Trendafili i Sharonit

Perkthime nga Spurgeon

                                        

 

 

« Te verteten e vjeter qe Kalvini predikoi,qe Augustini predikoi,qe Pali predikoi,eshte e verteta qe duhet te predikoj sot,ose perndryshe do i jem i pabese ndergjegjes dhe Zotit tim.Nuk mund t’i jap dot forme te vertetes ;nuk di gje te tille te limoj cepat e ashper te nje dokrine.Ungjilli i Gjon Noksit[1] eshte ungjilli im.C’ka ushtoi permes Skocise duhet te ushtoje permes Anglise perseri. »

PDF Print E-mail

1 korrik-mengjes

{Lexim i perditshem :#Psalmi 36 :1-39 :13} {Studim i shpejte :#Psalmi 42 :1-49 :20}

 

“Keshtu  do te jete si ne vere ashtu dhe ne dimer.”

{#Zakaria 14 :8}

 

Perrenjte e ujerave te gjalle qe rrjedhin prej Jeruzalemit nuk thahen prej nxehtesise perveluese te mesit te veres mbytese,po ashtu ato nuk ngrijne prej ererave te ftohta te dimrit kercenues.Gezohu,o shpirti im,qe je i kursyer per te deshmuar per besnikerine e Zotit.Stinet ndryshojne dhe ti ndryshon por Zoti yt mbetet gjithmone i njejti,dhe lumenjte e dashurise se Tij jane po aq te thelle,te gjere dhe te plote sa perhera.Nxehtesite e shqetesimeve te puneve dhe sprova perveluese me bejne qe te kem nevoje per ndikimet ftohtese te lumit te hirit te Tij ;mund te shkoj menjehere dhe te pij sa te ngopem prej burimit te pashtershem sepse si ne vere po ashtu dhe ne dimer ai nxjerr ujerat e tij.Burimet e eperme nuk jane kurre te pamjaftueshme dhe i bekuar qofte emri i Zotit qe edhe burimet e poshtme nuk jane te pamjaftueshme.Elia e pa Kerithin te shterohej por I Perjetshmi ishte akoma i njejti Perendi provanie.Jobi tha per vellezerit e tij se ishin zhgenjyes si perrenjte por zbuloi Zotin e tij te ishte nje lume i mbushur perplot me ngushellim.Nili eshte mirebesimi i madh i Egjiptit por ujerat e tij jane te ndryshueshem ;Zoti yne eshte gjithmone i njejti.Duke kthyer rrjedhen e Eufratit,Kiri mori qytetin e Babilonise por asnje pushtet,njerezor ose i ferrit nuk mund te nderroje drejtimin e hirit hyjnor.Gjurmet e lumenjve te vjeter jane gjetur te thare dhe te shkrete por perrenjte qe ngrihen prej maleve te sovranitetit hyjnor dhe dashurise se pafundme do jene perhera plot e perplot.Brezat ikin por rrjedha e hirit eshte e pandryshueshme.Lumi i Zotit mund te kendoje me të vertetë më te madhe se sa perroi ne poemen—

 

Njerezit vijne e shkojne,

Por une vazhdoj te rrjedh perhera.

 

Lum si ti,shpirti im qe je shpjere keshtu prane te tilla ujerash te qeta !Kurre mos shko ne ujera te tjera,me frike se mos degjosh qortimin e Zotit,  « Pse shkon valle ne Egjipt per te pire prej ujit te lumit te perbaltur ?

 

 

 

1 korrik-mbremje

 

«Zeri i Zotit Perendi qe shetiste ne kopsht ne flladin e dites. »

{#Zanafilla 3 :8}

 

Shpirti im,tani qe flladi i dites ka ardhur,terhiqu per pak kohe dhe veri veshin zerit te Zotit tend.Ai eshte gjithmone i gatshem te flase me ty kur je i pergatitur te degjosh.Nese ka ndonje ngadalsi per shoqerim kjo nuk vjen prej Tij por prej teje sepse Ai qendron ne pragun e deres dhe troket dhe nese njerezit e Tij e hapin Ai gezohet te hyje brenda.Por ne çfare gjendje eshte zemra ime,e cila eshte kopshti i Zotit ?A mund te shpresoj me sinqeritet se eshte i rregulluar dhe i ujitur mire dhe po sjell fruta te mira per Te ?Nese jo,Ai do kete shume arsye per qortim por akoma i lutem qe te vije te mua sepse asgje nuk mund te sjelle me aq siguri zemren time ne nje gjendje te duhur sa prania e Diellit te Drejtesise qe sjell sherimin ne krahet e tij.Eja pra,O Zot,Perendia im,shpirti im te fton me kembngulje dhe pret per ty me zell.Eja te mua,O Jezus,i Shumedashuri im,dhe mbill lule te reja ne kopshtin tim ashtu siç i shoh lulezuese me persosje ne karakterin tend te pashoq !Eja,O Ati im,qe je Bujku dhe merru me mua ne butesine dhe kujdesin tend !Eja,O Fryme e Shenjte, dhe veso gjithe natyren time ashtu si barerat jane tani te njoma me vesen e mbremjes.O,Zoti me folte.Fol,Zot,sepse sherbetori yt degjon !O sikur te ecte me mua ;jam gati te jap gjithe zemren dhe mendjen time dhe çdo mendim tjeter hesht.Po kerkoj vetem ate qe Ai ka endje te jape.Jam i sigurte se Ai do begenise te kete shoqerim me mua sepse Ai me ka dhene Frymen e Tij te Shenjte te qendroje me mua perhera.I embel eshte muzgu i fresket kur çdo yll duket si syri i qiellit dhe flladi si frymemarrja e dashurise qiellore.Ati im,Vellai im i madh,Ngushelluesi im i embel,fol tani ne dashamiresine Tende,sepse ke hapur veshin tim dhe nuk jam rebel.

 

 

 

2 korrik-mengjes

{Lexim i perditshem :#Psalmi 40 :1-45 :17} {Studim i shpejte :#Psalmi 50 :1-57 :11}

 

 

«Zemra jone do te gezohet tek Ai. »

{#Psalmi 33 :21}

 

 

I bekuar eshte fakti se Te Krishteret mund te gezohen madje edhe ne pikellimin me te thelle;edhe pse trazira mund t’i rrethoje ato,ato prapeseprape kendojne;dhe ashtu si shume zogj,ato kendojne me mire ne kafazet e tyre.Dallget mund te rrokullisen mbi to por shpirtrat e tyre shpejt ngrihen ne siperfaqe dhe shikojne driten e fytyres se Zotit;ato kane nje pluskueshmeri qe e mban koken e tyre perhera mbi ujerat dhe i ndihmon te kendojne mes stuhise, “Zoti eshte me mua akoma.”Kujt do t’i jipet lavdia?O!Jezusit—gjithçka eshte me ane te Jezusit.Trazira nuk i sjell domosdoshmerisht ngushellim me veten besimtarit por prania me të e Birit te Zotit ne furrnalten e zjarrte mbush zemren e tij me gezim.Ai eshte i semure dhe vuan,por Jezusi e viziton dhe i pergatit shtratin.Ai eshte duke dhene shpirt dhe ujerat e ftohta dritheruese te Jordanit po i mblidhen lart deri ne gryke por Jezusi e rrethon me krahet e Tij dhe therret, “Mos druaj,i dashur;te vdesesh do te thote te jesh i bekuar;ujerat e vdekjes kane kryeburimin e tyre ne qiell;ato nuk jane te hidhura,jane te embela si nektar sepse rrjedhin prej fronit te Zotit.”Teksa i shenjti shpirtdhenes llapashitet ne ujera dhe keto e rrethojne,zemra dhe mishi i leshojne,i njejti ze tingellon ne veshet e tij, “Mos ki frike,sepse Une jam me ty,mos e humb,sepse Une jam Perendia yt.”Teksa ai i afrohet kufijve te se panjohures se pafundme dhe eshte gati i frikesuar per te hyre ne boten e hijeve,Jezusi thote, “Mos ki frike,sepse Atit tuaj i ka pelqyer t’ju jape juve mbreterine.”Keshtu i forcuar dhe i ngushelluar,besimtari nuk ka frike te vdese;jo,ai madje do qe te largohet sepse perderisa ai ka pare Jezusin si yllin e mengjesit,deshiron me zjarr ta veshtroje si diellin ne forcen e shkelqimit te tij.Me te vertete,prania e Jezusit eshte gjithe parajsa  qe deshirojme.Ai eshte menjehere

 

Lavdia e diteve tona me te ndritshme;

Ngushellimi i neteve tona.

 

 

2 korrik-mbremje

 

« Ty te kelthas,O Zot,o keshtjella ime ;mos rri ne heshtje,sepse po te mos flasesh Ti,une behem njelloj si ata qe zbresin ne grope. »

{#Psalmi 28 :1}

 

 

Nje kelthitje eshte nje shprehje e natyrshme pikellimi dhe nje shprehje e pershtatshme kur te gjitha menyrat e tjera te pergjerimit deshtojne ;por klithma duhet t’i drejtohet vetem Zotit sepse t’i klithesh njeriut eshte te humbesh pergjerimet kot ne ajer.Kur marrim ne konsiderate gatishmerine e Zotit per te degjuar dhe aftesine e Tij per te ndihmuar do gjejme arsye te mire per t’ia drejtuar te gjitha lutjet tona menjehere Zotit te shpetimit tone.Do ishte e kote t’i beje thirrje shkembinjve ne diten e gjykimit por Shkembi yne i ve veshin klithmave tona.

 

« Mos rri ne heshtje. »Thjesht formalistet mund te jene te kenaqur kur lutjet e tyre nuk marrin pergjigje por pergjeruesit e vertete nuk mund ;ato nuk jane te kenaqur me rezultatet e vete lutjes ne qetesimin e mendjes dhe nenshtrimin e vullnetit—ato duhet qe te shkojne me larg dhe te fitojne pergjigje te verteta prej qiellit ose perndryshe ato nuk mund te jene ne prehje ;dhe keto pergjigje ato deshirojne me zjarr qe t’i marrin menjehere,ato nuk durojne edhe heshtjen me te vogel te Zotit.Zeri i Zotit eshte shpesh kaq i tmerrshem sa tund shkretetiren por heshtja e Tij eshte njelloj plot me tmerr per nje pergjerues te zellshem.Kur Zoti duket se mbyll veshin,ne nuk duhet si rrjedhim te mbyllim gojet tona por perkundrazi le te therrasim me më shume kembngulje ;sepse kur zeri yne çirret me zell dhe dhembje,Ai nuk do te na mohoje degjimin.Cfare rasti i tmerrshem do ishte nese Zoti te heshte perhera ndaj lutjeve tona ?  « Sepse po te mos flasesh Ti,une behem njelloj si ata qe zbresin ne grope. »Nese  privohemi prej pergjigjeve te lutjeve tona do ishim ne nje gjendje më per te ardhur keq se i vdekuri ne varr dhe shpejt do zhyteshim ne te njejtin nivel te te humburit ne ferr.Ne duhet te kemi  pergjigje per lutjet tona :rasti yne eshte nje rast urgjent nevojshmerie te tmerrshme ;me siguri qe Zoti do te qetesoje mendjet tona te trazuara sepse Ai  kurre nuk mund te lejoje qe te vete te zgjedhurit e Tij te vdesin.

 

 

 

3 korrik-mengjes

 

« Tani lopet e shemtuara dhe te dobeta hengren lopet e hijshme dhe te majme.Pastaj Faraoni u zgjua. »

 {#Zanafilla 41 :4}

 

Endrra e Faraonit ka qene shpesh perjetimi im zgjues.Ditet e mia te plogeshtise kane shkaterruar ne rrenoja gjithçka qe pata arritur ne koherat e punes se zellshme ;periudhat e mia te ftohtesise kane ngrire te gjithe ngrotesine e perzemert te periudhave te mia te zjarrmise dhe te entuziasmit dhe spazmat e mia te botes me kane hedhur mbrapa ne jeten hyjnore prej perparimeve te mia.Kam nevoje t’i ruhem lutjeve,lavderimeve,detyrave dhe pervojave te dobeta sepse keto do te gelltisin dhjamin e ngushellimit dhe paqes sime.Nese e le pas dore lutjen qofte edhe per nje kohe te shkurter,humb te gjithe shpirtshmerine ku pata arritur ;nese nuk terheq furnizime te fresketa prej qiellit,gruri i vjeter ne hambarin tim shpejt konsumohet prej zise se bukes qe zien ne shpirtin tim.Kur vemjet e mosperfilljes,krimbat e mondanitetit dhe te rehatise vetjake,e bejne zemren time teresisht te shkrete dhe shpirtin tim te renkoje,e gjitha prodhimtaria ime dhe rritja ne hir e meparshme nuk me vlen hiç gje.Sa i ankthshem duhet te jem qe te mos kem dite te dobeta dhe ore te shemtuara !Nese te udhetoja çdo dite drejt qellimit te deshirave te mia,shpejt do ta arrija ate por pabesia me le akoma larg çmimit te thirrjes sime qiellore dhe me rremben perparimet qe pata bere me kaq perpjekje.E vetmja menyre ne te cilen te gjitha ditet e mia mund te jene « te majme » eshte t’i ushqej ato ne kulloten e duhur,t’i shpenzoj ato me Zotin,ne sherbimin,shoqerine,friken dhe udhen e Tij.E pse valle nuk duhet qe çdo vit te jete me i pasur se e kaluara,ne dashuri,dobishmeri dhe gezim ?—Jam me afer kodrave qiellore,kam pasur me shume pervoje ne Zotin tim  dhe duhet te jem akoma me i ngjashem me Te.O Zot,mbaj larg prej meje mallekimin e dobesise se shpirtit ;mos lejo qe te therras, « Mjere une !Mjere une !Vaj medet ! » por le te jem i ushqyer mire ne shtepine Tende me qellim qe te lavderoj emrin Tend.

 

3 korrik-mbremje

 

« Nese durojme,edhe do te mbreterojme me Te. »

{#2 Timoteu 2 :12}

 

Nuk duhet te na e marre mendja se po vuajme per Krishtin dhe me Krishtin,nese nuk jemi ne Krisht.Shok i dashur,a po i beson Jezusit vetem ?Nese jo,cilado qofte arsyeja e vuajtjes tende mbi toke,nuk « po vuan me Krishtin, » dhe nuk ke shprese te mbreterosh me Te ne qiell.Po ashtu ne nuk do te nxjerrim si perfundim se te gjithe vuajtjet e Te Krishterit jane vuajtje me Krishtin sepse eshte thelbesore qe ai te jete thirrur prej Zotit per te vuajtur.Nese jemi te rrembyer dhe te pamatur dhe nxitojme ne pozicione per te cilat as provania as hiri nuk na ka pershtatur,duhet qe te pyesim veten nese nuk jemi me te vertete duke mekatuar se sa duke pasur shoqerim me Jezusin.Nese e leme pasionin te zere vendin e gjykimit dhe vete-vullnetin te mbreteroje ne vend te autoritetit Te Shkrimeve do te luftojme betejat e Zotit me armet e djallit dhe nese presim vete gishtat tona  nuk duhet qe te jemi te befasuar.Perseri,ne trazirat qe vijne mbi ne si rezultati i mekatit,nuk duhet te enderrojme se po vuajme me Krishtin.Kur Miriami foli keq per Moisiun dhe leproza e ndoti,ajo nuk po vuante per Zotin.Per me teper,vuajtjen qe Zoti pranon duhet te kete lavdine e Zotit si perfundimin e saj.Nese vuaj qe te fitoj nje emer,ose duartrokitje,nuk do te marr shperblim tjeter se ai i Farizenjve.Eshte gjithashtu  e domosdoshme qe dashuria per Jezusin dhe dashuria per te zgjedhurin e Tij,te jete perhera forca shtytese e gjithe durimit tone.Duhet qe te shfaqim Frymen e Krishtit ne dashamiresi,butesi dhe falje.Le te kerkojme dhe te shikojme nese me te vertete vuajme me Jezusin.Dhe nese vuajme ashtu,çfare eshte valle « mundimi yne i lehte » i krahasuar me mbreterimin me Te ?O,eshte nje gje kaq e bekuar te jesh ne furrnalte me Krishtin dhe çfare nderi te qendrosh ne shtyllen e turpit me Te,se po te mos kishte shperblim te ardhshem,do mund ta quanim veten te lumtur ne nderin e tanishem ;por kur shperblimi eshte kaq i perjetshem,kaq me i pafundshem se ç’kishim  te drejte per te pritur,a nuk do ta marrim kryqin me gatishmeri dhe te vazhdojme udhen duke u gezuar ?

 

 

 

 

4 korrik-mengjes

{Lexim i perditshem :#Psalmi 52 :1-59 :17} {Studim i shpejte :#Psalmi 67 :1-72 :20}

 

“Shenjteroji ata me te verteten.”

 {#Gjoni 17:17}

 

Shenjterimi fillon me riperteritjen.Fryma e Zotit perçon brenda njeriut ate parim te ri te gjalle me ane te cilit ai behet « nje krijese e re » ne Krishtin Jezus.Kjo veper,qe fillon ne rilindjen,kryhet ne dy menyra—ndrydhja,me ane te ciles epshet e mishit nenshtrohen dhe zoterohen ;dhe ngjallerimi,me ane te ciles jeta qe Zoti ka vene brenda nesh behet nje burim uji qe rrjedh deri ne jeten e perjetshme.Kjo kryhet çdo dite me ate qe quhet « kembngulje »,me ane te ciles I Krishteri ruhet dhe vazhdon ne nje gjendje te hirshme,dhe behet qe te prodhoje me bollek vepra te mira per lavderimin dhe lavdine e Zotit ; dhe ajo sillet ne kulmin e saj ose persoset,ne « lavdi, » kur shpirti,duke qene teresisht i pastruar,ngrihet lart per te banuar me qeniet e shenjta ne krahun e djathte te Madherise lart ne qiell.Por ndersa Fryma e Zotit eshte keshtu autori i shenjterimit,prapeseprape ka nje instrument te dukshem te perdorur qe nuk duhet te harrohet. « Shenjteroji » tha Jezusi, « me te verteten :Fjala jote eshte e verteta. »Jane te shumta pjeset e Shkrimit qe provojne se intrumenti i shenjterimit tone eshte Fjala e Zotit.Fryma e Zotit  sjell ne mendjet tona parimet dhe doktrinat e te vertetes dhe i aplikon ato me fuqi.Keto degjohen ne vesh dhe mbasi jane marre ne zemer,punojne në ne duke bere qe te duam dhe te veprojme sipas vullnetit te Tij te mire.E verteta eshte shenjteruesi dhe nese nuk degjojme ose lexojme te verteten,nuk do te rritemi ne shenjterim.Në te jetuarin e shendoshe ne bejme perparim veçse nese perparojme ne te kuptuarin e shendoshe. « Fjala jote eshte nje llambe ne kemben time dhe nje drite ne shtegun tim. »Mos thuaj ne lidhje me ndonje gabim, « Eshte nje  çeshtje opinioni. »Asnje njeri nuk lejon nje gabim gjykimi pa toleruar heret ose vone nje gabim ne praktike.Mberthehe fort te verteten,sepse eshte duke e mbajtur ashtu te verteten qe do te shenjterohesh me ane te Frymes se Zotit.

 

 

4 korrik-mbremje

 

« Njeriu i pafajshem nga duart dhe i paster nga zemra,qe nuk e ngre shpirtin per t’u dukur dhe nuk betohet ne menyre te rreme. »

{#Psalmi 24 :4}

 

Shenjterimi praktik i jashtem eshte nje shenje shume e çmueshme hiri.Eshte per t’u druar se shume besimshpalles kane shtremberuar doktrinen e justifikimit me ane te besimit ne menyre te tille sa t’i trajtojne veprat e mira me perbuzje;nese ashtu,ato do te marrin perbuzje ne diten e gjykimit.Nese duart tona nuk jane te pastra,le t’i pastrojme ne gjakun e çmuar te Jezusit  dhe keshtu le ti ngreme lart Zotit duar te pastra.Por « duart e pastra » nuk do te mjaftojne,nese nuk jane te lidhura me « nje zemer te paster. »Feja e vertete eshte veper zemre.Mund te pastrojme pjesen e jashtme te kupes dhe te pjates per aq gjate sa te na pelqeje por nese pjeset e brendshme jane te felliqura,jemi krejtesisht te felliqur nen syte e Zotit sepse zemrat tona jane me më te vertete vetja jone se ç’jane duart tona ;thelbi i jetes  se qenies sone qendron ne natyren e brendshme dhe prandaj edhe nevojshmeria e domosdoshme e pastertise perbrenda.I pasteri ne zemer do te shohe Zotin,te tjeret nuk jane veçse lakuriqe nate te verber.

 

Njeriu qe eshte i lindur per parajsen « nuk e ngre shpirtin per t’u dukur.”Te gjithe njerezit kane gezimet e tyre prej te cileve shpirtrat e tyre ngrihen lart;njerezit e kesaj bote ngrejne shpirtrat e tyre ne endje misherore,te cilat jane thjesht kotesi boshe ;por i shenjti do me shume gjera thelbesore ;ashtu si Jehoshafati,ai ngrihet lart ne shtigjet e Zotit.Ai qe eshte i kenaqur me lende,do numerohet mes derrave.A te kenaq bota ?Atehere ke shperblimin dhe riskun tend ne kete jete ;perfito sa te mundesh sepse nuk do njohesh gezim tjeter.

 

« Nuk betohet ne menyre te rreme. »Te shenjtet jane akoma njerez nderi.Fjala e Te Krishterit eshte i vetmi betim i tij ;por ky eshte po aq i mire sa njezet betime te njerezve te tjere.E folura e rreme do te perjashtoje njeriun prej qiellit sepse nje genjeshtar nuk mund te hyje ne shtepine e Zotit,cilat do  qofshin pretendimet ose veprat e tij.Lexues,a te denon teksti qe kemi perpara apo shpreson te ngjitesh ne malin e Zotit ?

 

 

 

 

5 korrik-mengjes

{Lexim i perditshem :#Psalmi 60 :1-66 :20} {Studim i shpejte :#Psalmi 73 :1-77 :20}

 

“Te thirrur per te qene shenjter.”

 {#Romakeve 1:7}

 

Ne jemi shume te prirur per t’i pare te shenjtet apostullore sikur te ishin “shenjter” ne nje menyre me te veçante se femijet e tjere te Zotit.Te gjithe ata qe Zoti ka thirrur me ane te hirit te Tij dhe ka shenjteruar me ane te Frymes jane “shenjter”;por ne jemi te prirur per t’i pare apostujt si qenie te jashtezakonshme,duke mos pesuar te njejtat dobesi dhe tundime si ne.Prapeseprape duke menduar nje gje te tille,harrojme kete te vertete se aq me afer nje njeri jeton me Zotin aq me shume i duhet te vajtoje per vete zemren e tij te lige dhe aq me shume Mjeshtri i tij e nderon ne sherbim aq me teper e liga e mishit e bezdis dhe e ngacmon perdita.Fakti eshte se,po te kishim pare apostullin Pal,do te na dukej shume qarte po ashtu si pjesa tjeter e familjes se zgjedhur:dhe nese te kishim folur me te,do te kishim thene, “Na duket se perjetimi i tij dhe i yni jane shume te ngjashem.Ai eshte me besnik,me i shenjte dhe me thellesisht i mesuar se ç’jemi ne por ai ka te njejtat sprova per te perballuar.Jo,ne disa pikepamje ai eshte me shume i sprovuar se ç’jemi ne.”Mos i shikoni,pra,shenjterit e hershem si te perjashtuar prej dobesive ose mekateve; dhe mos i veshtroni me ate adhurim mistik qe do na bente pothuajse idhujtare.Shenjteria e tyre eshte e arritshme edhe prej nesh.Ne “jemi te thirrur per te qene shenjter” nga i njejti zë qe i shtyu ato ne thirrjen e tyre qiellore.Eshte detyra e Te Krishterit te çaje shtegun per ne rrethin e brendshem te shenjterise; dhe nese keto te shenjte na e kalonin ne arritjet e tyre,ashtu siç eshte me te vertete,le t’i ndjekim ato;le te matemi me zjarrmin dhe shenjterine e tyre.Ne kemi te njejten drite qe ato paten,i njejti hir eshte i arritshem per ne dhe pse valle duhet qe te qendronim te kenaqur pa i barazuar ato ne karakter qiellor?Ato jetuan me Jezusin,jetuan per Jezusin,prandaj u rriten te ngjashem me Te.Le te jetojme me ane te se njejtes Fryme me ane te Ciles ato jetuan, “duke shikuar te Jezusi,” dhe shenjteria jone shpejt do jete e dukshme.

 

 

5 korrik-mbremje

 

“Kini besim te Zoti perjete,sepse Zoti,po,Zoti eshte shkembi i perjetshem.”

{#Isaia 26:4}

 

Duke pare se kemi nje Zot te tille ku te besojme,le te mbeshtetemi te Ai me gjithe peshen tone;le te debojme jashte me vendosmeri çdo mosbesim dhe te perpiqemi ti heqim qafe dyshimet dhe ndruajtjet,qe prishin kaq shume rehatine tone ;perderisa nuk ka justifikim per frike atje ku Zoti eshte themeli i mirebesimit tone.Nje prind i dashur do te pikellohej shume nese femija e tij nuk do t’i besonte dhe sa shpirtngushte,sa e pashpirt eshte sjellja jone kur i besojme kaq pak Atit tone qiellor qe nuk na ka lene kurre dhe qe nuk do te na lere kurre.Do ishte mire nese dyshimet te deboheshin prej vatres se Zotit por eshte per tu patur frike se Mosbesimi i vjeter eshte po aq i zhdervjellet ne ditet tona sa atehere kur psalmisti pyeti, “Valle Perendia e ka harruar meshiren dhe a u ka dhene fund dhembshurive te Tij?”Davidi nuk e pati perdorur gjate shpaten e fuqishme te gjigandit Golia dhe prapeseprapa ai tha, “Nuk ka asnje si ajo.”Ai e pati perdorur nje here ne kohen e fitores se tij rinore dhe ajo e kishte provuar veten se ishte e metalit te duhur dhe prandaj ai e lavderoi me pas;po ashtu edhe ne duhet te flasim mire per Zotin tone,nuk ka asnje te ngjashem me Te lart ne qiell dhe poshte ne toke; “Me ke kerkoni,pra,te me ngjasoni,qe te jem baraz me te?” thote i Shenjti.”Nuk ka shkemb te ngjashem me shkembin e Jakobit,vete armiqte tane e gjykojne kete.Larg prej se lejuari dyshimet qe te jetojne ne zemrat tona,ne do marrim te gjithe tufen,ashtu si Elia beri me profetet e Balit dhe do t’i vrasim mbi perrua;dhe per perrua ku kemi per t’i vrare,do te zgjedhim perroin qe e ka burimin prej anes se plagosur te Shpetimtarit tone.Ne jemi gjendur mes shume sprovash por nuk jemi hedhur kurre akoma atje ku nuk do mund te kishim gjetur ne Zotin tone gjithçka qe do na nevojitej.Le te marrim zemer pra per te besuar Zotin perhera,te siguruar se forca e Tij e perjetshme do te jete,ashtu siç ka qene deri tani,ndihma dhe vendqendrimi yne.

 

 

 

 

6 korrik-mengjes

{Lexim i perditshem :#Psalmi 67 :1-71 :24} {Studim i shpejte:#Psalmi 78:1-83:18}

 

“Por ai qe me degjon do te banoje nje vend te sigurt,do te jete me te vertete i qete,pa frike nga çfaredo e keqe.”

 {#Fjalet e urta 1:33}

 

Dashuria hyjnore behet e dukshme kur shkelqen mes gjykimeve.I hijshem eshte ai ylli i vetmuar qe buzeqesh permes çarjeve te reve te pershkuara prej rrufeve;i shndritshem eshte oazi qe lulezon ne shkretetiren e reres:po aq e hijshme dhe e shndritshme eshte dashuria ne mes te zemerimit.Kur Izraelitet provokuan Shume Te Lartin me ane te idhujtarise se tyre te vazhdueshme,Ai i denoi ato duke mbajtur si vesen ashtu dhe shiun keshtu qe toka e tyre u vizitua prej nje zie buke te rende;por ndersa Ai beri kete,u perkujdes qe vete te zgjedhurit e Tij te mund te ishin te sigurte.Nese te gjithe perrenjte e tjere jane te thate,prapeseprape do te kete nje te ruajtur per Elian;dhe kur shteron,Zoti do te siguroje akoma per te nje vend jetese;jo,jo vetem keshtu,Zoti nuk pati thjesht vetem nje “Elia,” por Ai pati nje mbetje sipas zgjedhjes se hirit,te cilet ishin te fshehur pesedhjete pesedhjete ne nje shpelle dhe edhe pse e gjithe toka ishte pre e zise se bukes prapeseprape keto  ne shpelle ishin te ushqyer,te ushqyer prej tryezes se Ashabit gjithashtu,prej sherbetorit te tij me friken e Zotit,Obadiahut.Prej kesaj le te nxjerrim si rrjedhim,se ndodhte ç’te ndodhte,njerezit e Zotit jane te siguruar.Tronditjet le te shkundin token e forte,vete qiejt le te grisen me dysh,prapeseprape mes rrenojave te universit besimtari do te jete po aq i sigurte sa ne oren me te qete te prehjes.Nese Zoti nuk mund te shpetoje njerezit e Tij nen qiell,Ai do t’i shpetoje ato ne qiell.Nese bota behet shume e nxehte per t’i mbajtur ato,atehere qielli do te jete vendi i pritjes dhe sigurise se tyre.Jini plot me mirebesim pra,kur degjoni per luftra dhe zhurma luftrash.Asnje trazire mos ju trishtofte,por jini pa frike nga çdo e keqe.Cfare do qe te ndodhe mbi toke,ju,nen krahet e gjera te Te Perjetshmit,do te jeni te sigurte.Mbeshtetuni mbi premtimin e Tij;prehuni ne besnikerine e Tij dhe sfidoni te ardhmen me ogurzeze sepse nuk ka asgje në të te kobshme per ju.I vetmi shqetesim juaji duhet te jete t’i tregoni botes bekueshmerine e se te degjuarit zerin e urtesise.

 

 

6 korrik-mbremje

 

“Sa jane fajet e mia dhe mekatet e mia?”

{#Jobi 13 :23}

 

A keni peshuar dhe marre ne konsiderate ndonjehere se sa i madh eshte mekati i popullit te Zotit ?Mendo se sa i shemtuar eshte vete mekati yt dhe do te zbulosh se jo vetem se nje mekat ketu e nje atje ngrihen si mal por se shkeljet e tua jane te grumbulluara kapice mbi njera tjetren,ashtu si ne perrallen e vjeter te gjigandeve qe vune kapice Peliën mbi Osan,mal mbi mal.Cfare bashkim mekati qe ka ne jeten e nje prej femijeve me te shenjteruar te Zotit.Perpiqu te shumezosh kete,mekatin e njerit vetem,me shumicen e te shlyerve, «nje turme e madhe qe askush nuk mund ta numeronte, » dhe do te keni ndopak perftim te mases se madhe te fajit te njerezve per te cilet Jezusi derdhi gjakun e Tij.Por ne i afrohemi idese me te pershtatshme te rendesise se mekatit me ane te madhesise se mjekimit te dhene.Eshte gjaku i Jezu Krishtit,Biri i vetemlindur dhe i dashur i Perendise.Biri i Zotit !Engjejt hedhin kurorat e tyre perpara Tij !Te gjitha simfonite korale te qiellit rrethojne fronin e Tij te lavdishem. « Qe eshte mbi te gjitha,Perendi,i bekuar perjeta.Amen. »Dhe prapeseprape Ai vesh formen e nje sherbetori dhe rrihet me kamxhik dhe tejshpohet,dermishet dhe çirret dhe se fundi vritet ;perderisa asgje perveçse gjaku i Birit te misheruar te Zotit nuk mund te beje shlyerje per shkeljet tona.Asnje mendje njerezore nuk mund te vleresoje ashtu siç duhet vleren e pafundme te flijimit hyjnor,sepse i madh ashtu siç eshte me te vertete mekati i njerezve te Zotit,shlyerja qe e fshin ate eshte ku e ku me e madhe.Prandaj,besimtari,edhe kur mekati rrokulliset si nje dallge e zeze dhe kujtesa e te kaluares eshte e hidhur,mund prapeseprape te qendroje perpara fronit te zjarrte te Perendise se shenjte dhe te madh dhe te therrase, « Kush eshte ai qe denon?Krishti Jezus,Ai vdiq dhe per me teper u ngjall.»Ndersa kujtimi i mekatit te tij e mbush me turp dhe pikellim,ne te njejten kohe ai shikon me qarte shkelqimin e meshires—faji eshte nata e erret ne te cilen ylli i bukur i dashurise hyjnore ndrit me shkelqim te qete.

 

 

 

7 korrik-mengjes

 {Lexim i perditshem :#Psalmi 72 :1-77 :20} {Studim i shpejte:#Psalmi 84:1-91:16}

 

“Vellezer,lutuni per ne.”

{#1 Selanikasve 5:25}

 

Kete mengjes te vitit e kemi ruajtur per te freskuar kujtesen e lexuesit per sa i perket temes se lutjes per sherbenjesit dhe pergjerojme me shume zell çdo vater te krishtere te permbushin kerkesen e tekstit,se pari e shprehur prej nje apostulli dhe tani e perseritur prej nesh.Vellezer,vepra jone eshte teper e rendesishme,duke pasur si pasoje lumturi ose fatkeqesi per mijera ;ne merremi me çeshtje te perjetshme me shpirtrat per Zotin dhe fjala jone eshte ose nje arome jete per jeten ose kundermim vdekjeje per vdekjen.Nje pergjegjesi e madhe qendron mbi ne dhe nuk do jete meshire e vogel nese se fundi te gjendemi te paster prej gjakut te te gjithe njerezve.Duke qene oficere ne ushtrine e Krishtit,ne jemi shenjestra e veçante e armiqesise se njerezve dhe djajve ;ato vezhgojne per ndalesen tone dhe punojne te na zene mbrapa kurrizit.Thirrja jone e shenjte na perfshin ne tundime prej te cilave ju jeni te perjashtuar ;mbi te gjitha ajo shpesh na shpie prej gezimit vetjak te se vertetes ne nje konsiderim te saj sherbenjes dhe ofiqar.Ne ndeshim shume raste te veshtira dhe mendjet tona jane ne siklet ;veme re shume pabesi te trishtueshme dhe zemrat tona jane te plagosura ;shikojme miliona qe vdesin dhe frymet tona zhyten ne thellesi.Urojme qe te jemi perfitim me ane te predikimit tone ;deshirojme te jemi nje bekim per femijet tuaj ;deshirojme me zjarr te jemi te dobishem si per te shenjtet po ashtu dhe per mekataret ;prandaj,shoke te shtrenjte,nderhyni per ne para Zotit tone.Ne jemi njerez te mjeruar nese e humbasim ndihmen e lutjeve tuaja por jemi te lumtur nese jetojme ne pergjerimet tuaja.Ju nuk shikoni te ne por te Mjeshtri yne per bekime shpirterore dhe prapeseprape sa shume here qe Ai ju ka dhene ato bekime permes sherbenjesve te Tij ;kerkoni pra,perseri dhe perseri,qe ne te mund te jemi enet tokesore në te cilat Zoti te mund te vendose thesarin e ungjillit.Ne,e gjitha shoqeria e misionareve,sherbenjesve,misionare qytetesh dhe studente ju pergjerojme shume ne emer te Jezusit :

 

«VELLEZER,LUTUNI PER NE. »

 

 

7 korrik-mbremje

 

« Une te kalova afer…te thashe : « Jeto »

 {#Ezekieli 16 :6}

 

Ju te shpetuar,merrni ne konsiderate me mirenjohje kete dekret meshire.Vini re se kjo fryme e Zotit eshte madheshtore.Ne tekstin tone,ne dallojme nje mekatar me asgje në te perveçse mekatin,duke mos pritur gje tjeter perveçse zemerimin ;por Zoti i perjetshem kalon prane ne lavdine e Tij ;Ai shikon,ndalon per nje çast dhe shpall fjalen e vetme por mbreterore « Jeto »Ketu flet Zoti.Kush do guxonte valle te merrej me jeten dhe ta jipte ate me nje fjale te vetme ?Perseri,kjo fryme eshte e larmishme.Kur Ai tha « Jeto, »kjo perfshin shume gjera.Ketu ka jete ligjore.Mekatari eshte gati te denohet por I Plotfuqishmi thote, « Jeto, » dhe ai ngrihet i falur dhe i shfajesuar.Eshte jete shpirterore.Ne nuk  e njihnim Jezusin—syte tane nuk mund te shikonin Krishtin,veshet tane nuk mund te degjonin zerin e Tij—I Perjetshmi tha « Jeto, » dhe ne qe ishim te vdekur ne shkelje dhe mekate u ngjallem.Per me teper,perfshin jete lavdie,e cila eshte perkryerja e jetes shpirterore. « Te thashe, Jeto : » dhe kjo fjale vazhdon te rrokulliset permes te gjitha viteve te kohes derisa vdekja vjen dhe ne mes te hijeve te vdekjes,zeri i Zotit degjohet akoma, « Jeto ! »Ne mengjesin e ringjalljes eshte po ai ze i njejte qe i behet jehone prej kryengjellit, « Jeto, » dhe teksa frymet e shenjta ngrihen per ne qiell per t’u bekuar perhera ne lavdine e Zotit te tyre,kjo ndodh ne pushtetin e se njejtes fjale, « Jeto. »Vini re perseri,se eshte nje dekret i parezistueshem.Sauli i Tarses eshte duke udhetuar per ne Damask per te arrestuar te shenjtet e Perendise se gjalle.Nje ze degjohet prej qiellit dhe nje drite qe shkelqen me shume se dielli shikohet dhe Sauli eshte duke therritur, « Zot,ç’don Ti te bej une ? »Ky dekret eshte nje dekret hiri te lire.Kur mekataret jane te shpetuar,eshte veçse dhe vetem sepse Zoti do ta kryeje kete per te madheruar hirin e Tij te pakerkuar,te pablere te lire.Te Krishtere,shikoni pra pozicionin tuaj,borxhlinj ndaj hirit ;tregoni mirenjohjen tuaj me jete te zellshme te Krishtngjashme dhe meqenese Zoti ju ka urdheruar te jetoni,kujdesuni qe te jetoni me zell.

 

 

 

 

8 korrik-mengjes

 {Lexim i perditshem :#Psalmi 78 :1-80 :19} {Studim i shpejte:#Psalmi 92:1-102:28}

 

“Me thuaj te lutem,ku qendron forca jote e madhe”

 {#Gjyqtaret 16 :6}

 

Ku qendron forca e fshehte e besimit ?Ajo qendron ne ushqimin me te cilin ushqehet ;sepse besimi studion ate qe premtimi eshte—nje syth i hirit hyjnor,nje perhapje e zemres se madhe te Zotit dhe besimi thote, « Zoti im nuk mund te kishte dhene kete premtim,perveçse prej dashurise dhe hirit ;prandaj eshte me se e sigurte se fjala e Tij do te permbushet. »Me pas besimi mendon, « Kush e beri kete premtim ? »Nuk e merr ne konsiderate dhe aq shume rendesine e saj se sa , « Kush eshte autori i tij ? »Besimi sjell ne mendje se eshte Zoti qe nuk mund te genjeje—Zoti i plotfuqishem,Zoti i pandryshueshem ; dhe prandaj nxjerr si perfundim se premtimi duhet qe te permbushet ; dhe ecen perpara ne kete bindje te forte.Ai kujton se pse u dha premtimi,--per lavdine e Zotit dhe besimi ndjehet persosmerisht i sigurte se lavdia e Zotit eshte e siguruar  dhe se Ai nuk do njollose kurre vete shqytin e Tij dhe as do prishe shkelqimin e vete kurores se Tij dhe prandaj premtimi duhet dhe do qendroje.Atehere besimi merr ne konsiderate gjithashtu vepren e mrekullueshme te Krishtit si nje prove e qarte e synimit te Atit per te permbushur fjalen e Tij. « Ai qe nuk kurseu Birin e Vet,por e dorezoi per ne te gjithe,si nuk do te na jape,bashke me Te,çdo gje ? »Per me teper besimi shikon mbrapa ne te kaluaren,sepse betejat e tij e kane forcuar dhe fitoret i kane dhene kurajo.Ai sjell ne mendje se Zoti kurre nuk e ka braktisur ;jo,se Ai kurre nuk ka braktisur ndonjehere ndonje prej femijeve te Tij.Besimi sjell ne mendje periudhat e rrezikut te madh kur erdhi çlirimi ;oret e nevojshmerise urgjente kur forca e tij u zbulua te ishte po aq sa ditet e tij dhe ai therret, « Jo,kurre nuk do mendoj se Ai mund te ndryshoje dhe mund te braktise sherbetorin e tij tani.Deri ketu Zoti me ka ndihmuar dhe do te me ndihmoje akoma. »Keshtu qe besimi shikon çdo premtim ne lidhjen  e tij me premtimdhenesin dhe se ben keshtu,ai mund te thote me siguri, « Me siguri,miresia dhe meshira do te me shoqerojne ne gjithe ditet e jetes sime ! »

 

 

8 korrik-mbremje

 

« Me udhehiq ne te verteten tende dhe me meso,sepse ti je Perendia i shpetimit tim ;une shpresoj shume te Ti gjate gjithe dites. »

{#Psalmi 25 :5}

 

Kur besimtari ka filluar me hapa te lekundur te ece ne udhen e Zotit,ai kerkon te udhehiqet akoma perpara ashtu si nje femije i vogel i mbajtur prej dores ndihmuese te prinderve te tij dhe deshiron me zjarr te mesohet më shume akoma ne alfabetin e te vertetes.Mesimi perjetues eshte tema e kesaj lutjeje.Davidi njihte shume por ai e ndjeu padijen e tij dhe deshiroi te ishte akoma ne shkollen e Zotit :kater here ne dy vargje ai ben kerkese per dituri ne kolegjin e hirit.Do ishte mire per shume besimshpalles qe ne vend qe te ndjekin dredhite e tyre dhe te hapin shtigje te reja mendimi per veten e tyre,do benin me mire te kerkonin shtigjet e mira te vjetra te vete te vertetes se Zotit dhe te pergjerojne Frymen e Shenjte t’i jape atyre kuptim te shenjteruar dhe fryme qe mesojne lehte. « Sepse Ti je Perendia i shpetimit tim. »Triadha në Nje,I Perjetshmi,eshte Autori dhe Persosesi i shpetimit te njerezve te Tij.Lexues,a eshte Ai Perendia i shpetimit tend ?A gjen ne zgjedhjen e Atit,shlyerjen e Birit dhe ne ngjalljen e Frymes te gjitha themelet e shpresave te tua te perjetshme ?Nese keshtu,mund ta perdoresh kete si nje argument per te fituar bekime te tjera ;nese Zoti ka caktuar qe te te shpetoje,me siguri qe Ai nuk do te refuzoje te te mesoje ne shtigjet e Tij.Eshte gje e lumtur kur mund t’i drejtohemi Zotit me mirebesimin qe Davidi shfaq ketu ;na jep fuqi te madhe ne lutje dhe ngushellim ne sprove. « Une shpresoj shume te Ti gjate gjithe dites. »Durimi eshte shoqeruesi dhe biri i besimit ;ne presim me gezim kur jemi te sigurte se nuk do presim me kot.Eshte detyra dhe privilegji yne te presim prej Zotit ne sherbim,adhurim,pritje mirebesim ne gjithe ditet e jetes sone.Besimi yne do te jete besim i sprovuar dhe nese eshte i llojit te vertete do te perballoje sproven e vazhdueshme pa u dorezuar.Nuk do lodhemi se prituri prej Zotit nese sjellim ne mend se sa gjate dhe sa hirshem Ai priti per ne me perpara.

 

 

 

 

9 korrik-mengjes

 {Lexim i perditshem :#Psalmi 81 :1-87 :7} {Studim i shpejte:#Psalmi 103:1-106:48}

 

“Mos harro asnje nga te mirat qe ka bere.”

 {#Psalmi 103 :2}

 

Eshte nje kohezenie e dobishme dhe e kenaqshme te dallosh doren e Zotit ne jetet e te shenjteve te vjeter dhe te veresh miresine e Tij ne çlirimet e Tij,meshiren e Tij ne faljen e tyre dhe besnikerine e Tij ne ruajtjen e beselidhjes me to.Por a nuk do ishte edhe me interesante dhe e perfitueshme per ne te verejme doren e Zotit ne vete jetet tona ?A nuk duhet te shikojme vete historite tona si se qeni te pakten plot me Zotin,si plot me miresine dhe te verteten e Tij,si nje prove po aq e vertete e besnikerise dhe vertetesise se Tij sa jetet e secilit prej te shenjteve para nesh ?Kryejme nje padrejtesi ndaj Zotit kur hamendesojme se Ai kreu te gjithe keto gjera te fuqishme dhe e tregoi veten te forte per ato ne kohen e hershme,por qe nuk kryen mrekulli ose zhvesh krahun per te shenjtet qe jane tani mbi toke.Le te rishqyrtojme vete jetet tona.Me siguri qe në keto do zbulojme ndonje ngjarje,freskuese per ne dhe lavderuese per Zotin.A nuk keni patur valle çlirime ?A nuk keni kaluar valle permes lumenjsh,te mbeshtetur nga prania hyjnore ?A nuk keni ecur permes zjarresh te pademtuar ?A nuk keni patur valle shenja ?A nuk keni patur favore te perzgjedhura ?Zoti qe i plotesoi Salomonit deshiren e zemres se tij,a nuk ju ka degjuar valle dhe nuk i eshte pergjigjur kerkesave tuaja ?Ai Zot perzemersie te bollshme per te Cilin Davidi kendoi, « Ai ngop me te mira gojen time, » a nuk ju ka ngopur valle me dhjam ?A nuk jeni bere valle te shtriheni ne kullota me bar te njome ?A nuk jeni drejtuar valle ne ujera çlodhese ?Me siguri qe miresia e Zotit ka qene e njejta per ne me ate te te shenjteve te vjeter.Prandaj,pra le te thurim në nje kenge meshirat e Tij.Le te marrim arin e paster te falenderimit dhe guret e çmuar te levdates dhe te bejme me to nje kurore per koken e Jezusit.Le te perhapin shpirtrat tane melodi po aq te embel dhe te gezuar sa erdhi prej harpes se Davidit,ndersa lavderojme Zotin,meshira e Te Cilit zgjat perjeta.

 

 

9 korrik-mbremje

 

« Dhe Perendia e ndau driten nga erresira. »

{#Zanafilla 1 :4}

 

Nje besimtar ka dy parime ne veper perbrenda tij.Ne gjendjen e tij natyrore ai i ishte nenshtruar vetem nje parimi,i cili ishte erresira ;tani drita ka hyre perbrenda dhe dy parimet nuk merren vesh me njeri tjetrin.Vini re fjalet e apostullit Pal ne kapitullin e shtate te Romakeve : « Duke dashur te bej te miren,gjej kete ligj,qe e keqja eshte e pranishme tek une.Sepse,ne brendesine time,gjej kenaqesi ne ligjin e Perendise,por shoh nje ligj tjeter ne gjymtyret e trupit tim,duke luftuar kunder ligjit te mendjes sime dhe duke me bere skllav te ligjit te mekatit,qe vepron ne gjymtyret e mia. »Si shkaktohet valle kjo gje ? « Zoti e ndau driten nga erresira. »Erresia,ne vetvete,eshte e qete dhe e patrazuar por kur Zoti dergon aty drite,ka nje konflikt,sepse njeri eshte ne kundershtim me tjetrin :nje konflikt qe nuk do te reshte kurre derisa besimtari te jete krejtesisht drite ne Zotin.Nese ka nje ndarje perbrenda personit te Te Krishterit,eshte e sigurte se ka edhe nje ndarje perjashta.Aq shpejt sa Zoti i jep ndonje njeriu drite,ky fillon ta ndaje veten prej erresires perreth ;ai shkeputet prej nje feje thjesht mondane me ceremoni te jashtme,sepse asgje qe nuk eshte ungjilli i Krishtit nuk do ta kenaqe ate tani dhe ai terhiqet prej shoqerise se kesaj bote dhe defrimeve boshe dhe kerkon shoqerine e te shenjteve,sepse « Ne e dime se kemi kaluar nga vdekja ne jete,sepse ne i duam vellezerit. »Drita grumbullon per veten e saj dhe po ashtu erresira mbledh per veten e saj.Ate qe Zoti ka ndare,le te mos te perpiqemi ta bashkojme,por ashtu si Krishti shkoi jashte kampit,duke mbajtur poshterimin qe mbajti Ai,le te dalim jashte prej atyre qe nuk njohin Zotin dhe te jemi nje popull i veçante.Ai ishte i shenjte,i pafajshem,i pandotur,i ndare prej mekatareve ; dhe,ashtu si Ai ishte,po ashtu edhe ne duhet te jemi jokonformiste me boten,duke mos u pajtuar me asnje mekat dhe te dallueshem prej pjeses tjeter te njerezimit me ane te shembelltyres sone me Mjeshtrin tone.

 

 

 

 

10 korrik-mengjes

{Lexim i perditshem :#Psalmi 88 :1-96 :16} {Studim i shpejte :#Psalmi 107 :1-110 :7}

 

“Bashkeqytetare me shenjeterit.”

{#Efezianet 2:19}

 

Cfare do te thote me qenien tone qytetare te qiellit?Do te thote se ne jemi nen qeverisjen qiellore.Krishti,mbreti i parajses mbreteron ne zemrat tona;lutja jone e perditshme eshte, “U befte vullneti Yt,mbi dhé ashtu siç eshte edhe ne qiej. » Shpalljet e dala prej fronit te lavdise jane te marra lirisht prej nesh:i bindemi me hare dekreteve te Mbretit te Madh.Me pas,si qytetare te Jeruzalemit te Ri,ne ndajme nderet e parajses.Lavdia qe i perket shenjterve te lumturuar na perket neve,sepse ne jemi tashme femije te Zotit,tashme princa me gjak perandorak ;tashme ne veshim rroben e panjolle te drejtesise se Jezusit ;tashme kemi engjejt per te na sherbyer,te shenjtet per shoqerine tone,Krishtin per Vellain tone,Zotin per Atin tone dhe nje kurore pavdekesie per shperblimin tone.Ne ndajme nderet e qytetarise,sepse kemi ardhur te asambleja e pergjithshme dhe te Kisha e se parelindurve emrat e te cileve jane te shkruar ne qiell.Si qytetare,kemi te drejta te perbashketa per te gjithe pronesine e parajses.Portat prej perlash dhe muret prej krizoliti jane tonat;drita e kalter e qytetit qe nuk nevojit as fener as driten e diellit eshte e jona;i joni eshte lumi i jetes dhe dymbedhjete llojet e frutave qe rriten ne pemet e mbjellura anash tij;nuk ka asgje ne parajse qe nuk na perket. “Gjerat e tanishme,gjerat e ardhshme,” te gjitha jane tonat.Gjithashtu,si qytetare te parajses ne gezojme endjet e saj.A gezohen ato per mekataret qe pendohen—plangprishesit qe jane kthyer ?Po ashtu dhe ne.A kendojne lavdite e hirit triumfues?Ne bejme te njejten gje.A i hedhin kurorat e tyre ne kembet e Jezusit?Ndere te tilla qe kemi ne i hedhim po atje.A jane te mahnitur prej buzeqeshjes se Tij?Nuk eshte me pak e embel per ne qe banojme ketu poshte.A po presin me padurim ardhjen e Tij te dyte?Edhe ne presim dhe deshirojme me zjarr shfaqjen e Tij.Nese,atehere,ne jemi keshtu qytetare te qiellit,ecja jone dhe veprimet tona le te jene te perputhshem me dinjitetin tone te larte.

 

 

10 korrik-mbremje

 

“Keshtu erdhi mbremja e pastaj erdhi mengjesi:dita e pare.”

{#Zanafilla 1:5}

 

Mbremja ishte “erresire” dhe mengjesi ishte “drite,” dhe prapeseprape te dyja jane te quajtura me emrin qe i jipet vetem drites!Kjo eshte disi e jashtezakonshme,por ka nje ngjashmeri te njejte ne perjetimin shpirteror.Ne çdo besimtar ka erresire dhe drite,prapeseprape ai nuk duhet te quhet mekatar per shkak se ka mekat në të,por ai duhet quajtur nje i shenjte sepse ai zoteron nje fare shkalle shenjterie.Ky do jete nje mendim shume ngushellues per ato qe po vajtojne per dobesite e tyre dhe qe po pyesin veten, “A mund te jem nje femije i Zotit ndersa ka kaq shume erresire brenda meje?”Po;sepse ti,ashtu si dita,nuk e merr emrin prej mbremjes,por prej mengjesit;dhe ne fjalen e Zotit per ty flitet sikur te ishe madje qe tani po aq perkryershmerisht i shenjte sa do jesh se shpejti.Je i quajtur femije i drites edhe pse erresira eshte ne ty akoma.Je i quajtur sipas asaj qe eshte cilesia mbizoteruese nen syte e Zotit,e cila do jete nje dite i vetmi parim qe do mbese.Ve re se mbremja erdhi e para.Natyrshem ne jemi erresire se pari persa i perket rradhes kohore dhe muzgu eshte shpesh i pari ne te kuptuarin tone te vajtueshem,duke na shpjere te kelthasim ne perulje te thelle, “O Perendi,ki meshire per mua,mekatarin.”Mengjesi vjen me pas,ai agon kur hiri mposht natyren.Eshte nje fjale e urte ajo e Gjon Bunianit, “Ajo qe eshte e fundit,nuk ka fund.”Ajo qe eshte e para,i dorezohet ne kohen e duhur asaj se fundit;por asgje nuk vjen mbas se fundit.Keshtu qe edhe pse je natyrshem erresire,kur nje here u bere drite ne Zotin,nuk ka mbremje qe do vije me pas; “dielli yt nuk do perendoje me.”Dita e pare ne kete jete eshte nje mbremje dhe nje mengjes;por dita e dyte,kur do te jemi me Zotin,perhera,do te jete nje dite pa mbremje dhe nje mesdite e perjetshme,e bukur e shenjte.

 

 

 

 

11 korrik-mengjes

{Lexim i perditshem :#Psalmi 92 :1-100 :5} {Studim i shpejte:#Psalmi 111:1-118:29}

 

“Pasi te keni vuajtur per pak kohe...Perendia i gjithe hirit,do t’ju persose,do t’ju beje te forte,te fuqishem e te patundur.”

{#1Pjetri 5:10}

 

Keni pare ylberin e qiellit teksa perfshin gjithe fushen:te lavdishme jane ngjyrat e tij dhe ngjyrimet e tij jane te rralla.Eshte i bukur por sa keq,kalon dhe ja,nuk eshte me.Ngjyrat e hijshme i lene vendin reve shtengullore dhe qielli nuk eshte me gjate i shkelqyeshem prej ngjyrimeve.Nuk eshte i qendrueshem.E si mund te jete?Si mund te zgjase valle nje shfaqje e lavdishme e bere prej rrezesh dielli kalimtare dhe pika shiu kaluese?Hiret e karakterit te krishtere nuk duhet t’i ngjasojne ylberit ne bukurine e tij kalimtare por perkundrazi,duhet qe te jene te ngulitura,te qendrueshme,ndenjese.O besimtar,kerko qe çdo gje te mire qe ke te mund te jete nje gje ndenjese.Karakteri jot mos qofte nje shkrim mbi rere por nje nenshkrim mbi shkemb!Besimi yt mos qofte “ndonje ngrehe e pathemelte e nje vegimi,” por qofte i ndertuar prej materiali te afte te duroje ate zjarr te tmerrshem qe do konsumoje drurin,kashten dhe kamllajen e hipokritit.Qofsh i rrenjosur dhe i themeluar ne dashuri.Bindjet e tua qofshin te thella,dashuria jote e vertete deshirat e tua te zellshme.Gjithe jeta jote qofte kaq e ngulitur dhe e qendrueshme sa te gjitha shakullimat e ferrit dhe te gjitha stuhite e tokes te mos te jene kurre te afte te te levizin prej vendit.Por ve re se si ky bekim i se “forcuarit ne besim” fitohet.Fjalet e apostullit na tregojne vuajtjen si menyra e perdorur—“Pasi te keni vuajtur per pak kohe.”Eshte e kote te shpresosh se do rrenjosemi mire nese erera te rrepta nuk kalojne mbi ne.Ato nyjat e vjetra ne rrenjen e dushkut dhe ato shtremberime te çuditshme te degeve,te gjitha deshmojne per stuhite e shumta qe kane rene mbi te dhe ato jane gjithashtu tregues te thellesise ku rrenjet kane depertuar.Keshtu,I Krishteri behet i forte dhe rrenjoset fuqishem prej te gjitha sprovave dhe stuhive te jetes.Mos u mrrudh pra prej ererave te furishme te sproves por merr zemer,duke besuar se me ane te disiplines se tyre te rrepte Zoti po permbush kete bekim per ty.

 

 

11 korrik-mbremje

 

“Tregouani bijve tuaj,dhe bijte tuaj bijve te tyre,dhe bijte e tyre brezit tjeter.”

{#Joeli 1:3}

 

Ne kete menyre,me ane te hirit te Zotit,nje deshmi e gjalle per te verteten eshte per tu ruajtur perhera gjalle ne vend—te dashurit e Zotit duhet te lene trashegim deshmine e tyre per ungjillin dhe beselidhjen trashegimtareve te tyre dhe keto te fundit pasardhesve te tyre.Kjo eshte detyra jone e pare,duhet qe te fillojme ne vatren e familjes:eshte nje predikues i keq ai qe nuk e fillon sherbesen e tij ne shtepi.Paganet duhet qe te kerkohen me çdo menyre,rruget dhe gjerdhet duhet te rremohen por shtepia ka perparsi dhe mjere ato qe permbysin rradhen e rregullesave te Zotit.Te mesosh femijet tane eshte nje detyre vetjake;nuk mund t’ia ngarkojme ate mesuesve se shkolles te se djeles,ose ndihmesve miq te tjere;keto mund te na ndihmojne por nuk mund te na shkarkojne prej detyrimit te shenjte;ndermjetesit dhe te ngarkuarit jane vegla te keqija ne kete rast:nenat dhe eterit duhet,ashtu si Abrahami,te drejtojne vatrat e tyre ne friken e Zotit dhe te flasin me femijet e tyre ne lidhje me veprat e mrekullueshme te Shume Te Lartit.Mesimi prinderor eshte nje detyre natyrore—kush eshte me i pershtatshem te kujdeset per mireqenien e femijes se sa ato qe jane autoret e qenies se tij te tanishme?Te lesh pas dore mesimdhenien e femijeve tane eshte me keq se kafsherore.Feja familjare eshte e nevojshme per kombin,per vete familjen dhe per Kishen e Zotit.Me ane te mijera komplotesh Papizmi eshte duke perparuar ne menyre tinzare ne vendin tone dhe nje prej menyrave me te efektshme per t’i bere balle sulmeve te befasishme te tij eshte e lene pothuajse pas dore,domethene,mesimi i femijeve ne besim.Nje ndijim i rendesise se kesaj çeshtjeje i zgjofte prinderit.Eshte nje detyre e kendshme t’i flasesh per Jezusin bijve dhe vajzave tona dhe aq me e kendshme akoma sepse shpesh ka dale nje pune e pranuar,sepse Zoti ka shpetuar femijet permes lutjeve dhe qortimeve te prinderve.Cdo shtepi ne te cilen ky volum do hyje brenda nderofte Zotin dhe marrte buzeqeshjen e Tij.

 

 

 

 

12 korrik-mengjes

 {Lexim i perditshem :#Psalmi 101:1-105:45} {Studim i shpejte:#Psalmi 119}

 

“Te shenjteruar prej Perendise At.”

{#Juda 1:1}

“Te shenjteruar ne Krishtin Jezus.”

{#1 Korintasve 1:2}

“Me ane te shenjterimit te Frymes.”

{#1 Pjetri 1:2}

 

Vini re bashkimin e tre Personave Hyjnore ne te tre aktet e tyre te hirshme.Sa pa urtesi qe flasin ato besimtare qe kane preferenca ne Personat e Triadhes ;qe mendojne per Jezusin sikur te ishte misherimi i çdo gjeje te dashur dhe te hirshme,ndersa Atin ato e shikojne si rreptesisht te drejte,por pa dashamiresi.Po ashtu  gabim e kane ato qe madherojne dekretin e Atit dhe shlyerjen e Birit aq sa te shvleresojne vepren e Frymes.Ne veprat e hirit asnje prej Personave te Triadhes nuk vepron pa te tjeret.Ata jane te bashkuar ne veprat e tyre po ashtu si dhe ne thelbin e tyre.Ne dashurine e tyre ndaj te zgjedhurve ato jane nje dhe ne veprimet qe rrjedhin prej atij burimi te madh qendror ato jane akoma te pandare.Sidomos vini re kete ne punen e shenjterimit.Ndersa flasim per shenjterimin si vepra e Frymes,prapeseprape duhet te kemi kujdes qe te mos ta shikojme ate sikur Ati dhe Biri mos te kishin pjese aty.Eshte e sakte te flasesh per shenjterimin si vepra e Atit,Birit dhe Frymes.Prandaj I Perjetshmi thote, « Ta bejme njeriun sipas shembelltyres sone dhe në ngjasim me ne, » dhe keshtu ne jemi « veper e Tij,te krijuar ne Krishtin Jezus per vepra te mira,te cilat Perendia i ka pergatitur qe me pare,qe ne t’i veme ne jete. »Shikoni vleren qe Zoti i jep shenjterise se vertete,perderisa te tre Personat ne Triadhe jane te pranishem si bashkepunetore per te prodhuar nje Kishe pa « pa pasur asnje njolle apo rrudhe,apo diçka te ketille. » Dhe ti besimtar,si ndjekes i Krishtit,duhet ta vleresosh shume shenjterine—pastertine e jetes dhe pershpirtshmerine e bisedimit.Vlereso gjakun e Krishtit si themelin e shpreses tende por kurre mos fol me nenvleftesim per vepren e Frymes e Cila te pergatit per trashegimine e te shenjteve ne drite.Kete dite le te jetojme ne menyre te tille qe te shfaqim vepren e Perendise Triadhe brenda nesh.

 

 

12 korrik-mbremje

 

« Ne mbreterine e Vet qiellore. »

{#2 Timoteut 4 :18}

 

Ai qytet i Mbretit te madh eshte nje vend sherbimi aktiv.Frymet e shpenguara i sherbejne Atij dite dhe nate ne tempullin e Tij.Ato kurre nuk reshtin te permbushin kenaqesine e mire te Mbretit te tyre.Ato gjithmone « prehen, » per aq sa behet fjale per rehatine dhe lirise prej ankthit ; dhe kurre « nuk prehen », ne kuptimin e plogeshtise ose joveprimit.Jeruzalemi i arte eshte vendi i shoqerimit me te gjithe popullin e Zotit.Ne do te ulemi me Abrahamin,Isakun dhe Jakobin ne bashkesi te perjetshme.Do te mbajme bashkebisedim fisnik me ushtrine fisnike te te zgjedhurve,te gjithe duke mbreteruar me Te,I Cili me ane te dashurise dhe krahut te Tij te fuqishem i ka sjelle ne shtepi ne siguri.Nuk do kendojme solo por do te lavderojme ne kor Mbretin tone.Parajsa eshte nje vend fitoreje e permbushur.I Krishtere,sa here qe ke arritur nje fitore kundra epsheve te tua—sa here qe mbas nje luftimi te rende,ke shtrire nje tundim te vdekur ne kembet e tua—ke pasur ne ate ore nje shije te gezimit qe te pret kur Zoti do te shtype pas pak Satanin nen kembet e tua dhe do te duket vetja me shume se ngadhenjimtar me ane te Atij qe te ka dashur.Parajsa eshte nje vend sigurie.Kur gezon sigurine e  plote te besimit ke kaparin e asaj sigurie te lavdishme qe do te jete jotja kur do jesh nje qytetar i perkryer  i Jeruzalemit qiellor.O shtepia ime e embel,Jeruzalem,ti limani i lumtur i shpirtit tim !Faleminderit edhe tani Atij,dashuria e Te Cilit me ka mesuar te deshiroj me zjarr per ty ;por kur do te zoteroj do te falenderoj më me zë ne perjetesi.

 

Shpirti im ka shijuar rrushin

Dhe tani deshiron me zjarr te shkoje

Atje ku Zoti im i shtrenjte ruan hardhine e Tij

Dhe ku rriten te gjitha vilet

 

Te vreshti i gjalle dhe i vertete

Shpirti im i uritur do festoje

Dhe do mbaje gosti me frutin hyjnor

Si i ftuar i perjetshem.

 

 

 

 

13 korrik-mengjes

{Lexim i perditshem :#Psalmi 106 :1-107 :43} {Studim i shpejte:#Psalmi 120:1-131:3}

 

“Perendia i tha Jonas: “A te duket e drejte te zemerohesh keshtu?”

{#Jona 4:9}

 

Zemerimi nuk eshte perhera ose nevojshmerisht mekatar por ka nje prirje te tille per te dale jashte kontrollit sa here qe shfaqet sa duhet qe ta veme menjehere ne pikepyetje karakterin e tij me kete hetim, “A ben mire te zemerohesh?”Mund te jete qe te pergjigjemi, “PO.”Shume shpesh zemerimi eshte çmenduri por ndonjehere eshte si zjarri i Elias prej qiellit.Bejme mire kur jemi te zemeruar me mekatin per shkak te se keqes qe kryen ndaj Zotit tone te mire dhe te hirshem;ose me veten tone sepse mbesim akoma kaq te pamende mbas kaq shume mesimmarrjeje hyjnore;ose me te tjeret kur i vetmi shkak i zemerimit eshte e liga qe ato kryejne.Ai qe nuk eshte i zemeruar me shkeljen behet nje pjesemarres ne te.Mekati eshte nje gje e urryeshme dhe e neveritshme dhe asnje zemer e riperteritur nuk mund ta duroje ate me durim.Vete Zoti eshte i zemeruar me te ligun çdo dite dhe eshte e shkruar ne fjalen e Tij, “Ju qe e doni Zotin,urreni te keqen.”

 

Shume me shpesh eshte per t’u pasur frike se zemerimi yne nuk eshte i lavderueshem as i justifikuar dhe atehere ne duhet te pergjigjemi, “JO.”E pse duhet te jemi te pezmatuar me femijet,te rrembyer me sherbetoret dhe tere pézem me shoket?A eshte nje zemerim i tille nderues per besimshpalljen tone te krishtere ose lavderues per Zotin?A nuk po kerkon zemra e vjeter e lige te mbizoteroje dhe a nuk duhet ne t’i rezistojme me te gjithe fuqine e natyres sone te re?Shume besimshpalles i lene shteg pezmatimit sikur  te perpiqesh t’i rezistosh te ishte gje e padobishme;por çdo besimtar le te sjelle ne mendje se ai duhet te jete nje ngadhenjimtar ne çdo pike ose perndryshe nuk mund te kurorezohet.Nese nuk mund te kontrollojme zemerimin tone,çfare ka bere valle hiri per ne?Dikush i tha zotit Xhei se hiri shpesh shartonte nje cung molle te eger. “Po,” ai tha, “ por fruti nuk do te deshtoje.”Ne nuk duhet ta bejme dobesine tone natyrore si justifikim per mekatin por ne duhet te nxitojme per te kryqi dhe ti lutemi Zotit te kryqezoje zemerimin tone dhe te na riperterije ne perzemersi dhe butesi sipas shembelltyres se Tij.

 

 

13 korrik-mbremje

 

“Diten qe do te te therrase ty,armiqte e mi do te kthejne krahet.Kete e di,sepse Perendia eshte per mua.”

 {#Psalmet 56:9}

 

Eshte e pamundur per fjalimin njerezor te shprehe kuptimin e plote te kesaj fjalie te kenaqshme, “Zoti eshte per mua. »Ai ishte “ per ne” perpara se universi te krijohej;Ai ishte “per ne,” perndryshe Ai nuk do te na kishte dhene Birin e Tij te Shume Dashur;Ai ishte “per ne” kur goditi Te Vetemlindurin dhe e vendosi te gjithe peshen e zemerimit te Tij mbi Te—Ai ishte “per ne”,edhe pse ishte kunder Tij;Ai ishte “per ne” kur ne u rrenuam ne renien—Ai na deshi pavaresisht gjithçkaje;Ai ishte “per ne”, kur ne ngritem krye kunder Tij dhe me dore te ngritur e sfiduam;Ai ishte “per ne,” ose perndryshe nuk do te na kishte sjelle te kerkonim me perulje fytyren e Tij.Ai ka qene “per ne” ne shume beteja;jemi therritur per t’u ndeshur me nje ushtri rreziqesh;jemi mesymur prej tundimeve perjashta dhe perbrenda—si do mund te kishim mbetur te pademtuar deri ne kete ore nese Ai nuk do kishte qene “ per ne”?Ai eshte “per ne” me gjithe pafundsine e qenies se Tij;me gjithe plotfuqine e dashurise se Tij;me te gjithe pagabueshmerine e urtesise se Tij;i veshur me te gjitha atributet e tij hyjnore,Ai eshte “per ne,”—perjetesisht dhe pandryshueshmerit “per ne”; “per ne” kur qiejte blu do te nderrohen si nje rrobe e vjeteruar; “per ne” perjeta.Dhe sepse Ai eshte “per ne,” zeri i lutjes do siguroje gjithnje ndihmen e Tij. “Diten qe do te te therras ty,armiqte e mi do te kthejne krahet.”Kjo nuk eshte shprese e pasigurte por nje siguri e themeluar mire—“kete e di.”Do te drejtoj lutjen time drejt Teje dhe do te pres per pergjigjen,i sigurte se do te vije dhe armiqte e mi do te munden, “Sepse Zoti eshte per mua.”O besimtar,sa i lumtur je ti me Mbretin e mbreterve ne krahun tend!Sa i sigurte me nje Mbrojtes se tille!Sa e siguruar çeshtja jote me nje Avokat te tille!Nese Zoti eshte per ty,kush mund te jete kundra teje?

 

 

 

 

14 korrik-mengjes

{#Lexim i perditshem :#Psalmi 108 :1-118 :29} {Studim i shpejte :#Psalmi 132 :1-139 :24}

 

“Sepse duke ngritur mbi to dalten do t’i ndotesh.”

{#Eksodi  20:25}

 

Altari i Zotit duhej te ndertohej me gure te palatuar me qellim qe asnje gjurme e aftesise ose punes njerezore te mund te shihej mbi te.Urtesia njerezore gjen endje te prese dhe te rregulloje doktrinat e kryqit ne nje sistem me artificial dhe më te afert me shijet e korruptuara te natyres se rene;ne vend qe te perfitoje nga ungjilli,urtesia misherore e ndot ate,derisa behet nje tjeter ungjill dhe aspak e verteta e Zotit.Te gjitha nderrimet dhe ndryshimet e vete Fjales se Zotit jane ndotje dhe felliqje.Zemra krenare e njeriut eshte shume e ankthshme te kete vend ne justifikimin e shpirtit perpara Zotit;pergatitjet per Krishtin jane te enderruara,peruljet dhe pendimet jane te besuara,veprat e mira jane te mburrura,aftesia natyrore eshte e lavderuar shume dhe me ane te gjitha menyrave behet perpjekja qe veglat njerezore te ngrihen mbi altarin hyjnor.Do ishte mire nese mekataret te sillnin ne mend se larg prej perkryerjes se vepres se Shpetimtarit,mirebesimet e tyre misherore veçse e ndotin dhe e çnderojne ate.Vetem Zoti duhet te ekzaltohet ne vepren e shlyerjes dhe as dhe e vetmja shenje e daltes ose çekiçit te njeriut nuk do lejohet.Eshte blasfemi ne vetvete te kerkosh t’i shtosh asaj qe Krishti Jezus ne çastet e Tij te vdekjes shpalli se ishte e perfunduar ose te permirsosh ate ne te cilen Zoti I Perjetshem gjen kenaqesi te perkryer.Mekatar dritherues,tutje me veglat e tua dhe bjer ne gjunje ne pergjerim te perulur dhe prano Zotin Jezus te jete altari i shlyerjes tende dhe prehu vetem ne Te.

Shume besimshpalles mund te paralajmerohen prej ketij teksti mengjesor persa i perket doktrinave ku besojne.Ka midis Te Krishtereve teper prirje per te perputhur dhe pajtuar te vertetat e zbuleses;kjo eshte nje forme çadhurimi dhe mosbesimi,le te luftojme kundra saj dhe ta marrim te verteten ashtu siç e gjejme;duke u gezuar se doktrinat e Fjales jane gure te palatuar dhe keshtu qe jane akoma me te pershtatshme per te ndertuar nje altar per Zotin.

 

 

14 korrik-mbremje

 

“Kur po zbardhte dita,Maria Magdalena…shkuan per te pare varrin. »

 {#Mateu 28 :1}

 

Le te mesojme prej Mari Magdalenes se si te fitojme shoqerim me Zotin Jezus.Vini re se si ajo kerkoi.Ajo e kerkoi Shpetimtarin shume heret ne mengjes.Nese vonon per Krishtin dhe duron me shpresen per te pasur shoqeri me Te ne ndonje periudhe te larget,nuk do kesh aspak shoqerim ;sepse zemra qe eshte e pershtatshme per shoqerim eshte nje zemer e etur dhe e uritur.Ajo e kerkoi Ate gjithashtu me nje guxim shume te madh.Dishepujt e tjere u larguan larg prej varrit sepse u drodhen dhe u habiten por per Marine thuhet se « qendroi » jashte varrit.Nese do donit te kishit Krishtin me ju,kerkoheni me guxim.Asgje mos ju zmbprapste.Sfidoni boten.Shtyni perpara atje ku te tjeret ia mbathin.Ajo kerkoi Krishtin me besnikeri—ajo qendroi jashte varrit.Disave u duket shume e veshtire te qendrojne prane nje Shpetimtari te gjalle por ajo qendroi prane nje te vdekuri.Le te kerkojme Krishtin ne kete menyre duke iu ngjitur fort edhe gjese me te vogel qe ka te beje me Te duke qendruar besnike edhe sikur te gjithe te tjeret te mund ta braktisnin Ate.Vini re me tej,ajo kerkoi Jezusin me zell—ajo qendroi « duke qare. »Ato pika lotesh sikur e mahniten Shpetimtarin dhe e bene t’i shfaqej dhe t’i tregonte Veten asaj.Nese deshironi pranine e Jezusit qani mbas Tij !Nese nuk mund te jeni te lumtur nese Ai nuk vjen dhe ju thote,  « Ti je i dashuri im, » shpejt do degjoni zerin e Tij.Se fundi,ajo kerkoi vetem Shpetimtarin.Ajo nuk pyeti per engjej,i ktheu kurrizin ketyre ;kerkimi i saj ishte vetem per Zotin e saj.Nese Krishti eshte dashuria juaj e vetme,nese zemra juaj ka hedhur jashte te gjithe rivalet,nuk do t’ju mungoje gjate ngushellimi i pranise se Tij.Mari Magdalena kerkoi keshtu sepse ajo deshi shume.Le te ngrijme veten ne te njejten force zemerdashurie ;zemrat tona,ashtu si e Marise,te jene plot me Krishtin dhe dashuria jone,ashtu si e saj,nuk do kenaqet me asgje tjeter perveç Atij.O Zot,na zbulo Veten tende kete mbremje !

 

 

 

 

15 korrik-mengjes

{Lexim i perditshem :#Psalmi 119 :1-119 :176} {Studim i shpejte:#Psalmi 140:1-150:6}

 

“Zjarri duhet te digjet vazhdimisht mbi altarin dhe nuk duhet te shuhet.”

{#Levitiku 6 :13}

 

Mbaj altarin e lutjes vetjake ndezur.Kjo eshte vete jeta e çdo pershpirtshmerie.Altaret e familjes dhe te shenjtores i marrin hua zjarrin e tyre,prandaj le te digjet mire.Perkushtimi i fshehte eshte vete thelbi,deshmia dhe barometri i fese perjetuese dhe jetesore.

Digj ketu dhjamin e flijimit tend.Periudhat e tua i mbyllur,nese e mundur,qofshin te rregullta,te shpeshta dhe te patrazuara.Lutja e efektshme vlen shume.Nuk ke gje per t’u lutur ?Le te sugjerojme Kishen,sherbesen,vete shpirtin tend,femijet e tu,te afermit e tu,fqinjet e tu,vendin tend,dhe kauzen e Zotit dhe te vertetes ne gjithe boten.Le te shqyrtojme veten tone ne kete çeshtje te rendesishme ?A jipemi me plogeshti ne perkushtim vetjak?A po digjet mekur zjarri i perkushtimit ne zemrat tona ?A rrotullohen rende rende rrotat e qerres ?Nese po,le te alarmohemi prej kesaj shenje kalbesire.Le te shkojme me lot dhe te kerkojme Frymen e hirit dhe te pergjerimeve.Le te veme menjane periudha te veçanta per lutje te jashtezakonshme.Sepse nese ketij zjarri do t’i zihej fryma nen hirin e pershtatjes mondane,zjarri ne altarin e familjes do te pakesohet dhe ndikimi yne ne Kishe dhe ne bote do te zvogelohet.

Teksti i pershtatet gjithashtu altarit te zemres.Ky eshte nje altar i arte me te vertete.Zoti do te shikoje zemrat e njerezve te Tij te ngrohte ndaj Tij.Le ti japim Zotit zemrat tona,te ndezura teresisht me dashuri dhe te kerkojme hirin e Tij qe zjarri te mos mund te shuhet kurre ;sepse nuk do te digjet nese Zoti nuk e ruan te ndezur.Shume armiqe do perpiqen ta shuajne ate ;por nese dora e papare prapa murit derdh aty vajin e shenjte,do te ndizet me shume e me shume.Le te perdorim tekstet e Shkrimit si karburant per zjarrin e zemren sone,ato jane ura zjarri ;le te degjojme predikime,por mbi te gjitha,le te jemi vetem shume me Jezusin.

 

 

15 korrik-mbremje

 

« Iu shfaq se pari Mari Magdalenes. »

{#Marku 16 :9}

 

Jezusi « iu shfaq se pari Mari Magdalenes, » ndoshta jo vetem per shkak te dashurise se saj te madhe dhe kerkimit te saj kembngules,por sepse,ashtu si konteksti nenkupton,ajo pati qene nje trofe e veçante e pushtetit çlirues te Krishtit.Meso prej kesaj,se madhesia e mekatit tone perpara tjetersimit nuk duhet te na beje te perfytyrojme se nuk mund te favorizohemi veçanerisht me shkallen me te larte te shoqerimit.Ajo ishte nje qe pati lene gjithçka per tu bere nje shoqeruese e vazhdueshme e Shpetimtarit.Ai ishte objekti i saj i pare dhe kryesor.Shume nga ata qe ishin ne anen e Krishtit nuk e mbajten kryqin e Krishtit ;kurse ajo po.Ajo shpenzoi pasurine e saj per ta ndihmuar.Nese do donim te njohim me shume Krishtin,le ti sherbejme.Me thoni se cilet jane ato qe ulen me shpesh nen flamurin e dashurise se Tij dhe pijne gllenjka me te thella prej kupes se shoqerimit,dhe jam i sigurte se do jene ato qe japin me shume,qe sherbejne me shume,dhe qe qendrojne me afer me zemren  gjakderdhese te Zotit te tyre te shtrenjte.Por vini re se si Krishti ia zbuloi Veten se pikelluares—me nje fjale, « Mari. »Nuk u nevojit veçse nje fjale ne zerin e Tij,dhe ajo menjehere e njohu dhe zemra e saj shprehu besnikerine me nje tjeter fjale,zemra e saj ishte teper plot per te thene me shume.Ajo fjale e vetme ishte natyrshem me e pershtatshmja per rastin.Ajo nenkupton bindjen.Ajo tha, « Mjeshter. »Nuk ka gjendje shpirterore ne te cilen ky rrefim besnikerie do ishte shume i ftohte.Jo,kur fryma jote ndizet teresisht me zjarr qiellor,atehere do thuash, « Une jam sherbetori yt,Ti i kepute lidhjet e mia. »Nese mund te thuash, « Mjeshter, » nese ndjen se vullneti i Tij eshte vullneti yt,atehere ndodhesh ne nje vend te lumtur dhe te shenjte.Ai duhet te kete thene, « Mari, » se perndryshe nuk mund te kishe thene, « Raboni. »Shiko pra,prej gjithe kesaj,se si Krishti nderon ato qe e nderojne Ate,se si dashuria terheq Te Dashurin tone,se si nevojitet veçse nje fjale prej Tij per te kthyer vajtimin tone ne gezim,se si prania e Tij ben zemren te shkelqeje me rreze dielli.

 

 

 

 

16 korrik-mengjes

{Lexim i perditshem :#Psalmi 120 :1-131 :3} {Studim i shpejte :#Proverba 1 :1-4 :27}

 

“Mblidhnin mane çdo mengjes.”

{#Eksodi 16:21}

 

 

Puno shume per te mbajtur nje ndijim varesie te plote ne vullnetin e mire dhe kenaqesine e Zotit per vazhdimin e gezimeve te tua me te pasura.Mos u perpiq kurre te jetosh me manen e vjeter,po ashtu mos kerko te gjesh ndihme ne Egjipt.Gjithçka duhet te vije prej Jezusit,ose perndryshe do ta pesosh pergjithnje.Vajosjet e vjetra nuk do te mjaftojne per te rigjalleruar frymen tende;koka jote duhet te kete vaj te fresket te derdhur mbi te prej bririt te arte te shenjtores ose perndryshe do te pushoje lavdine e saj.Sot mund te jesh ne majen e malit te Zotit por Ai qe te ka vene atje duhet te te mbaje atje ose perndryshe do kridhesh poshte shume me shpejt se ç’enderron.Mali yt qendron i palevizsshem kur Ai e vendos te palekundur ne vendin e tij;nese Ai fsheh fytyren,shpejt do turbullohesh.Nese Shpetimtari e shikon te pershtatshme,nuk ka as dhe nje dritare permes se ciles ti shikon driten e qiellit,qe nuk mund ta erresoje ne çast.Jozueu e urdheroi diellin te qendroje i palevizur por Jezusi mund ta fshehe ne erresire te plote.Ai mund te terheqe gezimin e zemres tende,driten e syve te tu,dhe forcen e jetes tende;ne doren e Tij qendrojne ngushellimet e tua dhe sipas vullnetit te Tij ato mund te largohen prej teje.Kete varesi te çdo çasti,Zoti yne eshte i vendosur qe ne ta ndjejme dhe ta pohojme,sepse Ai,vetem na lejon qe te lutemi per “buken e perditshme,” dhe vetem premton se “forca jone do zgjase aq sa do jene ditet tona.”A nuk eshte me e mira per ne se duhet qe te jete keshtu,qe ne te mund te shkojme shpesh e rregullisht te froni i Tij,dhe te kujtohemi vazhdimisht per dashurine e Tij?O!Sa i pasur hiri qe na furnizon kaq vazhdimisht dhe nuk e permban veten per shkak te mosmirenjohjes sone!Shiu i arte kurre nuk pushon,reja e bekimit qendron akoma e me shume mbi banesen tone.O Zoti Jezus,do perkulemi nen kembet e tua,te ndergjegjshem per pamundesine tone te plote per te bere ndonje gje pa Ty,ne çdo favor qe jemi te privilegjuar te marrim,do te adhurojme emrin Tend te bekuar dhe do te njohim dashurine tende te pashtershme.

 

 

16 korrik-mbremje

 

“Ti do te ngrihesh dhe do te te vije keq per Sionin,sepse erdhi koha te tregosh dhembshuri ndaj tij;dhe koha e caktuar erdhi sepse sherbetoret e tu i duan edhe guret e tij dhe u vjen keq  per pluhurin e tij.”

{#Psalmi 102:13,14}

 

Eshte teper e veshtire te ngushellosh nje njeri egoist ne traziren e tij sepse burimet e ngushellimit te tij ndodhen teresisht perbrenda vetes se tij dhe kur ai eshte i trishte,te gjitha burimet e tij jane te thara.Por nje njeri zemergjere plot me filantropi te krishtere ka burime te tjera prej te cileve te furnizoje veten me ngushellim perveç atyre qe ndodhen perbrenda tij.Ai mund te shkoje para se gjithash te Zoti i tij dhe te gjeje atje ndihme te bollshme; dhe ai mund te zbuloje argumente per ngushellim ne gjera qe lidhen me boten ne pergjithesi,me vendin e tij dhe mbi te gjitha me kishen.Davidi ne kete Psalm ishte teper i pikelluar;ai shkroi, “Jam bere si bufi i vendeve te shkretuara.Jam pa gjume si harabeli i vetmuar mbi çati.”E vetmja menyre ne te cilen  ai mund te ngushellonte veten e tij ishte ne mendimin se Zoti do ngrihet dhe do kete dhembshuri per Sionin:edhe pse ai ishte i trishtuar,prapeseprapa Sioni duhet te begatonte;sado e ulet gjendja e tij,prapeseprape Sioni duhet te ngrihej.I Krishtere!Meso te ngushellohesh me sjelljen e hirshme te Zotit ndaj kishes.Ajo qe eshte kaq e shtrenjte per Mjeshtrin tend,a nuk duhet qe te jete e shtrenjte mbi gjithçka per ty?Edhe çfare pastaj nese shtegu yt eshte i erret,a nuk mund te gezosh zemren tende me triumfet e kryqit te Tij dhe perhapjen e se vertetes se Tij?Vete trazirat tona vetjake harrohen ndersa shikojme jo vetem ate qe Zoti ka bere dhe po ben per Sionin por edhe gjerat e lavdishme qe Ai do beje akoma per kishen e Tij.Perdor kete recete,o besimtar,kurdohere qe je i trishtuar ne zemer dhe frymerende:harro veten tende dhe punet e tua te vogla dhe kerko mireqenien dhe mbrothesine e Sionit.Kur i perkul gjurin ne lutje Zotit,mos e kufizo peticionin tend ne rrethin e ngushte te vete jetes tende,qofte kjo e sprovuar,por dergo jashte lutjet e tua pergjeruese per mbrothesine e kishes, “Lutu per paqen e Jeruzalemit,” dhe vete shpirti yt do te freskohet.

 

 

 

 

 

17 korrik-mengjes

{lexim i perditshem : # Ps 132:1-138:8} {Studim i shpejte: # Pr 5: 1-9:18}

 

“Duke ditur;vellezer te dashur,zgjedhjen tuaj nga Zoti.”

{# 1 Th 1:4}

 

Shume njerez duan te dine nese jane te zgjedhur para se te shikojne tek Krishti,por ato nuk mund ta mesojne ne kete menyre;eshte per tu zbuluar vetem “duke shikuar tek Krishti”.Nese do te sigurohesh per zgjedhjen tende;---menyra qe vijon do te siguroje zemren perpara Zotit.

A e ndjen veten se je i humbur,nje mekatar i fajshem? Shko drejt e tek kryqi i Krishtit,dhe i thuaj Jezusit ashtu,dhe i thuaj se ke lexuar ne Bibel,”Ai qe vjen tek une nuk do ta flak jashte.”I thuaj se ai ka thene,”Kjo eshte nje thenie e sigurte dhe e denje per pranim,se Jezu Krishti erdhi ne kete bote per te shpetuar mekataret.”Shiko te Krishti dhe beso ne te,dhe to te kesh menjehere proven e zgjedhjes tende;sepse aq po e sigurte se ti beson po aq je i zgjedhur.Nese ia jep veten teresisht Krishtit dhe beson ne te,atehere ti je nje nga te zgjedhurit e Zotit;por nese ndalon dhe thua;”dua te di se pari nese jam i zgjedhur,ti nuk di se çpyet.Shko tek Jezusi,per te lare gjithe mekatet,ashtu siç je.Lere menjane çdo hetim kurioz per sa i perket zgjedhjes.Shko menjehere te Krishti dhe fshihu ne plaget e tij,dhe ke per te ditur nese je i zgjedhur apo jo.Siguria e Frymes se Shenjte do te te jipet keshtu qe ti do jesh i afte te thuash,” e di ke kam besuar dhe jam i bindur se Ai eshte i zoti te ruaje visarin e mire deri ne fund”.Krishti ishte ne keshillen e perjetshme:Ai mund te te thote nese je i zgjedhur apo jo;por ti nuk mund ta gjesh ne ndonje menyre tjeter.Shko dhe vere besimin tek Ai,dhe pergjigja e tij do te jete ---“te kam dashur me nje dashuri te perjetshme,prandaj te terhoqa me dashamiresi”.

Nuk do te kete asnje dyshim nese Ai te ka zgjedhur apo jo,kur ti e ke zgjedhur.

Bij jemi me ane te zgjedhjes se Zotit

Kush ne Jezus Krisht beson.

 

 

 

17 korrik-mbremje

 

« Asnjeri prej tyre te mos shpetoje. »

 {1 Mbreterve 18 :40}

 

Kur lutja e Elias mori pergjigje dhe zjarri nga qielli konsumoi sakrificen ne pranine e gjithe popullit,ai i beri thirrje Izraeliteve te grumbulluar te kapnin prifterinjt e Balit,dhe thirri me rreptesi, « asnjeri prej tyre te mos shpetoje. »I zbriti poshte tek perroi i Kishonit, dhe i theri atje.Ashtu duhet te ndodhe me mekatet tona---jane te gjithe te denuar,asnjeri nuk duhet ruajtur.Mekati jone i dashur duhet te vdese.Mos e kurse edhe pse bertet fort.Godit,edhe pse te jete po aq i shtrenjte sa Isaku.Godit,sepse Zoti goditi mekatin kur ai ishte mbi vete Birin e tij.Me nje vendosmeri te rrepte dhe te patundshme ti duhet te denosh me vdekje ate mekat qe me pare ishte idhulli i zemres tende.Po pyet si do ta permbushesh kete ?Jezusi do te jete fuqia jote.Ke hirin e dhene ne beselidhjen e hirit per te mposhtur mekatin ;ke fuqine per te marre fitoren ne kryqezaten kunder epsheve te brendshme,sepse Jezu Krishti ka premtuar te jete me ty madje deri ne vdekje.Nese do te triumfosh mbi erresiren vere veten ne pranine e Diellit te Drejtesise.Nuk ka vend aq mire pershtatshem per zbulimin e mekatit,dhe sherimin nga fuqia dhe faji i tij,sesa prania e menjehershme e Zotit.Jobi nuk e diti kurre gjysem  aq mire se si ta hiqte qafe mekatin se sa kur syri i tij i besimit qendroi ne Zotin dhe atehere ai e  urrejti vetveten dhe u pendua ne pluhur e hi.Ari i paster  i te krishterit  eshte shpesh i erret.Ne kemi nevoje per zjarrin e shenjte per te konsumuar skoriet.Le te fluturojme tek Zoti yne,ai eshte nje zjarr konsumues,Ai nuk do te konsumoje shpirtin tone por mekatet tona.Le te na nxisi dashamiresia e Zotit nje xhelozi te shenjteruar dhe nje hakmarrje te shenjte kunder atyre mekateve qe jane te urryera nen syte e Tij.Shko perpara te luftosh Amalekun,ne fuqine e tij,dhe shkaterro krejtesisht kete bande te mallkuar.Asnjeri nga ato te mos shpetoje !

 

 

 

18 korrik-mengjes

{Lexim i perditshem : # Ps 139 :1-143 :12} {Studim i shpejte :# Pr 10 :1-12 :28}

 

Ata do te nisen per marshim te fundit,prane flamujve te tyre.

{Numrat 2 :31}

 

Kampi i Danit siguronte prapavijen kur ushtrite e Izraelit niseshin per marshim.Danitet zinin vendin me te fundit,por çfare rendesie ka pozicioni,perderisa ata ishin po aq me te vertete pjese e tufes sa ishin fiset me te perparme ;ato ndoqen te njejten shtylle reje te zjarrte ;hengren nga e njejta mane,pine nga i njejti shkemb shpirteror,dhe udhetuan drejt te njejtes trashegimi.Eja,zemra ime,gezohu,edhe pse e fundit dhe me e vogla ;eshte privilegji jot te jesh ne ushtri,dhe te shkosh ashtu siç shkojte ato qe udheheqin pararojen.Dikush duhet te jete i fundit ne nder dhe vleresim,dikush duhet te beje çikerrrima per Jezusin,dhe pse jo une ?Ne nje fshat te varfer,midis nje fshataresie te paditur ;ose ne nje rruge te fshehur ;midis mekatareve me te keqinj,do te vashdoj te punoj,dhe « te shkoj i fundit me flamurin tim. »

 

Danitet kishin nje vend shume te dobishem.Vonesetaret duhet te inkurajoheshin per marshim,dhe sendet e humbura duhet te mblidheshin.Shpirtra te zjarrte mund te hidhen perpara mbi udhe te pashkelura per ti mesuar  te tjereve te verteten e fresket,dhe te fitojne me shume shpirtra per Jezusin ;por ca me nje fryme me konservatore mund te jene te mobilizuar mire per ti kujtuar Kishes besimin e vjeter,dhe te perterije djemte e saj te dobet.Cdo pozicion ka detyrat e saj,dhe femija i Zotit i ngadalte ne levizje do te shohin gjendjen e tyre te veçante si nje gjendje ne te cilen ata do te jene nje bekim per te gjithe turmen.Praparoja eshte nje vend me rrezik.Ka armiq perpara dhe mbrapa nesh.Sulmet mund te vine nga çdo ane.Ne lexojme se Amaleket sulmuan Izraelin dhe vrane disa nga prapavija e tij.I krishteri me eksperience do gjeje shume pune per armet e tij tek ndihmon ato te varfer shpirtra dyshues te shkurajuar luhates qe jane me te fundit ne besim,njohuri dhe gezim.Keta nuk duhet te lihen te pandihmuar dhe prandaj eshte puna e te shenjteve te mesuar mire te mbajne flamurin midis te fundit.Shpirti im a po hap syte per te ndihmuar  me te fundit kete dite.

 

 

 

18 korrik- mbremje

 

« Askush nuk e shtyn fqinjin e tij ;secili ndjek shtegun e vet. »

{Joel 2 :8}

 

Karkalecat gjithmone ruajne rradhen,dhe edhe pse numri i tyre eshte legjion,ato nuk ngjeshen siper njeri tjetrit,aq sa te fusin ngaterrim ne rreshtat e tyre.Ky fakt i jashtezakonshem ne historine natyrore na tregon se sa thellesisht Zoti ka depertuar shpirtin e rregullit ne universin e tij,perderisa krijesat e gjalla me te vogla jane po aq te kontrolluara nga ky rregull sa jane yjet  e varur ose korrieret serafine.Do te ishte nje gje e urte per besimtaret te udhehiqeshin nga i njejti ndikim ne gjithe jeten e tyre shpirterore.Ne hiret e tyre te krishtere asnje virtyt nuk duhet te uzurpoje sferen e nje tjetri,ose te shkaterroje thelbin e kesaj te fundit per perfitimin e vet.Dhembshuria nuk duhet te mbysi ndershmerine,kurajoja nuk duhet te mosperfille dobesine,modestia nuk duhet te shtyje me berryla energjine,dhe durimi nuk duhet te vrase vendosmerine.Gjithashtu me detyrat tona,njera nuk duhet te nderhyje te nje tjeter ;dobishmeria publike nuk duhet te cenoje perkushtimin privat ;puna kishtare nuk duhet ta le pas dore adhurimin familjar.Eshte keq ti ofrosh Zotit nje detyre te njollosur me gjakun e nje tjetre.Cdo gje eshte e bukur ne stinen e saj,por  jo ndryshe.Ishte farizenjve qe Jezusi i tha, « kete duhet te kishit bere dhe jo te linit tjetren te pabere ».E njejta rregull i zbatohet pozicionit tone personal,ne duhet te kemi kujdes te dime vendin tone,ta zeme,dhe ta mbajme.Ne duhet te sherbejme ashtu si Fryma na ka dhene aftesine,dhe te mos futim hundet ne fushen e vllait  tone ne sherbim.Zoti yne Jezus na mesoi qe te mos te lakmojme vendet e larta por te duam te jemi te fundit midis vellezerve.Larg nga ne nje fryme lakmitare dhe ambicioze,le ta ndjejme forcen e urdhereses se Zotit,dhe te bejme ate qe na urdheron,duke mbajtur rradhen me pjesen tjeter te ushtrise.Sonte,le te shikojme nese po mbajme bashkimin e Frymes me lidhjen e paqes,dhe le te jete lutja jone qe ne te gjitha Kishat e Zotit Jezus paqe dhe rregull le te mbizoteroje.

 

 

 

 

19 korrik-mengjes

 {Lexim i perditshem :# Ps 144 :1-150 :6} {Studim i shpejte :#Pr 13 :1-15 :33}

 

« Zoti,Perendia yne na tregoi lavdine e tij. »

{Ligji i perterire 5 :24}

 

Qellimi i madh i Zotit ne te gjitha veprat e tij eshte manifestimi i vet lavdise se tij.Cdo synim me i vogel  se ky do te ishte e padenje per te.Por si do ti manifestohet lavdia e Zotit krijesave te rena siç jemi ne ?Syri i njeriut nuk eshte i thjeshte,ai ka gjithmone nje veshtrim anash drejt nderit te tij,ka shume vleresim te larte per fuqite e tij,keshtu qe nuk eshte i kualifikuar per te pare lavdine e Zotit.Eshte e qarte,se ky « une » duhet te perzihet me qellim qe te kete vend per Zotin per tu madheruar ;dhe kjo eshte arsyeja pse Ai i shpie njerezit e tij shpesh ne shtrengesa dhe veshtiresi,qe,duke u bere te ndergjegjshem per çmendurine dhe dobesine e tyre,te mund te jene gati per te pare madheshtine e Zotit kur Ai shfaqet per te vene ne pune çlirimin e tyre.Ai,jeta e te cilit eshte nje shteg i kendshem,do te shikoje veçse pak lavdine e Zotit,sepse ai ka pak raste vetezbrazje,keshtu qe,pak pershtatshmeri per tu mbushur me zbulesen e Zotit.Ato qe lundrojne mbi rrjedha te vogla dhe perrenj te ceket,e njohin pak Zotin e stuhive ;por ato qe « punojne mes ujerash te medha, » keta shikojne « mrekullite e tij ne thellesi ».Ne mes te dallgeve te medha te Atlantikut te zise,varferise,tundimit dhe qortimit ne mesojme fuqine e Jehovait,sepse ne ndjejme vogelsine e njeriut.Prandaj,falendero Zotin nese ke ecur mbi nje udhe te ashper :eshte kjo qe te ka dhene eksperiencen tende te dashamiresise dhe madheshtise se Zotit.Telashet te kane pasuruar me nje pasuri dije qe nuk mund te fitohet ne asnje menyre tjeter :sprovat e tuaja kane qene e çara e shkembit ku Zoti te ka vendosur,ashtu siç beri me sherbetorin e tij Moisiun,qe ti te shikosh lavdine e tij tek kalon aty prane.Lavdero Zotin qe nuk je lene ne terr dhe padije qe mund te sillte nje mbaresi e vazhdueshme,por se ne luften e madhe te mundimit je aftesuar per tejndriçimin e   lavdise se tij ne veprimet  e tij te mrekullueshme me ty.

 

 

 

19 korrik-mbremje

 

« Ai nuk do ta therrmoje kallamin e thyer dhe nuk do ta shuaje kandilin qe ben tym. »

{#Mateu 12 :20}

 

Cfare eshte me e dobet se sa kallami i thyer ose kandili tymues ?Nje kallam qe rritet ne moçal ose kenete ;le te ndaloje rosaku i eger mbi te,dhe ai do te copetohet ;le ta preke kalimthi kemba e njeriut dhe copetohet e therrmohet ;çdo ere qe endet mbi lum e tund larte e poshte.Nuk mund te marre mendja asgje me te brishte ose te dobet,ose qenia e te cilit eshte me teper ne rrezik,se sa nje kallam i thyer.Pastaj shiko kandilin tymues---çfare eshte ?Ka nje shkendije perbrenda ;eshte e vertete,por eshte pothuajse e asfiksuar ;nje fryme  femije do mund ta shuante ;asgje nuk ka ne qenie me te paqendrueshme se sa flaka e tij.Gjera te dobeta jane te pershkruara ketu ;megjithate Jezusi thote per to, « kandilin qe ben tym nuk do ta shuaj ;kallamin e thyer nuk do ta therrmoj. »Disa nga femijet e Zotit jane bere te forte per te kryer vepra te fuqishme per te ;Zoti ka Samsonet e tij ketu dhe atje qe mund te shkulin portat e Gazes,dhe ti shpien ne maje te kodres ;ai ka ca njerez te medhenj qe jane si luane,por shumica e popullit te tij jane nje rrace e ndrojtur dhe dritharake.Ata jane si harabela te frikesuar nga çdo kalimtar ;nje kope e vogel e frikesuar.Nese tundimi vjen ata zihen si zogjt ne kurth ;nese sprova kercenon,ata jane gati te ligeshtohen ;barka e tyre hidhet lart e poshte nga çdo dallge,ato sorollaten si nje shpend deti ne kreshten e shkulmeve---gjera te dobeta,pa force,pa urtesi,pa parashikim.Megjithate,ashtu siç jane,te dobet,dhe sepse jane aq te dobet,ata kane kete premtim te bere posaçerisht atyre.Ja hiri dhe miresia !Ja dashuria dhe meshira !Sa mrekullisht na hap dhembshurine e Jezusit---kaq i dhembshur,zemerbute,i kujdesur !Ne nuk duhet kurre te zmbrapsemi nga prekja e tij.Ne nuk duhet te kemi frike nga ndonje fjale e ashper prej tij ;edhe pse Ai shume mire mund te na bertase  per dobesine tone,nuk na qorton.Kallamat e thyer nuk do te kene goditje nga Ai,dhe kandilat qe bejne tym vrenjtje te njoma.

 

 

 

 

20 korrik-mengjes

{Lexim i perditshem :# Pr 1 :1-3 :35} {Studim i shpejte :# Pr 16 :1-19 :29}

 

« Kapari i trashegimise tone. »

{#Ef 1 :14}

 

O! Çfare ndriçimi,çfare gezimesh,çfare ngushellimi;çfare kenaqesie zemre perjetohet nga ai njeri qe ka mesuar te ushqehet ne Jezusin,dhe ne Jezusin vetem.Megjithate kuptimi i vlefshmerise se Krishtit eshte ne kete jete,me se miri, e paperkryer.Ashtu siç shkruan nje shkrimtar i vjeter,”nuk eshte veçse nje shijim!”Ne kemi shijuar “se Zoti eshte i hirshem,”por nuk e dime akoma se sa i mire e i hirshem Ai eshte,edhe pse ajo qe njohim nga embelsia e Tij na ben qe te deshirojme me zjarr per akoma me teper.Ne kemi shijuar premisat e Frymes,dhe ato na kane bere te uritur dhe te etur per plotesine e vjeljes qiellore.Ne psheretijme perbrenda nesh,duke pritur per adoptimin.Ketu ne jemi si Izraeli ne shkretetire qe nuk kishte veçse nje vile prej Eshkolit,atje ne do jemi ne vresht.Ketu ne shikojme manen duke rene e vogel,ashtu si fara e koriandrit,por atje ne do hame buken e qiellit dhe grurin e vjeter te mbreterise.Nuk jemi veçse fillestare ne edukimin shpirteror;sepse edhe pse kemi mesuar germat e para te alfabetit nuk mund te lexojme dot akoma fjalet,aq me pak mund te lidhim fjalet bashke;por ashtu siç thote njeri,”Ai qe ka qene ne parajse veçse per pese minuta,di me shume se asambleja e pergjithshme e fetareve mbi toke.”Ne kemi shume deshira te paplotesuara tani por se shpejti çdo deshire do te kenaqet;dhe te gjitha fuqite tona do gjejne perdorimin me te embel ne ate bote te perjetshme gezimi.O I Krishtere,paradato parajsen per pak vite.Brenda nje kohe te shkurter do heqesh qafe te gjitha sprovat dhe trazirat e tua.Syte e tu tani te mbushur me lote nuk do te qajne me.Do te veshtrosh me rrembim te patregueshem shkelqimin e Atij qe ulet mbi fron.Jo,me shume akoma,do ulesh mbi fronin e Tij.Do kesh pjese ne triumfin e Tij;kuroren,gezimin,parajsen e Tij,te gjitha keto do te jene tuat dhe do jesh bashketrashegimtar me Ate qe eshte trashegimtari i te gjitha gjerave.

 

20 korrik-mbremje

 

“Dhe tani pse ke marre rrugen qe te çon per ne Egjipt,per te shkuar te pish ujerat e Shihorit? »

{#Jeremia 2:18}

 

Me ane mrekullish te shumta,meshirash te ndryshme,çlirimesh te pazakonta I Perjetshmi pati provuar te jete i denje per mirebesimin e Izraelit.Prapeseprape ato thyen gardhet me te cilet Zoti i pati mbyllur si nje kopsht i shenjte;ato braktisen vete Zotin e tyre te gjalle dhe te vertete dhe ndoqen zote te rreme.Vazhdimisht Zoti i denoi per kete dalldi dhe teksti yne permban nje rast ku Zoti shpreh pakenaqesi ndaj tyre,”Dhe tani pse ke marre rrugen qe te çon ne Egjipt,per te shkuar te pish ujerat e lumit te perbaltur?”—sepse keshtu mund te perkthehet. “Pse hallakatesh tutje dhe le vete rrjedhen tende te ftohte per Libanin?Pse braktis Jeruzalemin per tu kthyer drejt Nofit dhe Tahpanhesit?Pse i je  dhene valle kaq habitshem se keqes,qe nuk mund te jesh i kenaqur me te miren dhe me te shendetshmen,por do te ndjekesh ate qe eshte e lige dhe mashtruese?”A nuk ka ketu nje fjale pakenaqesie dhe paralajmerimi per Te Krishterin?O besimtar i vertete,i therritur prej hirit dhe i lare ne gjakun e çmuar te Jezusit,ke shijuar uje me te mire se sa prej lumit te perbaltur te kenaqesise qe kjo bote te ofron;ke pasur shoqerim me Krishtin,ke fituar gezimin te shikosh Jezusin,dhe te mbeshtesesh koken tende mbi kraharorin e Tij.Mbas kesaj a te kenaqin valla çikerrimat,kenget,nderet,defrimet e kesaj toke?Ke ngrene prej bukes se engjejve dhe tani a do mund te jetoje me lende?Ruterfordi i mire nje here tha, “Kam shijuar prej vete manes se Krishtit dhe ajo ia ka hequr shijen gojes sime per buken e zeze te gezimeve te kesaj bote.”Me duket se duhet te jete po keshtu me ty.Nese po bredh mbas ujerave te Egjiptit,o kthehu shpejt te i vetmi burim i gjalle:ujerat e Sihorit mund te jene te embla per Egjiptianet por per ty do jene vetem hidherim.Cfare ke te besh me to?Jezusi te ben kete pyejte kete mbremje—çfare do t’i pergjigjesh Atij?

 

OO

 

 

21 korrik-mengjes

 {Lexim i perditshem :#Pr 4 :1-7 :27} {Studim i shpejte :#Pr 20 :1-22 :29}

 

« Bija e Sionit tund koken prapa teje. »

{#Isaia 37:22}

 

Te qetesuar nga Fjala e Zotit,te shkretet banore dritherake te Sionit moren kurajo,dhe i tunden koken kercenimeve mburracake te Senakeribit.Besimi i forte mundeson sherbetoret e Zotit te shikojne me perbuzje te qete mbi armiqte e tyre me kryelarte.Ne e dime se armiqte tane po bejne perpjekje per gjera te pamundura.Ato kerkojne te shkatarrojne jeten e perjetshme,e cila nuk mund te vdese nderkohe qe Jezusi jeton;te mposhtin keshtjellen,kunder se ciles portat e ferrit nuk do te mbizoterojne.Ata godasin kunder thumbimeve te vete plageve te tyre,dhe turren kunder xhungave te mburojes se Jehovait per vete lendimin e tyre.

 

Ne e njohim dobesine e tyre.Cfare jane tjeter perveçse njerez?Dhe çfare eshte njeriu perveçse nje krimb?Ato ulerijne dhe fryhen si valet e detit,duke hedhur  jashte shkumen e turpit te tyre.Kur Zoti ngrihet,ato do fluturojne si byku perpara eres,dhe do konsumohen si gjemba qe kercasin.Pafuqishmeria e tyre e plote per te demtuar çeshtjen e Zotit dhe te verteten e tij,mund ta beje ushtarin me te dobet ne rradhet e Sionit ti perqeshi me perbuzje.

 

Mbi te gjitha,ne e dime se Shume i Larti eshte me ne,dhe kur ai vishet me pushtet,ku jane valle armiqt e tij ?Nese del nga vendi i tij,qeramika e tokes nuk do te luftoje me gjate me Krijuesin e tyre.Fshikulli i tij i hekurt do ti beje copa copa si nje ene e poçarit,dhe vete kujtesa e tyre do te zhduket siper tokes.Larg pra,çdo frike,mbreteria eshte e sigurte ne duart e Mbretit.Le te therrasim me hare,sepse Zoti mbreteron dhe armiqte e tij do te jene si kashta per kapicen e plehut.

 

Aq vertete sa vete fjala e Zotit eshte e vertete;

As toka,as ferri,me gjithe ushtrine e tyre vete

Nuk do te na mbizoteroje.

Nje tallje,nje fjale e urte e tyre me nge

Ne jemi te tijet,Zoti eshte me ne;

Fitorja jone nuk mund te deshtoje.

 

 

 

21 korrik-mbremje

 

« Pse eci i trishtuar ? »

 {#Ps 42 :9}

 

A mund te pergjigjesh besimtar?A mund te gjesh ndonje arsye pse je kaq shpesh i trishtuar ne vend qe te jesh i gezuar?Pse bie pre e parashikimeve te zymta?Kush te tha se nata nuk do te perfundonte kurre ne dite?Kush te tha se deti i rrethanave do ulej derisa te asgje te mos mbesi perveç se lega te gjata te baltes se varferise se tmerrshme?Kush te tha se dimri i pakenaqesise tende do vazhdonte nga ngrica ne ngrice,nga bora,dhe akulli,dhe bresher,ne nje bore me te thelle,dhe madje nje stuhi me e rende deshperimi?A nuk  e di se dita ndjek naten,se batica vjen mbas zbatices,se pranvera dhe vera i zene vendin dimrit?Shpreso atehere!Shpreso perhera!Sepse Zoti nuk te harron.A nuk e di se Zoti yt te do ne mes te gjithe ketyre?Malet,kur fshihen ne erresire,jane po aq reale sa diten,dhe dashuria e Zotit  te eshte po aq e vertete tani sa ç’ishte ne çastet e tua me te shkelqyeshme.Asnje baba qorton perhera:Zoti yt e urren fshikullen aq shume sa e urren ti;Ai e perdor vetem per nje arsye qe duhet te beje ta pranosh vullnetarisht,domethene,per te miren tende.Ti akoma do ti hipesh shkalles se Jakobit me engjejt,dhe do te shikosh ate qe ulet ne maje---Zotin tend beselidhes.Ti do ti harrosh,ne mes shkelqimeve te perjetesise,sprovat e kohes,ose vetem do ti kujtosh per te bekuar Zotin qe te çoi aty dhe punoi per te miren tende te qendrueshme me ane te tyre.Eja,kendo ne mes te mundimeve.Gezohu edhe kur kalon permes furres.Behe vendin e eger  te lulezoje si nje trendafil!Behe shkretetiren te ushtoje nga haret e tua triumfuese;sepse keto vuajtje te lehta shpejt do te perfundojne,dhe pastaj “perjete me Zotin,”lumturia jote nuk do te zbehet kurre.

 

Mos lesho as mos ki frike,krahet e tij jane afer

Ai nuk ndryshon,e ti je i shtrenjte;

Vetem beso dhe do te shikosh pra

Se Krishti per ty eshte gjithçka ne gjithçka

 

 

 

22 korrik-mengjes

{Lexim i perditshem :# Pr 8 :1-11 :31} {Studim i shpejte :# Pr 23 :1-25 :28}

 

« Une jam dhendri  juaj. »

{#Jer 3:14}

 

Krisht Jezusi eshte i lidhur  me popullin e tij me bashkim martese.Ne dashuri ai mori per grua Kishen e tij si nje virgjereshe te dlire, shume perpara se ajo te binte nen zgjedhen e skllaverise.Plot me dashuri te zjarrte ai u derrmua ne pune,ashtu si Jakobi per Rakelen,deri sa gjithe paja e saj u pagua,dhe tani,duke e kerkuar me Frymen e tij,dhe duke bere qe ajo ta njihte dhe ta donte,ai pret oren e lavdishme kur lumnia e tyre e perbashket do te konsumohet  ne darken e marteses se Qengjit.Ende akoma Dhendri i lavdishem nuk e ka prezantuar te fejuaren e tij,te perkryer dhe te shenjte,perpara Madheshtise se qiellit ;ende akoma ajo nuk ka hyre me te vertete ne gezimin e dinjitetit te saj si gruaja e tij dhe mbretereshe :ajo eshte akoma si nje vagabonde ne nje bote fatkeqesie,nje banues ne tendat e Kedarit ;por megjithate ajo eshte edhe tani nusja,e fejuara e Jezusit,e shtrenjte per zemren e tij,e çmueshme ne syte e tij,e shkruajtur ne duart e tij dhe e bashkuar me personin e tij.Mbi toke ai ushtroi kundrejt asaj te gjithe detyrat dashamirese te Burrit.Ai ben furnizime te bollshme per nevojat e saj,paguan te gjitha borxhet e saj,e lejon qe te mbaje emrin e tij,dhe te ndaje gjithe pasurine e tij.Nuk do sillet kurre ndryshe me te.Fjalen ndarje ai nuk do ta permende kurre,sepse ai « urren shkurorezimin ».Vdekja duhet te shkepuse lidhjen bashkeshortore midis vdekatareve me te dashur,por nuk mund te ndaje lidhjet e kesaj martese se pavdekshme.Ne parajse ato nuk martohen,por jane si engjejt e Zotit ;megjithate kjo rregull ka nje perjashtim te mrekullueshe,sepse ne Parajse Krishti dhe Kisha e tij do te festojne martesen e tyre te gezueshme.Kjo lidhje eshte me e qendrueshme,dhe me e afert se martesa tokesore.Edhe sikur dashuria e burrit te jete teper e paster dhe e zjarrte,nuk eshte veçse nje figure e zbehte e flakes qe digjet ne zemren e Jezusit.E tejkalon çdo bashkim njerezor ky bashkim misterioz me Kishen,per te cilen Krishti la Atin e tij,dhe u be me te nje mish. 

 

 

 

22 korrik-mbremje

 

« Ja njeriu ! »

{#Gjoni 19 :5}

 

Nese ka nje vend ku Zoti yne Jezus behet me plotesisht gezimi dhe ngushellimi i popullit te tij,eshte vendi ku ai u zhyt me thellesisht ne thellesine e vuajtjes.Ejani ketu,shpirtra te hirshem,dhe veshtroni njeriun ne kopshtin e Gethemanes ;shikoni zemren e tij aq te mbushur me dashuri aq sa ai nuk mund ta mbaj dot perbrenda---aq plot me hidherim sa duhet qe te gjeje nje shfrim.Veshtro djersen e gjakosur kur derdhet pike pike nga çdo pore e trupit te tij,dhe bie mbi toke.Veshtro njeriun kur i ngulin gozhdat ne duart dhe kembet e tij.Shikoni lart,mekatare te penduar,dhe shih shembellesen e hidherueshme te Zotit tuaj te vuajtur.Vereheni,tek pikat gurgjak qendrojne mbi kuroren me gjemba,dhe zbukurojne me gure te çmuar shume te vyer diademen e Mbretit te Mjerimit.Veshtroni njeriun tek gjithe kockat e tij jane jasht vendit,dhe ai derdhet si uje dhe i sjelle ne pluhurin e vdekjes ;Zoti e braktisi,dhe ferri e rrethon.Veshtro dhe shih,a ka pasur ndonje here hidherim si hidherimi i tij qe iu shkaktua ?Ju te gjithe qe kaloni aty prane dhe shikoni kete spektakel dhembjeje,te vetem,te pakrahasueshem,nje çudi per njerezit dhe engjejt,nje mrekulli e pashoqe.Veshtro Perandorin e Dhembjes qe nuk pati te barabarte ose rival ne agonite e tij !Kundroheni,ju vajtues,sepse nese nuk ka ngushellim ne nje Krisht te kryqezuar nuk ka gezim ne toke ose qiell.Nese ne çmimin shpagues te gjakut te tij nuk ka shprese,ju harpa te qiellit,nuk ka gezim ne ju,dhe krahu i djathte i Zotit nuk do te njohe me kenaqesi.Ne veçse duhet te ulemi me vashdueshem ne kemben e kryqit per te qene me pak te turbulluar nga  dyshimet dhe dhembjet tona.Le te shikojme hidherimet e tij dhe hidherimet tona do te na vinte turp ti permendnim.Le te kundrojme plaget e tij dhe tonat te sherohen.Nese do te donim te jetonim drejt duhet te jete me ane te soditjes se vdekjes se tij ;nese do te donim te rriteshim ne dinjitet,duhet te jete duke konsideruar poshterimin e tij dhe hidherimin e tij.

 

 

 

 

23 korrik-mengjes 

{Lexim i perditshem : # Pr 12 :1-15 :33} {Studim i shpejte : # Pr 26 :1-29 :27}

 

« Edhe ti ishe nje nga ata. »

{#Abdias 1:11}

 

Dashamiresi vellazerore i duhej  Edomit per Izraelin ne kohen e nevojes,por ne vend te kesaj,burrat e Esaut u bashkuan ne te njejten çeshtje me armiqte e Izraelit.Nje theks i veçante ne fjaline perpara nesh eshte vene mbi fjalen ti;ashtu si Cesari i therriti Brutusit,”edhe ti Brut”;nje veprim i keq mund te jete shume me i keq,per shkak te personit qe e kryen ate.Kur ne mekatojme,ne qe jemi te perkedhelurit e zgjedhur te qiellit,ne meshojme ne mekatin;e jona eshte nje fyerje e rende;sepse ne jemi kaq veçanerisht te llastuar.Nese nje engjell te vinte doren mbi ne kur po bejme te ligen,ai nuk ka nevoje te perdore tjeter qortim se pyetjen,”po ti?çfare po ben aty?”Kaq shume te falur,te shpetuar,te mesuar,te pasuruar,te bekuar,a do guxonim te vendosim doren perpara  per te bere te keqen?Larg qofte o Zot!

 

Ca minuta rrefimi mund te jene te leverdisshme per ty,lexues i dashur,kete mengjes.A nuk ke qene kurre si te ligjt?Ne nje fare feste disa njerez qeshen per gjera te papastra,dhe shakaja nuk te vrau veshin,edhe ti ishe nje nga ata.Kur gjera te renda u folen ne lidhje me udhet e Zotit,ti ishe me ndruajtje i heshtur;dhe keshtu,per shikuesit,ti ishe nje nga ata.Kur njerezit mondan po benin tregti ne treg,dhe  kryenin me ashpersi punet e tyre,a nuk ishe ti nje nga ata?Kur ato po perndiqnin kotesine me nje kembe gjahtari,a nuk ishe ti aq i uritur per fitim sa ata?A mund te dallohet ndonje ndryshim midis teje dhe atyre?A ka ndonje ndryshim?Por le ti mbarojme ketu pyetjet tona.Ji i ndershem me vete shpirtin tend,dhe sigurohu se je nje krijese e re ne Krishtin Jezus;por kur kjo eshte e sigurte,ec me xhelozi,ne menyre qe asnje te mos te jete i afte te te thote,”edhe ti ishe nje nga ata”.Ti nuk do deshiroje te ndaje gjykimin e tyre te perjetshem,pse atehere te jesh si ato?Mos hyr ne sekretet e tyre,se mos hysh pastaj ne rrenimin e tyre.Merr anen e njerezve te vuajtur te Zotit,dhe jo me boten.

 

 

 

23 korrik-mbremje

 

« Gjaku i Jezu Krishtit Birit te tij na pastron nga çdo mekat. »

{#1Gjon 1: 7}

 

“Pastron,” thote teksti----jo “do te pastroje.”Ka shume qe mendojne se si nje shprese e fundit ato mund ta  kerkojne faljen me vone.O!sa pafundmesisht me mire te kesh pastrimin tani sesa te varesh ne vetem mundesine e faljes kur te vdes.Por falja e mekateve eshte diçka e tanishme---nje privilegj per kete dite,nje gezim per pikerisht kete dite.Ne çastin kur nje mekatar beson Jezusin ai eshte plotesisht i falur.Teksti,duke qene i shkruar ne kohen e tashme,tregon gjithashtu vazhdimesi;ishte “pastron” dje,eshte “pastron” sot,do te jete “pastron” neser:do te jete gjithmone keshtu me ju,i Krishtere,derisa te kalosh lumin;çdo ore mund te vish ne kete shatervan,sepse ai akoma pastron.Ve re,gjithashtu,plotesine e pastrimit,”Gjaku i Jezu Krishtit Birit te tij na pastron nga çdo mekat”---jo vetem prej mekatit,por “nga çdo mekat”.Lexues,nuk mund te te them embelsine e paimagjinueshme te kesaj fjale,por une i lutem Zotit Frymes se Shenjte tju japi nje shijim te saj.Shumefish jane mekatet tona kunder Zotit.Qofte faktura e vogel ose e madhe,i njejti çmim shlyen njeren ose tjetren.Gjaku i Jezu Krishtit eshte po aq pagese e bekuar dhe hyjnore per shkeljet e Pjetrit blasfemues sa per dobesite e Gjonit zemerdashur;padrejtesia jone u largua,e gjitha e larguar menjehere,dhe e gjitha e larguar perhera.Plotesi e bekuar!Cfare teme e embel per ta medituar nderkohe qe gjumi afron.

 

Mekatet kunder nje Zoti te shenjte;

Mekatet kunder ligjeve te tij te drejta;

Mekatet kunder dashurise se tij,gjakut te tij;

Mekatet kunder emrit dhe çeshtjes se tij;

Mekate gjigande sa çeshte deti---

Nga ato te gjithe ai me pastron.

 

 

 

24 korrik-mengjes

 {Lexim i perditshem : # Pr 16 :1-19 :29} {Studim i shpejte : #Pr 30 :1-31 :31}

 

« Mos kini frike,qendroni dhe çlirimi do te vije nga Zoti,i cili do ta beje sot per ju. »

 {#Eksodi 14 :13}

 

Keto fjale permbajne urdheresen e Zotit besimtarit kur ky i fundit eshte shume ngushte dhe dhe ne veshtiresi te medha.Ai nuk mund te terhiqet ;nuk mund te shkoj perpara ;ai eshte i bllokuar nga e djathta dhe nga e majta ;çfare duhet te beje ai tani ?Fjala e Zotit per te eshte, « mos ki frike,qendro ».Do te ishte mire per te nese ne kohe te tilla ai degjon vetem fjalen e Zotit,sepse te tjere dhe keshilltare te ligj vijne me sugjerimet e tyre.Deshperimi psheretin, « ulu pertoke dhe vdis ;hiq dore nga gjithçka. »Por Zoti do donte qe ne te vishnim nje kurajo te hareshme,dhe edhe ne kohet me te keqija,te gezohemi ne dashurine dhe besnikerine e tij.Burracakeria thote, « terhiqu ;kthehu ne menyren e veprimit se botes ;nuk mund ta luash dot rolin e te Krishterit,eshte shume e veshtire.Braktis parimet e tuaja. »Por,edhe pse Satanai mund tju nxisi ne kete menyre,ju nuk mund ta ndiqni nese jeni femijet e Zotit.Fryma e tij hyjnore te ka urdheruar te shkosh perpara sa me fort e me fort,dhe keshtu do te besh,dhe as vdekja as ferri nuk do te kthejne dot nga rruga jote.Edhe çfare nese per pak kohe je i thirrur per te qendruar i palevizur,kjo nuk eshte veçse per te riperteritur forcen tende per ndonje perparim me te madh ne kohen e duhur.Nxitimi therret, « Bej diçka.Leviz ;te qendrosh i palevizur dhe te presesh,nuk eshte veçse thjesh pertaci. « Ne duhet te bejme diçka menjehere---ne duhet ta bejme ashtu siç mendojme--- ne vend qe te shikojme tek Zoti,i cili jo vetem do te beje diçka por do te beje gjithçka.Vetebesimi mburret, »nese deti eshte perpara teje,ec perpara dhe prit ndonje mrekulli. »Por Besimi nuk degjon as Vetebesimin,as Deshperimin,as Burracakerine,as Nxitimin,por degjon Zotin te thote, « Mos ki frike,qendro ; » dhe ai qendron i palevizshem si nje shkemb. « Mos ki frike,qendro ; »Ruaj qendrimin e nje njeriu te drejte,gati per veprim,duke pritur urdhra te tjere,duke qene me gezim e me durim ne pritje per zerin drejtues ;dhe nuk do te duhet shume kohe kur Zoti do te te thote,po aq qarte sa Moisiu ia tha popullit te Izraelit ; « Shko perpara. »

 

 

 

24 korrik-mbremje

 

« Kampi i tij eshte shume i madh »

{#Joel 2:11}

 

Konsidero,shpirti im,plotfuqishmerine e Zotit qe eshte lavdia jote dhe mbrojtja jote.Ai eshte nje luftetar,I Perjetshmi  eshte emri  i tij.Te gjitha ushtrite e qiellit jane nen urdhrat e tij,legjionet presin ne deren e tij,kerubina dhe serafina,rojet e nates dhe te shenjtet,principatat dhe fuqite,jane te gjithe te vemendshem vullnetit te tij.Nese syte tone nuk do ishin te verbuar nga verbimi i mishit,ne do shikonim kuaj zjarri dhe karroca zjarri perqark te dashurve te Zotit.Fuqite e natyres jane te gjitha te nenshtruara kontrollit absolut te Krijuesit;ererat e rrebeshme dhe stuhite,shkrepetira dhe shiu,dhe bora dhe bresheri,dhe vesa e bute dhe shkelqimi i hareshem i diellit,vijne dhe shkojne sipas dekretit te tij.Ai çlidh litaret e Orionit dhe lidh bashke ndikimin e embel te Plejadave.Toka,deti,dhe ajri,dhe vendet nentoke jane kazernat e ushtrive te medha te  Te Perjetshmit;hapesira eshte vendi i tij i tendave;drita eshte flamuri i tij,dhe flaka shpata e tij.Kur ai shkon perpara per luftim,zia e bukes rrenon token,murtaja bren kombet,stuhia rreh detet,tufani tund malet,dhe termeti e ben token e forte te dridhet.Per sa i perket krijesave te gjalla,te gjitha pranojne sundimin e tij dhe qe prej peshkut te madh qe gelltiti profetin,deri tek mizat qe nemen fushen e Coanit,te gjitha jane sherbetoret e tij,dhe po ashtu  krimbi vemjet jane skuadrilje te ushtrise se tij te madhe,sepse kampi i tij eshte shume i madh.Shpirti im,ki kujdes qe te jesh ne paqe me kete  Mbret te fuqishem,po,per me teper,sigurohu qe te rekrutohesh nen flamurin e tij sepse te luftosh kunder tij eshte çmenduri,dhe ti sherbesh eshte lavdi.Jezus,Emanuel,Zoti me ne,eshte gati te marre rekrute nga ushtria e Zotit:nese nuk jam akoma rekrutuar le te shkoj tek ai perpara se te pergjumem dhe ta pergjeroj te pranohem me ane te meritave te tij;dhe nese jam tashme,ashtu siç shpresoj se jam,nje ushtar i kryqit,le te marr kurajo;sepse armiku eshte i pafuqishem i krahasuar me Zotin tim,kampi i te cilit eshte shume i madh.

 

 

 

25 korrik-mengjes

 

Por ai ia la ne dore rroben e tij dhe dhe iku duke vrapuar jasht.{Lexim i perditshem :# Pr 20 :1-22 :29} {Studim i shpejte :#Ek 1 :1-4 :16} 

{#Za 39 :12}

 

Ne betejen qe na kunderve me disa mekate fitorja nuk mund te arrihet veçse duke ia mbathur.Natyralistet e vjeter shkruan shume per neperken,syte e se ciles magjepsnin viktimat e tyre dhe i benin pre te lehta ;po ashtu thjesht shikimi i se liges na ve ne rrezik te madh.Ai qe do donte te ishte i siguruar nga veprimet e liga duhet te nxitoje larg prej atyre rasteve.Nje beselidhje duhet te behet me syte tane per te mos shikuar edhe shkakun e tundimit,sepse mekate te tilla nuk kane nevoje veçse per nje shkendije per te filluar dhe nje flake e ndjek ne nje çast.Kush do hynte vullnetarisht ne burgun e te lebrosurve dhe te fleje midis korruptimit te tij te tmerrshem ?Vetem ai qe deshiron te behet leproz  e kerkon vete semundjen ngjitese.Nese marinari ta dinte si te menjanoje nje stuhi ai do bente gjithçka qe te mos te perballonte rrezikun.Pilote te kujdesshem nuk kane deshire te perpiqen sa me afer nje vendi te rrezikshem ku ato mund te lundrojne,ose sa shpesh ato mund te prekin nje shkemb pa shkaktuar nje rrjedhje ;qellimi i tyre eshte te qendrojne aq afer sa e mundur ne mes te nje kanali te sigurte.

 

Kete dite une mund te jem pre e nje rreziku te madh,le te kem zgjuarsine e gjarprit per te qene larg tij dhe per ta menjanuar.Krahet e nje pellumbi mund te me jene shume me te dobishme sot se sa nofkat e nje luani.Eshte e vertete se mund te jem ne pamje te pare nje humbes duke i thene jo shoqerimit te lig,por do te ishte me mire per mua te le mantelin se sa te humb karakterin tim ;nuk eshte e nevojshme qe te jem i pasur,por eshte e detyruar qe te jem i paster.Asnje lidhje shoqerore,as nje zinxhir bukurie,asnje e shkrepur talenti,asnje shigjete perqeshjeje nuk duhet te me ktheje prej vendosmerise se urte per t’iu larguar mekatit.Duhet ti rezistoj djallit dhe ai do t’ia mbathi larg meje,por epshet e mishit,duhet ti largohem sepse perndryshe ato me siguri do te me mposhtin.O Zot i shenjterise ruaj Jozefet e tu,ne menyre qe Zonja Tundim te mos ti magjepse ato me sugjerimet e saj te liga.Le te mos na mposhti kurre triniteti i tmerrshem i botes,mishit dhe djallit !

 

 

 

25 korrik-mbremje

 

« Ne mjerimin e tyre do te me kerkojne me zell. »

 {# Osea 5:15}

 

Humbjet dhe kundershtite jane shpesh mjetet qe Bariu i madh perdor per te kthyer ne shtepi delet bredharake ;ashtu si qene te eger ato kthejne bredharaket ne vathe.Nuk mund ti zbusesh luanet nese ato jane te ushqyer mire ;ato duhet te ulen poshte prej forces se tyre,dhe stomaku i tyre duhet te plogeshtohet,dhe ato do ti nenshtrohen dores se zbutesit ;dhe shpesh ne kemi pare te Krishterin ti bindet vullnetit te Zotit nga ngushtica e bukes dhe puna e rende.Kur jane te pasur dhe me plaçkat  qe shtohen shume pretendues e lartojne koken shume me krenari,dhe flasin me shume mburrje.Ashtu si Davidi,ato lajkatojne vetveten, « Mali im qendron i palevizur ;nuk  do tundem kurre. »Kur i Krishteri pasurohet,ka nje reputacion te mire,ka shendet te mire,dhe nje familje te lumtur,ai shume shpesh e pranon Zoterine Siguri Mishi te darkoje ne tavolinen e tij,dhe me pas nese eshte me te vertete nje femije i Zotit ka nje fshikull te pergatitur per  te.Prit pak,dhe ndoshta do te shikosh plaçken te zhduket si nje enderr.Ja ku shkon nje pjese e tokes---sa shpejt akrat nderrojne duart.Ai borxh,ajo fakture poshteruese---sa shpejt humbjet e tij rrukullisen brenda,ku do ndalojne ?Eshte nje shenje e bekuar jete hyjnore nese kur keto pengesa ndodhin njera pas tjetres ai fillon te pikellohet per tradhetite e tij,dhe shkon tek Zoti i tij.Te bekuara jane dallget qe lajne marinarin mbi shkembin e shpetimit !Humbjet ne tregti shpesh shenjterohen si nje pasurim i shpirtit tone.Nese shpirti i zgjedhur nuk do te vije tek Zoti me duart plot,ai do te vije me duart bosh.Nese Zoti,ne hirin e tij,nuk gjen menyre tjeter per te na bere ta nderojme ate mes njerezve,ai do te na hedhi ne thellesi ;nese deshtojme ta nderojme ate ne piedestalin e pasurive,ai do na sjelle ne lendinen e varferise.Megjithate mos u ligeshto,trashegimtar i hidherimit,kur je i qortuar keshtu,por ne te kundert,njih doren dashamirese qe te qorton,dhe thuaj, « do te ngrihem,dhe do te shkoj te Ati im. »

 

 

 

26 korrik- mengjes

{Lexim  i perditshem :# Pr 23 :1-26 :28} {Studim i shpejte :# Ek 5 :1 -8 :17}

 

« Beni çdo perpjekje qe t’i shtoni besimit tuaj virtytin dhe virtytit njohjen,njohjes vetekontrollin,vetekontrollit ngulmimin,ngulmimit pershpirtshmerise,pershpirtshmerise miredashjen vellazerore dhe miredashjes vellazerore dashurine. “

{#2Pjetri 1:5,6}

 

Nese ti do doje te gezosh hirin e larte te sigurise se plote te besimit,nen ndikimin dhe ndihmen e bekuar te Frymes, bej ate qe thote Shkrimi , « beni te gjitha perpjekjet. »Bej kujdes qe besimi jot te jete i llojit te duhur—qe  te mos jete thjesht nje besim doktrine,por nje besim i thjeshte,varur ne Krishtin,dhe vetem ne Krishtin.Beni te gjitha perpjekjet kujdeset per kurajon tende.Lutju Zotit qe te te japi fytyren e nje luani,qe te mund,me nje ndergjegjsim per te drejten,te shkosh perpara me guxim.Studjo mire Shkrimet,dhe fito njohuri ;sepse njohuria e doktrines do anoje shume per te konfirmuar besimin.Perpiququ te kuptosh Fjalen e Zotit ;le te qendroje perplote ne zemren tende .

 

Kur ke bere kete, « i shto njohurise tende vetekontrollin. »Ki kujdes trupin tend :ji i permbajtur perjashta.Ki kujdes shpirtin tend :ji i permbajtur perbrenda.Fito permbajtje buze,jete,zemre,dhe mendimi.I shto kesaj,me ane te Frymes se Shenjte te Zotit,durimin ;kerkoi te te japi durimin qe duron dhembjen,qe kur provohet do te nxjerre ar. Vishe veten me durim,qe te mos murmurisesh as te te leshoje zemra ne dhembjet e tuaja.Kur ai hir eshte fituar kerko pershpirtshmerine.Pershpirtshmeria eshte diçka me shume se sa feja.Behe lavdine e Zotit qellimin e jetes tende ;jeto nen shikimin e tij ;bano prane tij ;kerko bashkeshoqerim me te ;dhe keshtu ke « pershpirtshmerine » ;shtoi kesaj miredashjen  vellazerore.Ki miredashje per te gjithe te shenjtet :   shtoi kesaj dashurine ;qe i hap krahet te gjithe njerezve,dhe i do shpirtrat e tyre.Kur je i zbukuruar me keto gure te çmuar,dhe pikerisht ne perpjestim te praktikes se ketyre virtyteve qiellore,do te njohesh me nje deshmi nga me e qarta  « thirrjen tende dhe zgjedhjen tende. » « Beni te gjitha perpjekjet, »nese do qe te fitosh sigurine,sepse gjendja e vaket dhe dyshimi shkojne shume natyrisht dore per dore.

 

 

 

26 korrik-mbremje

 

« Per ta bere te ulet me princat. »

{#Ps 113 :8}

 

Privilegjet tona shpirterore i perkasin rendit me te larte. « Midis princave » eshte vendi i nje shoqerie se perzgjedhur. « Me te vertete shoqerimi jone eshte me Atin dhe me Birin e tij Jezu Krishtin. »Fol per shoqerine e perzgjedhur,nuk ka asgje si kjo ! « Ne jemi nje brez i zgjedhur,nje popull i veçante,priferinj mbreterore. » « Ne kemi ardhur ne asamblene e pergjithshme dhe kishen e te parelindurve,emrat e te cileve jane te shkruajtur ne qiell. »Te shenjtet kane audience ne gjykate :princat pranohen per pushtet mbreteror ndersa njerezit e zakonshem duhet te qendrojne larg.Femija e Zotit ka hyrje te lire ne brendesi te gjykates qiellore. « Sepse me ane te tij bashke kemi hyrje ne nje Fryme tek Ati. » “Le te vime me guxim;”thote apostulli;”tek froni i hirit qiellor.”Midis princave ka pasuri te bollshme,por çfare eshte begatia e princave e krahasuar me pasurite e besimtareve? Sepse “te gjitha gjerat jane tuajat dhe ju i perkisni Krishtit,dhe Krishti Zotit.” “Ai qe nuk kurseu Birin e tij,por e dha per ne,si nuk do ne jape lirisht gjithe gjerat me te?” Princat kane fuqi te veçante.Nje princ i perandorise se qiellit ka nje ndikim te madh:ai mban skeptrin ne zoterimet e tij ;ai ulet ne fronin e Jezusit,sepse “Ai na ka bere mbreter dhe prifterinj ne Zotin,dhe ne do te mbreterojme perjete.”Ne mbreterojme mbi mbreterine e bashkuar te kohes dhe perjetesise.Pastas,princat,kane nder te veçante.Ne mund te shikojme poshte ne çdo dinjitet tokesor qe prej shkelqimit ku na ka vendosur hiri.Sepse çfare eshte madheshtia njerezore me krahasim me kete,”Ai na ringjalli bashke,dhe na uli bashke ne vendet qiellore ne Krishtin Jezus?”Ne ndajme nderin e Krishtit,dhe e krahasuar me kete,shkelqimet tokesore nuk jane te denja as qe ti mendosh.Shoqerimi me Jezusin eshte  guri me i çmuar qe shkelqeu ndonjehere ne diademen perandorake.Bashkimi me Zotin eshte nje kurorez bukurie qe tejkalon ne shkelqim te gjithe shkelqimin e pompozitetit perandorak.

                                                                                                            

 

 

 

27 korrik-mengjes

 {Lexim i perditshem :#Pr 27 :1-31 :33} {Studim i shpejte :#Ek 9 :1-12 :14}

 

« Premtime te çmuara dhe te madherishme. »

 {# 2 Pj 1:4}

 

Nese do qe te dish ne menyre praktike vlefshmerine e premtive,dhe ti gezosh ato ne zemren tende,mendo thelle per to.Ato jane premtime qe jane si cepa rrushi ne vençe;nese i shtyp lengu do te derdhet.Duke persiatur shpesh mbi fjalet e shenjteruara shpesh do jete preludi i permbushjes se tyre.Teksa mendon thelle per to;perfitimin qe po kerkon do te vi te ty pa zhurme.Shume te Krishtere qe kane pasur etje per premtimin kane njohur se favori qe ai siguron eshte distiluar  butesisht  ne shpirtin e tij ne kohen kur ai po konsideronte fjalet hyjnore;dhe  eshte gezuar qe edhe ai arriti te vendosi premtimin prane zemres se tij.

 

Por perveç persijatjes mbi premtimet,kerko ne shpirtin tend ti pranosh ato si vete fjalet e Zotit.I foli keshtu shpirtit tend,”Nese do kisha te beja me nje premtim te nje njeriu,do ta konsideroja me kujdes aftesine dhe karakterin e njeriut qe ka bere beselidhje me mua.Po ashtu me premtimin e Zotit;syri im nuk duhet te perqendrohet  me teper mbi madheshtine e meshires---kjo mund te me çorodise;se sa mbi madheshtine e premtuesit---- kjo do te me lumturoje.Shpirti im,eshte Zoti,madje Zoti yt,Zoti nuk mund te genjeje,qe te flet ty.Kjo fjale e tij qe po konsideron tani eshte po aq e vertete sa qenia e tij.Ai eshte nje Zot i pandryshueshem.Ai nuk e ka ndryshuar gjene qe ka dale nga goja e tij,as ka kthyer prapa ndonje prej shprehjeve te tij ngushelluese.Po ashtu atij nuk i mungon asnje fuqi;eshte Zoti qe beri qiellin dhe token qe foli ne ate menyre.Po ashtu nuk do ti mungoje urtesia kur te vije koha kur ai do jape favoret,sepse ai e di kur eshte me e mira per tu dhene dhe kur me mire te mbaje.Prandaj,duke pare se eshte fjala e nje Zoti kaq te vertete,kaq te pandryshueshem,kaq te fuqishem,kaq te urte,une do ta besoj  dhe duhet ta besoj premtimin.”Nese ne pra mendojme thelle per premtimet,dhe konsiderojme Premtuesin,do te perjetojme embelsine e tyre,dhe do te fitojme permbushjen e tyre.

 

 

 

27 korrik-mbremje

 

« Kush do ti padise te zgjedhurit e Perendise ? » 

{# Rom 8 :33}

 

Sfida me e bekuar qe ekziston!Sa e pakundershtueshme qe eshte!Cdo mekat i te zgjedhurit u vu mbi Kampionin e madh te shpetimit tone,dhe me ane te shlyerjes i hequr.Nuk ka asnje mekat ne librin e Zotit kunder popullit te tij:ai nuk shikon mekat te Jakobi,as padrejtesi te Izraeli;ato jane te justifikuar ne Krisht perjete.Kur faji i mekatit u hoq,denimi i mekatit u fshi.Per te krishterin nuk ka asnje goditje nga dora e zemeruar e Zotit---madje as edhe nje vrenjtje te vetme drejtesie denuese.Besimtari mund te ndreqet nga Ati i tij,por Zoti Gjykatesi nuk ka asgje per ti thene te Krishterit,perveç “te kam shfajesuar:ti je i shlyer.”Per te Krishterin nuk ka vdekje penale ne kete bote,aq me pak ndonje vdekje te dyte.Ai eshte teresisht i çliruar nga çdo denim po aq sa nga faji i mekatit,dhe gjithashtu fuqia e mekatit nuk eshte me.Mund te qendroje ne shtegun tone,dhe te na trazoje me nje armiqesi te vazhdueshme;por mekati eshte nje armik i mposhtur per çdo shpirt te bashkuar me Jezusin.Nuk ka asnje mekat qe nje i Krishtere nuk mund te mposhti nese ai do  te mbeshtetet vetem mbi Zotin e tij per ta kryer ate.

Ato qe mbajne teshat e bardha ne parajse dalin fitimtare me ane te gjakut te Qengjit,dhe ne mund te bejme te njejten gje.Asnje epsh eshte teper i fuqishem,asnje mekat me i madh eshte teper fort i fortifikuar;ne mund te dalim fitimtare me ane te fuqise se Krishtit.Besohe fort kete,i Krishtere,se mekati yt eshte nje gje e denuar.Mund te godase ose luftoje,por eshte i vulosur  te vdese.Zoti ka shkruar denimin ne ballin e  tij.Krishti e ka kryqezuar,”duke e gozhduar ne kryq.”Shko tani dhe jepi vdekjen dhe Zoti te ndihmofte te jetosh per lavdine e tij,sepse mekati me gjithe fajin e tij,turpin,dhe friken ka shkuar.

 

Ketu ka  falje per shkeljet e kaluara,

Nuk ka rendesi sa e zeze derdhja e tyre;

Dhe, o shpirti im,me habi shiko,

per mekatet e ardhshme ketu ka falje gjithashtu.

 

 

 

 

28 korrik-mengjes

{Lexim i perditshem : #Ek 1 :1-4 :16} {Studim i shpejte :# So 1 :1-8 :14}

 

« Une isha pa mend,dhe pa kuptim ;para teje isha si nje kafshe. »

 {#Ps 73 :22}

 

Mbaj mend se ky eshte rrefimi i nje njeriu sipas vete zemres se Zotit ;dhe duke na thene  jeten e tij te brendshme ;ai shkruan, « sa pa mend isha,dhe i paditur. »Fjala « pa mend, »,ketu ;do te thote me shume se çka kuptim ne gjuhen e zakonshme.Davidi ne nje varg te meparshem te Psalmit,shkruan, « sepse i kisha zili te pamendet duke pare mireqenien e njerezve te keqinj ; »gje qe tregon se çmenduria per te cilen e ka fjalen kishte mekat ne vetvete.Ai e ul veten si me qene « i pamend »,dhe shton nje fjale qe i jep intensitet ; « sa i pamend isha. »Sa i pamend ai nuk mund ta thote.Ishte nje çmenduri mekatare ;nje çmenduri qe nuk ishte per tu justifikuar nga dobesia,por ishte per tu denuar per shkak te perversitetit te saj dhe padijes kryeneçe,sepse ai kishte pasur zili begatine e tanishme te te paudhit,duke harruar fundin e tmerrshem qe i pret te tille njerez.Dhe a jemi ne me te mire se Davidi qe ta quajme veten te urte !A pretendojme se kemi arritur persosjen,ose se jemi ndrequr ne menyre te tille sa fshikulla na ka hequr te gjithe kokefortesine tone nga perbrenda nesh ?Ah,kjo do ishte krenari me te vertete !Nese Davidi ishte i pamend ,sa te pamend duhet te ishim ne vetevleresimin tone nese te mundnim te shikonim veten tone !Shiko mbrapa,besimtar :kujto kur dyshove Zotin kur ai te ka qene kaq besnik---mendo per klithmen  tende « jo keshtu,ati im , »kur ai kryqezoi duart me dhembje per te te dhene nje bekim me te madh ;mendo per te shumtat hera kur ti i ke lexuar Provanite e tij ne erresire,keqinterpretuar dhuratat e tij,dhe ke renkuar, « te gjitha keto gjera jane kunder meje, »kur ato jane te vena ne pune bashke per te miren tende !Mendo sa shpesh ke zgjedhur mekatin per shkak te kenaqesise se tij,kur ne te vertete ;ajo kenaqesi ishte nje rrenje hidherimi per ty !Me siguri nese e njohim zemren tone ne duhet te mbrohemi si fajtor perballe akuzes se çmendurise mekatare ;dhe te ndergjegjshem per kete « çmenduri , »ne duhet ta bejme tonen vendimin e Davidit---‘Ti do te me udheheqesh me keshillen tende. »

 

 

28 korrik-mbremje

 

« I cili e pershkoi vendin duke bere mire. »

{#Veprat 10 :38}

 

Fjale te pakta,megjithate nje miniature e zgjedhur e Zotit Jezus Krisht.Nuk ka shume çikje por ato jane te renat e kalemit te nje mjeshtri.Per Shpetimtarin dhe vetem per Shpetimtarin eshte e vertete ne kuptimin me te plote,me te gjere dhe me te pakualifikueshmin. « Ai e pershkoi vendin duke bere mire. »Nga ky pershkrim eshte e dukshme qe ai beri mire personalisht.Ungjillmtari na thote vazhdimisht se ai preku lepren me vete gishtin e tij,se ai vajosi syte e te verberit ;dhe ne rastet kur i kerkohej te shqiptonte nje fjale vetem ne largesi ;zakonisht  nuk e merrte parasysh ;por shkonte vete te krevati i te semurit ;dhe atje personalisht kryente sherimin.Nje mesim per ne,nese do donim te benim te miren ;ta benim ne vete.Jip lemoshe me vete doren tende ;nje shikim te bute,ose fjale ;do te rrise vleren e dhurates.Foli nje shoku per shpirtin e tij ;thirrja jote e dashur do te kete me shume ndikim se sa nje librari e tere traktesh.Menyra e Zotit tone e te berit mire nxjerr ne drite veprimtarine e tij te papushueshme !Ai nuk beri vetem te miren qe e kishte aty prane,por ai « pershkoi » vendin ne meshiren e tij me porosi.Pertej gjithe tokes se Judese rralle se kishte ndonje fshat qe nuk ishte gezuar nga shikimi i tij.Sa e denon kjo menyren zvarranitese dhe te ngadalshme ne te cilen shume pretendues sherbejne Zotin.Le te ngjeshim ijet e mendjes tone,dhe te mos lodhemi duke bere mire.A nenkupton teksti se Jezu Krishti  ndryshoi udhe per te bere te mire. « Ai pershkoi vendin duke bere mire. »Ai nuk u zmbraps kurre nga rreziku ose veshtiresia.Ai shkoi ne kerkim te objekteve te qellimeve te tij te hirshme.Ashtu duhet te bejme dhe ne.Nese planet e vjetra nuk ecin,ne duhet te provojme plane te rinj,sepse ekperimentet e fresketa ndonjehere arrijne me shume se sa metodat e zakonshme.Kembngulja e Krishtit,dhe njesia  e qellimit te tij,jane te nenkuptuara gjithashtu,dhe zbatimi praktik i subjektit mund te permblidhet ne fjalet, 

« Ai na la nje shembull qe ne te ndjekim hapat e tij. »

 

 

 

29 korrik-mengjes

{Lexim i perditshem : #Ek 5 :1-8 :17} {Studim i shpejte :#Isa 1 :1-4 :6}

 

« Megjithate une jam vazhdimisht me ty. »

{#Ps 73 :23}

 

« Megjithate, »---sikur,megjithe çmendurine dhe padijen qe Davidi sapo i kishte rrefyer Zotit,  nuk  kishte gje me  e sigurte dhe e vertete se Davidi ishte i shpetuar dhe i pranuar ;dhe se bekimi i te qenit vazhdimisht ne pranine e Zotit ishte padyshim i tij.Teresisht i ndergjegjshem per gjendjen e tij te humbur,dhe te mashtrimit dhe felliqesise se natyres se tij,perseri ;me nje shperthim te lavdishem besimi,ai kendon « megjithate une jam vazhdimisht me ty. »Besimtar,ti je i detyruar te hysh ne rrefimin dhe mirenjohjen e Asafit,perpiqu ne nje fryme te ngjashme te thuash « megjithate,perderisa i perkas Krishtit jam vazhdimisht me Zotin ! »Me kete kuptohet vazhdimisht ne mendjen e tij,ai po mendon per mua per te miren time.Vazhdimisht para syve te tij ;syri i Zotit nuk flen kurre,por papushim po kujdeset per mireqenien time.Vazhdimisht ne duart e tij,keshtu qe asnje nuk do jete i afte te me shkuli prej aty.Vazhdimisht ne zemren e tij,i shkruajtur aty si nje memorial,ashtu si prifti i larte mbajti emrat e dymbedhjete fiseve mbi zemren e tij perhera.Ti gjithmone mendon per mua  o Zot.Zemra e dashurise tende vazhdimisht digjet per mua.Ti po  ben gjithmone veper provanie per te miren time.Ti me ke vendosur si nje shenje mbi krahun tend ;dashuria jote eshte e forte si vdekja ;shume ujra nuk mund ta shuajne ate ;as lumenjte nuk mund ta thajne.Hir befasues !Ti me shikon ne Krisht ;dhe edhe pse ne vetvete kaq i urryer ;ti me shikon si i veshur ne rrobat e Krishtit,dhe i lare ne gjakun e tij,dhe keshtu qendroj i pranuar ne pranine tende.Jam keshtu vazhdimisht ne favorin tend---« vazhdimisht me ty ».Ketu ka ngushellim per shpirtin e sprovuar dhe te deshperuar ;stuhia i ka lene vendin qetesise. « Megjithate »---O thuaje ne zemren tende,dhe merr paqen qe jep. « Megjithate une jam vazhdimisht me ty. »

 

 

 

29 korrik-mbremje

 

« Te gjithe ato qe Ati me jep do te vijne te une. »

 {#Gjoni 6:37}

 

Kjo deklarate nenkupton doktrinen e zgjedhjes:ka disa qe Ati ia dha Krishtit.Nenkupton doktrinen e thirrjes se efektshme:keto qe jane te dhene duhet dhe do te vijne;sado me vendosmeri ato mund te kundervihen;megjithate ato do te sillen jashte erresires ne driten e mrekullueshme te Zotit.Na meson nevojshmerine e domosdoshme te besimit;sepse edhe ato qe i jane dhene Krishtit  nuk jane te shpetuar veçse nese vijne te Jezusi.Edhe ato duhet te vijne,sepse nuk ka rruge tjeter drejt parajses veçse me porten,Krishtin Jezus.Te gjithe ato qe Ati i jep Shelbyesit tone duhet te vijne tek ai,keshtu qe asnje nuk mund te vije ne parajse veçse nese vijne te Krishti.

 

O!fuqia dhe madheshtia qe qendron ne fjalet « do te vijne. »Ai nuk thote se ato kane fuqi per te ardhur,as se ato mund te vijne nese duan,por ato “do te vijne.”Zoti Jezus me ane te korriereve te tij,fjales se tij,dhe Frymes se tij,embelsisht dhe hiresisht i shtrengon njerezit qe te vijne brenda qe te mund te hajne ne darken e marteses se tij;dhe kete ai e ben;jo me ane te ndonje dhunimi te veprimit te lire te njeriut,por me ane te fuqise se hirit te tij.Une mund te ushtroj fuqi mbi vullnetin e nje njeriu tjeter,dhe akoma ai vullnet i atij njeriu mund te jete teresisht i lire sepse shtrengimi eshte ushtruar ne perputhje me ligjet e mendjes njerezore.I Perjtshmi Jezus e di se si,me argumente te parezistueshme te drejtuara kuptimit,me arsye te fuqishme qe i bejne thirrje ndjenjave,dhe me ndikimin misterioz te Frymes se Shenjte te tij duke vepruar mbi te gjithe fuqite dhe pasionet e shpirtit,keshtu qe per ta nenshtruar te gjithe njeriun,qe nderkohe qe njehera ai ishte nje rebel,tani i jipet me gezim qeverisjes se tij,i nenshtruar me dashuri sovrane.Po si do te njihen ato qe Zoti ka zgjedhur?Me ane te ketij rezultati:se ato vullnetarisht dhe me gezim e pranojne Krishtin dhe vijne tek ai me nje besim te thjeshte dhe te sinqerte;duke u varur mbi te si i gjithe shpetimi i tyre dhe gjithe deshira e tyre.Lexues,a ke ardhur keshtu te Jezusi?

 

 

 

 

 

30 korrik-mengjes

{Lexim i perditshem :# Ek 9 :1-12 :14} {Studim i shpejte :#Isa 5 :1-7 :25}

 

« Dhe duke e menduar kete qau. »

{#Marku 14:72}

 

Disa kane menduar se aq gjate sa Pjetri jetoi,shatervani i loteve te tij fillonte te rridhte sa here qe ai kujtonte mohimin e Zotit te tij.Nuk eshte e pamundur qe te ishte ashtu,sepse mekati i tij ishte shume i madh,dhe hiri ne te kreu me pas nje veper te perkryer.Kjo eksperience e njejte eshte e perbashket per te gjithe familjen e shlyer sipas shkalles ne te cilen Fryma e Zotit ka ndryshuar zemren natyrale prej guri.Ne,ashtu si Pjetri,kujtojme premtimin tone mburravec:“Edhe sikur te gjithe te te braktisin,une nuk do ta bej nje gje te tille.“Ne hajme vete fjalet tona me barerat e hidhura te pendimit.Kur mendojme se per çfare u betuam per te qene,dhe çfare kemi qene,ne mund te qajme me rreke te tera dhimbjeje.Ai u kujtua per mohimin e Zotit te tij.Vendi ne te cilen e beri ate,shkaku i vogel qe e shpuri ne ate mekat te urryer;betimet dhe blasfemimet me te cilat ai kerkoi te konfirmonte gjenjeshtren e tij,dhe ngurtesia e tmerrshme e zemres qe e çoi ate te bente ashtu perseri dhe perseri.A mundemi ne,kur na kujtohen mekatet tona,dhe fajesia  e tyre e tepruar,te qendrojme te patrazuar dhe kokeforte?A nuk do ta bejme shtepine tone nje Bokim,dhe ti therrasim Zotit per sigurime te riperteritura te dashurise falese?Le ta mos shikojme kurre mekatin me nje shikim te thate,perndryshe qe prej shume kohe ne kemi nje gjuhe te percelluar ne flaket e ferrit.Pjetri gjithashtu u kujtua per shikimin e dashur  te Zotit te tij.Zoti e ndoqi zerin paralajmerues te gjelit me nje shikim qortues trishtimi,keqardhes,dhe dashurie.Ai shikim nuk doli kurre nga mendja e Pjetrit aq gjate sa ai jetoi.Ishte shume me teper i efektshem se dhjete mije predikime do kishin qene pa Frymen.Apostulli pendues patjeter qe qante kur kujtonte faljen e plote te Shpetimtarit,qe e ktheu ate ne pozicionin  e meparshem.Te mendosh se ne kemi fyer kete Zot kaq te bute dhe te mire eshte me teper se nje arsye e mjaftueshme per te qene vazhdimisht  vajtues.Zot,godit zemrat tona shkembi,dhe bej qe te rrjedhin ujrat.

 

 

30 korrik-mbremje

 

« Ate qe vjen tek une nuk do ta hedh jashte. »

 {#Gjon 6 :37}

 

Asnje kufi nuk eshte vendosur persa i perket zgjatjes se ketij premtimi.Nuk thoshte , « nuk do ta hedh jashte nje mekatar me ardhjen e tij te pare, »por, « nuk do ta hedh ne asnje menyre jashte. »Ne origjinal thuhet, « nuk do ta hedh jashte,hedh jashte, » ose « nuk do ta hedh kurre jashte,kurre jashte. »Teksti do te thote,se Krishti nuk do ta hedhe poshte me te paren nje besimtar ;dhe se ashtu siç nuk do ta beje me te paren,po ashtu nuk do ta beje ne te fundin.

 

Por ta ze mendja se besimtari mekaton mbasi vjen ? « Nese ndonje mekaton ne kemi nje avokat te Ati,Jezu Krishtin,te drejtin. »Por ta ze mendja se besimtari bie perseri ne mekat ? « Do ta sheroj vesin e tyre,do ti dua lirisht :sepse zemerimi im eshte larguar prej tyre. »Por besimtaret mund te bien nen tundim ! « Zoti eshte besnik ;nuk do lejoje te tundohesh pertej forcave te tua ;por me tundimin do te bej nje rruge qe ti shpetosh,qe te mund te jesh i afte ta durosh. »Por besimtari mund te bie ne mekat ashtu si Davidi !Po,por ai do ti pastroje ato me hisop,dhe ato do te jene te paster ;do ti laje dhe ato do te jene me te bardhe se debora » ; « Nga te gjitha padrejtesite do ti pastroj. »

 

Nje here ne Krisht,ne Krisht perhera ;

Asgje prej dashurise se tij mund te na ndaje.

 

“Une i jap deleve te mia,”thote ai, “jete te perjtshme;dhe ato nuk do te vdesin kurre;as ndonje njeri do ti shkuli nga dora ime.”Cfare i thua kesaj ti o fryme luhatese e dobet?A nuk eshte kjo nje meshire e çmueshme,kur vjen te Krishti,ti nuk do te vish te nje qe do te te trajtoje ty mire per nje kohe,dhe me pas te te largoje,por ai do te pranoje dhe do te te beje nusen e tij,dhe ti do te jesh e tij perhera?Mos e prano me gjate frymen e skllaverise perseri per te pasur frike,por frymen e adoptimit me ane te te ciles ti do te therrasesh,Aba At!O!hiri i ketyre fjaleve:”nuk do te flak jashte ne asnje menyre.”

 

 

 

 

31 korrik-mengjes

 {Lexim i perditshem :# So 1 :1-8 :14} {Studim i shpejte :#Isa 8:1-12:6}

 

“Une ne to” 

{# Gjoni 17:23}

 

Nese i tille eshte bashkimi qe mbijeton midis shpirterave tone dhe personit te Zotit tone,atehere sa i thelle dhe i gjere eshte kanali i bashkeshoqerimit tone!Ky nuk eshte nje tub i ngushte ku nje rreke e holle mund te kaloje,eshte nje kanal i nje thellesie dhe gjeresie te habitshme,dhe gjatesia e tij e lavdishme mund te transportoje nje volum shume te madh uji te gjalle.Shiko,ai ka vendosur para nesh nje dere te hapur,le te mos jemi te ngadalte per te hyre.Ky qytet i shoqerimit ka shume porta prej perlash,çdo porte eshte prej nje perle dhe çdo porte eshte teresisht e hapur qe ne te hyjme,te siguruar per mirepritjen.Sikur te ishte veçse nje vrime e vogel nepermjet te ciles te flisnim me Jezusin,do te ishte nje privilegj i larte te leshosh nje fjale vellazerie nepermjet deres se ngushte;aq me teper ne jemi te bekuar tek kemi nje hyrje kaq te gjere!Edhe sikur Zoti Jezus te kishte qene shume larg prej nesh,me nje det te stuhishem ne mes,ne do digjeshim per ti derguar nje korrier per ti çuar dashurine tone,dhe qe te na sillte lajme prej shtepise se Atit te tij;por shiko miresine e tij,ai ka ndertuar shtepine e tij prane deres sone,jo,akoma,ai banon me ne,dhe e nderton tabernakullin ne  te varfra zemra te perulura,qe te kete keshtu lidhje me ne.O sa te çmendur do ishim,nese nuk jetojme ne shoqerim te rregullt me te.Kur rruga eshte e gjate,dhe e rrezikshme,dhe e veshtire,ne nuk kemi nevoje te çuditemi se shoket shpesh takojne njeri tjetrin,por kur ato jetojne bashke,a do ta harroje Xhonatani Davidin?Nje grua mund kur burri i saj eshte ne nje udhetim,te qendroje shume dite pa biseduar me te,por ajo nuk do duronte kurre te ndahej prej atij nese do ta dinte se ai eshte ne nje prej dhomat e vete shtepise se saj.Pse,o besimtar,nuk ulesh ne banketin e tij te veres?Kerkohe Zotin tend,sepse ai eshte afer;perqafohe ate,sepse ai eshte Vellai yt.Shtrengohe fort sepse ai eshte Burri yt;dhe ngjeshe ne zemren tende,sepse eshte i vete mishit tend.

 

 

31 korrik-mbremje

 

« Keta ishin kengetare…ishin te zene dite e  nate me punen e tyre. »

{#1 Kr 9:33}

 

Keshtu ishte rregulli ne tempull qe kenga e shenjte te mos pushonte kurre:sepse pa pushuar kengetaret lavderonin Zotin,meshira e te cilit zgjat per hera.Ashtu si meshira nuk pushonte kurre se mbreteruari diten ose naten,po ashtu edhe muzika nuk heshtete sherbesen e saj te shenjte.Zemra ime,ka nje mesim embelsisht i treguar  per ty ne kengen e papushueshme te tempullit te Sionit,ti gjithashtu je nje debitor i rregullt,dhe ki kujdes qe mirenjohja jote,ashtu si dashuria te mos dobesohen.Lavdia e Zotit eshte e vazhdueshme ne parajse,e cila do te jete vendi yt banues i fundit;meso te praktikosh halelujen e perjetshme.Pergjate tokes nderkohe qe dielli shperndan driten e tij,rrezet e tij zgjojne besimtaret mirenjohes te kendojne himnin e tyre te mengjesit,keshtu qe me ane te prifterise se te shenjteve lavdi e perhershme mbahet ne çdo ore,ato e mbeshtjellin globin tone ne nje mantel falenderimi dhe e ngjeshin me nje rrip te arte kengesh.

 

Zoti perhera meriton te lavderohet per çfare eshte ne vetvete,per veprat e tij dhe Provanine,per miresine e tij kundrejt krijesave te tij,dhe veçanerisht per aktin e shumelarte  te shlyerjes,dhe te gjitha bekimet e mrekullueshme qe rrjedhin prej aty.Eshte perhere perfituese te lavderosh Zotin;gezon diten dhe shkelqen naten;lehteson punen e rende dhe zbut hidherimin;dhe mbi gezimin tokesor hedh nje rreze shenjteruese qe e ben ate me pak te afte te na verboje me shkelqimin e saj.A nuk kemi diçka per te kenduar ne kete çast?A nuk mund te kompozojme nje kenge prej gezimeve tona te tanishme,ose prej çlirimeve tona te kaluara,ose prej shpresa ve tona te ardhshme?Toka jep frutet e saj te veres:bari i thate futet ne hambar,fara e arte therret draperin,dhe dielli duke u vonuar gjate te shkelqeje mbi nje toke te frytshme,e shkurton intervalin e hijes qe ne te zgjasim oret e adhurimit te devotshem.Nga dashuria e Jezusit,le te trazohemi  per te mbyllur kete dite me nje psalm hareje te shenjte.