qe ishte e Tija !Ai mund te thonte, « Zelli i shtepise tende do te me perpije. »Kur Ai djersit pika te medha gjaku,nuk ishte barre e lehte ajo qe kishte per te mbajtur mbi supet e Tij te bekuara ;dhe kur Ai hapi zemren e tij,perpjekja qe po bente per shpetimin e popullit te tij nuk ishte e dobet.Ishte Jezusi i zellshem,dhe  ne te plogesht ?

 

 

 

 

16 mars-mengjes

 {#Lexim i perditshem :#Josea 9 :1-10 :43} {Studim i shpejte :#Josea 15 :1-17 :18}

 

“Sepse para Teje une jam nje i huaj.”

{#Psalm 39 :12}

 

Po,o Zot,para Teje por jo per Ty.Te gjithe tehuajtjen time natyrale kundrejt teje,hiri yt e ka hequr ne menyre te efektshme;dhe tani,ne shoqerim me Ty,eci mes kesaj bote mekatare si nje shtegetar ne nje vend te huaj.Ti je nje i huaj ne vete boten tende.Njeriu te harron,te çnderon,ben ligje te reja dhe zakone te papranueshme,dhe nuk te njeh.Kur Biri yt i shtrenjte erdhi te te vetet,te vetet nuk e priten Ate.Ai ishte ne bote,bota u be prej Tij dhe bota nuk e njohu.Kurre nuk kishte nje te huaj aq zog pikalosh midis zogjve  te çdo vendi sa Biri yt i dashur midis vellezerve te nenes se tij.Nuk eshte per tu habitur prandaj,nese une qe jetoj jeten e Jezusit,te jem i panjohur dhe i huaj ketu poshte.Zot,nuk dua te jem nje qytetar atje ku Jezusi ishte nje i huaj.Dora e tij e shpuar çlidhi litaret qe njehere e mbanin shpirtin tim te lidhur me token,dhe tani e gjej veten te huaj ne vend.Fjalimi im i duket ketyre Babilonasve midis te cileve banoj nje gjuhe barbare,sjellja ime eshte e veçante dhe veprimet e mia jane te çuditshme.Nje Tartar do ndjehej ne shtepine e vet ne Cipsaid me shume se une mund te ndjehesha ne strofullen e mekatarve.Por ketu eshte embelsia e riskut tim :jam nje i huaj me ty.Ti je bashkevuajtesi im,bashkeshtegetari im.O çfare gezimi qe te udhetosh ne nje shoqerim te tille te bekuar !Zemra ime digjet perbrenda gjate rruges kur Ti me flet,dhe edhe pse jam nje banor i perkohshem,jam shume me i lumtur se ato qe ulen ne frone dhe ndjehem si ne shtepine time me shume se ato qe banojne ne shtepite e tyre me tavan.

 

Nuk me mbetet as vend,as kohe

Vendi im eshte ne çdo klime;

Mund te jem i qete dhe pa shqetesim

Ne çdo breg,perderisa Zoti eshte aty.

 

Ndersa kerkojme ose menjanojme nje vend

Shpirti nuk gjen lumturi ne asnje :

Por me Zotin qe udheheq udhen tone

Te shkosh apo te qendrosh eshte gezim i njejte.

 

16 mars-mbremje

 

« Ruaje sherbetorin tend prej mekateve te vullnetit. »

{#Psalmi 19 :13}

 

E tille ishte lutja e « njeriut sipas zemres se Zotit. »A kishte nevoje i shenjti David te lutej keshtu ?Sa e nevojshme,pra duhet te jete nje lutje e tille per ne qe jemi te sapolindur ne hir !Davidi sikur donte te thonte, « me permbaj perndryshe do te vrapoj kaperdimthi drejt honit te mekatit. »Natyra jone e lige,ashtu si nje kal damarkeq,eshte e afte te ike tutje.Hiri i Zotit vente frerin mbi te,dhe ta permbaj qe te mos vrapoje ne keqberesi.Me  i miri nga ne do bente gjene me te pabere nese Zoti ne provanine dhe hirin e tij nuk do te vinte pengesa !Lutja e psalmistit eshte e drejtuar kundra formes me te keqe te mekatit—ai qe kryhet me paramendim dhe vullnetshem.Edhe me  te shenjtet duhet qe « te frenohen » prej shkeljeve me te ndyra.Eshte nje gje solemne teksa shikojme apostullin Pal te paralajmeroje te shenjtet ne lidhje me mekatet me te urryeshem. « Prandaj bejini te vdekura gjymtyret tuaja qe jane mbi toke :imoralitetin,ndyresine,pasionin,deshiren e keqe dhe lakmine,qe eshte idhujtari. »Cfare,a kane nevoje te shenjtet te paralajmerohen kundra ketyre gjerave si keto ?Po,patjeter.Rrobat me te pastra,nese pastertia e tyre nuk ruhet prej hirit hyjnor,do te felliqen prej njollave me te zeza.I Krishtere me pervoje,mos u mburr ne pervojen tende ;akoma do te pengohesh nese nuk shikon te Ai qe eshte i afte te te ruaje prej se rrezuari.Ju qe keni dashuri te zjarrte,besim te njetrajtshem,shpresa te ndritshme,mos thoni, « Nuk do mekatojme kurre, » por klithni, « mos na shtjer ne ngasje. »Ka eshke sa duhet ne zemren e njeriut me te mire per te ndezur nje zjarr qe do digjej deri ne ferrin me te ulet,nese Zoti nuk shuan shkendijat teksa keto bien.Kush do kishte enderruar valle se Loti i drejte do te gjendej i pire,dhe duke kryer papasterti ?Hazaeli thote, « a eshte sherbetori yt nje qen qe te beje kete gje ? » dhe ne jemi shume te prirur per te bere te njejten pyetje vetedrejtesie.Urtesia e pafundme na sherofte prej çmendurise se vete besimit.

 

 

 

 

17 mars-mengjes 

{Lexim i perditshem :#Josea 11 :1-13 :33} {Studim i shpejte :#Josea 18 :1-21 :45}

 

“Kujto te varferit.”

 {#Galatet 2:10}

 

Pse valle Zoti lejon qe aq shume prej femijeve te tij te jene te varfer?Nese do donte Ai mund ti bente ato te gjithe te pasur ;Ai mund te vere perpara dyerve te tyre çanta me ar ;mund ti dergoje atyre nje te ardhur te madhe ;ose mund te shperndaje perreth shtepise se tyre bollek furnizimesh,ashtu si i beri njehere shkurtat te shtrihen ne grumbull rreth kampit te Izraelit,dhe beri qe te binte si shi buke prej qiellit per ti ushqyer.Nuk ka nevojshmeri pse ato duhet te jene te varfer perveç asaj se Atij kjo gje i duket me e mire.”Bagetia qe ndodhet me mijra ne male eshte e tija.”Ai mund ti furnizoje ato;Ai mund te beje qe me te pasurit me te medhenjte dhe me te fuqishmit te sjellin te gjithe pushtetin dhe pasurite e tyre ne kembet e femijeve te Tij sepse te gjitha zemrat e njerezve jane ne kontrollin e Tij.Por Ai nuk zgjedh te beje keshtu;Ai lejon qe ato te vuajne mungesen,lejon qe ato te lengojne ne varferi dhe erresire.Pse keshtu?

Ka shume arsye:nje arsye eshte qe te na jape ne qe jemi te favorizuar mjaftueshem,nje mundesi per te treguar dashurine tone kundrejt Jezusit.I tregojme dashurine tone Krishtit kur kendojme per Te dhe i lutemi;por nese nuk do kishte bije nevoje ne kete bote do humbnim privilegjin e embel te veme ne dukje dashurine tone,duke sherbyer ne azile duke i dhene vellezerve te tij me te varfer;Ai ka caktuar se keshtu ne duhet qe te provojme se dashuria jone nuk qendron vetem ne fjale por edhe ne vepra dhe ne vertetesi.Nese e duam me te vertete Krishtin,do te kujdesemi per ato qe duhen prej Tij.Ato qe jane te shtrenjte per Te do te jene te shtrenjte per ne.Le ta shikojme kete gje pra jo si nje detyre por si nje privilegj,te ndihmosh te varferin e kopese se Zotit—duke kujtuar fjalet e Zotit Jezus,”cfaredo qe te keni bere per njerin nga keta vellezerit e Mi me pak te rendesishem e keni bere per Mua.”Me siguri qe kjo siguri eshte e embel mjaftueshem,dhe ky motiv i forte mjaftueshem per te udhehequr te ndihmojme te tjeret me nje dore te vullnetshme dhe zemer te dashur—duke kujtuar se gjithçka qe bejme per popullin e Tij eshte e pranuar hirshem prej Krishti si e bere ndaj Tij.

 

17 mars-mbremje

 

“Lum ata qe punojne per paqen,sepse ata do te thirren bij te Perendise.” 

         {#Mateu 5:9}

 

Kjo eshte lumturia e shtate:dhe shtata ishte numri i perkryerjes midis hebrenjve.Ndoshta Shpetimtari e vendosi paqeberesin te shtatin mbi liste sepse ai i afrohet me teper njeriut te perkryer ne Krishtin Jezus.Ai qe do donte bekim te perkryer,aq sa mund te arrihet mbi toke,duhet te arrije kete bekim te shtate,dhe te behet nje paqedashes.Ka nje domethenie edhe ne vendndodhjen e tekstit.Vargu qe e paraprin flet per bekimin e “atyre qe jane me zemer te paster:sepse ato do te shohin Perendine.”Eshte mire te kuptosh se ne fillim duhet te jemi “te paster,me pas te paqshem.”Paqja jone nuk duhet te jete kurre nje marreveshje me mekatin,ose nje tolerim i se liges.Ne duhet te bejme fytyren tone te forte si diamanti kunder çdo gjeje qe eshte kundra Zotit dhe shenjterise se Tij:pastertia duke qene ne zemren tone nje gje e rregulluar,mund te vazhdojme atehere me paqen.Po ashtu vargu qe ndjek nuk eshte vene me pak qellimshem.Sado te paqshem qofshim ne kete bote,prapeseprape do te shtremberohemi dhe do te keqkuptohemi:dhe nuk ka per tu habitur se edhe Princi i Paqes me ane te paqshmerise se tij solli zjarr mbi toke.Vete Ai edhe pse e donte njerezimin dhe nuk beri te lige,ishte “I perçmuar dhe i hedhur poshte nga njerezit,njeri i dhembjeve,njohes i vuajtjes.”Prandaj,qe i paqshmi ne zemer te mos zihet ne befasi kur ndesh armiq,eshte shtuar ne vargun ndjekes,”Lum ata qe jane te perndjekur per shkak te drejtesise sepse e tyre eshte mbreteria e qejve.”Keshtu pra,paqeberesit nuk shpallen vetem te bekuar por ato jane te rrethuar me bekime.Zot na jep hir per tu ngjitur ne kete lumturi te shtate!Pastro mendjet tona qe te jemi “se pari te paster,me pas te paqshem,” dhe forco shpirtrat tone,qe paqshmeria jone te mos ne shpjere ne burracakeri dhe ligeshti, atehere kur jemi te perndjekur per hirin tend.

 

 

 

18 mars-mengjes

{Lexim i perditshem :#Josea 14 :1-16 :10} {Studim i shpejte :#Josea 22 :1-24 :33}

 

“Ju jeni bij te Perendise nepermjet besimit ne Krishtin Jezus.”

{#Galatet 3 :26}

 

Atesia e Zotit eshte e perbashket per te gjithe femijet e Tij.Ah !Besimvogel,ke thene shpesh, « Oh sikur te kisha kurajon e Zemermadhit,qe te mund te perdorja shpaten e tij dhe te isha aq trim sa dhe ai !Por sa keq,pengohem te çdo fije kashte,dhe hija me ndjell frike. »Degjo,Besimpak.Zemermadhi eshte femija i Zotit,dhe ti je femija i Zotit gjithashtu ;dhe Zemermadhi nuk eshte as dhe nje therrime me shume femije i Zotit se çje ti.Pjetri dhe Pali,apostujt e shume favorizuar,i perkisnin familjes se Shume Te Lartit ;dhe po keshtu dhe ti ;I Krishteri i dobet eshte po aq femije i Zotit sa edhe I Krishteri i forte.

 

Kjo beselidhje eshte e sigurte,

Edhe sikur shtyllat e lashta te tokes te perkulen ;

I forti,i dobeti dhe i meketi,

Jane tani nje ne Jezusin.

 

Te gjithe emrat jane ne te njejtin regjister te familjes.Nje mund te kete me shume hir se nje tjeter,por Perendia Ati yne qiellor ka te njejten zemer te bute kundrejt te gjitheve.Njeri mund te kryeje vepra me te fuqishme,dhe mund ti sjelle me shume lavdi Atit te tij,por ai emri i te cilit eshte me i vogli ne mbreterine e qiellit eshte po aq femija i Zotit sa ai qe qendron midis njerezve te fuqishem te Mbretit.Le te na gezoje dhe ngushelloje kjo gje,kur afrohemi afer te Zoti dhe themi, « Ati yne. »

 

Prapeseprape,ndersa jemi te ngushelluar duke ditur kete gje,le te mos qendrojme te kenaqur me kete besim te vogel por le te kerkojme,ashtu si Apostujt ta kemi ate te rritur.Sa do i vogel qofte besimi yne, nese eshte besim i vertete ne Krisht,se fundmi do te arrijme parajsen,por nuk do ta nderojme shume Mesuesin tone ne shtegetimin tone,as nuk do te kemi bollek ne gezim dhe paqe.Nese atehere do doje te jetoje per lavdine e Krishtit dhe te jesh i lumtur ne sherbimin e Tij,kerko te mbushesh me Frymen e adoptimit me shume e me shume plotesisht,derisa dashuria e perkryer te nxjerre jashte friken.

 

18 mars-mbremje

 

« Siç me ka dashur Ati Mua,ju kam dashur edhe Une ju. »

{#Gjoni 15 :9}

 

Ashtu si Ati do Birin,ne te njejten menyre Jezusi do popullin e Tij.Cfare eshte ajo metoda hyjnore ?Ai e deshi Ate pa fillim,dhe ashtu Jezusi i do gjymtyret e tij.  « Te kam dashur me nje dashuri te perjetshme. »Mund te gjurmosh fillimin e dashurise njerezore ;mund te gjesh lehte fillimin e dashurise tende kundrejt Krishtit,por dashuria e Tij ndaj nesh eshte nje rryme burimi i te ciles eshte i fshehur ne perjetesi.Perendia At e do Jezusin pa ndonje ndryshim.I Krishtere,merre kete si ngushellimin tend,se nuk ka ndryshim ne dashurine e Jezusit ndaj atyre qe qendrojne ne Te.Dje ishe ne majen e Taborit dhe the, « Ai me do : » sot je ne luginen e peruljes,por prapeseprape Ai te do po aq shume.Mbi kodren e Mizarit,dhe midis maleve te Hermonit,degjove zerin e Tij qe foli kaq embelsisht me notat  e dashura te dashurise ;dhe tani mbi det,ose madje edhe ne det,kur te gjitha dallget dhe valomat vijne mbi ty,zemra e Tij i eshte besnik zgjedhjes se Tij te vjeter.Ati e do Birin pa ndonje fund,dhe po keshtu Biri do popullin e Tij.I Shenjte nuk ke nevoje te druash çlidhjen e litarit te argjende sepse dashuria e Tij per ty nuk do te sose kurre.Qendro me mirebesim se edhe poshte ne varr Krishti do te shkoje me ty, dhe se lart perseri prej tij Ai do te jete udheheqesi yt per ne kodrat qiellore.Per me teper,Ati e do Birin pa ndonje mase,dhe te njejten dashuri te pamase  i kushton Biri te zgjedhurve te Tij.E gjithe zemra e Krishtit i eshte e perkushtuar popullit te Tij.Ai « na deshi dhe dha jeten e Tij per ne. »Dashuria e Tij eshte nje dashuri qe tejkalon njohurine.Ah !kemi me te vertete nje Shpetimtar te pandryshueshem,nje Shpetimtar te çmuar,Nje qe do pa mase,pa ndryshim,pa fillim dhe pa fund,ashtu siç e ka dashur Ati !Ka shume ushqim ketu per ato qe dine si ta tretin ate.Fryma e Shenjte na udheheqte te palca dhe dhjami i tij !

 

 

 

 

19 mars-mengjes

{Lexim i perditshem :#Josea 17 :1-19 :51} {Studim i shpejte :#Judea 1 :1-2 :23}

 

“I forcuar ne besim.”

 {#Romakeve 4:20}

 

I Krishtere,perkujdesu per besimin tend;kujto se besimi eshte e vetmja udhe prej se ciles mund te fitosh bekime.Nese duam bekime prej Zotit,asgje nuk mund t’i sjelle poshte perveçse besimi.Lutja nuk mund te terheqe poshte pergjigje prej fronit te Zotit perveçse kur eshte lutja e zellshme e nje njeriu qe beson.Besimi eshte korrieri engjellor midis shpirtit dhe Zotit Jezus ne lavdi.Le te terhiqet engjelli,nuk do mund as te dergojme lutje lart,as te marrim pergjigje.Besimi eshte teli telegrafik qe lidh token dhe qiellin—ne te cilin mesazhi i dashurise se Zotit fluturon kaq shpejt sa perpara se ne therrasim Ai pergjigjet dhe ndersa jemi duke foluar Ai na degjon.Por nese teli telegrafik i besimit keputet si mund te marrim valle premtimin?A jam ne trazire?—Mund te fitoj ndihme per traziren me ane te besimit.A jam i lekundur andej kendej prej armikut?—shpirti im  perkulet me ane te besimit mbi Strehen e tij te shtrenjte.Por hiqe besimin—me kot i bej thirrje Zotit.Nuk ka rruge midis shpirtit tim dhe qiellit.Ne kohen me te rrepte dimerore besimi eshte rruga mbi te cilen kuajt e lutjes mund te udhetojne—po,dhe aq me mire per ngricen prerese;por blloko rrugen,dhe si valle mund te komunikojme me Mbretin e Madh?Besimi me lidh me hyjnine.Besimi me vesh me fuqine e Zotit.Besimi ve ne anen time plofuqishmerine e Te Perjetshmit.Besimi siguron çdo atribut te Zotit per mbrojtjen time.Me ndihmon te sfidoj ushtrite e ferrit.Me ben qe te eci triumfalisht mbi zverkun e armiqve te mi.Por pa  besim si valle mund te marr ndonje gje prej Zotit?Ai qe lekundet—qe eshte si nje dallge e detit—te mos prese se ka per te marre ndonje gje prej Zotit!O,atehere,I Krishtere,ruaje mire besimin tend;sepse me te mund te fitosh te gjitha gjerat,sado i varfer qofsh,por pa te nuk mund te fitosh asgje.”Nese mund te besosh,te gjitha gjerat jane te mundura per ate qe beson.”

 

19 mars-mbremje

 

“Dhe ajo hengri sa u ngop dhe vuri menjane tepricat.”

{#Ruthi 2 :14}

 

Sa here qe jemi te privilegjuar te hajme prej bukes qe Jezusi jep,jemi,ashtu si Ruthi,te kenaqur me vaktin e shijshem dhe te plote.Kur Jezusi eshte bujtesi asnje mik nuk shkon me bosh prej tryezes.Koka jone eshte e kenaqur me te verteten e çmuar qe Krishti zbulon ;zemra jone eshte e kenaqur me Jezusin,si objekti i dashur i dashurise ;shpresa jone eshte e kenaqur,sepse ke kemi valle ne qiell perveçse Jezusin ?dhe deshira jone eshte e ngopur,sepse per çfare mund te deshirojme me shume se sa « te njohim Krishtin dhe te gjendemi ne Te ? »Jezusi mbush ndergjegjen tone derisa eshte ne paqe te perkryer ;gjykimin tone me bindjen e sigurise se mesimeve te Tij,memorien tone me kujtesen se çfare Ai ka bere,dhe perfytyrimin tone me perspektivat se çfare do te beje akoma.Ashtu si Ruthi u ngop  dhe vuri menjane tepricat, »po ashtu eshte me ne.Kemi pire gllenjka te thella ;kemi menduar se  mund te merrnim gjithçka prej Krishtit ;por kur kemi bere ate çmundnim na u desh te veme menjane nje mbetje te bollshme.Jemi ulur ne tryzen e dashurise se Zotit,dhe kemi thene, « Asgje perveçse e pafundmja mund te me kenaqe ;jam nje mekatar aq i madh sa me duhet merite e pafundme per te lare mekatet e mia ; » por kemi patur mekatet tona te fshira,dhe zbuluam se kishte mbetur akoma merite ;patem urine tone te lehtesuar ne festen e dashurise se shenjte,dhe zbuluam se kishte mbetur plot mish shpirteror.Ka disa gjera te embla ne Fjalen e Zotit qe nuk i kemi gezuar akoma,dhe qe jemi te detyruar ti leme per pak kohe ;sepse jemi si dishepujt qe Jezusi u tha, « Shume gjera kam ende per t’ju thene,por ju tani nuk mund t’i mbani. »Po,ka hire  te cilat nuk i kemi kapur  akoma ;vende bashkesie me afer Krishtit qe nuk i kemi arritur ;dhe lartesi shoqerimi qe kembet tona nuk kane ngjitur.Ne çdo banket dashurie ka shume shporta me mbetje.Le te madherojme bujarine e Boazit tone te lavdishem.

 

 

 

 

20 mars-mengjes

 {Lexim i perditshem :#Josea 20 :1-21 :45} {Studim i shpejte :#Juda 3 :1-5 :31}

 

“I dashuri im.”

{#Kantiku i kantikeve 2:8}

 

Ky ishte nje emer i arte qe Kisha e vjeter ne çastet me te gezueshme te saj e kishte zakon t’i jipte Te Vajosurit te Zotit.Kur koha e kengeve te zogjve kishte ardhur dhe zeri i te dashuruares degjohej ne token e saj,melodia e saj e dashurise ishte me e embel se gjithçka tjeter,teksa kendonte,”I dashuri im eshte  imi dhe une jam e tij:ai e kullot kopene midis zambakeve.”Ne  kantikun e kantikeve te saj perhera ajo e therret ate me ate emer te kendshem,”I dashuri im!”Edhe ne dimrin e gjate kur idhujtaria pati vyshkur kopshtin e Zotit,profetet e Tij gjeten vend per te vene menjane barren e Zotit per nje periudhe,dhe te thonin,ashtu si Esaia,”Dua te kendoj per te dashurin tim nje kantik te mikut tim lidhur me vreshtin e tij.”Edhe pse te shenjtet  nuk e paten pare kurre fytyren e Tij,edhe pse Ai nuk ishte bere akoma mish,as nuk pati banuar akoma midis nesh,dhe njeriu nuk a pati soditur lavdine e Tij,prapeseprape Ai ishte ngushellimi i Izraelit,shpresa dhe gezimi i te gjithe te zgjedhurve,”i dashuri” i atyre te gjitheve qe ishin te drejte perpara Shume Te Lartit.Ne ditet e veres se Kishes,ne e kemi zakon gjithashtu te flasim per Krishtin si i dashuri me i dashur i shpirtit tone,dhe te ndjejme se Ai eshte shume i çmuar,”ai dallon nder dhjete mijera vete.”Aq e vertete eshte se Kisha e do Jezusin dhe e quan Ate si te dashurin e saj,sa apostulli guxon te sfidoje gjithe universin per ta ndare ate prej dashurise se Krishtit,dhe shpall se as persekutimet,as trishtimet,as pikellimet,as rreziku ose shpata nuk kane qene te afte ta bejne ate gje;jo,ai mburret me gezim,”Ne te gjitha keto gjera ne jemi me shume se fitimtare me ane te Atij qe na deshi.”

 

O njohshim me shume per Ty,Ti i çmuari perhera!

 

Zoterimi im i vetem eshte dashuria jote;

Ne toke poshte,ose qiell lart,

Nuk kam gje tjeter;

Edhe pse me kerkese te zjarrte lutem,

Dhe te bezdis dite per dite,

Nuk te kerkoj asgje me shume.

 

20 mars-mbremje

 

« Burra,duajini grate,ashtu siç e deshi Krishti kishen. »

{#Efezianeve 5 :25}

 

Cfare shembull te arte Krishti i jep dishepujve te tij !Pak mesues do guxonin te thonin,”Nese do donit te vinit ne praktike mesimin tim,imitoni jeten time;”por ashtu si jeta e Jezusit eshte transkripti i sakte i virtytit te perkryer,Ai mund te tregoje te Vetja e Tij si modeli i shenjterise,po ashtu si dhe mesuesi i saj.I Krishteri nuk duhet ti mungoje asgje prej Krishtit si modeli i tij.Nen çdo rrethane nuk duhet te jemi te kenaqur nese nuk pasqyrojme hirin qe ishte ne Te.Si bashkeshort,I Krishteri duhet te shikoje tek portreti i Krishtit Jezus dhe duhet te pikturoje sipas asaj kopje.I Krishteri i vertete duhet te jete nje bashkeshort i tille ashtu si Krishti ishte per kishen e Tij.Dashuria e bashkeshortit eshte e veçante.Zoti Jezus ushqen per kishen nje zemerdhembshuri te veçante,e cila eshte  mbi pjesen tjeter te njerezimit : « Lutem per to,nuk lutem per boten. »Kisha e zgjedhur eshte e favorizuara e parajses,thesari i Krishtit,kurora e kokes se Tij,byzylyku i krahut te Tij,parzmorja e zemres se Tij,qendra dhe thelbi i dashurise se Tij.Nje bashkeshort duhet te doje gruan e tij me nje dashuri te vazhdueshme,sepse keshtu e do Jezusi kishen e Tij.Ai nuk ndryshon ne zemerdashurine e Tij.Ai mund te ndryshoje ne shfaqjet e zemerdashurise se Tij por vete zemerdashuria eshte akoma e njejte.Nje bashkeshort duhet te doje gruan e tij me nje dashuri zgjatese,sepse « asgje nuk do te jete e afte te na ndaje prej dashurise se Zotit,qe eshte ne Krishtin Jezus Zotin tone. »Nje bashkeshort i vertete e do gruan e tij me dashuri te ngrohte,te zjarrte dhe te forte.Nuk eshte thjesht nje lajke.Ah !i dashur,çfare mund te bente valle me shume Krishti per te provuar dashurine e Tij me shume se ç’beri ?Jezusi ka nje dashuri te gezuar kundrejt nuses se Tij :Ai e vlereson dashurine e saj,dhe gjen endje ne te me nje kenaqesi te embel.Besimtar,ti habitesh prej dashurise se Jezusit ;e admiron ate dashuri—a po e imiton?A eshte ne marredheniet e tua familjare rregulla dhe masa e dashurise tende—« ashtu si Krishti e deshi kishen ?

 

 

 

 

21 mars-mengjes 

{Lexim i perditshem :#Josea 22 :1-24 :33} {Studim i shpejte :#Juda 6 :1-8:35}

 

“Do te shperndaheni,secili ne punet e veta dhe Mua  do te me lini vetem.”

{#Gjoni 16 :32}

 

Pak paten bashkesi me pikellimet e Getsemanes.Shumica e dishepujve nuk ishin mjaftueshem te perparuar ne hir per tu pranuar te veshtrojne misteret e « agonise. »Te zene me festen e pashkes ne vete shtepine e tyre,ato perfaqsojne shumicen qe jetojne sipas shkronjes por qe jane thjesht te sapolindur persa i perket frymes se ungjillit.Dymbedhjete,jo,njembedhjete i ishte dhene privilegji te hynin ne Getsemane dhe te shikonin « kete pamje te madhe. »Prej te njembedhjeteve,tete u lane ne largesi ;ato paten shoqerim por jo te atij lloji intim ku pranohen njerezit shume te dashur.Vetem tre shume te favorizuar mund t’i afroheshin vellos se trishtimit misterioz te Zotit tone :brenda asaj velloje edhe keto te tre nuk mund te hynin ;nje largesi sa nje hedhje guri duhet te lihej midis tyre.Ai duhet te shkelte rrushin vetem,dhe prej popullit nuk duhet te kishte asnje me Te.Pjetri dhe dy bijte e Zebedes,perfaqsojne ato pak te shquarit,te shenjtet me pervoje,qe mund te shenohen si « Eter ; »keta duke pasur punuar ne ujera te medha,mund ne nje fare shkalle te masin dallget gjigande Atlantike te pasionit te Shpetimtarit te tyre.Disa frymeve te perzgjedhur u eshte dhene,per te miren e te tjereve,dhe per ti forcuar ato per konflik te tmerrshem,te veçante dhe te ardhshem,te hyjne ne rrethin e brendshem dhe te degjojne pergjerimet e KryePriftit vuajtes ;ato kane bashkesi me Te ne vuajtjet e Tij dhe i perputhen vdekjes se Tij.Prapeseprape edhe keto nuk mund te depertojne ne vendet sekrete te brenges  se Shpetimtarit. « Vuajtjet e tua te panjohura » eshte shprehja e jashtezakonshme e liturgjise greke :kishte nje dhome te brendshme ne dhembjen e Mesuesit tone,e mbyllur per njohurine dhe shoqerimin njerezor.Atje Jezusi « u la vetem. »Ketu Jezusi ishte me shume se kurre nje « Dhurate e pashprehshme ! »A nuk ka te drejte Uati kur kendon—

 

Dhe te gjitha gezimet e panjohura qe Ai jep

U blene me agoni te panjohura.

 

 

21 mars-mbremje

 

« A mund t’i bashkosh ti lidhjet e Plejadave,apo te zgjidhesh vargjet e Orionit ?

{#Jobi 38 :31}

 

Nese te prirur per tu mburrur per aftesite tona,madheria e natyres shpejt na tregon se sa imcake qe jemi.Nuk mund te levizim as dhe me te voglin prej yjeve vezellites,ose te shuajme edhe nje prej rrezeve te mengjesit.Ne flasim per fuqi,por qiejt qeshin me ne me tallje.Kur Plejadat shkelqejne ne pranvere me gezim pranveror ne nuk mund ti permbajme ndikimet e tyre dhe kur Orioni mbreteron lart,dhe viti eshte i lidhur ne zinxheret e dimrit,ne nuk mund t’i çtendosim litaret e akullt.Stinet kembehen sipas caktimit hyjnor,po ashtu rraca njerezore nuk mund te beje ndryshim ketu.Zot,çfare eshte njeriu ?

Ne boten shpirterore si ne ate natyrore,fuqia e njeriut eshte e kufizuar ne te gjitha anet.Kur Fryma e Shenjte perhap endjet e saj ne shpirt,asnje nuk mund te ngase ;e gjitha ligesia dhe finokeria e njerezve jane te paefektshme per te permbajtur fuqine ngjallese te ngrohte te Ngushelluesit.Kur Ai denjon te vizitoje nje kishe dhe ta ngjalle ate,armiqte me te pandreqshem nuk mund t’i rezistojne vepres se mire ;ato mund ta perqeshin por nuk mund ta pengojne me shume se sa  mund te terheqin mbrapa pranveren kur Plejadat qeverisin oren.Zoti e deshiron,dhe keshtu duhet te behet.Ne anen tjeter,nese Zoti ne sovranitet,ose ne drejtesi,lidh nje njeri keshtu qe ai eshte ne skllaveri shpirterore kush mund t’i jape valle liri atij ?Ai vetem mund te heqe dimrin e vdekjes shpirterore prej nje personi ose prej nje populli.Ai zgjidh vargjet e Orionit,dhe asnje perveçse Atij.Cfare bekimi qe eshte qe Ai mund ta beje ate.O befte nje mrekulli sonte.Zot,jipi fund dimrit tim,dhe ler qe te filloje pranvera ime.Me gjithe deshirat e mia te zjarrta nuk mund ta ngre shpirtin tim prej vdekjes dhe plogeshtise se tij,por te gjitha gjerat jane te mundura me Ty.Kam nevoje per ndikime qiellore,shkelqimet e pastra te dashurise Tende,rrezet e hirit Tend,driten e pamjes Tende,keto jane Plejada per mua.Vuaj shume prej mekatit dhe tundimit,keto jane shenjat e mia dimerore,Orioni im i tmerrshem.Zot,bej mrekullira ne mua,dhe per mua.Amen

 

 

 

 

22 mars-mengjes

 {Lexim i perditshem :#Juda 1 :1-2 :23} {Studim i shpejte :#Juda 9 :1-11 :40}

 

“Si shkoi pak me tutje,u ul me fytyre perdhe dhe filloi te lutej”

{#Mateu 26 :39}

 

Ka karakteristika mesimdhenese te veçanta ne lutjen e Shpetimtarit tone ne oren e tij te sproves.Ishte lutje e vetmuar.Ai u terhoq edhe prej te tre dishepujve te Tij te favorizuar.Besimtar,ji shume ne lutje fillikate,sidomos ne kohe sprove.Lutja e familjes,lutja shoqerore,lutja ne Kishe,nuk do te mjaftoje,keto jane shume te çmuara,por aroma me e mire do jete prej temjanit tend ne perkushtimet e tua private,kur asnje vesh nuk te degjon perveç atyre te Zotit.

Ishte lutje e perunjur.Lluka tha se Ai u gjunjezua,por nje tjeter ungjillor thote Ai « u ul me fytyren perdhe. »Ku,atehere,duhet te jete vendi YT,ti o sherbetor i perunjur i Mesuesit te madh ?Pluhuri dhe hiri duhet te mbuloje koken tende !Perunjesia na jep pikembeshtetje ne lutje.Nuk ka shprese per mbizoterim me Zotin nese nuk e ulim veten qe te na ekzaltoje ne kohen e duhur.

 

Ishte lutje birnore. « Aba,At. »Do te te duket nje keshtjelle ne diten e sproves per te marre si mbrojtje adoptimin tend.Nuk ke te drejta si nje subjekt,i ke humbur prej tradhetise tende ;por asgje nuk mund te heqi te drejten e nje femije per mbrojtjen aterore.Mos druaj te thuash, « Ati im,degjo klithmen time. »

 

Ve re se ishte nje lutje kembngulese.Ai u lut tre here.Mos pusho derisa te mbizoterosh.Ji si e veja bezdisese,ardhja e vazhdueshme e te ciles fitoi ate qe pergjerimi i saj i pare nuk mund te fitonte.Vazhdo ne lutje,dhe ji vigjilent ne te njejtin falenderim.

 

Se fundmi,ishte lutja e dorezimit. « Megjithate,jo siç dua Une po siç do Ti. »Dorezo,dhe Zoti do te jape.Le te jete ashtu si Zoti do,dhe Zoti do te caktoje  me te miren.Ji i kenaqur ta lesh lutjen tende ne duart e Tij,I Cili e di kur te jape dhe si te jape dhe çfare te jape dhe çfare te mbaje.Keshtu qe,duke u pergjeruar,me zell,me bezdisje,prapeseprape me perunjesi dhe dorezim,me siguri qe do mbizoterosh.

 

22 mars-mbremje

 

« O Ate,dua qe edhe ata,qe me ke dhene,te jene me Mua ku jam Une. »

{#Gjoni 17 :24}

 

O vdekje !pse e prek valle pemen poshte degeve te shtrira te se ciles lodhja çlodhet ?Pse heq tutje te shkelqyeshmin e tokes,ne te cilin eshte e gjithe kenaqesia jone ?Nese duhet qe te perdoresh sepaten tende,perdore mbi pemet qe nuk japin fryt ;do mund te falenderoheshe atehere.Por pse do  rrezosh perdhe kedrat e pashem te Libanit ?O mbaj sepaten tende dhe kurse te drejtin.Por jo,nuk duhet te jete keshtu ;vdekja godet me te pashmin e shokeve tane ;me zemergjeri,me i pershpirtshmi,me i shenjti,me i perkushtuari duhet te vdese.Dhe pse ?Eshte me ane te lutjes mbizoteruese se Jezusit—‘At,dua qe edhe ata qe me ke dhene te jene me Mua ku jam Une. »Eshte ajo qe i mban ato mbi krahe shqiponje per ne parajse.Sa here qe nje besimtar ngjitet prej kesaj toke ne parajse,eshte nje pergjigje e lutjes se Krishtit.Nje fetar i vjeter i mire veren, « Shume here Jezusi dhe njerezit e Tij terheqin njeri tjetrin ne lutje.Ti pergjunjesh ne lutje dhe thua « At,dua qe te shenjtet e tu te jene me mua atje ku jam » ;Krishti thote, « At,dua qe edhe ata qe me ke dhene,te jene me Mua ku jam Une. »Keshtu qe dishepulli eshte ne keqkuptim me Zotin e tij.Shpirti nuk mund te jete ne dy vende:te dashurit  nuk mund te jene me Krishtin dhe me ty gjithashtu.Tani,kush pergjerues do te fitoje ?Nese do kishe per te zgjedhur ;nese Mbreti do zbriste  prej fronit te Tij,dhe te thoshte, « Ketu ka dy pergjerues duke u lutur ne kundershtim me njeri tjetrin,kush do te marre pergjigje ? »O !Jam i sigurte,edhe sikur te ishte agoni,do ngriheshe perpjete dhe do thoje, « Jezus,jo siç dua une po siç do Ti. »Do te hiqje dore prej lutjeve te tua per jeten e te shtrenjteve te tu,nese do kuptoje se Krishti eshte duke u lutur ne drejtim te kundert—« At,dua qe edhe ata qe me ke dhene,te jene me Mua ku jam Une. »Zot,do t’i kesh ato.Me ane te besimit i leme te shkojne.

 

 

 

 

23 mars-mengjes

{Lexim i perditshem :#Judea 3 :1-5 :31} {Studim i shpejte :#Judea 12 :1-15 :20}

 

“Djersa iu be si pika gjaku qe binin perdhe.”

{#Lluka 22 :44}

 

Trysnia mendore e ngritur prej betejes se Zotit tone me tundimin,kaq shume e shtrengoi gjendjen e tij  mendore ne nje ngacmim te jonatyrshem,sa poret e tij nxorren jashte pika te medha gjaku qe binin ne toke.Kjo provon se sa e stermadhe duhet te kete qene pesha e mekatit sa mund te shtypte Shpetimtarin keshtu qe Ai leshoi pika te medha gjaku !Kjo tregon pushtetin e fuqishem te dashurise se Tij.Eshte shume verejtje e bukur ajo e te vjeterit Izak Ambroz se rreshira qe kullon prej pemes pa e prere ate eshte perhera me e mira.Kjo peme e çmuar leshon aromat me te mira kur ishte e çare prej kamxhikeve me kokel,dhe kur ishte e çpuar me gozhda mbi kryq ;por shiko,leshon aromen me te mire kur nuk ka kamxhik,ose gozhde ose plage.Kjo nxjerr ne pah vullnetarine e vuajtjeve te Krishtit,perderisa pa heshte gjaku rrodhi lirisht.Nuk ka nevoje te vesh shushunjen,ose te perdoresh thiken ;rrjedh vetvetiu.Nuk ka nevoje per udheheqesit te therrasin, « Gufo o pus ; »rrjedhe vete ne perrenj te kuq.Nese njerezit vuajne dhembje te medha mendore siç duket gjaku vershon ne zemer.Faqet jane te zbehta,vjen nje ngerç ligeshtie ;gjaku ka shkuar brenda sikur te ushqeje njeriun e brendshem ndersa kalon permes sprovave te tij.Por shiko Shpetimtarin tone ne agonine e Tij,Ai kaq shume e harron veten,sa ne vend qe agonia  ta shpjere gjakun e  Tij ne zemer per ta ushqyer,e nxjerr jashte per te vesuar token.Agonia e Krishtit,me qene se e derdh Ate mbi toke,pershkruan plotesine e flijimit qe Ai beri per njerezit.

A nuk e veme valle re se sa e forte duhet te kete qene beteja qe perjetoi,dhe a nuk do ta degjojme zerin e Tij per ne ? « Ne luften tuaj kunder mekatit,ju ende nuk keni qendruar deri ne derdhjen e gjakut. »Shikoni KryeApostullin dhe KryePriftin e besimshpalljes sone,dhe djersit madje edhe deri ne gjak se sa ti dorezoheni kryetunduesit te shpirtrave tuaj.

 

23 mars-mbremje

 

« Po ju them,po te heshtin keta,do te bertasin guret. »

 {#Lluka 19:40}

 

Por a mund te bertasin guret?Me siguri qe po nese Ai qe hap gojen e memecit do ti urdheronte te ngrenin lart zerin e tyre.Me siguri qe nese  do flisnin,do kishin shume per te deshmuar ne lavdi te Atij qe i krijoi ato me ane te fjales se fuqise se Tij;do madheronin urtesine dhe fuqine e Krijuesit te tyre qe i solli ne qenie.A nuk do te flasim mire ne per Te qe na riberi dhe prej gureve beri femije te Abrahamit?Shkembinjte e vjeter mund te flasin per kaosin dhe rregullin,dhe vepren e Zotit ne periudhat e njepasnjeshme te drames se krijimit;dhe a nuk mund te flasim ne per dekretet e Zotit,te vepres se madhe te Zotit ne kohet e vjetra,ne gjithçka qe Ai beri per kishen e Tij ne ditet e hershme?Nese guret do flisnin,do flisnin per thyesin e tyre,se si ai i nxorri prej gurores dhe i beri te pershtatshem per tempullin,dhe a nuk mund te flasim ne per Thyesin tone te lavdishem,qe theu zemrat tona me çekiçin e fjales se tij,qe te na mund te na ndertonte ne tempullin e tij?Nese guret do bertisnin ato do madheronin ndertuesin e tyre,qe i pastroi ato dhe i formoi sipas shembellimit te nje pallati;dhe a nuk do flasim ne per Arkitektin dhe Ndertuesin tone,qe na ka vendosur ne vendin tone ne tempullin e Perendise se gjalle?Nese guret do bertisnin,do kishin nje histori te gjate ,shume te gjate per te na thene si memorial,sepse shume here nje gur i madh ka qene rrokullisur si nje memorial perpara Zotit;dhe ne gjithashtu mund te deshmojme per Ebenezere,guret e ndihmes,shtyllat e kujteses.Guret e thyer te ligjit bertasin kundra nesh,por Vete Krishti,qe rrokullisi tutje gurin prej hyrjes se varrit,flet per ne.Guret mund te bertasin,por ne nuk do t’i leme ato keshtu:do t’i bejme te heshtin zhurmat e tyre me tonat;do te shperthejme ne kantike te shenjte,dhe do te bekojme madherine e Shume Te Lartit,duke e lavderuar gjithe ditet tona Ate qe eshte i thirrur prej Jakobit Bariu dhe Guri i Izraelit.

 

 

 

 

24 mars-mengjes 

{Lexim i perditshem :#Juda 6 :1-7 :25} {Studim i shpejte :#Juda 16 :1-18 :31}

 

“Ai u degjua per shkak te pershpirtshmerise se vet.”

{#Hebrenjve 5:7}

 

A nuk u ngrit kjo druajtje prej sugjerimit te sketerrshem se ishte teresisht i braktisur.Mund te kete sprova me te rrepta se kjo,por me siguri qe eshte nje prej me te keqijave te jesh teresisht i braktisur.” Shiko,” thote Satanai,” nuk ke me shok asgjekundi!Ati yt ka mbyllur ndaj teje zemren e tij te meshirshme.As dhe nje engjell ne oborret e Tij nuk do te shtrije doren per te te ndihmuar.E gjithe parajsa eshte e huaj per ty;je vetem.Shiko nje here shoket me te cilet ke ndare keshilla,çfare vlejne valle ato?Bir i Marise,shiko atje vellain tend Jakob,shiko Gjonin dishepullin tend te dashur,dhe Pjetrin apostullin tend te guximshem,se si frikacaket flene kur gjendesh ne vuajtjet e tua!Ja!Nuk ke shoke me ne qiell ose ne toke.I gjithe ferri eshte kundra teje.Kam zgjuar strofullen time te sketerrshme.Kam derguar letrat e mia permes gjithe krahinave duke u bere thirrje çdo princi te erresires te leshohen kundra teje kete nate dhe nuk do te kursejme shigjeta,do te perdorim te gjithe fuqine tone te sketerrshme  per te te permbysur:dhe çfare do te besh,ti fillikat?”Ndoshta,ky ishte tundim;mendojme se ishte,sepse shfaqja e engjellit duke e forcuar ate e hoqi ate frike.Ai u degjua per shkak te pershpirtshmerise se tij;nuk ishte me vetem,por parajsa ishte me Te.Mund te jete kjo arsyeja e ardhjes se tij tre here te dishepujt e Tij—ashtu siç thote Harti—

 

Mbrapa dhe perpara tre here eci

Sikur te kerkonte ndonje ndihme prej njeriut.

 

Ai donte te shikonte vete nese ishte e vertete se te gjithe njerezit e paten braktisur Ate ;i gjeti te pergjumur ;por ndoshta gjeti ndonje ngushellim te meket prej mendimit se ato po flenin,jo prej tradhetise,por prej trishtimit,fryma me te vertete ishte e vullnetshme,por mishi ishte i dobet.Sido qe te jete,Ai u degjua per shkak te pershpirtshmerise se Tij.Jezusi u degjua ne brengen e Tij me te thelle ;shpirti im,ti do degjohesh gjithashtu.

 

24 mars-mbremje

 

« Ne ate ore Jezusi u ngazellua ne Frymen e Shenjte. »

{#Lluka 10 :21}

 

Shpetimtari ishte nje « njeri i pikellimit, » por çdo mendje persiatese ka zbuluar faktin se poshte,thelle ne brendesine e shpirtit te Tij Ai mbante nje thesar te pashtershem gezimi qiellor dhe te rafinuar.Prej gjithe rraces njerezore,nuk kishte kurre nje njeri qe pati nje paqe me te qendrueshme,me te paster,me te thelle se Zoti yne Jezu Krisht. « Ai ishte i vajosur me vaj gezimi permbi shoket e Tij. »Bujaria e tij e madhe prej vete natyres se gjerave,duhet ti kete dhene Atij kenaqesine e mundshme me te thelle,sepse bujaria eshte gezim.Kishte disa periudha te jashtezakonshme kur ky gezim u shfaq. « Ne ate ore Jezusi u ngazellua ne Frymen e Shenjte dhe tha,te falenderoj o At,Zot i qiellit dhe tokes. »Krishti pati kenget e Tij,edhe  pse ne kohe te erreta ;edhe pse fytyra e Tij u shfytyrua,dhe pamja e Tij pati humbur shkelqimin e lumturise tokesore,megjithate here pas here ndriçohej me nje shkelqim te pashoq te nje gezimi te pakrahasueshem,teksa mendonte te shperblimi,dhe ne mes te bashkesise kendonte ne nder te lavdise se Zotit.Ne kete fakt,Zoti Jezus eshte nje figure e bekuar e kishes ne toke.Ne kete ore kisha pret qe te ece ne shoqerim me Zotin e saj pergjate nje rruge me gjemba ;permes shume vuajtjeve ajo po çan me force udhen e saj drejt kurores.Te mbajë kryqin eshte detyra e saj,dhe te perqeshet e te llogaritet si nje e huaj prej femijeve te nenes se saj eshte risku i saj ;dhe prapeseprape kisha ka nje pus te thelle gezimi,prej te cilit asnje nuk mund te pije perveçse femijet e saj.Ka depo vere,dhe vaji,dhe gruri,te fshehur ne mes te Jeruzalemit tone,prej te cileve te shenjtet e Zotit mbahen dhe ushqehen perhera e me shume ;dhe ndonjehere,ashtu si ne rastin e Shpetimtarit tone,ne kemi periudhat tona te nje kenaqesie te forte,sepse « Ka nje lume,ujerat e te cilit gezojne qytetin e Perendise sone. »Edhe pse jemi te syrgjynosur,gezohemi ne Mbretin tone ;po,në Të ne gezohemi shume,ndersa ne emrin e Tij vendosim flamujt tane.

 

 

 

 

25 mars-mengjes

{#Lexim i perditshem :#Juda 8 :1-9 :57} {Studim i shpejte :#Juda 19 :1-21 :25}

 

“Jude,me nje puthje po e tradhton Birin e Njeriut.”

{#Lluka 22 :48}

 

« Puthjet e nje armiku jane mashtruese. »Le te ruhem kur bota vesh nje fytyre te dashur,sepse,nese eshte e mundur,do te tradhetoje ashtu siç beri me Mesuesin tim,me nje puthje.Kur nje njeri eshte gati per te goditur me thike fene,zakonisht shpall shume pernderim per te.Le te kem kujdes prej hipokrizise me fytyre te embel e cila eshte armembajtesja e herezise dhe e pabesise.Duke i njohur mashtrimet e padrejtesise,le te jem i urte si nje gjarper  per te zbuluar dhe per te menjanuar qellimet e armikut.Djali i ri,pa dije,doli nga udha prej puthjes se nje gruaje te huaj :qofte shpirti im kaq shume hirshem i mesuar kete dite,sa « fjalet shume joshese » te botes te mos kene efekt mbi mua.Fryme e Shenjte,mos me ler,nje bir njeriu i brishte,te tradhetohem me nje puthje !

 

Por sikur te jem fajtor per te njejtin mekat te mallekuar si ai i Judes,ai bir i humbjes ?Jam pagezuar ne emrin e Zotit Jezus ;jam nje pjesetar i Kishes se Tij te dukshme,ulem ne tryezen e darkes se shenjte :te gjitha keto jane kaq shume puthje te buzeve te mia.A jam i sinqerte ne to ?Nese jo,jam nje tradhetar i ulet.A jetoj ne bote po me aq shkujdesje sa te tjeret dhe prapeseprape shpall se jam nje ndjekes i Jezusit ?Atehere e ekspozoj fene si qesharake,dhe i jap shkas njerezve te flasin keq per emrin e shenjte me ane te cilit thirrem.Me siguri qe nese veproj kaq  papajtueshem jam nje Juda,dhe do te ishte me mire per mua qe te mos kisha lindur kurre.A duhet te shpresoj se jam i paster ne kete gje ?Atehere,O Zot,me ruaj keshtu.O Zot,me bej te sinqerte dhe te vertete.Me ruaj prej çdo rruge te rreme.Mos me ler kurre te tradhetoj Shpetimtarin tim.Te dua,Jezus,dhe edhe pse shpesh te trishtoj,prapeseprape deshiroj te te qendroj besnik deri ne vdekje.O larg qofte qe te jem nje besimshpalles i madh,dhe me pas te bie se fundmi ne liqenin e zjarrit,sepse e tradhetova Mesuesin tim me nje puthje.

 

25 mars-mbremje

 

« Biri i njeriut. »

 {#Gjoni 3 :13}

 

Sa shpesh qe Mesuesi yne perdori titullin, « Biri i Njeriut ! »Mund te kishte zgjedhur te fliste per Veten si Biri i Perendise,Ati i Perjetshem,I Mrekullueshmi,Keshilltari,Princi i Paqes ;por shiko perunjesine e Jezusit !Ai preferon ta quaje Veten Biri i njeriut.Le te marrim nje mesim perunjesie prej Shpetimtarit tone ;le te mos lakmojme tituj te medhenj as diploma te larta.Megjithate ketu ka nje mendim shume te embel.Jezusi e deshi njerezimin kaq shume sa Ai u kenaq ta nderonte ate ;dhe perderisa eshte nje nder i madh,dhe me te vertete,dinjiteti me i madh i njerezimit,qe Jezusi eshte Biri i njeriut,Ai e ka zakon te nxjerre ne pah kete emer,qe te mund te vare yje mbreterore mbi kraharorin e njerezimit,dhe te tregoje dashurine e Perendise per faren e Abrahamit.Biri i njeriut—sa here qe Ai e tha kete fjale,perhapi nje aureole rreth kokes se femijeve te Adamit.Megjithate ka ndoshta nje mendim me te çmuar akoma.Jezu Krishti e quajti Veten Biri i njeriut per te shprehur njenjeshmerine dhe dashamiresine me popullin e Tij.Ai keshtu na kujton se eshte Ai qe mund t’i afrohemi pa frike.Si nje njeri,ne mund t’i çojme Atij te gjitha dhembjet dhe trazirat tona,sepse Ai i njeh ato prej pervojes,per shkak se Ai Vete vuajti si « Biri i njeriut, » eshte i afte te na ndihmoje dhe te na ngushelloje.Te gjithe te pershendesin,Ty Jezus i bekuar !meqenese Ti po perdor perhera emrin e embel qe tregon se je nje vella dhe nje i afert,eshte per ne nje deshmi e hirit,perunjesise,dashurise tende.

O shiko se si Jezusi ia jep Veten

Dashurise sone miturake,

Sikur me çlirtesine e Tij

Te provonte zellin tone !

 

Emrin e Tij te shenjte mbi toke

Do ta degjoje si nje fjale te zakonshme

Nuk ka madheshti ne Te

Qe dashuria nuk mund t’i afrohet.

 

 

 

 

26 mars-mengjes

 {Lexim i perditshem :#Juda 10 :1-11 :40} {Studim i shpejte :#Ruth 1 :1-4 :22}

 

«Jezusi iu pergjigj... Nese me kerkoni Mua,lerini keta te shkojne. »

 {#Gjoni 18 :8}

 

Ve re,shpirti im,perkujdesin qe Jezusi shfaqi madje edhe ne oren e sproves,kundrejt deleve te Tij!Pasioni sundues eshte i forte ne vdekje.Ai i dorezohet armikut,por nderhyn me nje fjale fuqie per te liruar dishepujt e Tij.Persa i perket Vetes se Tij,ashtu si nje qengj qe e çojne ne thertore,si nje dele e heshtur perpara atyre qe i qethin nuk e hapi goje,por per hir te dishepujve te Tij Ai flet me energji te fuqishme.Ketu ka dashuri,te vazhdueshme,vete harruese,besnike.Por a nuk ka ketu me shume se ç’gjendet mbi siperfaqe?A nuk kemi  vete shpirtin dhe frymen e shlyerjes ne keto fjale?Bariu i Mire jep jeten e Tij per delet,dhe i del ne mbrojtje qe ato te shkojne te lire.Siguria eshte e lidhur,drejtesia kerkon qe ato per te cilet Ai qendron si nje zevendesues duhet te vazhdojne ne rrugen e tyre.Ne mes te skllaverise se Egjiptit,ai ze tingellon si nje fjale fuqie,”lerini keta te shkojne.”Te shlyerit duhet te dalin prej skllaverise se mekatit dhe Satanit.Ne çdo biruce te burgjeve te Deshperimit,tingulli jehon,”lerini keta te shkojne,”dhe Deshperimi dhe Frikacaku dalin jashte.Satani degjon zerin e njohur dhe e ngre kemben e tij prej zverkut te te reneve;dhe Vdekja e degjon ate,dhe varri hap portat e saj per te lene te vdekurit te ngrihen.Udha e tyre eshte nje udhe perparimi,shenjterimi,triumfi,lavdie,dhe asnje nuk do guxoje ti pengoje.Asnje luan nuk do te kete ne shtegun e tyre,dhe as ndonje kafshe grabitqare nuk do te afrohet.”Suta e mengjezit” ka terhequr gjahtaret mizore pas vetes,dhe tani kaprollet me te tutshem dhe suta e fushes mund te kullosin ne paqe te perkryer midis zambake te Tij te bukur.Reja e zeze ka shperthyer mbi Kryqin e Kalvarit dhe shtegetaret e Sionit nuk do te goditen kurre prej rrufeve te hakmarrjes.Eja,zemra ime,gezohu ne paprekshmerine qe Shpetimtari yt te ka siguruar,dhe beko emrin e Tij gjate gjithe dites dhe çdo dite.

 

26 mars-mbremje

 

“Kur Ai te vije ne lavdine e Atit te Vet me engjejt e shenjte.” 

{#Marku 8 :38}

 

Nese kemi qene pjesemarres me Jezusin ne poshterimin  e tij,do jemi pjesetare me Te ne shkelqimin qe do rrethoje Ate kur te shfaqet perseri ne lavdi.I dashur,a je,me Krishtin Jezus ?A te lidh me te nje bashkim i gjalle ?Atehere ti je me Te sot ne poshterimin e Tij ;ke marre kryqin e Tij,dhe ke shkuar me Te jashte kampit duke mbajtur turpin e Tij ;padyshim qe do jesh me Te kur kryqi te shkembehet me kuroren.Por gjyko veten tende kete mbremje ;sepse nese nuk je me Te ne riperteritjen,nuk do jesh me Te kur Ai do te vije ne lavdine e Tij.Nese zmbrapsesh prej anes se zeze te shoqerimit nuk do ta kuptosh periudhen e tij te lumtur te shkelqyeshme,kur Mbreti do te vije,me gjithe engjejt e Vet.Cfare !jane engjejt me Te ?Dhe prapeseprape Ai nuk mori engjej—mori faren e Abrahamit.A jane engjejt e shenjte me Te ?Eja,shpirti im,nese je me te vertete i dashuri i Tij,nuk mund te jesh larg Tij.Nese shoket dhe fqinjet e Tij jane te thirrur se bashku per te pare lavdine e Tij,çfare mendon ti nese je i martuar me Te ?A do te jesh ne largesi ?Edhe sikur te jete dite gjykimi,prapeseprape nuk mund te jesh larg prej zemres qe duke pasur pranuar engjej ne intimitet,te ka pranuar ty ne bashkim.A nuk te ka thene valle o shpirti im, « Do te fejohesh me mua ne drejtesi,ne paanshmeri,ne miresi dhe ne dhembshuri. »A nuk e kane thene vete buzet e Tij kete, « Jam i martuar me ty,dhe kenaqesia ime eshte ne ty ? »Nese engjejt qe jane veçse shoke dhe fqinje,do jene me Te,eshte me se e sigurte se Hefziba e Tij e dashur,ne te cilen eshte e gjithe kenaqesia e Tij,do te jete afer Tij,dhe do te ulet ne krahun e Tij te djathte.Ketu ka nje yll mengjezi shprese per ty,te nje shkelqimi kaq te madh sa mund te ndriçoje pervojen me te deshperueshme dhe me te erret.

 

 

 

 

27 mars-mengjes

{Lexim i perditshem :#Juda 12 :1-14 :20} {Studim i shpejte :#1Samueli 1 :1-3 :21}

 

“Atehere te gjithe dishepujt e lane dhe iken.”

{#Mateu 26:56}

 

Ai kurre nuk i la vetem ato,por ato ne frike burracake  per jetet e tyre,ia mbathen prej Tij qe ne fillimin e vuajtjeve te Tij.Ky nuk eshte veçse nje shembull mesimdhenes i brishtesise se te gjithe besimtareve nese te lene pa bari;me se miri ato nuk jane veçse dele,dhe ikin tutje kur vjen ujku.Te gjithe qene paralajmeruar per rrezikun,dhe paten premtuar me mire te vdisnin se sa te braktisnin Mesuesin e tyre;dhe prapeseprape u kapen prej nje paniku te papritur dhe ua mbathen kembeve.Mund te jete se une,ne hapjen e kesaj dite,e kam mbledhur mendjen qe te duroj nje sprove per hir te Zotit,dhe e perfytyroj veten si te sigurte per te nxjerre ne pah besnikeri te perkryer;por le te jem shume xheloz per veten time,nga frika se , duke pasur te njejten zemer mosbesimi,t’ia mbath prej Zotit tim ashtu siç bene apostujt.Eshte nje gje te premtosh,dhe nje tjeter ta kryesh.Do te kishte qene nje nder i perjetshem per to nese do kishin qendruar ne te djathten e Jezusit me burreri;ato ia mbathen prej nderit;qofsha i ruajtur prej imitimit te tyre!Ku valle do kishin qene me te sigurte se sa afer Mesuesit te tyre,qe menjehere mund te therriste dymbedhjete legjione engjejsh?Ato ia mbathen prej sigurise se vertete.O Zot,mos me ler te sillem kaq me çmenduri gjithashtu.Hiri hyjnor mund ta beje frikacakun trim.Kandili tymues mund te nxjerre flake mbi altar nese eshte vullneti i Zotit.Vete keto apostuj qe ishin te druajtur si lepuj,u bene te guximshem si luane mbasi Fryma pati zbritur mbi to,dhe po ashtu Fryma e Shenjte mund te beje frymen time tradhetare trime per te rrefyer Zotin tim dhe te deshmoj per te verteten e Tij.

 

Cfare ankthi duhet te kete mbushur Shpetimtarin mbasi pa shoket e Tij kaq te pabese!Kjo ishte nje perberes i hidhur ne kupen e Tij;por ajo kupe u pi deri ne fund;le te mos ve nje tjeter pike ne te.Nese e braktis Zotin tim,do ta kryqezoj perseri,dhe do ta turperoj boterisht.Me ruaj,O Fryme e bekuar prej nje fundi kaq te turpshem.

 

27 mars-mbremje

 

“Ajo tha:”Po,Zot,por edhe qente hane nga therrimet qe bien nga tryeza e te zotit te tyre.”

 {#Mateu 15 :27}

 

Kjo grua fitoi ngushellim ne mjerimin e saj duke pasur MENDIME TE LARTA PER KRISHTIN.Mesuesi pati folur ne lidhje me buken e femijeve : « Tani, »arsyetoi ajo, « perderisa Ti je Zoti i tryezes se hirit,e di se je nje zot shtepie zemergjere,dhe eshte e sigurte se ka bollek buke ne tryezen tende ;do te kete nje bollek te tille per femijet sa do te kete therrime per tu hedhur ne dysheme per qente,dhe femijet nuk do mbahen me keq per shkak se qente ushqehen. »Ajo e mendoi Ate si Dike qe e mbante kaq mire tryezen sa gjithçka qe ajo deshironte nuk do ishte veçse nje therrime ;prapeseprape kujto se ajo donte qe djalli te nxirrej jashte prej vajzes se saj.Ishte nje gje shume e madhe per te,por ajo pati nje vleresim kaq te larte per Krishtin,sa tha, « nuk eshte gje per Te,nuk eshte veçse nje therrime per Krishtin. »Kjo eshte udha mbreterore per ngushellim.Mendimet e medha te mekatit tend vetem,do te shpien ne deshperim ;por mendime te larta per Krishtin do te te drejtojne ne limanin e paqes. « Mekatet e mia jane te shumta por o !jane hiç gje per Jezusin per ti fshire te gjitha.Pesha e fajit tim me shtyp poshte ashtu si nje kembe gjigande do te shtypte nje krimb por per Te nuk eshte me shume se nje therrime pluhuri ,sepse Ai tashme ka mbajtur mallekimin e tij ne vete trupin e Tij mbi peme.Per te do te jete nje gje e vogel per te me dhene faljen e plote,edhe pse do te jete nje bekim i pafund per mua ta marr  ate. »Gruaja e hap gojen e shpirtit te saj shume gjere,duke pritur gjera te medha prej Jezusit dhe Ai e mbush ate me dashuri.Lexues i dashur,bej te njejten gje.Ajo rrefeu çfare Krishti kishte vene te dera e saj,por ajo e mbertheu Ate dhe nxorri argumente prej fjaleve te Tij te rrepta ;ajo besoi gjera te medha prej Tij dhe keshtu doli fitimtare.AJO FITOI BETEJEN DUKE BESUAR NE TE.Rasti i saj eshte nje shembull i besimit mbizoterues ;dhe nese do donim te fitonim si ajo duhet qe te imitojme taktikat e saj.

 

 

28 mars-mengjes

{Lexim i perditshem :#Juda 15 :1-17 :13} {Studim i shpejte :#1Samuel 4 :1-7 :17}

 

“Dashuri qe tejkalon çdo dije.”

 {#Efezianeve 3:19}

 

Dashuria e Krishtit ne embelsine,plotesine,madhesine,besnikerine e saj tejkalon çdo kuptim njerezor.Ku mund te gjendet gjuhe valle qe mund te pershkruaje dashurine e tij te pashoqe e te pakrahasueshme ndaj femijeve te njerezve?Eshte kaq e gjere dhe kaq pakufi sa,ashtu si dallendyshja prek perciptas ujin,dhe nuk zhytet ne thellesite e tij,te gjitha fjalet pershkruese veçse prekin siperfaqen,ndersa thellesia e pamase ndodhet poshte.Mire e ka thene poeti,

 

O dashuri,hon i pafund!

 

Sepse kjo dashuri e Krishtit eshte me te vertete e pamase dhe e pafund;asnje nuk mund ta arrije.Perpara se te kemi ndonje ide te sakte ne lidhje me dashurine e Jezusit,duhet qe te kuptojme lavdine e tij te meparshme ne lartesite e saj te madheshtise,dhe misherimin e Tij mbi toke ne te gjithe thellesite e tij te poshterimit.Por kush mund te na flase valle per madheshtine e Krishtit?Kur ishte i fronezuar ne qiejt me te larte Ai ishte vete Zoti i çdo zoti;me ane te Tij u bene qiejt,dhe e gjithe ushtria e tyre.Krahu i Tij i plotfuqishem mbajti sferat;lavderimet e kerubineve dhe te serafineve e rrethonin Ate perhera;kori i plote i halelujave te universit pa pushim derdhej te kemba e fronit te Tij;Ai mbreteroi i eperm mbi te gjitha krijesat e Tij,Perendi mbi gjithçka,i bekuar perhera.Kush mund te flase pra per lartesine lavdise se Tij?Dhe kush,ne anen tjeter,mund te tregoje se sa poshte zbriti?Qenia njeri ishte diçka,nje njeri i vuajtjeve ishte me shume;te gjakose,te vdese,te vuaje,keto ishin shume per Te qe ishte Biri i Perendise;por te vuaje nje agoni te tille te pashoqe—te duroje nje vdekje turpi dhe braktisjeje prej Atit te Tij,kjo eshte nje thellesi dashurie perfillese qe mendja me e frymezuar deshton teresisht per ta hulumtuar.Ketu ka dashuri!dhe me te vertete eshte nje dashuri qe “tejkalon çdo dije.”O,kjo dashuri na mbushte zemrat tone me mirenjohje adhuruese dhe na udheheqte ne shfaqje praktike te fuqise se saj.

 

28 mars-mbremje

 

“Une do te kenaqem me ju si me nje parfum me ere shume te kendshme.”   

{#Ezekieli 20 :41}

 

Meritat e Shpetimtarit tone te madh jane nje arome e kendshme per ShumeTeLartin.Qofte drejtesia vepruese ose pasive e Krishtit,eshte e njejta arome.Kishte nje parfum te kendshem ne jeten e Tij vepruese me ane te cilit Ai nderoi ligjin e Zotit dhe beri çdo parim te shkelqeje si nje gur te çmuar ne kornizen e paster te vete personit te Tij.E tille ishte gjithashtu,bindja e tij pasive kur duroi me nenshtrim te heshtur,urine dhe etjen,te ftohtin dhe varferine,dhe ne fund djersiti ne Getsemane pika te medha gjaku,ia dha shpinen goditesve,dhe faqet e Tij atyre qe shkulen floket,dhe u mberthye ne drurin mizor,qe te vuante keshtu zemerimin e Perendise ne vendin tone.Keto dy gjera jane te kendshme perpara ShumeTeLartit ;dhe per hir te vepres dhe vdekjes se Tij,vuajtjeve dhe bindjes se Tij zevendesuese,Zoti Perendia yne na pranon.Cfare çmueshmeri qe duhet te kete ne Ate qe mposhti mungesen tone te çmueshmerise !Cfare arome e kendshme sa te largoje aromen tone te keqe !Cfare fuqie pastruese ne gjakun e Tij per te fshire mekate si ato tonat !dhe cfare lavdie ne drejtesine e Tij per te bere te tille krijesa te papranueshme te pranohen ne ShumeTedashurin !Perkujdesu qe te mos dyshosh kurre pranimin tend ne Jezus.Nuk mund te pranohesh pa Krishtin ;por,kur ke marre meriten e Tij,nuk mund te jesh i papranuar.Megjithe dyshimet,frikat dhe mekatet e tua ne vetvete,prapeseprape kur  te shikon permes Krishtit,Ai nuk shikon asnje mekat.Je perhera i pranuar ne Krisht,perhera i bekuar dhe i shtrenjte per zemren e Atit.Prandaj ngre nje kenge,dhe teksa sheh temjanin tymyes te merites se Shpetimtarit duke dale,kete mbremje,para fronit prej safiri,temjani i lavderimit tend shkofte larte gjithashtu.

 

 

 

 

29 mars-mengjes

{Lexim i perditshem :#Juda 18 :1-19 :30} {Studim i shpejte :#1Samueli 8 :1-10 :27}

 

“Edhe pse ishte Bir,Ai e mesoi bindjen nga ato qe vuajti.”

 {#Hebrenjve 5:8}

 

Na thuhet se Kapiteni i shpetimit tone u be i perkryer permes vuajtjes,prandaj ne qe jemi mekatare,dhe qe jemi larg se qeni te perkryer,nuk duhet te habitemi nese jemi te thirrur te kalojme permes vuajtjes gjithashtu.A do te kurorezohet koka me gjemba dhe gjymtyret e tjere te trupit  te tunden mbi prehrin e zgjedhur te rehatit?A duhet qe Krishti te kaloje permes detrave te vete gjakut te Tij per te fituar kuroren dhe a duhet qe ne te ecim per ne parajse me pantofla te argjendta te panjomura?Jo,pervoja e Mesuesit tone na meson se vuajtja eshte e nevojshme,dhe femija i vertete i lindur  prej Zotit nuk duhet,nuk do t’i shpetonte asaj.Por ka nje mendim shume ngushellues ne faktin e “berjes se perkryer te Krishtit permes vuajtjeve.”—me qellim qe Ai te kete simpati te plote me ne.”Ai nuk eshte nje kryeprift qe nuk mund te preket me ndjenjen e dobesive tona.”Ne kete simpati te Krishtit ne gjejme nje fuqi mbeshtetese.Nje prej martireve te hershem tha,”Mund ta duroj te gjithe,sepse Jezusi vuajti,dhe tani vuan ne mua,Ai simpatizon me mua,dhe kjo me ben te forte.”Besimtar,mberthehe kete mendim ne çdo çast agonie.Mendimi i Jezusit te forcofte teksa ndjek hapat e Tij.Gjej nje mbeshtetje te embel ne simpatine e Tij,dhe kujto se te vuash eshte nje gje e ndershme—te vuash per Krishtin eshte lavdi.Apostujt u gezuan se u vleresuan si te dinje per kete gje.Aq sa Zoti do te na jape hir per te vuajtur per Krishtin,per te vuajtuar me Krishtin,po dhe aq na nderon.Guret e çmuar te Krishterit jane pikellimet e tij.Tagrat e mbreterve qe Zoti ka vajosur jane trazirat,pikellimet dhe brengat e tyre.Keshtu qe mos te menjanojme te jemi te nderuar.Le te mos shmangemi prej se qeni te ekzaltuar.Brengat na ekzaltojne,dhe trazirat na ngrejne lart.”Nese durojme,edhe do te mbreterojme me Te.”

 

29 mars-mbremje

 

“E thirra por ai nuk m’u pergjigj.”

 {#Kantiku i kantikeve 5 :6}

 

Lutja ndonjehere pret,si nje lutes ne porte,derisa Mbreti shfaqet per te mbushur kraharorin e saj me bekimet qe ajo kerkon.Zoti,kur ka dhene besim te madh,dihet se e ve ne prove ate me vonesa te gjata.Ai ka lejuar qe zerat e sherbetoreve te Tij te jehojne ne veshet e tyre si prej nje qielli te tunxhte.Ato kane trokitur ne porten e arte,por ajo ka qendruar e palevizshme,sikur te ishte e ndryshkur ne menteshat e saj.Ashtu si Jeremia,ato kane thirrur, « Ti je mbeshtjelle ne nje re,ne menyre qe asnje lutje te mos kalonte dot. »Keshtu te shenjtet e vertete kane vazhduar gjate ne pritje te durueshme pa pergjigje,jo sepse lutjet e tyre nuk ishin te zjarrta,jo sepse nuk ishin te papranuara,por sepse keshtu i pelqeu Atij qe eshte Sovran,dhe jep sipas vete endjes se Tij.Nese i pelqen Atij te urdheroje durimin te ushtroje veten,a nuk do te beje valle ashtu si do me te vetet !Lypesit nuk duhet te jene zgjedhes as te kohes,vendit ose te formes.Por ne duhet te jemi te kujdesshem te mos i marrim vonesat ne lutje si mohime :çeqet e datuar para shume kohesh do te nderohen me perpikmeri ;ne nuk duhet te lejojme Satanin te shkunde mirebesimin tone ne Perendine e se vertetes duke treguar me gisht lutjet tona te papergjigjura.Peticionet e papergjigjura nuk jane te padegjuara.Zoti mban nje dosje per lutjet tona—ato nuk jane te fshira prej eres,ato thesarohen ne arkivat e Mbretit.Ky eshte nje rregjister ne oborrin e qiellit ku çdo lutje eshte e shenuar.Besimtar i sprovuar,Zoti yt ka nje lotore ne te cilen pikat e çmueshme te pikellimit te shenjte jane te ruajtura dhe nje liber ne te cilin psheretimat e tua te shenjta jane te numeruara.Se shpejti,procedimi yt do te fitoje.A nuk mund te jesh i kenaqur teksa pret pak ?A nuk do jete me i mire çasti i Zotit se sa çasti jot ?Se shpejti Ai do te shfaqet ngushellueshem,per gezimin e shpirtit tend,dhe do te te beje te vesh tutje thesin dhe hirin e pritjes tende te gjate,dhe te veshesh pelhuren e kuqe dhe te hirshme te realizimit te plote.

 

 

 

 

30 mars-mengjes

 {Lexim i perditshem :#Juda 20 :1-21 :25} {Studim i shpejte :#1 Samuel 11 :1-13 :23}

 

“U perfshi midis keqberesve.”

{#Isaia 53:12}

 

Pse Jezusi e lejoi veten te llogaritej midis mekatareve ?Kjo begenisje e mrekullueshme ishte e justifikuar prej shume arsyesh te fuqishme.Nen nje karakter te tille Ai mund te jete me mire avokati i tyre.Ne disa gjygje ka nje njejtesim te keshilltarit me klientin,po ashtu ato nuk mund te shikohen nen syte e ligjit si veç e veç njeri tjetrit.Tani,kur mekatari sillet ne banken e te akuzuarit,vete Jezusi shfaqet atje.Ai qendron per t’iu pergjigjur akuzes.Ai tregon ijen e Tij,duart e Tij,kemben e Tij,dhe sfidon Drejtesine te sjelle ndonje akuze kundra mekatareve qe Ai perfaqson;Ai del ne mbrojtje me gjakun e Tij,dhe del ne mbrojtje kaq triumfalisht, duke qene i numeruar me to dhe duke pasur nje pjese me to sa Gjykatesi shpall,”Lerini te shkojne;kurseje qe te mos zbrese ne grope;gjeta shpengim per te.” Zoti yne u numerua me shkelesit me qellim qe ato te ndjenin zemrat e tyre te terhequra drejt Tij.Kush mund te kete frike prej dikujt qe eshte i shenuar ne te njejten liste me ne?Me siguri ne mund te vijme guximshem te Ai,dhe te rrefejme fajin tone.Ai qe eshte i numeruar me ne nuk mund te na denoje.A nuk u shenua ne listen e shkelesve qe ne te mund te shkruhemi ne rrotullen e kuqe te te shenjteve?Ai ishte i shenjte dhe i shenuar midis te shenjteve;ne ishim fajtor,dhe te numeruar midis fajtoreve;Ai kalon emrin e Tij prej asaj liste ne kete aktakuze te zeze,dhe emrat tane jane te mbartur prej aktakuzes dhe jane te shkruara ne rrotullen e pranimit,sepse ka nje aktkalim te plote te kryer midis Jezusit dhe popullit te Tij.Jezusi ka marre te gjithe pronen tone te mjerimit dhe mekatit;dhe gjithçka qe Jezusi ka vjen te ne.Drejtesia e Tij,gjaku i Tij,dhe çdo gje qe Ai na ka dhene si paje.Gezohu besimtar,ne bashkimin tend me Te,i Cili u numerua midis shkelesve;dhe provo se je me te vertete i shpetuar duke qene hapur i numeruar me ato qe jane krijesa te reja ne Te.

 

30 mars-mbremje

 

“Le te shqyrtojme rruget tona,t’i hetojme dhe te kthehemi te Zoti.”

 {#Vajtimet 3 :40}

 

Nusja qe me embelsi e do dhendrin e saj mungues deshiron me zjarr kthimin e tij ;nje ndarje  e zgjatur gjate prej zotit te saj eshte nje gjysem vdekje per frymen e saj ;dhe po keshtu me shpirtrat qe e duan shume Shpetimtarin,ato duhet te shikojne fytyren e Tij,ato nuk mund te durojne qe Ai te jete tutje mbi malet e Beterit,dhe te mos mbaje me shoqerim me to.Nje veshtrim qortues,nje gisht i ngritur do te jete i dhembshem per femije te dashur qe druajne te fyejne atin e tyre te bute dhe jane te lumtur vetem ne buzeqeshjen e tij.Te dashur,keshtu ishte nje here me ju.Nje tekst i Shkrimit,nje kercenim,nje prekje e fshikulles se pikellimit dhe shkuat te kembet e Atit tuaj,duke thirrur, «Beme te ditur,pse grindesh me mua. »A eshte keshtu tani ?A jeni te kenaqur te ndiqni Jezusin ne largesi ?A mund te veshtroni shoqerimin e nderpritur me Krishtin pa qene te alarmuar ?A mund te duroni qe I Shumedashuri juaj te ece kundra jush sepse ju ecni kundra Tij ?A ju kane ndare mekatet tuaja me Zotin tuaj dhe a eshte zemra juaj ne prehje ?O me lerni tju paralajmeroj ngrohtesisht,sepse eshte nje gje e pikellueshme kur mund te jetojme me kenaqesi pa gezimin e pranishem te fytyres se Shpetimtarit.Le te punojme shume qe te ndjejme se çfare gjeje e lige eshte kjo—dashuri e paket ndaj Shpetimtarit tone shpirtdhenes,gezim te paket ne Jezusin tone te çmueshem,shoqerim te paket me Te Shumedashurin !Mbani nje kreshme te vertete ne shpirtrat tuaj,ndersa trishtoheni mbi ngurtesine e zemres suaj.Mos ndaloni te trishtoheni !Kujtoni se ku e moret per here te pare shpetimin.Shkoni menjehere te kryqi.Atje dhe vetem atje ju mund te merrni nje fryme te ngjallur.Nuk ka rendesi se sa te ngurte,se sa te pandjeshem,se sa te vdekur mund te jemi bere,le te shkojme perseri ne gjithe rreckat dhe varferine,dhe felliqesine e gjendjes sone natyrore.Le ta mberthejme ate kryq,le te shikojme ne ato sy te kapitur,le te lahemi ne ate burim te mbushur me gjak—kjo do te na ktheje ne dashurine tone te pare ;do te na rimekembi thjeshtesine e besimit tone dhe butesine e zemres sone.

 

 

31 mars-mengjes

{Lexim i perditshem :#Ruthi 1 :1-4 :22} {Studim i shpejte :#1 Samueli 14 :1-15 :35}

 

« Per shkak te vurratave te Tij ne jemi sheruar. »

{#Isaia 53 :5}

 

Pilati ia dorezoi Zotin tone liktoreve per tu rrahur me kamzhik.Kamzhiku roman ishte nje instrument torture shume i tmerrshem.Ishte i bere prej glices se buallit,dhe kocka te mprehta ishin te nderfutura midis glicave;keshtu qe sa here qe kamxhiku godiste,keto copa kockash shkaktonin çjerrje te frikshme,dhe shqyenin mishin prej kockes.Pa dyshim qe Shpetimtari ishte i lidhur ne shtylle dhe u rrah.Qe rrahur edhe me perpara ;por kjo e liktoreve romane ishte ndoshta fshikullim me i rrepte.Shpirti im,qendro ketu dhe nxirr lot mbi kete trup te gjore te goditur.

Besimtare ne Jezus,a mund te shikoni Ate pa lot,teksa Ai nxjerr perpara jush pasqyren e dashurise agonizuese ?Ai eshte menjehere i hirshem si zambaku per pafajesi dhe i kuq si trendafili me kermezin e vete gjakut te Tij.Teksa ndjejme sherimin e bekuar dhe te sigurte qe vurratat e Tij kane kryer ne ne,a nuk shkrihet zemra jone menjehere me dashuri dhe dhembje ?Nese e kemi dashur me te vertete Zotin tone Jezus,me siguri qe duhet te ndjejme ate zemerdashuri duke u ndezur tani perbrenda kraharoreve tane.

 

Shihni si Jezusi i duruar qendron

I fyer ne gjendjen e Tij me te ulet !

Mekataret kane lidhur duart e te Plotfuqishmit,

Dhe kane peshtyre mbi fytyren e Krijuesit te tyre.

 

Me gjemba temthi i  prere e i çare

Dergon rryma gjaku prej çdo ane;

Kurrizi  me kamxhike me kokla i fshikulluar.

Por kamxhike me te mprehte i çajne zemren.

 

Sa do donim te shkonim ne dhomat tona dhe te qajme;por perderisa puna jone na therret,do lutim se pari te Shumedashurin tone per te shtypur imazhin e Vetes gjakderdhes mbi rrasat e zemrave tona kete dite,dhe ne muzg do te kthehemi  te kemi shoqerim me Te dhe te pikellohemi se mekati yne i kushtoi kaq shtrenjte.

 

31 mars-mbremje

 

“Ritspah,e bija e Ajahut,mori nje mbulese te ashper dhe e shtriu mbi shkemb,duke qendruar aty nga fillimi i korrjes deri sa mbi ta ra shi nga qielli.Ajo nuk i lejoi shpendet e qiellit te zbrisnin.”

{#2 Samueli 21:10}

 

Nese dashuria e nje gruaje ndaj bijve te saj te therur e beri  te zgjaste perbujtjen e saj te perzieshme per nje periudhe aq te gjate,a do lodhemi ne prej se marri ne konsiderate vuajtjet e Zotit tone te bekuar?Ajo largoi tutje shpendet e qiellit,dhe a nuk do te largojme ne prej persiatjeve tona ato mendime mekatare dhe mondane qe na felliqin si mendjet tona ashtu dhe temat e shenjta mbi te cilat jemi te zene?Tutje,ju zogj krahligj!Lereni te qete flijimin!Ajo duroi nxehtesine e veres,vesat e neteve dhe shirat,e pastrehe dhe vetem.Gjumi u perzua prej syve te saj lotues:zemra e saj ishte teper plot per dremitje.Shiko se sa i deshi femijet!A duron Ritspah keshtu dhe a do ia mbathnim ne me te paren sprove ose bezdisje?A jemi burracake te tille sa te mos mundim dot te vuajme me Zotin tone?Ajo perzuri tutje madje edhe kafshet e egra,me kurajo te pazakonte per nje grua,dhe a nuk do te jemi ne gati t’i dalim perpara çdo armiku per hir te Jezusit?Keto femije te saj ishin therur prej duarsh te huajsh,dhe prapeseprape ajo qau dhe ruajti:çfare valle duhet ne qe te bejme,ne qe kemi kryqezuar me ane te mekateve tona Zotin tone?Detyrimet tona jane te pakufishme,dashuria jone duhet te jete e zjarrte dhe pendimi yne i plote.Te jemi vigjilente me Jezusin duhet te jete puna jone,te mbrojme nderin e Tij kohezenia jone,te qendrojme prane kryqit te Tij ngushellimi yne.Ato kufoma te lemeritshme mund te kene frikesuar Ritspen,sidomos gjate nates,por ne Zotin tone,nen kemben e kryqit te te Cilit ne po ulemi,nuk ka asgje revoltuese,por çdo gje terheqese.Kurre nuk ka pasur nje bukuri te gjalle aq magjepsese sa nje Shpetimtar shpirtdhenes.Jezus,ne do te vigjellojme me Ty akoma,dhe na zbulo Veten tende hirshem;atehere nuk do te ulemi poshte te veshur me thes,por ne nje pavijon mbreteror.